Në limitin e afatit ligjor apo 24 orë përpara se të skadonte edhe kjo zgjatje e afateve hetimore, Prokuroria e Përgjithshme ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për gjykim për ish-Ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish-zëvendësin e tij, Leonard Beqiraj.
Ata u shfaqën në një video duke ndarë një sasi parash prej 70 mijë eurosh. Ndaj dy ish-zyrtarëve u ngrit akuza për korrupsion pasiv dhe si provë është administruar një video e regjistruar prej vetë Priftit.
Një muaj më parë, avokati mbrojtës i Zotit Prifti kishin kërkuar shtyrjen e dorëzimit të dosjes për gjykim me pretendimin se do të paraqisnin disa prova shtesë rreth kësaj çështjeje dhe që sipas tyre do të ndikonin në drejtimin e hetimeve.
Dhe pas një dileme që zgjati edhe një muaj tjetër në një kohë që pritej të zbardhej edhe vendimi i Gjykatës së Lartë, për ish zv-kryeministrin, Ilir Meta ku argumentohej se Meta shpallet i pafajshëm sepse fakti nuk ekziston, dy prokurorët e çështjes, Anila Leka dhe Bujar Sheshi dërguan si të pandehur Priftin me provën e vetme që me sa duket ata kanë, materialin filmik.
Video-regjistrimi mban datën 10 mars 2010 dhe është bërë publik në një televizion nga Spartak Braho, ish-deputet i LSI-së dhe këshilltar i zotit Ilir Meta në çështjen gjyqësore, duke deklaruar se video është regjistruar nga vetë Dritan Prifti, 10 ditë pas filmimit të videos Meta- Prifti, me të njëjtat mjete filmimi.
Ndërkohë, kohë më parë, vetë personazhet e videos së re kanë deklaruar se video e transmetuar është e cunguar dhe spekulative.
Menjëherë pas publikimit të videos, vetë Prifti tha se paratë që po ndante me zëvendësin e tij ishin pjesë e punës në një biznes privat.
Pas vendimit ndaj Ilir Metës, të cilin e shpalli të pafajshëm, Gjykata e Lartë do të jetë përballë një tjetër procesi për akuzat për korrupsion. Prokuroria bazohet në video-përgjimet e realizuara nga ish-ministri, Dritan Prifti.
Gjatë procesit ndaj Ilir Metës me një vendim të ndërmjetëm, gjykata e refuzoi ekspertizën amerikane për videon ndaj tij, por edhe atë Prifti-Beqiraj, duke e konsideruar të paligjshme.
Nuk dihet nëse Gjykata e Lartë do t’i qëndrojë vendimit të marrë po nga kjo gjykatë në rastin Meta, për shkak të një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë në çështje Meta-Prifti, ku për nga shkelja e rregullave për dërgimin me letër-porosi të ekspertizave, Kolegji Penal urdhëroi riekspertimin.
Po kështu, nëse Gjykata e Lartë do vendosë që pas kërkesave paraprake të palëve ta kalojë çështjen në shqyrtim gjyqësor, një pikë e debatueshme në fushën juridike do të jetë sërish një fragment i mëparshëm i vendimit të gjykatës për çështjen Meta, në të cilin shpallet pafajësia e tij me argumentin sepse fakti nuk ekziston./TCH
Puçi vazhdon
E futa ne thes edhe kete PriftHoxhen.
http://imageshack.us/photo/my-images/600/kujtimngagerdec2008sali.jpg/
E moret vesh se cfare drejtesie kemi ne???Per te denuar Meten,na u sajuan ca eksperte,qe i nxorren vidiot te pa vlere,ndersa per Priftin,po keta “EKSPERTE”,do ta nxjerrin videon te sakte!!!VE BAST SE KESHTU DO DALE!!!A JEMI SHTET FASHIST,APO CFARE JEMI????GARANT KEMI AMBASADORET E NATO-s,qe i rrine Berishes si SHQIPONJE MBI KOKE E NUK E LENE TE GABOJE!!!Haaaaa!!!!
Ja ku e hengri dhe Prifti. Dilni mbrojeni ju tani o “populli opozitar”
Haha,sa të nxituar janë këta të maxhorancës se vjedhur. Pse shoku Qerim thoni këtë gjë? Çfarë hëngri Prifti? Nuk pashë ndonjë gjykatë ta dënojë.
Ate qe Prifti i beri Metes dhe Berishes, dyshja qe kontrollon gjyqesorin nuk ja fal. Pas Priftit askujt ne Shqiperi nuk do ti shkoje neper mend te denoncoje korrupsionin ne nivelet e larta, Prifti ka per tu bere shembull. Edhe Europa e Wollfartit eshte dakort me kete precedent, akuzuesi ne burg, i akuzuari mbushet me energji dhe vazhdon poshterimin publik te nje kombi te tere.
Pavaresisht mjetit qe Berish-Meta kane zgjedhur per te lincuar Priftin ai mbetet fituesi moral ne nje beteje ku i vetem perballoi mafien e Metes dhe pushtetet e Berishes, i braktisur nga opozita e coroditur e Rames qe nuk ishte e afte te shfrytezonte nje skandal korrupsioni qe u denoncua nga nje ish-minister.
kam frike se me te vertete se do ta haje dritan prifti,edhe me kujtohet nje fjale e ilir metes ne shkoder para se te jepej verdikti per ilirin ku u shpreh se nuk ka asnje mundesi qe nje mi moqalesh qe te kapet me nje luan,edhe ne raste se denohet kam deshire se si do reagoje edvini pasi dritani ja dha nje shanc por nuk diti ta perdore.
Nuk e di por mua me ka pelqyer shume shprehje :
“Tradhetine e duam, por tradhetarin jo.”
Prifti i hyri nje loje shume te rezikeshme ku i llogariti keq fuqite e lojtareve ne kete loje te rezikeshme dhe humbi. Kuptohet se, ne keto lloj lojrash ku behet fjale per shume gjera, mjere i munduri.
E humbi lojen, i dha nje shenje Meta per pajtim dhe Prifti kujtoi se ja hodhi. Pyka hiqet me pyke more mik dhe jo me servilizma. Francezet thone nje gje te bukur : “Chaque miracle, duree troi jours.”
Cdo mrekulli zgjat tre dite. Me vjen keq, por ti more Prifti edhe per mediat nuk perben me nje sensacjon.Je nje leter e djegur. Nga gjithe kjo histori dole i humbur dhe jeta te humburit i denon. Il mondo é rotondo, chi non sa notare va in fondo. Bota eshte e rumbullaket, ai qe nuk di te notoje shkon ne fund. Keshtu edhe puna jote more djale qe do te shitesh ne treg ashtu sic nuk je. Ti per mua je njelloj si horrat Meta dhe Berisha.
Mafia po shtrydh pucrat e veta.
Ne shqiperi jeta eshte e pasigurte.Eshte shume me keq se ne kohen e diktatures. Sistemi gjyqesot eshte plotesisht i koruptuar.Eahte e pamundur te gjesh te drejten.Shikoni sa njerez vriten cdo dite, pa le sa veprime te tjera te paligjshme behen.Korupsioni ka renjet shume te thella.Eshte per te ardhur keq po ne jemi shume larg evropes,ne cdo drejtim.