Rama me kongresmenin Peters
Kryetari i Partisë Socialiste pritet të shkojë në Angli pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty do të ketë takime me zyrtarë të Partisë Laburiste si dhe do të jetë i pranishëm në një nga institucionet arsimore më të njohura në botë, në Shkollën Ekonomike të Londrës, London School of Economics.
“Në rrugën e kthimit. Një tjetër stacion tërheqës fillimjavën e ardhshme takimet në Labour Party dhe në 26 mars London School of Economics,” shkruan Rama.
Ndërkohë zyra e shtypit e PS ka zbardhur takimet e Ramës me kongresmenët amerikanë.
Lideri i opozitës ka takuar kongresmenët Eliot Engell dhe Gary Peters. Ata janë zëdhënës aktivë të çështjeve shqiptare dhe përfaqësojnë komunitete në New York dhe Michigan ku ka votues me origjinë shqiptare “Një bisedë shumë miqësore me kongresmenët Engell e Peters ku folëm për programin tonë të ri dhe gjendjen në Shqipëri përgjithësisht,” shkruan Rama në faqen e tij zyrtare. Rama ka falenderuar dy kongresmenët për avokatinë e sinqertë ndaj Shqipërisë pa marrë anë politike, por duke synuar më të mirën për vendin. Kongresmeni Engel e çmoi shumë rolin dhe punën e Ramës në Shqipëri dhe u angazhua për një marrdhënie të ngushtë e mbështetëse. Kongresmeni Peters ofroi mbështetje të programit të PS në ndihmë të sipërmarrjeve të vogla e të mesme. Peters është autor i ligjeve kryesore që Presidenti Obama dekretoi për stimulimin e bizneseve të vogla të rrezikuara nga kriza ekonomike. PS do të konsiderojë disa nga idetë e Peters për programin e saj për të ndihmuar dhe jo rrënuar biznesin!
Rama ka zhvilluar një takim me një tjetër të zgjedhur të Kongresit Amerikan, me kongresmenin Gregory Meeks. Me kongresmenin Meeks, siç pohoi vetë Kryetari i PS u fol për Shqipërinë si vend aleat i palëkundur i ShBA dhe rëndësinë e demokratizimit të mëtejshëm të vendit tonët. Meeks është demokrati më i lartë në Komisionin e Marrdhënieve me Jashtë, grupi i Europës. Rama falenderoi Meeks për ndihmën legjislative në antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kërkoi të njëjtën mbështetje lobimi për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Meeks përshëndeti fokusimin e PS tek çështjet konkrete që ndihmojnë qytetarët dhe ftoi z. Rama për një vizitë të dytë në Kongresin Amerikan me fokus Komitetin e Marrdhënieve me Jashtë ku ai është drejtues i lartë.
Programi për Sportin është kapitull i veçantë i dokumentit themelor të socialistëve miratuar në Kongresin e 5 nëntorit. Kreu i PS është takuar edhe me një nga emrat më të njohur të futbollit amerikan, Heath Shuler, që tani përfaqëson Karolinën e Veriut në Kongres. Në takimin Rama Shuler është folur pikërisht për këtë kapitull të veçantë të Programit, për të bërë të mundur një rilindje për sportin shqiptar. “Një takim special me yllin e futbollit amerikan, kongresmenin Heath Shuler, ku folëm për programin tonë të sportit në shkollë,” u shpreh Rama pas takimit. Kongresmeni Shuler ofroi ide konkrete për të pasuruar kurrikulat e shkollave me edukimin sportive. Të dy ish-sportistët, sot politikanë, po planifikojnë një takim të dytë në Tiranë për t’i dhënë një promovim më të madh kulturës sportive në Shqipëri. Përpara takimit në Departamentin e Shtetit, Rama ka qenë në Bankën Botërore. “Në Bankën Botërore për të nxitur mbështetjen buxhetore për Shqipërinë si një instrument lehtësues për masat e domosdoshme antikrizë,” pohon vetë Kryetari Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Robert Aderholt është kongresmen i njohur i Kongresit Amerikan, Kryetar i Komisionit për Sigurinë e Brendshme Amerikane. Kryetari Edi Rama ka zhvilluar një takim të veçantë me Aderholt, i cili shërbën dhe si anëtar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, apo siç njihet ndryshe me emrin Komisioni Amerikan i Helsinkit. Komisioni Amerikan i Helsinkit është një agjenci e qeverisë amerikane, që monitoron dhe inkurajon zbatimin e Aktit Final të Helsinkit dhe përbëhet nga nëntë anëtarë të Kongresit, nëntë anëtarë të Senatit dhe nga një përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, i Mbrojtjes dhe i Tregtisë.
Takimi i Kryetarit Rama me kongresmenin Aderholt ka patur në qendër Shqipërinë. Vetë kryetari Rama në një mesazh në faqen zyrtare shprehet se “Takimi i fundit për këtë herë me kongresmenin Aderholt, kryetar i Komisionit të Sigurisë e po ashtu shumë i interesuar për Shqipërinë”.
Aderholt u informua informacion mbi procesin e reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi. Pas ftesës së zotit Rama, Aderholt mund të vizitojë Shqipërinë në Maj të këtij viti.
Ka mundesi qe edhe une mund te takoj kete debil, do provoj ta godas me cader si protestim per politiken e tij anti shqiptare
ooo toç…!
ca politike antishqiptare ka bo ky person??!! ai s’ka qene kurre ne qeveri, o trap!
Apo mos e ngateron me shitjen e naftes per sebine??! Freskohu pak,.. nuk eshte ky personi i preferuar i Fazllic!!
Do ta kete zene gjumi audiencen gjate ketij fjalimit ne lidhje me ekonomine te Rames! S’ishte nevoja; kemi saliun me abuzimin e tij ndaj tabulateve te Reganit per pune ekonomie. Rama te flasi ne ate fushe qe ka njohuri, twitter per shembull; te tjerat i perkasin specialisteve! Gjithashtu te flase ne lidhje me punen e tij te palodhshme per “rrezimin” e kesaj qeverie!
Shi si qesh. Si petull. Keta militantet e vet, duke pa Ramen sesi qesh, kujtojne se i ka thone Amerika qe “ik se i ke te fitume zgjedhjet” Prite 2013-ten me gezim e me hare o Edi Rama se do e hash ne mythe edhe nje 4 vjecar tjeter
Ku i keni fotografite me takimet,se duam ta dime se me cfare eshte takuar Edi Rames ne amerike,apo jane takime te sajuara….
Vetem Shikoju emnat e merre me mend c’far komentues tutkuna jane.Njani Ramiz e tjetri Qerim. Qerim ne vitin 2012.Shko ndrroje emnin mor shkop shurret.Qerim……Qerim…..C’far shpellarit-taman rrot k….it
E paska angazhuar ushtrine ne mediat opozitare kryeministri.
Se mos kane zanat ata, ja vidh e shkruaj
Edi ja tregove historine e Ores me Presidentin Bush qe vodhen ne Kruje?
Po historine e Griseldes , qe ne shqiperi qeverija te vjedhin foshnjen ne bark????????????????????????????????????????? ja tregove ??
Besoj jane bindur ne DASH se shqiptaret ne shumice jane krejt te kundert me ate qe ka 22 vjet qe i turperon,pra nuk kane te karhasuar me dr.dhjeramanin.
I faleminderit Edi Rames qe na perfaqeson ne staturen e vertete te partnerit dinjitoz.Qofte fillim i mbare per Shqiperine e shekullit te 21-te.
Ky Ramy i vjeter pasi e goditi ne 97-ten, me leve ne koke Edi Ramen dhe e la te shtrire e te pergjakur gati te vdekur(kujtoj se kishte vdekur,ndaj i trembur dhe i gezuar, vrapoj qe ti jap lajmin Sali Berishes e per te marre shperblimin),ne nje nga rruget e Tirones, tani eshte perseri i gatshem per ta qelluar e vrare perseri,si ne 97-ten!!!
Njerez ruhuni nga kucedrat me shume koka qe ka pjelle PERBINDESHI shqiptar Sali Berisha.
Kur përkthehet Partia e Punës e Shqipërisë në anglisht, del:
Albanian Labour Party.
Pse kur përkthehet British Labour Party në shqip, pse mbetet Partia Laburiste dhe jo Partia e Punës?
RTSH APO RTS … !?
– Si mund te paguajne takse shqpitaret per nje televizion
publik qe i sherben vetem me pak se 10 per qind te shikuesve
– Cfare pret opozita dhe lidershipi i saj !?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ndoqa dje tre kronikat kryesore te lajmeve te Radiotelevizionit Shqiptar, qe vetem emrin e ka te tille. Them vetem emrin sepse thelbi i politikes se tij redaktoriale eshte vetem axhenda e qeverise me vota te vjedhura, por jo axhenda e vertete e shqiptareve.
Ne te gjitha kronikat e sotme te lajmeve kryesore te RTSH pashe e degjova gjithcka lidhet me axhenden e qeverise, por jo te shqiptareve.
Pashe e degjova vizitat e perqafimet e Sali Berishes ne Budapestin antievropian…. e deri edhe nje marreveshje nderqeveritare midis dy ministrave te se njejtes qeveri, Petrit Vasilit te Shendetesise e Eduart Halimit te Drejtesise…
Pashe e degjova cfare nuk pashe e cfare nuk degjova…..
Bile… bile edhe nje kronike per Cmimin e posacem te nje Instituti Slloven per ish- Ministrin e Jashtem dhe ish Zevendesin e Berishes, Ilir Meta, per politiken e tij te jashteme ne 2010-ten, kur u kap ne flagrance nga zevendsi i tij ne LSI dhe ministri i tij i Ekonomise Dritan Prifti ne pazare e allishverishe 700 mije europshe me nje dore…
Pashe cfare nuk pashe. E degjova cfare nuk degjova, por as nuk pashe e as nuk degjova asnje fjale per viziten e suksesshme e mjaft interesante te liderit te opozites Edvin Rama ne kryeqytetin e politikes boterore Uashington , ku vendosen fatet e Botes.
Pashe cfare nuk pashe e degjova cfare nuk degjova. Por as pashe e as degjova asnje fjale per intervisten e ” armikut te kllases Edi Rama” me Radion Zeri i Amerikes, as per takimin me ndihmes-zevendes- sekretarin amerikan te Shtetit Riker.
Pashe cfare nuk pashe…. Degjova cfare nuk degjova . por as pashe e as nuk degjova asnje fjale, lere me kronike per takimet intensive te Rames ne Banken Boterore e sidomos me pese kongresmene amerikane , perfshi edhe kryetarin e Komitetit et Helsinkit te Kongresit amerikan… Nje rast i rralle ky per politiken shqiptare…
Total black-out… Heshtje totale…. Erresire totale. Bojkot total perballe nje ngjarjeje qe ka terhequr vemendjen e ndiqet me nje interes te jashtezakonshem nga mbare shqiptaret e nderkomebetaret qe mendojne ose ndjekin politiken shqiptare.
Pse!? Jo sot, por qysh prej Vitit Zero te Sali Berishes, 22 marsit 1992 kur ai mori karriken e Presidentit te Shqiperise e sa kohe ai qeveris ne Shqiperi, RTSH eshte vetem telalli i tij dhe klanit te tij.
Jo i shqiptareve. Jo i popullit shqiptar, qe ndan mundin e djersen e vet, qe ndan urine dhe parate e ilaceve, qe ndan papunesine e listat e veresijes, buken e femijeve dhe qindarkat e mortit… ne te cilen e ka zhytur pikerisht kjo qeverisje kusare e vrastare me vota te vjedhura, per te majtur gjalle kete televizion te deshtuar e te falimentuar ne cdo shtet me ekonomi tregu ne Bote.
Behet fjale per Radiotelevizionin e me pak se nje te dhjeten e shqiptareve qe kan perkrahur ose votuar per Sali Berishen e qeverisjen e tij keto tete vjetet e fundit.
Si pranojne shqiptaret te paguajne taksa per te mbajtur ne kembe kete ciban berishist qe nuk ka asgje te perbashket me 90 per qind te tyre!?
Si pranon opozita dhe lidershipi i saj qe te behen bashkefinancuas dhe sponsore te nje telvizioni qe nuk ka asgje te perbashket me interesat e publikut dhe te shqiptareve, qe vjell helm e vrere dhe nuk pasqyron as ngjarje madhore, sic eshte vizita dhe takimet e liderit te saj Edi Rama ne Uashington apo Nju Jork !?
Cfare pret opozita dhe Edi Rama qe nuk i bjene thirrje perkrahesve dhe votuesve te tyre dhe nuk marrin vendim te prere e te menjehershem te nderpresin cdo pagese te tyre per nje televizion qe jo vetem nuk eshte, por shkon kunder interesave te tyre!?
Nje hap minimal i mosbindjes qytetare ndaj nje telalli te shpallur ashiqare te nje qeverisje aspak qytetare.
Per nje Radiotelevizion qe shkon kunder rregullave me te thjeshta demokratike per nje informim objektiv, te sakte dhe te paanshem!?
Per nje televizion qe jo vetem shkel ligjet e shtetit qe duhet te perfaqesonte dhe ligjet me elementare te ekonomise se tregut dhe konkurences se lire!?
Kujt pervec Sali Berishes dhe qevezise se tij, i duhet nje televizion si RTSH apo nje agjenci lajmesh si ATSH, qe nuk jane ne gjendje te mbajne vetveten e te sigurojne edhe fitim ne kushtet e nje ekonomie tregu!?
Kujt i duhet nje RTSH apo nje ATSH, qe ne vend te ishin e te jene zeri dhe syri i mbare shqiptareve ne mbare Boten, jane kthyer ne zerin e vetem, ne altoparlanetin e shemtuar e krejt te njeanshem te Sali Berishes dhe klanit te tij!?
Po opozita cfare ben!?
Pse nuk vepron tamam sic do te vepronte cdo opozite serioze kudo ne Bote perballe nje televizioni qe vetem emrin e ka RTSH.
Ne fakt ai nuk eshte RTSH. Ai eshte fund e krye RTS.
Pra nuk eshte Radiotelevizioni Shqiptar, RTSH. Ai eshte kembe e koke Radiotelevizioni i Sales, RTS !
para kesaj fotoje te improvizume prej halli nga ky sharlatan deshtak,pasi lexojne budallalliqet pafund te ketij donkishoti 180vjecar…. hidhen perpjete nga gezimi tipat e ketyre (lora askushat e shkodran prej malciet….)hahahaaa sa me lart hidhen aq me keq e thyejne qafen bien kokepingul poshte hahahaaaa
Dicka e madhe(shperberje personaliteti)ka ndodhur me Ramen keto dy tre vjetet e fundit: I vjedh pushtetet pa rreshtur nje malok anadollak-komunist dhe ai na mburret se e priti zevendesi i ndihmesit te sekretarit.Me siguri qe me pas, ka pasur dhe nje takim me pastruesen e institucionit, te cilin nuk na informon.Dhe te mendosh sa shume e kemi respektuar dhe shpresuar tek ky!
Edi Rama mashtron me titujt – “Balkanweb/Gazeta Shqiptare: Peters mbeshtet programing e PS-se”
Kaq i rendesishem ishte takimi i Edi Rames me Kongresmenin Peters saqe ky i fundit as nuk e permend ne axhenden zyrtare te tij ne faqen e internetit. (http://peters.house.gov/) Jo vetem kaq po as seksioni i fotove ditore te Kongresmenit Amerikan nuk e jep foton e perbashket te Edi Rames dhe Peters.
Is is true that US Congressmen Gary Peters (D-MI 9) supports the socialist programme for Albania?
Is it true that US Congressmen Gary Peters (D-MI 9) has promissed the leader of the former Communist Party of Albania that he will support this party’s socialist programme for next upcoming elections ?