Vatikani si Shqipëria, SHBA e vendos në listën e zezë të pastrimit të parave

8 Mars 2012, 12:30Politika TEMA

Për herë të parë, Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vendosur Vatikanin në listën e zezë të vendeve vulnerabil për pastrimin e parave. Në raportin e përvitshëm të DASH për narkotikët dhe pastrimin e parave, Vatikani është përfshirë në listën e vendeve shqetësuese së bashku me Shqipërinë, Egjiptin, Malajzinë, Vietnamin e Jemenin.

Vatikani është potencialisht vulnerabil ndaj pastrimit të parave për shkak të vërshimit të shumave të parave nga mbarë bota.

Për mediat italiane, një lajm i tillë është shqetësues. Sipas TG COM, tani Selia e Shenjtë shihet nga SHBA njësoj si Shqipëria. Vatikani është ndjerë i turpëruar, shkruan TG COM dhe ka nxituar të sqarojë zyrtarët amerikanë se ata kanë ngritur në vitin 2011 një program kundër pastrimit të parave. DASH ka deklaruar se Vatikani do jetë në listë për një vit, për të pritur se si do ndryshojë situata.

Megjithatë ky grup vendesh që cilësohen si shqetësues janë kategoria e dytë nën vëzhgim, për shkak se përpara tyre janë disa vende që cilësohen si realisht të rrezikshme për pastrimin e parave.

12 komente në “Vatikani si Shqipëria, SHBA e vendos në listën e zezë të pastrimit të parave”

  1. Kalciani. says:

    Tani,Berisha do na behet …prift!Njelloj jemi do thote,ndaj faluni tek une o milet!

  2. Sipas nje gazete luksemburgeze sot (L´essentiel)SHQIPERIA eshte vend shembull per pastrim parash.Kjo shte lufta e saliut kunder korrupsjonit:

  3. Dike Mullai thote- says:

    Me kete Lajm po na Cudisni! Selia e Shenjte njesoj si Shqiperia ?! Por ne me te PARIN e vendit Berisha ne Tetor do te marrim Statusin e Vendit Kandidat per ne BEEEE!

  4. elinor says:

    Cdo lloj feje eshte thjeshte biznes dhe nuk ka asnjefar lidhjeje me Zotin. Faktet per kete sa vijne e shtohen. Mjere kush nuk ka sy e veshe.
    Kete e kam me shume ne drejtim te net-rave dhe disa te tjereve ketu ne forum qe na citojne librat e “shenjte” sa here gjejne rast (mos me thuaj tani qe ketu behet fjale per katolicizmin se te gjitha fete nje m….jane).
    Sherbejini kombit dhe harrojeni fene. Jemi shqiptare te gjithe!

    1. andon ashiku says:

      Feja ka qene dhe do vazhdoje te jene nje mjet kontrolli masiv mbi njerezimin asgje me shume.
      Njeriu vleresohet nga sjellja karakteri jo perkatesia etnike apo fetare.

  5. Asgaard says:

    Vazhdon sulmi neo-komunist kundra fese Kristiane nga forcat pseudolaike por qe ne fakt jane obskurantiste perendimore.

  6. A e mani men librin ‘Pirati bohet pape’ o shoke? Kurse ky lajm na lajmokesh ene tjetren: Tash Vatikani qeka bo me pirate!!! Amon Amon o te shenjte!!!
    Merreni me mend miq, qe del ne faqe lajmi, sa mullar qeka bo puna!! Pirateri ne VATikanin santissimo hahaha..O milet qe u besoni prifta e hoxhe e tane dokrrave qe na mbajne dele te zgjebrura!
    !Gishtin jokes o burra!!
    Ej, po A mos kjo Dizenjatorja jon prandaj e ka nxjerre ashiqare Kryq & Shpate
    (alias: Festime & Shkerdh…ci, qe kjo hijene i thote edhe idealizem…. doctrine;
    shkurt: e dojne fort shkerdhatokracine perdersa populli shqiptar e votoj salibrishen…. ),
    se ka do miq (o pedofile o pirate) atje?!
    Ëëë… Tash na dul ne shesh puna !

  7. hallexhiu says:

    Liku ka thene me kohe :Prifterinjte e hoxhallaret jan hajdute!Deri me sot asnje se ka besu!!!!!!!!!!!!!!!

  8. Shkoder says:

    Ne SHBA do mbahen zgjedhejt kete vit.Dhe sic duhet ta dini,ne gare nga partia republikane eshte edhe Rick Santorum, katolik italo-amerikan.Sic duket Obama me kete punen e parave te Vatikanit don te eleminoi nje kundershtar akoma pa u futur ne garen zyrtare.

    1. armand says:

      Bravo Shkodra.Kur hidhet nje bombe tymuese si puna e ketij lajmi kushedi se çmund te luhet ne mjegullen e krijuar nga tymi.Sa per pastrimin e parave, ne kohe krize, te gjitha qeverite e ketij globi i kane syte e mbyllura.Vatikani zoteron rreth 33% te merkatos imobiliare ne Itali.Behet fjale per miliarda euro per te cilat deri ne momentin qe po komentojme nuk eshte paguar as edhe nje euro cent takse.Nga e gjithe kjo shifer vetem 25% shkon per bamiresi.Ajo qe mbetet 75% eshte nje shifer shume e larte dhe le te themi qe mund ti fuse “friken” çdo shteti te fuqishem.Megjithate SHBA eshte e qete se Vatikani eshte nje nga aleatet e saj me te besueshem.

  9. PrapambetjetOsmane says:

    Ashtu sikurse shkruhet edhe ne artikull, Selia e Shenjte ndihet e turperuar (dmth e pranon ne nje fare mase realitetin) dhe se ben perpjekje per tu permiresuar. Pershendetje cok gyzel-ve (perfekt-ideal) qe nuk pranojne asnje gje negative te tyren si te vertete, keshtu qe ka per tu vonuar per ta permiresimi !

  10. x says:

    Lista e zeze ;1)Zvicra: 2)Luksemburgu:3)lichtensteini:4)Andora dhe Tutori i te gjithe ketyre shteteve eshte Anglia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje