Deputeti Gazmend Oketa ka folur për gazetën Shqip në lidhje me faktin nëse partia e re e tyre do bashkëpunojë në një koalicion me Aleancën Kuq e Zi. “Është ende herët për të folur për koalicione apo bashkëpunime me partitë e tjera. Për momentin ne jemi përqendruar në organizimin e forcës sonë politike, hartimin e shtyllave kryesore të statutit dhe një programi, i cili do të pasqyrojë në mënyrë të përmbledhur objektivat tanë kryesorë. Besoj se edhe forcat politike që ju përmendni apo dhe të tjera, do të kenë nevojë të njihen dhe ato me këto dokumente për të gjykuar lidhur me bashkëpunimet dy apo më shumë paleshe,” tha Oketa.
“Koalicionin më të madh ne do ta kërkojmë ta kemi me qytetarët shqiptarë, me të rinjtë e të rejat e arsimuar, me të gjitha ato shtresa të shoqërisë, të cilat ndihen të papërfaqësuara apo të përfaqësuara në mënyrë jo dinjitoze, me pronarët e të përndjekurit politikë, me mësuesit e mjekët, me të gjithë ata që duan të luftojnë realisht korrupsionin. Ky do të synohet të jetë dhe koalicioni, i cili do t’i japë një imazh tjetër politikës shqiptare, imazhin e merituar të një politike që mund të hapë më shpejt dhe me më dinjitet dyert e Europës për Shqipërinë,” vijoi më tej Oketa.
Ne politike dhe sidomos ne kushtet e demokracise, nuk mund ta kesh kurre te gjate ndenjien ne pushtet, nese humb ate qe eshte baza ku mbeshtetet nje qeverisje, “e drejta morale”. Me daljen e tij se bashku me Fatos Nanon ne pallatin e Brigadave, Berisha humbi aq shume ne syte e atyre qe e donin, sa zor se ka mbetur ndonje gje per tu riparuar. Atij nuk mund ti besohet me. Edhe nese ka akoma njerez qe i shkojne mbrapa, ata vec “bejne sikur” e duan. Mbeshtetje per Berishen tani jane vetem ata qe u duhet.Ndaj ai do te beje cdo gje per te treguar se eshte i dobishem per ta.Natyrisht, zemergjersia popullore mund edhe ta falte perseri per kete gabim tragjik, por e keqja me e madhe e tij eshte fakti se ai nuk mund te qeveris urtesisht. Sepse, si cdo sundimtar dhe jo qeveritar, ai e mbeshtet gjithcka tek prodhimi sistematik i situatave konfliktuale. Ju zoti Oketa dhe se bashku me ju gjithe ata qe mendoni se do ju mbeshtesin, keni perpara lehtesira te medha.Kjo per faktin se qeveria aktuale ka bere gabime jo te vogla. Dhe sikur te mos mjaftonte kjo, nje ndihme e paimagjinueshmeper ju eshte aktiviteti opozitar i PS, nje parti qe ja ka besuar luften politike nje individi skajshmerisht te papergjegjshem, si legjendari Taulant Balla. Pra ju keni per tu bere nje faktor i rendesishem. Por, dreqi e mori, a keni para per ta bere kete. Sepse jeni perpara nje aktiviteti mjaft intensiv dhe pa fonde te nevojshme ju rrezikoni ta disktretitoni keqas ate. Sidoqoft, jue dini…
Zoti Oketa, Per Shqiperine me ne fund lindi shpresa e shumepritur, Partia juaj e re dhe Partia KQ e Spahiut, jeni shpresa e vetme per ta shpetuar Shqiperine nga diktatura e re komuniste 21 vjecare, E para eshte te ike Berisha, eshte ai qe solli vjedhjen e prones, solli korrupsionin kudo, dhe kryesisht ne drejtesi, si mundet te funksionoje nje shtet kur nuk funksionon drejtesia
Bravo Z.Oketa…mbani qendrimin tuaj…mos beni koalicione te dyshimta ne nje moment kaotik…e JU duhet ti tregoni e madje ti edukoni te rinjte Shqipetare…qe nuk eshte vetem POLITIKA vendi ku behet karriere…por ka institucione te tjera Si SHOQATA apo ORGANIZATA BIZNESI te cilat lejojne karrire brilante!!! Demokraci e vertete eshte ajo ku Politika bashkepunon me grupet e interesit per te zgjidhur problemet sociale!!!!
PACI FAT POR…. KINI KUJDES NGA SHTRIGU PLAK???
Gazo!Mbetesh gjithmone djale king qe na nderon Durresin,ndryshe nga barkderrat qe futen ne politike dhe u trashet qafa qe vitin e pare.
Sakte.
Ky eshte poltikani i duhur! Nese do vijoje, edhe me pak leke e me pak mbrojtje(po nuk u vodhen votat), kjjo lloj politike do te mbizoteroje, dhe ne duhet ta mbeshtesim, sepse neser femijet tane duhet te jetojne ne nje vend te mire. Nuk duhet te kemi turp per gjerat qe kemi perjetuar deri me sot, duhet te kemi turp per ato qe ndertojme mbrapsht.
Oketa,Spahiu etj. duhet te na tregojne se si kane vegjetuar kaq vjet ne preherin e shpellarit.Nuk mendoj se jane te besueshem.Le te denancojne krimet e bera nga ky pushtet dhe te mos i fusin te gjithe ne bashkefajtor e bashkevuajtes.
”…Koalicionin më të madh ne do ta kërkojmë ta kemi me qytetarët shqiptarë, me të rinjtë e të rejat e arsimuar, me të gjitha ato shtresa të shoqërisë….”
GAZO?,dicka me specifike plako.Askush nuk ka dyshim ke Personaliteti dhe deshirat tuaja pozitive,por ky ”format” i te bonit politik quhet thjesht Demagogji.
Me konkret plako dhe keshtu ka me u rrit edhe numri i votuesve.
Suksese,sido qe te jete puna.
Oketa cun i mire per shpi te vet. Na thuj neve ku do ta coni Agim Lalen e gerdecit. Po qe se doni me kriju nji qeveri gegsh hajdut injoranta e gruksa, s’ken anevoje o lum miku se kena qeverine e malokeve.
Tung
Po!jemi gati te japim kontributin tone!Ju lutem na njoftoni ne kohe!Shqiperia ka nevoje per ne dhe ne i jemi borxhlinj!
z. Oketa do te duhej te flisnit e teper per gjithe sa dini qe eshte kryer mbi krimet e vjedhjet ne politike e me pas populli mund te mbeshtese iniciativen tuaj, por jo vec se duam te largojme Berishen????Pse???? Po te jete qe duhet larguar dhe kete e dime te tere por faktet bi presin nga ju i nderuar qe te bindni jo vetem ata qe jane me nje kembe ne ajer rreth ketij krimineli po edhe me fanatiket e tij duke treguar krimet e tij qe nga embargua e naftes me serbine, krijimin e strukturave jashte kushtetute ne 97 me mercenare dhe dergimin e tyre ne sulm kunder jugut te shqiperise, shkoqjen e shtetit ne 97, vjedhjet e vrasjet masive nga femijet e tij sa qe ministrat duhen tu raportonin femijeve per cdo gje ne dikaster, vrasjet ne Gerdec dhe 21 Janar dhe atehere ne do te besonim sinqerisht qe ju si parti jeni tjeter lloj brumi dhe mund t’ju mbeshtetim per ndryshimin, kur ju vec krimeve e vjedhjeve te kini ne programin tuaj se si do ti korrigjoni tere keto vjedhje nga familja e kryekriminelit Berisha, qe femijeve te tije tu sekuestriohen cdo prone qe nuk mund te justifikohet nga te ardhuarat e tyre te deklaruara, me indicie ashtu sic e keni miratuar dhe ligjin per pollin e varver, ashtu ta perdorni edhe ndaj Ilir Metes e femijeve te Berishes, Lul Bashes e tere klases politike, qe nga Edi Rama e deri tek Spahiu qe deri dje na mbeshteste poliken aalllakinezshe te Berishes e sot me ato floke te pakrehur e te paqethur na u be me keq se Berisha ne cdo ekran TV. I bej thirrje te gjithe SHQIPTAREVE qe para se te antarsohen apo te mbeshtetin partite politike te kerkojne prej tyre rrugen e rregullimit te krimeve te kryera ndaj ketij populli ne keto n20 nvite e pastaj te vendosin, per burre te mire thote populli yne, merre e beje dhender por per te drejtuar do kellqe e sidomos ZEMER.
oketa spahiu topi etc etc vec miza toke qe saliu i shtyp kur te doje me kepuce!Me duket se spaskan pune tjeter njerzit atje po vec te krijojne parti dhe te sigurojne bythen e vet me rroga e makina,perralla me mbret ..sa per burra ska dale akoma burre qe te ndeshet ne ring me sal efendiun!
Me pelqen vecanerisht fakti qe ju doni te perfaqsoni rinine e shkolluar dhe intelektualet e cdo moshe. Ju duhet te tregoni se nje nje politike pa korrupsion ose anti-korrupsion eshte e mundur. Ju duhet te tregoni se ky vend i perket njerzve te ndershem, punetore dhe te afte. Nese ju nuk arrini ti bindni njerzit per keto nuk ka asnje shprese per ju por as per ne.
Oketa: “Koalicionin më të madh do e kërkojmë me qytetarët”!!!!!!!
Patjeter zotnia (K)Oketa, sidomos kur si nje kokete e bindur voton ligjin per shitjen e Albpetrolit(per cudi! Saliu nuk e votoi). Hajde dhe kerko koalicion me qytetaret naftetare te Republikes.
O zj. Oketa, perse shkeputesh nga vatha e Saliut?! Nuk e kuptoj ku eshte integriteti moral i yti, i Topit dhe te tjereve kur ne “rresht per nje” se bashku me lepujt e tjere te Saliut votoni ne plotesim te detyres qe ka marre Saliu per shkaterrimin e Shqiperise, dhe kthimin e saj ne placke te veten, te klanit te tij si edhe te te huajve qe kane ne dore “qendrimin e Tij ne pushtet”. Keto veprime edhe bufi i Vicidolit i ka kuptuar.
Oketa me qendrime pasive ndaj cakallit Berisha keni per te perfunduar si mos me keq. Juve dini shume rreth KLANIT TE ZEMUNIT te Vicidolit. Demaskojeni pa ndroje, me kurajo qytetari dhe dijeni se do te shkaktoni nje ortek shkaterrues per kete KLAN-teper kriminal dhe antishqiptar.
Ky Gazi eshte nga politikanet me te ndyre! Ato qe njohin ne kohen
qe ishte me nder Minister Mbrojtje me japin te drejte. Cdo firme qe
hidhte e peshonte me leke: nga tenderat e medha e deri tek emerimet,
shkollimet etj. Tamam si nje kalam i lumtur. Turp te beje moral Gazua!
Kush te doje te me kundershtoje nga MM e SHSHP i FA. Une kam kaq shume!
Ti Amir, Llesh ne fakt duhet ta kesh emrin.
meqe thu te me kundershtoj kush te doje, po te permen vetem Wikiliks.
Oketa ishe i vetmi qe doli pa u permen per keq dhe i vetmi i pakorruptuar.
Pastaj po te kishte kshu dokumentash qe gjoja na i paske ti, ku te lente xhaxhi Saliu pa i permen.
ja ke fut kot Lesh.
Zoti Oketa me koleget qe ka ndermend tebeje partine mund te kete bere kontrate me shume medja per ta fryre partine dhe koleget por pikrisht ajo qe Oketa e ko nuk do te mund bajn do te jete kontrata me popullin.Kjo do te shifet shpejt?Gjate gjithe historise ne te gjitha vendet e botes (dhe lexoni statistikat)partite e formura nga qejfmbeturit apo deshtaket quani si te doni kane qene deshtimi i dyte i tyre dhe shumicen e kohes perfundimtar.Politika asht si sport nje kupe humbur nuk luhet dhe fitohet ma.Kjo asht aksioma e politikes don apo sdon ta marre vesh Oketa,Biberaj,Mustafaj,Topi,çela.Kete ma smiri jau verteton Nano.I cilli u largue vete dhe dihet se Nano ka nje nivel intelektual shume here me te larte se keta dhe gjithashtu ka nje mbeshtetje disa here me te madhe se keta ndonse bani disa perpjekje nuk u ba dhe as qe bahet ma faktor politik .Prandaj do te mbesin si N.Ndoka e te tjere duke fole me veten apo ne medija sa per tu plotsue programin kur medijave u mungon dhe skane çfare japin