FOTO LAJM: E keni dhuratë nga pensionisti që kemi në krye të qeverisë!

24 Mars 2012, 11:35Sociale TEMA
FOTO LAJM: E keni dhuratë nga pensionisti që kemi në krye të

“Vetëm Zoti lart dhe sovrani në tokë mund të më pengojë në realizimin e projektit madhor për Shqipërinë e zhvilluar,” tha Berisha para dy ditësh. Sipas respublica.al, për të kapur vendin e fundit në listë ndër vendet e zhvilluara, Bahamasin, do na duhen 60 vite.

Ne vërtet nuk jemi Bahamas, ama një parajsë në tokë jemi. Kjo foto e pensionistëve në radhë për të marrë ato kacidhe që u jep shteti, e fakton diçka të tillë. Kanë ditë që nuk marrin dot ato pak para për të përballuar shpenzimet e shumta mujore. E ka fajin ai pensionisti që kemi kryeministër.

21 komente në “FOTO LAJM: E keni dhuratë nga pensionisti që kemi në krye të qeverisë!”

  1. Martin Ph says:

    U nxjerin “mallin” e diteve te komunizmit per t’ja u kujtuar se jane ende ketu ne krye.Tuuuuuurp gjithe diten e naten.Turp.Turp.

    1. Mkujtoi tollonat, i falemners Doktorit qi na mallengje perhere.
      Kjo o radha e zhvillimit, mos na demonizoni

  2. Real says:

    Mire pensionet qesharake,po pse duhen stermunduar pleqte e shkrete,kete nuk kam arritur ta kuptoj dot? Pse te mos u dergohen parate automatikisht ne kontot e tyre qe ne mos i paçin,ju duhen hapur neper banka dhe ishte shmangur kjo pamje mjeruese para sportelave me hekura.
    Po thuaj ti ku marrin vesh viçidolsit dhe bathoret qe komandojne shqiperine nga keto pune…

    1. gallata says:

      Sepse or Real duhet VIZION,PERKUSHTIM E NDERSHMERI .A te duket se e kane te pakten nje nga keto virtyte keta ?

  3. Horri i bulevardit says:

    Para 90-tes, kishim leket por rrinim ne rradhe per te blere, mbas 2005-ses, rrime ne rradhe per te marre ca leke.
    Arritje fantastike e qeverise Berisha, qe festoi me manifestues te marre me force, pervjetorin e Saliut.
    Pyeteni kur e ka Saliu ditlindjen, se duhet te behet dite pushimi dhe feste si ditlindja e atij emershuarit.

  4. Landi- Sverige says:

    Keto foto mos ju kujtojne nje periudhe jo te larget, me te njejtin pensionist ne krye, kur u mbyllen firmat piramidale? Ku po shkon Shqiperia “gjigane” e “parave me te pastra ne bote??!!”

  5. gucja says:

    Ja, se do vi rama,e do i zgjidhi kto pune,,,,do rrisi pensionin, dhe do ja coje neper shpija leket.Mjere ky popull hajdar,qe do heqi nje plehre,e do veje nje trongull. Shit moca, e blej klysh.Po xhanem mire e kon kto,,,kur kan me shume tifoza,se REALI MADRITIT.Te pakten ato shofin spektakel,kurse ktyne te tonve,i bojne spektakel.Boni mer car te doni,,,se dele lindet,keca do nordhni

  6. Zamira says:

    pse o mjeran “gucja” trembesh nga rama ? ti se ke provuar . a te marte saliu me vete ,a nuk te dhimbsen keta pensioniste? ske faj jo se e ka mare pjesen e tortes per vete o guce !!!!!

  7. Treviso says:

    ç’far eshte kjo foto kshtu ne vitin 2012? Ne ç’far vendi te botes gjenden keto radhe per te marre pencionet? ç’far fshihet ne ato zyra qe ndajne pencionet.Ku eshte Veronika? Ku eshte Roni i vjeter per te ç’bllokuar keto rradhe dhe pencionistet te mbarojne pune maksimumi per 1ore.
    Me duket atje funksionon keshtu: ku ka me marre ka shume radhe dhe ku ka medhane nuk ka rradhe.

  8. Zamira says:

    SA TE KEMI NJERES SI 3GUCJA3 KESHTU DO VUAJE KY POPULL . MJERE TI O “GUCE “MJERANI,TI JE PA ZEMER O MAVRI. BEN HIJE KOT NE KETE TOKE
    . MBAN DHEU TURLI FARE LLOJ PLERASH E JO ME TY.

  9. sociologu says:

    REZJA E AFTESIVE TE NJRIUT.
    Mund ta maresh edhe pushtetin,sepse me dredhira,intriga,pislleqe e mer,eshte puna sa e ke rezen e aftesive per drejtim.
    Zogu,Enveri,Ramizi,Nanoja,Saliu,e vertetoi koha qe rezen seicili e kishte poshte nivelit per drejtues shteti.
    Fakti qe pensionistet torturohen per kacidhet qe u japin,deshmon rezen e ulet te Saliut per drejtim.Kjo pune dhe gjithe ato qe Saliu nuk i zgjith dot vertetojne se jane pune qe ngelen jashte rezes se “trurit te burrit te shtetit Sali.”

    1. Lomi pri Baldushku says:

      Nona ne bbaba dulën m’pension m’kohe t’Enverit ne una ne gruja i pleqnum. Jetojshim mirë nuk na mungojshin paret. Njerzit më pytshin tina Lomo i ma pleqt? Po i thojsha una i maj. Ho t’lumt m’thojshin. Mirpo mas ca vjetësh nona përpara ne baba mrapa hikën nga kjo botë i past rahmet shpirti. I dite m’thot gruja Lomo duhet me e shtërnu kaishin se nuk kina mo pensionet e Babës e nonës( kom ne tre kalamoj qy m’at kohe mo i modhi ishte 12 vjeç). Si mi i thosh. Una kujtojsha se i majshim ne babën e nonën kurse e fërteta paska qen se na majshin ato ne.

      1. Horri i bulevardit says:

        Mir qe e paske kuptu Lomo, po thuj ktyre nuseve te reja ca te thon.

  10. dallaveri says:

    Si nuk u lodh ky popull vetem duke konstatuar?Cd’o popull e meriton qeverine qe ka.

  11. hahaha says:

    shume pamje e dhimbshme ,keta jane njerez qe punuan pa kursyer asgje dhe e siguruan pensionin me djersen e ballit pamvaresisht se nen cfare regjimi. pensionistet e meritojne pensionin dhe shume here me te larte.

    sali berisha u djegsh i gjalle me gjith cte mban pragu i deres.

    te kepusin shpirtin e te mendosh qe shumica i kane dhe femijet large.

  12. Europa says:

    pd-ps dmth.POLIKAVECET.KJO ESSHTE RRALLA,per ne europe.

  13. DHELPRA says:

    Jemi popull shum tolerant, perfundimisht…

  14. Martin Ph says:

    Oooo Guce !!! Te paska mare malli per dash e cjap me duket,qe personifikon shqiptaret me dele e kecer.

  15. Visar says:

    E meritojne te rrine ne radhe sepse vete e kane zgjedhur, pse ia dhane voten, vertet ua vodhi por jo te gjitha votat i vodhi. Tani do te jene dy parti te reja, voten pa hezituar tua japin ketyre pasrtive sepse jab=ne shpresa e vetme Shqiperia dhe shqiptaret te sheptojne

  16. SHKODRANI says:

    KJO ESHTE MARIFET ME I HEQE QAFE KETA PLEQ E PLAKA SE PERNDRYSHE KU TI MARRIM PARET ME BA PARLAMENTIN E RI PER XHOZIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje