SHENIM/ Vetëm një njeri i kapur vepron në këtë mënyrë

13 Mars 2012, 12:34Politika TEMA

Nuk janë gjë mbledhjet e Byrosë Politike. Pamjet e mbledhjes së sotme të Komitetit Shtetëror për ndërtimin e parlamentit të ri ia kalojnë me shpejtësi atyre. Një grup shtetarësh ishin mbledhur për të vendosur për projektin fitues të parlamentit të ri. Çfarë kishte ndodhur? Para pak ditësh, Berisha me mendjen e tij kishte rrëzuar projektin fitues për parlamentin e ri. Fituese ishte shpallur një studio që ishte paracaktuar si e tillë falë lidhjeve me Wolfgang Grossruck, drejtues në Asamblenë Parlamentare të OSBE, që e ndihmon Berishën sa herë ka nevojë të manipulojë zgjedhjet. Por Berisha në intervistën e dhënë për Vizion Plus para ca kohësh tha tekstualisht: “Jo nuk do ta ndërtojë (studio austriake). Ajo firmë që fitoi nuk mund ta ndërtojë se kërkoi tek 10% e investimit. Do jetë firma e dytë dhe ajo ka pranuar një çmim standard mesatar të projektit të zbatimit.”

Lexojeni më vëmendje, thotë firma e dytë do jetë fituese. Megjithatë as firma e dytë nuk u shpall fituese, por u vendos të mblidhej Komiteti Shtetëror për të gjetur një fitues. Një cirk i vërtetë. Njoftimi për mediat ishte bërë që dje. Ndërkohë sot Berisha u shfaq i nxirë në fytyrë në mbledhjen e Komitetit Shtetëror dhe tha se paratë nuk e trembin atë për të lënë në fuqi projektin fitues të studios austriake. “Nuk gjej një motiv solid që të mos e respektojmë vendimin e jurisë”, tha Berisha. Ai motivi solid quhet para, por për Berishën ky nocion nuk ka vlerë ndoshta. Kjo e tërboi Ministrin e Financave.

Por është mësuar me këto qëndrime të kryeministrit.

“Nuk shkon të dalim mbi zotërit e vlerësimit të këtyre projekteve. Ata vlerësuan projektin austriak dhe unë me gjithë dhimbjen që ndjej për çdo qindarkë të këtij buxheti, nuk e gjej veten se mund të vendos për një shumë të tillë mosrespektimin e verdiktit të korifejve të arkitekturës evropiane e botërore. I zgjodhëm, duhet t’i respektojmë. Kjo është dhe merita, ky është parimi, nuk është një shumë kaq domethënëse sa të na imponojë ne të përmbysim vendimet e një jurie. Shuma është 2.5 milion euro, pak më shumë ose më pak,” tha Berisha.

Topalli, Basha, Patozi, Olldashi e të tjerë heshtën dhe rrinin të skuqur si nxënësit e partisë në mbledhjen e Byrosë. U tentua me gjysma fjalish të thuhet se mund të shtyhet vendimi, por i plotfuqishmi u hodhi një shikim. Pastaj për pesë minuta vendimi u hodh në votim.

Madje për ta bërë akoma më qesharake, Berisha tha se ai është kryeministër dhe nuk mund të jetë vetë vali dhe vetë kadi. Në fakt është ashtu. Ngritën duart pa bërë shumë zë, ndërsa Berisha lëshoi një gjysëm fjalie se qeveria do e përkrahë fuqishëm projektin austriak.

Çfarë ka ndodhur që Berisha ndryshon mendje kaq shpejt dhe rrëzon gjërat që thotë vetë? Vetëm një njeri i kapur ndryshon mendje brenda ditës për një vendim të rëndësishëm.

17 komente në “SHENIM/ Vetëm një njeri i kapur vepron në këtë mënyrë”

  1. gjimi says:

    populli e votoi tani le ta duroje kete moster mire te ju behet,sepse edhe opozita per te nuk ekziston ky e ka marre shqiperine ne pronesi te tijen dhe ben sikur ja ka lane babai i tij politik enver hoxha.

    1. LORA says:

      Po ta kishte votuar populli nuk do t’i digjte votat e tij ne breg te Erzenit,duke i vertetuar botes mbare se eshte ilegjitim ne karrigen e kuseruar per cdo ore e dite.Po te ishte legjitim nuk do te pushkatonte njerzit,me duar ne xhepa,me 21 janar 2011.Vetem ti,gjimi,nuk e paske kuptuar!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. elinor says:

    Hahaha, Topalli e kompani u skuqen?? E pabesueshme!

  3. armand says:

    Jo i nderuar.Ne kemi rene me kohe ne gremine.Problemi eshte se jemi akoma ne ajer dhe po presim me mankth perplasjen ne fundin e gremines.
    Ky i yni eshte nje popull i çuditshem.S’di te nxjerri mesim nga pesimet.Nje tjeter 97-te po troket ne dere.

    1. labi says:

      Fabula e rradhes per Sali Berishen

      bezz bezz bezz,si Bizhdollan neper Ekrane.
      sa edhe femijet te bezdisur po thone:-
      Ou doli perseri ky plaku i Perrallave!
      Edhe ju e mesuat kete gje?-nderhyne babi.
      Po pse o Babi;-Vetem ky di te tregoje Perralla?
      Po te keqen Babi.Ai eshte ” bosi” i tyre.
      Por Ju mos ja vini Veshin,
      se dikur do qeshni me vete duke thene;
      “Pse ka patur Shqiperia te tille?”
      E pse na i thua keto o Babi?
      Sepse jane jo vetem perralla,por edhe rena.
      C,eshte rena,pyet femija
      Pyet ate plakun,se Ai eshte shpikesi i tyre.
      Po kaq i “zgjuar eshte Ai?
      Jo me shume se ai qe kemi ne stalle…

  4. ALBAN says:

    Berisha ka keshilltaret me te mire Grek dhe Serb qe i tregojne se cduhet te beje.

    1- Greqia nuk do te lejoje kurre ndertimin e nje parlamenti qe pasqyron kulturen ILIRE. Po ta shikonit me vemendje projekti i Italianit i jep Tiranes nje copez Ilirie te nderthurur me modernrn.

    2- Ai e beri kete qe te sfumoje vemendjen e publikut nga Gjyqi i Gerdecit.

    3- Ai eshte i menderosur dhe ne qofte se Austriaku qe ja ka mbuluar Mu… me Shu… do filloje te nxjerre sekretet Berisha nuk futet as si qytetar me ne Europe.

    Mbajeni ate baltsine ne krye te shtetit se drejt gremines po shkon i gjith Kombi Shqiptar.

  5. LORA says:

    Nuk e marr vesh se cfare ka te re ne kete lajm.Kjo eshte gjiriz-shfaqja e dr.dhjeramanit ketu e 22 vjet me rradhe.Dhe per me teper eshte nje shfaqje e perditeshme,aq sa nuk le mundesi edhe per ata qe vuajne nga amnezia te mund ta harrojne.

  6. mikel says:

    ore hapni syte mire ky ka mor cere budallai, medet qe ka per te na bo edhe ne gjysmenje, ithoni more nanjonit nga ato te pd se qe ta ndaloj,bo bo co bohet kshu.

    1. LORA says:

      Eshte kurthi i rradhes,Mikel,per te ndertuar alibine e budallait.Si paska mbetur arme tjeter;sic duket qarte ja kane vene “koqet ne bige”.Keshtu i thuhet laberishte e nuk di tjeter me te pershtateshme.
      Njerez,jini vigjilente!

  7. Horri i bulevardit says:

    Akoma besoni se ky njeri di te ndertoje?, te pakten deri tani e kemi pare vetem duke bere plane per te prishur dhe ai qe di vetem te prishe, ska aq tru qe te ndertoje, prisni njehere te ndertoje centralin berthamoe se do behemi fuqi energjitike.

  8. analist says:

    Ndihma laviro-politiko qe Berisha merr nga Austria dhe Grossruck ka sigurisht çmimin e saj,zgjedhjet dhe vjedhjet e reja jane ne prag te deres,prandaj projekti duhet miratuar,pike.

  9. TORpiDO says:

    per ata qe vertet duan te mesojne kush eshte maloku Sali Ram Berisha le te futen ne FB ne faqen e Taulant Balla dhe te shikojne nje dokument ne serbisht ku faktohet paster se ky felliqsire ka mbi 30 vjet qe punon si agjent serb..kjo eshte arsyeja e gjithe shkaterrimeve ne keto 20 vjet dhe zgjedhjet kthehen ne komedi pasi paguajne serbet per ta mbajt ne fuqi kete qelbesire brekgrisur Vucidoli…………….Nje tekst i shkurter ne gjuhen serbe ne dokumentat te cilave iu referova:

    Контактирао сам наш агент у Тирани. С.Берисха има веома добре односе са комунистичког руководства. 5. јануар 1987.

    Perkthyer ne shqip: U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë. S.Berisha ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987.

  10. psikologu says:

    TRE FAKTE
    1-Stan me lepuj s’behet.
    2-PS-PD zbatojne Katovicen 22 vite.
    3-Kur saliu qesh,situaten e ka keq.

  11. arrori says:

    ore bezat,thithe mire llullen.ai nuk eshte psikopat,por jemi ne debila,perderisa nuk mblidhemi te gjithe si popull,te behemi gardh e te mos lejojme njeri te ngreje kazmen mbi djersen e popullit.ky eshte turpi me imadh kundrejt ketij populli.100 miljon euro po presin te ndahen midis 3-4 vetave.edhe jozefina e shprehu fort lumturine e saj sot.hallall,kolopuca.

  12. Treviso says:

    E kam perseritur disa here qe sali Berisha ka qene i kapur se bashku me kompanine e tije. Shpresojme qe te mos kapen partite e reja qe sapo linden.

  13. gjon says:

    VETE ALI VETE KADI.KESHILLI I MINISTRAVE DHE QEVERIJA JANE KTHYER NE TEATER KUKULLASH,OPOZITE BEN SEHIRE.

  14. Tradhetari says:

    Shoku Sali ka 20 vjet qe zbaton per pike e per presje urdherat e atyre qe e kane pregatitur per kete dite. Nuk eshte miell i thesit te shokut Sali cka po ndodhe. Fatkeqesishte ka 20 vjet qe po e ndihmojme ne te gjithe PER TA KRYER ME SE MIRI KETE DETYRE. Fajin nuk e ka SHOKU SALI AI PO ZBATON URHDEAT PO BENE DETYREN E NGARKUAR. Cdo shqiptare duhet qe te mendoje perpara se te veproje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje