Amerikanët kanë një arsye shumë të fortë për tu krenuar. Universitetet e tyre janë më të mirat në botë, me një dominim thuajse absolut.
Harvard dhe Massachusetts Institute of Technology janë dy universitetet më të mira. Renditja është bërë nga The Times, që publikon Times Higher Education.
Renditja është bazuar në perceptimet e 17 mijë akademikëve. Në renditje është parë një rritje e ndjeshme e universiteteve të vendeve aziatike. Kjo ka sjellë më shumë prani në top 100 të universiteteve nga Kina, Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut.
Zvicra ka bërë një paraqitje shumë të mirë, pasi në krahasim me popullsinë, ka 3 universitete në top 100.
Renditja nuk ka një status zyrtar, por ka shumë rëndësi për shkak se edukimi i lartë është globalizuar shumë dhe universitetet përpiqen të bëjnë marketing.
Në dhjetëshen e parë ka dy universitete britanike. Të tjerët janë amerikane. Universitetet britanike, me famë në botë, kanë pësuar një rënie të ndjeshme në këtë renditje.
Ndërkohë që nga 100 universitetet e para, 44 janë në SHBA.
Sipas BBC, megjithatë edhe akademikët e pyetur janë në shumicë nga SHBA, respektivisht 44 përqind e të pyeturve.
10 universitetet mw tw mira
Harvard, SHBA
MIT, SHBA
Cambridge, Britani
Stanford, SHBA
California, Berkeley, SHBA
Oxford, Britani
Princeton, SHBA
California, Los Angeles, SHBA
Yale, SHBA
California Institute of Technology, SHBA
Ama,c’na thate edhe ju! Universitetet me te mira i kemi ne,duke filluar me ate te Henri(?!)Hajri Cilit P.D.-erast.
me i miri ne bot eshte kristali
ta japin dipllomen pa shkuar fare
ahhahahahaha
Ouuuuu….po UFO-n tone se paskan te 10 e pare keta!?