FOTO LAJM: Pse nuk e lini të shkojë në shtëpi këtë njeri?

27 Mars 2012, 20:39Sociale TEMA

Një ish- i burgosur i Guantanamos thotë se Shqipëria i është kthyer në një burg të dytë. Egjiptiani Sherif Almeshad doli sot në konferencë për shtyp me avokatin e tij dhe me përfaqësues të organizatës Reprieve që thonë se Shqipëria nuk po e lejon pa të drejtë atë që të kthehet në Egjipt, edhe pse autoritetet egjiptiane thonë se ai është i mirëpritur atje. Përfaqësuesja e Reprieve, Katie Taylor, thotë se qeveria e re në Kajro ka ofruar edhe garanci me shkrim se Almeshad është i mirëpritur në Egjipt dhe nuk ka asnjë rrezik atje. Por autoritetet shqiptare nuk e lejojnë një gjë të tillë. Ata kanë penguar edhe të shoqen e Almeshad, një shqiptare, që të udhëtojë drejt Egjiptit.

Ministria e Brendshme nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë çështje, ndërkohë që avokatët e Almeshad thonë se do ngrenë padi ndaj ministrisë.

Almeshad u transferua në Shqipëri nga burgu i Guantanamos në shkurt të vitit 2010. Ai u mbajt në Guantanamo për tetë vjet pa asnjë akuzë.

Almeshad, një biznesmen që jetonte në Itali, u arrestua pas sulmeve të 11 shtatorit. Ai kishte shkuar në Afganistan për të takuar disa biznesmenë nga Kuvajti. Por për t’i shpëtuar dhunës që shpërtheu pas sulmit amerikan në Afganistan, ai u arratis në Pakistan, ku u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve amerikane.

 

16 komente në “FOTO LAJM: Pse nuk e lini të shkojë në shtëpi këtë njeri?”

  1. one says:

    S.A, vella Sherif, mos u merzit, keta dobicet e shtetit tone kete pune
    dine te bejne, te te sjellin verdalle, pa asnje shkak, pa asnje arsye.
    bej edhe pak durim, se dashte Zoti do te te shperbleje me te mira.

    Ke duruar 8 vjet ne burgun e tmerrshem te Guantanamos, tani perpiqu ta mundesh edhe kete burg qe po te bejne zyrtarucet tane per tu kthyer ne shtepine tende.

    1. Shkodrani says:

      Hec mer ta marrsha se ta po te cojm ne Nasdaq ene ty
      http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

  2. Treviso says:

    Ai nuk kthehet ne shtepi deri sa te komandoje Vrasesi berisha.Jane pazare te vjetra qe ka bere berisha me bushin.

    1. Edi Detroit says:

      I martuar me shqiptare ky ??!O zot varferia cfare ste detyron te besh.

      1. aqif palllaska says:

        hahhaahha ky po e po ske pare akoma ate kinezin ujgur ti me grua shqiptare,,,,,,

      2. plaku says:

        Edi Detroit,
        Eshte e kjarte si dita me diell se vendimin e fundit per kthimin ne shtepi te egjyptianit e ka ne dore qeveria amerikane. Vetem kur qeveria amerikane,nepermjet ambasades amerikane ne Tirane, te japi urdher, vetem atehere do shkoje edhe ky egjyptiani ne Egjypt.

      3. fat says:

        sa per ta kuptuar ti more Edit Detroit, ka shume zonjusha shqipetare
        qe kane martuar njerez si ky zoteria ne foto. jo pse jane ne varferi (sic mendon ti) por ngaqe rraca jote e gomereve jeni shtuar si shume kohet e fundit.
        sa per zoterine egjiptian , i uroj zgjidhje te shpejte te ketij problemi.

    2. DHELPRA says:

      MOS E KE GJE FJALEN PER SHOKUN TON TE NGUSHT HOSNI MOUBARAK? QE NDODHET NE GJENDJE KRITIKE PER JETEN?

      EDHE AI MIKU KRYEMINISTRIT ESHT, CTE KEQE KA?

      CIAO!

  3. ilir says:

    Ky duket 1 jave larg qe eshte terrorist. Une them qe eshte mire qe populli te heshte ne rastet kur shteti hesht. Mund te jene arsye madhore qe e mbajne kete koke-bomben ketu. Islam ne shqiperi ka qene shume tolerant por me hyrjen e ketyre xhihadisteve i eshte bere mendjea pordhe edhe shqiptareve. Sa me shume te shtohen hendeqet sociale dhe te dominoje varferia, kriza e identitetit, aq me shume do kemi tipa si ky ketu nder ne.

    1. denkoka says:

      nuk mund te rri pa repliku…kur shof ket komentin tend…
      terroristi i vertet je ti miku im…ti dhe opinioni vrastar i yti…
      o trushplar mediatik..

      po a nuk e pe intervisten mer gamor…
      ishte anglez ai qe e mbronte….
      o katunar…e kan majt 8 vjet pa gjygj ne burg,e pastaj i kan thene na fal daku,po te kena ngaterru…e jo burg dosido..por guantanamo…far worse se standardet kinize….

      ik o trupeshk…bashk me ato filet greke…
      jua pikofshin amerikanet gjith diten ishalla

  4. arsen says:

    Eeeeeee…mer lal ku flen lepri!!!!
    Duhet te paguaje!
    Korupsioni ne Shqiperi= PAGESE edhe per te ikur.

  5. aqif pallaska says:

    sa shume u vonu mulla rrjeta qe te na ndricoje per jeten e ketij burazerit??????

  6. one says:

    or ilir, vertet je i lir te thuash cte duash, por kurseji gomarrlleqet se ka dhe te tjere normale e jo si ty avdall, qe lexojne e komentojne ketu. djali me siper nuk eshte terrorist, vete shba qe e mbajten 8 vjet e nxoren te paster e pa asnje akuze, i kerkuan dhe falje dhe i siguruan azilin ne shqiperi. Sa per islamin ne shqiperi, vleren e tolerances e ka dhene gjithmone besimi dhe doktrina islame dhe jo shqiptaret. Xhihadistet nuk jane terroriste, jane vetem njerez qe perpiqen, punojne e luftojne per te miren. Ne vendin tone nuk eshte shenuar asnje rast ekstremizmi fetar, or dallkauk qe te eshte mbushur koka jote me paragjykime!

  7. net says:

    Robin Cook (ish-sekrtar i jashtem i Britanis se Madhe) pas sulmeve terroriste te 7 korrikut ne metrone e Londres beri nje deklarate te guximshme perpara botes:

    “E verteta eshte se nuk ekziston asnje ushtri islamike apo organizate islamike terroriste e quajtur Al-Kaeda.Cdo agjent i sherbimeve sekrete e di mire nje gje te tille.Por ekziston nje propagande e tille e studiuar mire ne detaje ne menyre qe te beje publikun te besoje se eshte gjithmone ne rrezik nga keto njerez djallezore qe luftojne dite e nate, me preteksin se urrejne lirine e demokracine tuaj e duke shtyre njerezit nepermjet Tv qe te dorezohen perpara ketij fakti e te pranojne nje qeveri globale te bashkuar ne luften kunder terrorit. Vendi qe fshihet pas kesaj propagande eshte SHBA. “

  8. ilir says:

    Ej Tema, pse nuk i shfaqni postimet tona? Late nam o cuna here me gereket e here me islamiket!! Po ne te tjeret?? E shihni cben ky tipi one? i thote vella egjyptjanit. Eh zot i madh na shpeto. Keta janeme te rrezikshem se Greket

    1. tourkofagos says:

      One,nuk shton aspak,i thote vella egjyptianit,teper normale per nje turk te shqiptarizuar…….!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje