Babai e mbante në sallon këtë dhe ti e shkatërrove?

21 Mars 2012, 14:27Lifestyle TEMA
Babai e mbante në sallon këtë dhe ti e shkatërrove?

Djali i njeriut të shtatë më të pasur në botë është nën hetim pasi u përfshi në një përplasje fatale me makinën e babait të tij, një Mercedes McLaren SLR që kushton 900 mijë euro.

Babai i Thor Batista është biznesmeni Eike Batista, që ka një pasuri prej më shumë se 30 miliard dollarë.

20 vjeçari Thor po udhëtonte me makinën e babait kur u përplas me një çiklist. Punëtori i ndërtimit vdiq në vendngjarje. Policia nuk e ka arrestuar të birin e miliarderit, por ai do dëshmojë në gjykatë. Miliarderi tha se biri i tij nuk ishte fajtor, edhe pse i vinte keq për viktimën.

Batista e ka nisur nga zero dhe tani është i shtati më i pasur në botë. Ai pretendon të kalojë edhe Carlos Slim në krye të listës. Sipas tij në vitin 2015 ai do mund të fitojë 10 miliard dollarë në vit, duke tejkaluar çdokënd në planet. Ai është pronar i kompanisë EBX Group, që është një konglomerat gjigand që merret me naftë, gaz, miniera, ndërtim dhe në fushën e argëtimit. Asetet e saj kalojnë 1.5 trilion dollarë.

8 komente në “Babai e mbante në sallon këtë dhe ti e shkatërrove?”

  1. DHELPRA says:

    Ka ik jet njeriu o ju …. me gjith makinat e juaja, pasurin e ca keni…

    1. kinezi says:

      Dhelpra, mos u revolto shume! Ai i ndjeri nuk eshte shqiptar. U mesuam tashme:
      http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/

      1. DHELPRA says:

        Po gjynaf mo kinezo, ai me biciklet, ka len femijet jetim ndersa ai qan hallin e makines. Djali ktij BOSS-it as nuk do meret ne pyetje sepse leku e con ujin perpjete, pyt kryeministrin tone se ai i di mir kto gjera, se i kan ndodh shpesh…

  2. abc says:

    titulli eshte scandaloz. si mund nje makin te ket me shume vler se njeriu. turp per gazeten tema

  3. lino says:

    slr 900 mije euro ku e ka blere ? ketu ne los angeles kushton $ 450 mije dhe nje vit ne pritje ,carlos slim ashte renditur me i pasuri ne bote me 86 bilion dollare karshi 30 hahahahah

  4. titi. says:

    mire e ka dhelpra
    keto qe kane me shume rendesi u kushtojn makinave sesa njerzve
    se edhe kure te vdesin do ti marre me vete makinate apo leket se ndoshta i duhen edhe ne dynja tjeter hahhaha

    1. socialkomunisti says:

      Kur ne punonim(sigurisht jo te gjithe) per barazi dhe kerkonim qe te gjithe te trajtoheshin njesoj dhe me dinjitet disa na e muaren si lajthitje. Shikoni ku te ço kapitali. Ky zotria ka nje kapital 1.5 trilion dhe e mendoni se e ka arritur me djerse? Ky eshte nje perbindesh qe pi gjak e djerse te qindra e mijera njerezve punetor qe bejne nje jete pa dinjitet dhe per nje kafshate buke. Te na rroje kapitalizmi i tille. Mos u nxitoni, merreni me gjaktohtesi kur dikush te me kundershtoje. Shikojini vet milioneret e familjes Berisha, ku shumica mezi mbijeton. Ky eshte morali i kapitalit. Kjo eshte pangopesia e njerezve te degjeneruar. Kjo eshte shperfaqjqja kapitalizmit, ku miliarda e miliarda dollare jane te koncentruara ne pak duar e ku shumica derdh djerse e gjak per mbijetese. Hajde barazi hajde.

      1. tirona ime says:

        mire e ke ti,,,,i fusim ca kooperativa bujqesore,dhe ne tironsat,bojme prape palle ariu,se punojne katnaret e shkrete.Ty te ka njel ora daje,ke krevati i leninit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje