Aksidentohet koreografi Agron Aliaj, familja apelon për ndihmë

9 Mars 2012, 11:35Politika TEMA

Koreografi i njohur, Agron Aliaj, është përplasur dje nga një makinë ndërsa dilte nga Teatri i Operas dhe Baletit. 79 vjeçarin e ka goditur një makinë Audi A6, e cila më pas e ka transportuar drejt spitalit. Ai është jashtë rrezikut për jetën, edhe pse gjendja e tij është e rëndë. Të afërmit e tij thonë se ai i ka të dy duart të paralizuara. Që ai të dalë pa pasoja nga aksidenti, duhet të dërgohet jashtë për kurim. Agron Aliaj është i vetmi koreograf i baletit klasik, me karrierë 50 vjeçare, që vazhdon të punojë me trupën e baletit.

12 komente në “Aksidentohet koreografi Agron Aliaj, familja apelon për ndihmë”

  1. LOLA says:

    sa gjynaf po kujt i drejtohen familjaret ta marr vesh une shtetit???? Ne skemi shtet ne kemi maskarenj dhe ndyresira

    1. Tironsi "Zogu i Zi" says:

      Per keto gjera e ka mendjen ky kafsha, e jo per te ndihmuar artistet tane ne hall. Do na sjelle shalqiren per 5milione euro e nuk ndihmon 5 mije euro te nderuarin Agron Aliaj. Te shkuara zoti Agron!
      http://imageshack.us/photo/my-images/210/saliberishashakira.jpg/

  2. miri suedi says:

    lola mos u mer me politike,kalo tek profili perditshem sex bomb coment.

  3. gjon says:

    UROJME SHERIM TE SHPEJTE PROFESOR AGRONIT.
    TE GJITHE ATO BREZA QE KANE DALE NGA PUNA E PA LODHUR E PLOT PASION E PROFESORIT DUHET TE JAPIN NDIHME URGJENTE PER TE SPSE ESHTE MOMENTI KUR AI KA ME SHUME NEVOJE SE KURRE ,DUKE JA SHPERBLYER NE NJE FARE MENYRE ATE CKA KANE PERFITUAR PREJ TIJE.PENSIONISTI.

  4. bobi says:

    Sherim te shpejte,maestro!Shqiperia ka nevoje per Ju!

  5. rajmonda cami says:

    KJT TI DREJTOHESH QEVERIS SE KORREPTUAR ME VJEN KEQ PER PROFESORIN PO ISHALLA BOHET GJALL NDONJE BIZNESMEN NE SE KANE ZEMER PASI ESHTE IKON E FUNDIT NE ARTIN E BALETIT !!1

  6. dritani says:

    Dje po kaloja me makine dhe po mendoja ekzaktesisht se si mund te kaloje nje kembesor ne ate shesh pa u perplasur nga ndonje makine.

    Sherim te shpejte dhe pa dhimbje!

  7. guri shabani says:

    I uroj sherim te shpejt dhe qoft pa qeder.
    cilido qe ka mundesi ekonomike mund te ndihmoj.

  8. albanezi says:

    Per fat te keq nuk kane mbetur dhe shume artiste te ketij niveli.RESPEKT E TE SHKUARA MAESTRO.

  9. rezi says:

    Sheshi që ndërtoi Luli dhe që e bëri si ti plasin sytë, ishte menduar të mos hynin makina në atë shesh por antinjerëzori e bëri si deshi dhe tani po i plas asfalti nga cilësia e mirë, hajduti mbuloi vjedhjen por ajo del një ditë.

  10. byli says:

    Familja ti kerkoje ndihem Saliut, ose argites, pasi nuk ka se ku i cojne leket. Ose ti kerkoje Lulzimes se bashkise

  11. alfredi says:

    Kur behet fjale per ndihme ,te shenohet ndonje numer llogarie bankare, se keshtu sic njoftohet ngelet vetem si informacion.Sherim sa me i shpejte i Maestrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje