PS-ja fillon të futet në territorin e Aleancës Kuqezi

13 Mars 2012, 10:49Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Muajt e fundit Aleanca Kuqezi ka patur pothuaj monopolin e sulmit ndaj Berishës në territorin e patriotizmit. Ajo e ka sulmuar atë si një agjent të interesave serbe në Shqipëri. Sot, një sulm ndaj Berishës në të njëjtin territor vjen prej një deputeti të PS-së, i cili ka qenë ndër më të spikaturit në sulmet e tjera ndaj tij.

Në faqen e Taulant Ballës në Facebook sot është postuar ky shënim:

“Nëse një ditë do të hapen dosjet sekrete të ish-UDB (sigurimit jugosllav) patrioti i madh Sali, do të kërkonte azil politik në Kubë ose Venezuelë. Deri atëherë do duhet të presim. Në dosjet e ish-UDB fshihen dokumenta të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave. Fan Noli ka patur fatin e madh të mos ta ketë njohur Sali Berishën. Sigurisht për shkak të epokave të ndryshme. Fan Noli nuk ka njohur as nizamët e Saliut. Por teksa po lexoja sot një fjalim të mbajtur nga Fan S. Noli në Parlamentin shqiptar në vitin 1924, gjeta përshkrimin më të mirë për “anarkinë patriotike”. Lexoni me kujdes fjalitë e mëposhtme të thëna nga Noli: “Këtu (në Shqipëri) brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh”.

Fan Noli nuk e ka njohur Saliun, por përshkrim më të gjetur për një tradhëtar si Saliu që e shet veten për patriot nuk mund të ketë tjetër.”

 

*respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/3/13/ps-ja-fillon-te-futet-ne-territorin-e-aleances-kuqezi

11 komente në “PS-ja fillon të futet në territorin e Aleancës Kuqezi”

  1. dymi says:

    Oooouuuuuu! Ca po thu o burr?

  2. altin says:

    akz e paska monopolin e patriotizmit o E.Zaloshnja?

  3. edi says:

    Lajm eshte ky???

  4. Qerimi says:

    Sa shume mend qe ka ky Taulant Balla. Burre i zgjuar. Na publikoni persite thenie nga facebooku Balles dhe Twitteri Rames, se iluminoni popullin jo per gje.

  5. mali says:

    Mos ja vini re! Ai eshte gjithmone gjysem i pire!

  6. Shkodrani.London says:

    Ai nuk eshte i pire.keta kane te drejte ti bien Sali Arkaikut.Mosha e Balles ishin femije atehere kur Sali komunisti merrte udhezimet e fundit nga Ramiz Alia.Vetem veshtroni sa i pambuluar eshte ky idjot.Ai nuk ka para per te inauguruar vepra,por inauguron makete.Jetoj prej 15 vitesh ne UK dhe asnjeher nuk pash nje kryeminister te inauguroje gjera elementare qe i kane dhe ne Zimbabve.Kjofte bekue Enveri sepse dilte ne televizor vetem 2 here ne vit,1 Maj dhe 29 Nentor.Edhe gjarprin,megjith neverine per te,ke deshire ta shohesh 2 here ne vit.Po ky pleh si durohet ne ekran 10 here ne dite??? Meqe del,pse nuk jep edhe lajmet??Ky eshte aq folklorik sa kalon ne orgazm vetem per nje kang me cifteli.Edhe dicka per stafin e gazetes:Komentet e mia shpesh nuk publikohen,tek ju dhe Shekulli.Tek pacavurja 55 dihet se publikohen vetem berishjanet,por na jepni mundesine te nxjerrim helmin qe meriton kjo diktature mesjetare.

  7. Koli says:

    Disa veprime te Berishes ne fakt te fusin ne dyshim per nje mundesi te qeni “i shitur”. Por mendoj se robi qe te flase, te tentoje te hedhe balte mbi nje njeri duhet te kete prova. Dhe ne dalshin keto prova, per Berishen ose per kedo, litari eshte pak.
    Rruga me e drejtperdrejte per te marre vesh punen e agjenteve eshte te jesh vete shefi i agjentit. Nese Berisha do ishte agjent per pozicionin qe ka do perbente nje tmerr e jo thjeshte rrezik per kombin. Por edhe do ishte top secret per udb ose ndonje tjeter. Sic e kemi zakon ne shqipot, qe “bejme sikur i marrim vesh te gjitha ne kafe”, nuk rreshtim se beri teori konspirative. Ne fakt berisha e ka bere je krim duke u dhene detin grekeve dhe druaj se do e ribeje ose ai ose PS qe do vije ne pushtet. Per kete duhet varur per tradheti te larte ndaj atdheut. Por nje lloj litari jo pak me i bute i duhet dhene edhe tipave qe bejne sikur jane ne poses te arkivave te sherbimeve sekrete te huaja dhe ne fakt deri ne moshen 30- vjec kane ditur vetem theshethemet e kafenese ( qe ishte edhe lokal per pace e pilaf) te provinces apo qytetit te voooooogel fare.
    Para do kohesh Berisha akuzonte Erion Bracen se ka qene hajdut xhepash. Une me disa shoke qeshnim me te madhe se e njihnim mire Erionin. Ai kish qene gjithmone nje nxenes model (pak mistrec :D) dhe me pas u be gazetar e u mer me politike. Ka qene shume shpejt (mbase deputeti me i ri) dhe imagjinoni nje deeputet qe vjedh xhepa! hahhahahahah! E megjithate Berisha bertiste me bindje se Erioni vidhte xhepa ?

    Edhe Taulant Balla, duket se ne kete stil flet. Kurse per Kreshnik Spahiun dite them se si zor te behet nacionalist ne moshen 50 vjecare njeriu(!)
    E fundit, qe te mos duket sikur po merremi me thashetheme, eshte 100% e vertete qe Zaloshnja ka probleme me alkooholin. Ashtu si Ristani dhe ndonje tjeter. Por kjo eshte zgjedhje e tij dhe atyre qe e kane perzgjedhur ne vendet prej nga del shpesh.

  8. Alban AL says:

    Sikur te keqiat qe ka thene Noli i Madh, ti kishte vetem Sali Berisha, Shqiperia nuk do te ishte ne kete DEREXHE.
    Me keqardhje konstatoj se ne jemi te gjithe Salinj, perjashto pak burra te mire e te mencur qe shumica dermuese i ka penguar te bejne te mira. Prandaj, psh Konica dhe vete Noli, u larguan te hidheruar nga Shqiperia. Edhe ky eshte nje konstatim shume i keq, por mbase na ben me mire te tregojme TE VERTETEN se sa te vetlavderohemi si patriote inteligjente qe na ka penguar Europa e poshter.

  9. braking news says:

    Nje tekst i shkurter ne gjuhen serbe ne dokumentat te cilave iu referova:

    Контактирао сам наш агент у Тирани. С.Берисха има веома добре односе са комунистичког руководства. 5. јануар 1987.

    Perkthyer ne shqip: U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë. S.Berisha ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987. I dashur Mero kjo leter meriton nje artikull

  10. shqiponja says:

    Gjithe veprimtaria e dukshme e Saliut keto 20 vjet eshte prova me e mire se ato qe thote Balla e shume te tjere jane te verteta. Ky njeri i ka sjelle vetem shkaterrim Shqiperise. Ka minuar dukshem endrren shqiptare per tu bere shtet me standarte perendimore si dhe ka kundershtuar e penguar(kujtoni embargon e naftes) zhvillimet ne interes te shqiptareve ne Kosove. Se fundmi dhenia e ujerave shqiptare Greqise ishte qershia mbi torte.
    Per mua Sali Berisha eshte antishqiptari me i madh i te gjitha koherave! Vetem njerez qe kane ngrene corben e tij apo njerez te pa shkolluar nuk e pranojne kete te vertete te madhe dhe te dhimbshme!

  11. Korca says:

    Taulant Balla ka pare Portokalline e para 2-3 vjeteve dhe ka kopjuar fjalimin e Naqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje