Fyle, vizitë në Shkup e Prishtinë. Zëdhënësi: Tiranën? Do e shqyrtojmë

10 Mars 2012, 12:57Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, pritet të vizitojë së shpejti Shkupin dhe Prishtinën, por sërish nuk ka në plan për të vizituar Tiranën. Zëdhënësi i Fyles, Peter Stano, i pyetur për këtë çështje nga Top Channel, thotë se komisionari të paktën një herë në vit duhet ta vizitojë Tiranën. Po se kur, nuk dihet. “Planet e tij të udhëtimit hartohen në atë mënyrë që të paktën komisioneri t’i vizitojë një herë në vit vendet nën portofolin e tij. E njëjta gjë vlen për Shqipërinë, për të cilën ne po planifikojmë një udhëtim të komisionerit, por data e saktë nuk është vendosur ende. Siç e thatë, këtë muaj ai do të vizitojë Shkupin dhe Prishtinën. Po punohet për planifikimin e axhendës së tij për muajt e ardhshëm dhe kur të jetë koha më e mundshme, në varësi të barrës së punës, por dhe kur të jetë e rëndësishme për axhendën mes BE-së dhe Shqipërisë, atëherë do të jetë e sigurt se komisioneri do ta vizitojë Shqipërinë, pasi është një prej vendeve në varësinë e tij dhe ai përpiqet t’i vizitojë këto vende të paktën një herë në vit,” tha Stano.

3 komente në “Fyle, vizitë në Shkup e Prishtinë. Zëdhënësi: Tiranën? Do e shqyrtojmë”

  1. Ramy says:

    ne fakt fyle donte te vinte por nuk e pranoi saluku

    1. Aqifi says:

      C’te vije Fyle ne Shqiperi? Apo per takuar treshen shqiptare te integrimit – Saliun, Ilirin dhe Majlinden. Po t’i japesh doren Ilir Metes te vjen dora era mut nje vit te tere…

    2. Kuksi vjeter says:

      Vjen s’svjen ky marroku, na jena tu hi ne Evrop:
      http://imageshack.us/photo/my-images/401/saliberishanismaered.jpg/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje