Ambasadori danez sulmon gjykatësit e korruptuar: Po betonizojnë bregdetin

24 Mars 2012, 10:59Sociale TEMA

Një nga shpresat më të mëdha që kanë investitorët, por edhe qeveria, është që të huajt të vërshojnë në Shqipëri për të blerë apartamente në bregdet, nga ato që njihen me emrin ‘shtëpi e dytë’.

Por deri më tani një gjë e tillë rrallë ka ndodhur. Madje edhe kur ka ndodhur, të huajt që kanë blerë shtëpi është dashur të përballen me realitetin shqiptar.

Ka ndodhur kështu me katër familje, dy suedeze dhe dy daneze, që kanë blerë apartamente në Sarandë, 150 metër larg detit, me një kontratë që specifikon se ata do kenë pamje nga deti. Por papritur para tyre ka mbirë një pallat që u zë pamjen, 30 metër larg detit. Familjarët janë ankuar dhe për këtë çështje ka reaguar edhe ambasadori danez në Tiranë, Karsten Ankjaer Jensen. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa thotë se ata e kanë pezulluar ndërtimin, por çështja ka shkuar në gjykatë, e cila i ka hapur rrugë ndërtimit. Për këtë arsye ambasadori Jensen tha se nëse një gjykatës i korruptuar jep një vendim të tillë, dëmtohet reputacioni i Shqipërisë. “Betonizimi i bregdetit është një parashikim i zymtë për investimet e të huajve. Nëse një nëpunës i shërbimit civil apo një gjykatës i korruptuar jep një vendim që nuk është në përputhje me ligjet, kjo shkatërron reputacionin e Shqipërisë,” tha Jensen. Ai tha se kjo do mbajë larg Shqipërisë të huajt dhe do dëmtojë vetë qytetarët shqiptarë.

Bashkia e Sarandës është ankuar se gjykatësit po shkatërrojnë bregdetin duke u hapur rrugë ndërtimeve.

22 komente në “Ambasadori danez sulmon gjykatësit e korruptuar: Po betonizojnë bregdetin”

  1. ora09 says:

    Eshte per tu cuditur, por asnje gazete nuk permend ndonjehere Shpetim Gjiken, kryetarin pasha te Vlores.
    Kaq ne rregull qenka ky kryebashkiak? Aq me teper qeveria e Berishes, gjasme e djathte, nuk permend asnje shkelje te ketij njeriu.
    Zerat e liga thone se i majti i Vlores e ka me mire me Sali Berishen se sa me kryetarin e tij Edi Ramen…. Dhe kjo nuk do shume mendje. Ne Vlore ne bregdet, me falni ne det, po ndertohet nje pallat. Ky eshte fryti i bisnesit Gjika-Berisha. Kushedi se cfare eshte bere e do te behet ne kurriz te Vlores nga ky binom atavist.
    Eshte per te ardhur keq edhe per intelektualet e Vlores, ata qe kane mbetur, qe nuk reagojne fare per cdo gje qe ben Shpetimi.
    Ah,…kot i shkruaj edhe une keto rreshta… Kush do me degjoje? Ndoshta ndonje qe nuk ka se cfare te beje tjeter, vecse te lexoje ne internet mbi katrahuren shqiptare dhe te shaje me vete te djathte e te majte.
    Le ta leme Shpetimin te beje cfare te doje…..Ai do te jete regjent edhe kater vjet te tjera, si i zgjedhur nga populli.

    1. Vasil Gjika says:

      Sa gjynah qe e do shumica Shpetimin dhe gazetat, pervec servilave qe i shkonin nga mbrapa Ardian Kollozit dhe tani skane ku te shkojne per te lypur…se u iku ne Tirane Ardi…

    2. M says:

      Ora 09, eshte krejt normal deshperimi yt, madje do ta thosha pa frike fare se eshte me shume se nje reagim i pergjegjshem qytetar. Personalisht sa me shume zera si ti degjoj aq me shume me rritet optimizmi. Ora09, duhet shume, po shume durim edhe shprese…Gjuetari i gjarperinjve gjithe jeten ekspozohet me vetmburrje, sepse ben sportin me te rrezikshem, por nuk ka qofte edhe nje rast te vetem ne gjithe historine e ketyre gjuetareve qe te mos u kete ardhur vdekja pikerisht nga helmi i prese se tyre.
      Ciao

    3. DJ SalikarVic Idoli says:

      Shtepia jon plot me drit,
      Plot me dashuri
      per njerzit tane te miiiiir!
      I duam ne njerzit
      Ti kemi gjithmon prane…
      http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/

  2. Deni says:

    Faleminderit Z.Ambasador per angazhimin dhe thenjen e gjerave troc ashtu sic jane,se Sali Rrumpalla ka 20 vjet qe ben ham ham e deformon cdo fjali me lojra fjalesh.

    1. Ueee, po ky po kopjo Edvinin tuj fjal per fjal. Puqistttttttt
      Doktori ka besim te plote te Gjykata, nga e Larta te e ulta, kjo ka randsi

  3. Argita_B says:

    Shume e drejte, kam qen ne Sarande me pushime ne vitet 1987-88 dhe kam qene dhe para 2 -3 vjetesh, Saranda eshte shnderruar ne nje qytet beton, pas asnje lloj bukurie, pra i humbi per jete shpresat qe mund te kishte te shnderrohej ne nje qytet turistik.
    Saranda mund te mbushet me turiste nga Kosova apo nga Maqedonia, po kurre me turiste perendimore, pasi perveç visites se Butrinit nje dite, nuk ka asgje tjeter per ti ofruar turisteve perendimore.
    Ah, deputet i Sarandes e dini kush eshte, nje fare…Fatos NANO, qe pretendon te behet President i Shqiperise dhe qe nuk ka bere asnje gje per votat qe populli i Sarandes i besoi.

    1. Latif Dreqi says:

      Mos ia fut kot..deputeti, ska asnje rol sa i perket ndertimeve, lejeve etj..flas ne aspektin juridik!Lejet leshohen ne rastin me te mire nga Bashkite dhe komunat, sigurisht atehere kur ndertohet me leje.Keshtu eshte cdo qytet i Shqiperise, pak a shume si Saranda..beton dhe vetem beton, pa pike shije, pa pike arkitekture..pale kur ndertojne ato binate e betonit, skelete te cilat kane mbetur ashtu te shqyera, pasi banditi-pronar ka rene ne burg apo i kane mbaruar paret.ky eshte demi me i madh qe i eshte bere vendit, masakra urbane, e cila nuk mund te rekuperohet me..Shiko dokumentare nga Shqiperia e viteve ’70-’80, plot ullishta, agrume e gleberim..rruget me peme..shiko tani si eshte katandisur Golemi, Vlora, Dhermiu, Ksamili, Saranda..

      1. Olti says:

        Mua me duket se Vlora eshte shume me mire se Durresi e Saranda! A eshte merite e Gjikes APo Vlonjateve nuk e di! Saranda nuk ka me Shprese, Durresi u mbipopullua si qytet tashme dhe e ardhmja do jete tek Gjiri i Lalzit dhe Ne ndonje pike tjeter! Shengjini eshte irekullueshem Po ka probleme te tjera: me shume miskonja! Jo cdo qytet eshte abuzuar njesoj!

        1. Argita_B says:

          Shume e sakte, Vlora eshte i vetmi qytet ne Shqiperi qe mban era “Evrope” ku pallatet e ndretuara jane ne harmoni, ka nje arkitekture e cila ka per filozofi te krijoj akse te gjera, pallate te te njetes lartesi, ngjyre, pra ka nje strategji.

      2. Argita_B says:

        Latif Dreqi,

        Lexo ç’fare shkruaj:
        ————————————————-

        “Ah, deputet i Sarandes e dini kush eshte, nje fare…Fatos NANO, qe pretendon te behet President i Shqiperise dhe qe nuk ka bere asnje gje per votat qe populli i Sarandes i besoi.”

        —————————————————-

        Mund te permendesh ketu vetem nje pune qe ka bere Fatos Nano per Saranden, ne menyre spontane, thjesht vetem nje pune qe i ka sherbyer komunitetit qe i besoi voten, dhe per te cilen merr rrogen si deputet prej me shume se 3 vitesh?

  4. fshatari says:

    HERR JENSEN!WIR DANKEN!

  5. Hamiti says:

    ku i kishin syte keta te huaj ne prapanice,mire ta pesojne pse ca kujtuan ata se u be deti kos,por cdo e keqe ka dhe nje te mire sepse ne kete menyre Shqiperia nuk do mbushet me lloj lloj te huaj sic eshte mbushur gjithe evropa por do ruaj popullsine e saj ekzemplare nga globalizmi.

    1. letasify says:

      uaaaaaaaaa !!!!!!!!!! Ke quan ti popullsi ekzemplare, ata si puna jote ?!!!! Perkundrazi,ne na bejne mire ca popullsi skandinave te pakten per nga kultura. Pastaj per ca thua ti ; u be deti kos ? Ata duan ate qe kane paguar dhe firmosur. Syte ne balle i kishin por kur kane paguar nuk ka qene pallati tjeter , ai qe u ndertua me pas. Ku gjen vend ketu pyetja jote se ku i kishin syte ? Ne bythe (te me falin te tjeret qe nuk jane si ky qe po replikoj) i paske syte ti se ata i kane ne balle. Por u ve faj vetem se kane investuar ne Shqiperi ne nje kohe kur e mbajne peng njerez injorante si puna jote. Pershendetje gazetes .

  6. Horri i bulevardit says:

    Zoti ambasador, keni qene pak me shume se i drejte nga te gjithe ambasadoret qe jane akredituar ne vendin tone, por dhe kjo nuk mjafton se perseri jeni shume te mefshet edhe ne kete proteste, ju perseri e beni se ju dogji pikerisht juve dhe shtetasit tuaj, se kjo gjendje ka kohe qe mbizoteron ne territorin shqiptar dhe vecanerisht ne bregdet.
    Juve ne ato 12-pikat qe i kini vene si detyre qeverise shqiptare, per te hyre ne BE, keni vene si detyre dhe ceshtjen e pronave, ceshtje qe ju shume mire e dini se kjo qeveri smund ta plotesoje, se jane pikerisht ministrat e te dyj partive, por vecanerisht PD-ja, dhe familja Berisha, qe i kane shitur dhe stershitur keto prona.
    A keni pyetyr ndonjehere se ajo prone atje ku eshte ndertuar ai pallat, ku shtetasit tuaj kane blere, se e kujt ka qene? dhe si e ka marre ndertuesi ate leje dhe me titull prone, te dhene po nga ajo gjykate qe ju thoni se eshte e korruptuar.
    Epo une ju them se ne Shqiperi ska patur toke te lire dhe ska ne fakt, se ato prona kane patur nje pronar, qe shteti komunist ja konfiskoi dhe qeveria Berisha, ja shiti me pa te drejte dhe ne menyre abuzive me ligje diktatoriale, te treteve.
    Ne qofte se ju zoti ambasador do te kerkoni qe pika ku eshte shkruar, ceshtja e pronave te realizohet, atehere une perseri ju them se Shqiperia kurre nuk do te hyje ne BE, se nuk mundet te realizoje piken kryesore qe permban nje shtet demokratik qe bazohet ne te drejten e prones dhe fjales se lire.

  7. LORA says:

    Po te shikosh bregdetin verior te Adriatikut,duke nisur qe nga Ulqini,vihet re ngritja shkalle shkalle e lartesive te godinave me nje sheshpamje te qarte nga deti, per rezidentet e tyre.Eshte aq e thjeshte sa shkelja e ketij principi urbanistik eshte produkt destruktivitetit qeverises.Kete,as me shume e as me pak,po thote fort i nderuari ambasador Jensen.
    Qysh kur mender politika mbylli me dhune Institutet e Ndertimit dhe Urbanistikes qe kishin detyrimin ligjor te ideimit per gjithe zhvillimet urbane ne vend,nuk na eshte ndare per asnje moment katrahura kriminale ne kete fushe.Nese ne fusha te tjera mund te behen korrigjime,ne kete vetem theksohet(ne menyre te pakthyeshme) vula e qeverisjeve me kriminale per fatin e shqiptareve e te Shqiperise.
    Mbeshtes plotesisht komentusin “ora09″ne denoncimin dhe shqetesimin e tij.Kreu i Bashkise Vlore eshte akaparuesi me i ndyre me interesat e pushtetit qendror,perkunder interesave te zhvillimit te Vlores.E cmund te presesh nga nje katunar pisanjoz,si Shpetim Gjika .Me dhemb shume pushtimi i Kalase nga ai betonizim shpifesire e kriminal sa me s’behet.

    1. Vasil Gjika says:

      Lypesit e Kollozit skane ku te lypin tani meqe e mori ne Tirane Sala Ardin…

  8. salah says:

    Gjykatësit penal, politikanë, prokurorë dhe prefektët janë normale në Shqipëri!

    jashtëzakonisht të trashë, anti-njerëz dhe shkatërrimin e zonës turistike dhe plazhet, si në terrorizëm! Administrata dhe politikanët, një idealist triller primitiv idiots Club

  9. brazil says:

    O zot sa spekullohet ne Shqiperi me thenien “eshte vendimi i gjykates”.Gjykatat shqiptare ,institucion po themi kot,jane super te corruptuara,dhe mbas vendimeve skandaloze del Sali Berisha dhe gjithe oborri dhe thote ,vendimet e gjykatave jane te patjetersueshme,jane verdikte etj,dhe ketu bejne krahasime me boten paftyresisht fare,por vetem ne Shqiperi gjykatat s’kane lidhje fare me gjykatat jashte Shqiperise. Aty po nuk pagove,je i mbarum.Edhe une flas kot,kodra mbas bregut,kur sheh gjyqtaret shqiptare te duket vetja se po te gjykojne talebanet,te gjithe te deformuar nga trupi,kokemedhenj,dhe barkderra,injorante klasike .Cte besh fatmira hajdari,gjon gjoni,sashenka,brocit qe po i pellcet barku nga grykesia etj,etj.Varja,vend i mallkum Shqiperia.

  10. gallata says:

    Katundare katundare fshatare e prape fshatare,maloke e maloke e prape katundare e prape fshatare…kjo eshte Shqiperia e tyre,kjo eshte Shqiperia sot ,dhe ne krye kane nje katundaro-malok dru me pre .E si pretendoni qe Shqiperia te jete ndryshe nga ç’eshte ?!

  11. winona says:

    ky pederasti qenka bere keq per gjyqtaret?? po a nuk eshte kjo deklarate e tij nje “nderhyrje” ne pavarsine e gjyqsorit ne shqiperi? legen bq eshte edhe ky

  12. Ilir says:

    Une e kuptoj faktin qe ndertimet ne Shqiperi behen pa plan dhe per interesa fitimi dhe mafia po ben kerdine. Por nuk e kuptoj se ku e gjen te drejten ky ambasador qe te ankohet per dy qytetare te tij ne qeverine shqiptare. Imagjinoni dy qytetare shqiptare ne Danimarke dhe para pallatit ku ata jetojne ndertohet nje pallat tjeter. A e imagjinoni qe ambasadori shqiptar te ankohet per qytetaret shqiptare ne Danimarke? Te themi qe ambasadori shqiptar do te ndiqte politiken e nje qeverie shqiptare qe kujdeset per qytetaret e vet (sepse qeveria e Berishes nuk e can by….n per qytetaret e vet). A do ta degjonte qeveria daneze ankimin e ti? Do ti thoshte shporru ketej, jashte zyrave, dhe se cfare do ndertojme ne eshte toka dhe puna e jone. Uaaa!? Kjo eshte shume zoti ambasador. Une kam ndjekur intervistat e ketij ambasadori dhe mendimet (kritikat) e tij te hapura me pelqejne. Por kjo shkon shume me teper se sa detyra e nje ambasadori ne nje vend te huaj. Jemi ne dhe qeveria lapangjose e Berishes qe u kemi dhene kaq shume autoritet ketyre ambasadoreve te huaj. I kemi bere si ato celebritetet e filmave dhe te modes qe ju japim ekranet e televizoreve dhe faqet e gazetave sa here qe ata desherojne. A keni pare ndonje ambasador te huaj ne vendet ne Europe apo ne Amerike te dalin ne televizor apo gazeta me perjashtim te periudhave kur fillojne konfliktet e armatosura.

    P.S.: Dikush mund te thote qe Danimarka nuk eshte si Shqiperia dhe nuk lejon ndertime si keto tonat. Kini parasysh qe lorrupsioni eshte pjese e qenies njerezore dhe njerez te korruptuar ka ne gjithe Europen. Shikoni se cben mafia ne Itali dhe ne shume vende te tjera te Europes. Pra Europianet nuk jane engjej por bejne mizen tra per Shqiperine dhe na paraqesin si me bisht dhe sillen sikur ata jane me te avancuar intelektualisht se ne. Ne jemi inferioret. Sigurisht qe me Berishen ne krye ata kane te drejte te na portretizojne dhe sillen me ne si shpellare. POr nuk jemi te gjithe si Berisha dhe jo te gjithe vijme nga shpellat e Vicidolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje