1 milionë trëndafila për t’i kërkuar falje gruas

13 Mars 2012, 11:43Lifestyle TEMA

Një burrë në Kazakistan ka menduar një mënyrë origjinale për t’i kërkuar falje bashkëshortes së tij. Ai ka porositur plot 1 milionë trëndafila të kuq. Siç raporton Novosti-Kazakhstan, dy bashkëshortët kanë pasur një zënkë dhe për këtë arsye, burri ka shkuar në një dyqan lulesh, ku ka porositur 1 milionë trëndafila. Pronari i dyqanit i ka porositur trëndafilat në Holandë, duke qenë se nuk e ka një sasi të tillë. Duke parë sasinë e madhe, ai ka thënë se do t’i bëhet ulje në çmim bashkëshortit që ka porositur trëndafilat.

6 komente në “1 milionë trëndafila për t’i kërkuar falje gruas”

  1. mali says:

    Qenka nje trandafil ky qe dhuroka nje milion trandafila.

  2. Kanina says:

    Me aq para , blen gjithe grate e Kazakistanit, kurse ky fishkellima ……. Me duket cudi..

    1. Dean says:

      Kanina?!,historia e 1 milion trendafilave eshte e njohur ne
      ish-republikat e Bashkimit Sovjetik.Ne fakt ka ndodhur me te vertet para nja 100 vjetesh me 1 Poet Gjeorgjian i cili shiti gjithe pasurine dhe me paret qe i kishin mbet bleu 1milion Trendafila per te dashuren e tij.Nuk me kujtohet emri i Poetit.
      Kenga eshte e kompozuar nga 1 Letonez dhe eshte kenduar ne fillim ne gjuhen Letoneze por u bo shume e njohur ne gjithe BS-ne,vetem kur u kendu nga Alla Pugacieva.

      http://www.youtube.com/watch?v=oIFmhye6fqw

      Eshte 1 kenge qe ka qen HIT ne gjithe Bashkimin Sovjetik ne ate kohe dhe te gjithe e dine historine e kenges.
      Tipi ne fjale nuk e ka harru ate kenge dhe qeka frymzu shume deri sa ka guxu dhe ka blere 1milion Trendafila.
      Le te shpresojme se do t’ia fale.Sidoqofte histori e kendshme.

  3. elinor says:

    1 milion trendafila per nje zenke?!! I paskan zenkat te shtrenjta ky cift! Ndoshta ka qene ndonje “termet”….gjithsesi, ky paska qellu nje kazak i emancipuar se zakonisht ne ate vend ‘zenken’ e mbyll dajaku!

  4. jola says:

    Ashtu me rigon…

  5. Andon says:

    Kazakhstan is the gratest country in the world
    All other countries are run by little girls….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje