Mllefi i ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë pasi nuk po dëmshpërblehen. Historia e Gjergj Ndrecës dhe incidenti me Ilir Rusmajlin, Ridvan Boden dhe Agim Tiranën. Edhe durimi ka një kufi…
Nga Sebi Alla*
Mjaft e dhimbshme duhet të ketë qenë jeta e Grigor Zaharisë, ish të burgosurit politik që u nda nga jeta në mesin e muajit shkurt. Por historinë e tij nuk ka kush ta tregojë. Vdiq i vetmuar, nuk kish të afërm, pasi në moshën e martesës si “dhomë bashkëshortore” pati qelinë e burgut. Kërkush nuk iu gjend tek koka, asnjë pikë loti nuk u derdh për të. Thjesht një njeri më shumë u shtua në listën e të vdekurve, por trupi i tij qëndroi 20 ditë në morg. Kufoma e të moshuarit u mor nga ish të dënuarit politikë. U fol se i ishin kryer eksperimentime. Ky ishte tmerri i parë për vargun e gjatë të “shokëve të idealit” që mund të mos e kishin njohur kurrë Zaharinë, por i bashkonte vuajtja e përbashkët. Ndoshta në ato momente shumëkujt prej tyre iu kanë kujtuar torturat çnjerëzore, mbylljet nëpër spitale, zhdukjet pa nam e nishan. Dhe kur inati ndaj shtetit “demokratik” kishte kapur majat, pikërisht në ceremoninë e varrimit të Zaharisë pranë Kuvendit, ish të burgosurit politikë shohin të kalojë atypari deputeti Ilir Rusmajli. Gjergji Ndreca dhe Lirak Bejko u nisë drejt deputetit demokrat. Grushtat e shtrinë përdhe, atë deputet demokrat që Ndreca dhe kolegë të tij e njohin si të birin e Çajup Rusmajlit, zyrtarit të lartë komunist që kapi edhe postin e Sekretarit të Parë të Rrethit. Ishte sinjali i parë se Gjergj Ndreca do të ndërmerrte të tjera veprime.
Në selinë e ish të përndjekurve politikë, ku ditë më parë u shtri trupi i pajetë i Grigor Zaharisë, flitet me pasion e mllef, për vuajtje dhe para. Diskutohet edhe për politikë, debatojnë edhe për ngjarjet aktuale. Të gjithë duan të flasin, por duket se vetëm njëri prej tyre u lodh me të folur dhe zgjodhi forcën, në vend të fjalës. Kjo e fundit thuhet se është e para, por për shtresën e ish të burgosurve dhe internuarve politikë fjala ka shumë kohë që nuk ka më vlerë, pavarësisht se për lirinë e saj shpesh u dënuan me burgime të zgjatura. Gjergji Ndreca, babai i katër fëmijëve, që ka gjashtë frymë për të ushqyer përfshi edhe veten, ka ndërmarrë një tjetër hap: ka vendosur të sulmojë fizikisht me grushta e shkelma çdo politikan që t’i zërë syri. Por “qejfin” më të madh e ka me ministrat dhe deputetët e mazhorancës. Ata që janë në vitin e shtatë në pushtet, por që kategorinë e ish të përndjekurve ende nuk e kanë vlerësuar nga ana monetare. Ndonëse një “lëmoshë” e kanë hedhur sa për t’i afruar në raste zgjedhjesh elektorale.
Në selinë qëndrore të ish-të përndjekurve politikë është e pamundur të mos gjesh shumë njerëz. Shumë prej ish të përndjekurve e vlerësojnë veprimin e Gjergj Ndrecës, kur goditi me grusht kryetarin e Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmajlin. Nuk kanë si të mos mbivlerësojnë edhe veprimin tjetër, kur nuk ngurroi të shtrijë përtokë edhe ish-hetuesin e tij Agim Tirana, që sipas Ndrecës e kishte dhunuar gjatë kohës që mbahej në qeli në vitin 1984. Me fjalë e mbështesin, ndërsa për t’i dalë në krahë, shumë bëjnë bisht. Disa janë të vjetër e të vrarë nga jeta dhe nuk kanë fuqi për “boks” ndaj deputetëve të mirëpaguar, mirëushqyer dhe të përkëdhelurit e përhershëm të të gjithë pushteteve. Mirëpo disa të tjerë, shokë të Ndrecës që nuk u mbetet hatri po t’i quajnë “nevrikë të krisur”, kanë bërë plane në mendjen e tyre, madje edhe publikisht që çdo të enjte, sa herë të shohin ndonjë deputet apo ministër t’i sulen për t’u dhënë të paktën ndonjë dackë demonstrative. Në njëfarë mënyre është hapur një “tender” me prokurim të drejtëpërdrejtë, për këdo që afrohet për t’iu bashkuar grupit të Ndrecës prej afër 20 shokësh besnikë, e për të dhënë ndihmën e tij për të telendisur politikanët me grushta dhe fyerje.
Por jo të gjithë ish të përndjekurit ndajnë të njëjtin qëndrim. “Ne shyqyr që u përfshimë në listën e dëmshpërblimeve dhe këtë e bënë demokratët që janë në pushtet, pavarësisht se shumë vonë”, pohon një nga ish-të përndjekurit që e jep emrin, por mendohet gjatë për ta thënë, (ndaj mund të jetë një emër i sajuar), pasi Ndreca lexon mediat dhe tashmë nuk ja përton kujtdo që i del kundër idealeve të tij. Në fakt është një njeri që ka dalluar mbi të tjerët. Gjuhën kurrsesi nuk e ka mbajtur nën fre, por ka vijuar edhe në forma të tjera demokratike. Para dy vitesh u fut në një grevë të gjatë urie pikërisht për të protestuar për zvarritjen që po bëhej me ish të përndjekurit politikë. Priti dhe ca e në fund, pasi konsumoi çdo metodë demokratike zgjodhi të përdorë dhunën, jo atë krejt ekstreme, por dhunën verbale dhe ndonjë të goditur me grushta. I pari ndër ta ishte Ilir Rusmajli. Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko iu afruan Rusmajlit që shoqërohej nga deputeti tjetër demokrat Fatos Hoxha dhe e goditën duke e rrëzuar përtokë. Kaq mjaftoi që policia t’u vinte prangat dhe t’i plaste drejt e në komisariat. Nuk kishte provuar më parë prangat e “demokracisë”, por gjithsesi duart t’i shtrëngonin njësoj si ata të diktaturës dhe birucat pak ndryshim kishin. Megjithatë pas dy ditësh arrest, gjykata i la të lirë. Ndreca e të tjerë morën zemër pasi për ta ishte edhe një mënyrë për të shfryrë atë stres të vazhdueshëm dhe mungesës së vëmendjes. Ditët rodhën shpejt dhe grushti i 67-vjeçarit do të provohej nga një tjetër burrë i kollarisur. Qëlloi të ishte Agim Tirana, që sipas Ndrecës në kohën kur ishte arrestuar për “agjitacion e propagandë” e kishte torturuar. Syri i Tiranës u nxi shpejt nga e goditura dhe nuk kaloi gjatë dhe u lajmëruan edhe një herë punonjësit e policisë së komisariatit nr 1. Erdhën dhe ç’të shihnin; ishte i njëjti individ që shoqëruan para pak ditësh. Në të vërtetë duket se do të kenë sërish punë, sepse Ndreca nuk hezitoi të fyente ministrin e Financave Ridvan Bode. Më pas deklaroi se tashmë e ka radhën një tjetër ministër. Nuk tingëlloi mirë për policinë sapo u përmend emri ministër. Ndreca u shoqërua në komisariat për të rrëfyer se cili ministër ishte piketuar prej tij dhe kush ishte grupi që i qëndronte afër, por 67-vjeçari nuk i “tregoi shokët”… Ndoshta i mësuar me torturat e diktaturës. Mirëpo veprimi i tij është mbështetur qoftë edhe nëpër blogje të ndryshme nga shumë njerëz. Nga pjesa më e madhe që e ndjejnë veten të lodhur nga këto 20 vite të demokracisë hibride. Ai që guxoi të flasë, por edhe vërë dorë publikisht mbi elitën politike ishte Gjergji Ndreca, i dënuar me 18 vite burgim në vitin 1984, por i dalë nga skutat e tmerrit pas përmbysjes së komunizmit. “Heroi” i parë i indinjuar nga rradhët e ish të përndjekurve, ka dhënë shembullin sesi duhet reaguar kur mashtrimi nuk mban më ujë. Dhe për dikë që e ka vrarë frikën që në kohën e diktaturës, gjërat bëhen më të thjeshta.
*Revista Klan
I nderuar Gjergj,bashkohem me grushtin tend per dinjitetin e shtreses suaj e te gjithe shqiptareve.
Zoti Ndreca, ka kthyer grushtin e tij te dermuar nga puna e rende, ne burgjet komuniste, ne nje grusht te perbashket te te gjitheve ne qe duam te shembim diktaturat.
Gjergj Ndrecaj, sot eshte kthyer ne nje simbol te te gjithe ish te perndjekurve politike, qe sot akma dhe me shume po perndiqen, sikur dukush ka akoma hak per te marre.
Lexova dhe interviten e Visar Zhitit, nje disident antikomunist, qe pershkruan nente rrathet e ferrit komunist, por nga sot edhe Visar Zhiti, do te jete nje armik i partise berishiane, se ai deklaron aty edhe antikomunizmin e Edi Rames, atehere kur Saliu akoma grthiste rrofte PPSH me shokun Ramiz Alia ne krye.
Zoti Ndreca, te gjithe te mbeshtesim dhe bashkojme grushtin tone me grushtin qe ti i jep atyre lapangjozeve, qe si dje edhe sot, po shkaterrojne virtytet shqiptare.
I nderuar z. Ndreca! Filloni ti qelloni me llastiqe qe perdornim dikur per zogj.
Respekte per Gjergj Ndrecen! Ja ku po e cojne shoqerine kta pisa politikane.
EDHE UNE BASHKOHEM ME GRUSHTIN TEND …..HUMJEN E KENI PREJ VITESH …..
JENI DUKE KERKUAR DINJITETIN TUAJ TE HUMBUR ….ME RESPEKT
NAMOOOO…..
Bravo z. Gjergj
Qellojini, peshtyjini, poshterojini, hidhini pislliqe kokes, bejini cfare tju vije nder mend e me c’tju zere dora.
Nuk kane guxim tju kunderpergjigjen se jane frikacake si gjithe xhelatet sadiste komuniste.
Opinioni publik eshte me ju
Grigor Zaharia ndjese i paste shpirti eshte tentuar te ndihmohet shume here si nga te majtet e si nga te djathtet. Per ai edhe per shka te vuajtjve te medha ishte me probleme mendore. Ka refuzuar edhe apartament edhe pune edhe dreq. Grigori ka qene shtruar disa here ne spitali psikiatrik ku eshte kruar per kusurin e jetes. Ne fillim ai ndenji atje (ne spital) ku banonte si ne nje forme proteste… me pas e braktisen te gjithe, edhe ket te perndjekur e sot nuk i kemi pare ndonjehere te vijne e ta vizitojne atje. Une qe ju flas pnoj atje dhe e kam njohur per shume vjet nga afer. Vitet qe pasuen e deri sa nderroi jet, i gjori Grigor i kaloi ne nje dhome qe e ndante me te semure te tjere mendore. Grigori jetonte atje edhe per shka te nje lloj sigurie e kujdesi qe kerkonte per vete.Personeli i spitalit e ka mbajtur shume vjte jashte cdo rregulli me ushqim me te lare e te shplare megjithse eshte e ndaluar rreptesisht.
me kalimin e viteve gjendja e tij psikike u rendua se tepermi dhe misha e rendoi edhe fizikisht. Ka jetuar me shume se 10 vjet ne psikiatri Grigori i gjore nderkohe qe kish refuzuar edhe te merrte shtepi edhe te martohej per te krijuar nje vater te ngrohte.
Per mua goditja qe kane bere Rusmailit nuk ka lidhje fare. Ky shtet nuk zbaton ligje se eshte mafioz.
Shiko se ç’ndodh me ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikisht gjatë rregjimit Hoxhist. Një ish të dënuari i takon për vitet e burgut të marrë ta zëmë, 25 milonë lekë të vjetra. Ia zgjasin e ia zgjasin me procedura burokratike dhënien e dëmshpërblimit derisa ish i burgosuri të “dorëzohet” dhe t’u thotë “mirëbërësve” të tij: “aman, mbajini 5 milionë dhe më jepni të paktën ato 20 milionët e tjera që t’i shijojë të paktën”. Deri në këtë pikë ka arritur babëzia.
O gjergj boll ke vuajtur per mendjen e kokes.Harro te kaluaren e shiko cfare te japin se per te marre nuk ke gje.
Ky artikullshkruesi a asht fillestar apo nallban dy tre her e perserit fjalin pa lidhje
…….Nje tekst i shkurter ne gjuhen serbe ne dokumentat te cilave iu referova:
Контактирао сам наш агент у Тирани. С.Берисха има веома добре односе са комунистичког руководства. 5. јануар 1987.
Perkthyer ne shqip: U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë. S.Berisha ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987…
Bashkohem me indinjaten tuaj O GJERGJ grushtat i kane pake keto maskarenje qe tallen me vuajtjet tuaja.Mendoje se me grushta me shume do te demtoni vehten,prandaje ju keshilloi te mos heshtni ma vazhdoni ti demaskoni ne televizione e gazeta pa pushim sepse vetem keshtu mund tja dilni ti heqni qafe persekutoret tuaje qe hiqen si demokrate te thekur .
I ka vajtur thika ne palc,po ketu akoma funksionon parimi qe eshte prej 22 vitesh, PUNOJNE E VUAJNE QORRAT QE TE HANE DHE TE MAJMEN HORRAT,po ky pak ka bere per ate komunist qeni ta kishte vrare fare,se sot e 22 vite po drejtohet vendi nga GJAKPIRES te pa shpirt,gjith shqiptaret te ngrihen me grushta dhe me gjith forcen ti zhdukin kete fare te keqe qe nuk u ngop se piri gjak 50 vite me rradhe,dhe ne 90 u cfaqen po ata “DEMOKRAT”Mme se miri e tregon filmi i mdh VDEKJA E KALIT??????????????????????????????????????????????????????….
rofshe o gjergj o taison i burgjeve te komunizmite ta puthsha grushtin qe i dhe birite te komunistite se i eshte bere qafa si qafe deri te lumte qe e shtrive perdhe dhe qe ja nxive syrine agim tiranese po te thote taisoni diçka duhete plumbi mbi keta klysha komunisteshe dhe sahane lepirete si sali berisha sekretari i partise tani na dele demokrate pse nuke fliste ne kohene e enverite keshtu si flete tani kurva prandaje behuni bura bashkohuni se ju se keni rujture nga enveri e jo nga ky sali qeni
Bravo zoti Gjergj nuk jeni te vonuar tregojuni se jeni gjall dhe fort ju perkrah i gjith populli sepse keni të drejtë.
Falenderime z.Gjergj per veprimin tuaj fizik,eshte ORA qe mos te prisni me, MJAFT, MJAFT, MJAFT,KENI PRITUR..Une jam MATJAN dhe i di shume mire vuajtjet e juaja dhe me vjen me te vertete shume keq nga zemra per vuajtjet e juaja dhe te gjithe shqiptaret duhet tu themi..NA FALNI PER INDIFERENCEN TONE PREJ FEMIJE …te gjithe te DENUARVE ,PERNDJEKURVE , BURGOSURVE E INTERNUARVE POLITIKE… SHQIPTARE pa dallim partiak eshte ora te hapen DOSJET te dalin KRIMINELET E VERTETE dhe te ZHDUKEN NGA QEVERISJA E SHQIPTAREVE maskarenjte, hajdutet, kriminelet, tradhetaret e spiunet e kombit,sahanlepiresit, servilet e cdo sistemi, politikanet e kazanit te korrupsionit duke filluar nga Sali Krimineli, Ilir Hajduti, Xhozefina Merimanga e ZEZE, Xhuveli, Fatmir Gerdeci, Genc Greku, Bollanot e Jugut e te VERIUT, Idrizat e Camerise, Neritanat e Sigurimit, Rulat e Korrupsionit,Nanot e Kazinove, Kastrotat e Marksizmit, Ilir Xhelilat e PS, dhe sa e sa te tjere LEGENA te SHOQERISE SHQIPTARE dhe kjo arrihet vetem me REVOLUCION POPULLOR.
Ah… qe s’kam nje grusht te rand me i ra…Hallall ta beft Zoti Gjergj, ndaj ketyre maskarenjve te ketij pushteti te felliqur kjo forme ne dukje “antidemokratike” ne fakt eshte me domethenie te madhe nje ndershkim moral popullor ndaj kesaj pseudodemokracie qe vjen ere muti te mbartur komunist.
HALLALL ta bofte zoti o ndrec….se nuk marin vesh ndryshe keta kelysha komunisti…vec dhune duhet per me arrit dicka.nuk besoj qe atyre qe kane vujt burgjet e komunizmit i ka ngel shume kohe per me prit ate cfare i takon.se e kane kalu rinine neper birucat e batres e spacit ja ka honger trupin ftofti e galerite e kromit,prandaj po ta bashkojme kete dhune gjithe bashke mund ta permbysim njehere e pergjithmone kete regjim komunist post komunist..e ti japim nje te ardhme demokratike femijeve tane…po pa lufteb nuk arrihet asgje…duhet dhe nje tjeter sforzim nga populli,se eshte popullii qe e ben luften jo politikanet..ata e kane gjithmone nje zgjidhje konsensuale per mos me e cenu njeri tjetrin..NGRIHU O POPULL SE SKA ME KOHE ME PRIT..KALUN 20 VJET DHE JEMI ME KEQ SE PERPARA..