Krimi trondit Tiranën, vritet arkëtarja e një banke dhe plagoset roja

27 Mars 2012, 16:09Politika TEMA
Krimi trondit Tiranën, vritet arkëtarja e një banke dhe plagoset

(E PERDITESUAR)- Një nënë e dy fëmijëve ka vdekur, ndërsa një roje sigurimi ka mbetur i plagosur, gjatë një grabitje që ka ndodhur në një bankë gjatë mesditës së djeshme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin “Shtraus”, tek zona e njohur me emrin ‘Xhamlliku’.

Sipas burimeve të policisë, një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në filialin e bankës “NGB”, duke kërkuar të marrë paratë. Arkëtarja, Eleonora Kaloçi, e moshës 44 vjeç, ka kundërshtuar të dorëzojë paratë dhe për këtë arsye, grabitësi ka qëlluar në drejtim të saj, duke e plagosur rëndë. Gjatë kësaj kohe ai ka qëlluar dhe në drejtim të rojes së sigurisë, Skënder Elmazi, 53 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, arkëtarja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa roja është jashtë rrezikut për jetën.

 

Ngjarja

Dy persona të armatosur dhe maska hynë fillimisht në bankë pasi ndeshën edhe rezistencën e rojës së sigurisë të cilin e neutralizuan duke e qëlluar pa paralajmërim.

Grabitësit, pasi kanë parë rojen e gjakosur kanë humbur gjakftohtësinë, kanë kërcënuar arkëtaren Eleonora Kaloçi që t’u jepte paratë.

Lëvizjet e arkëtares u janë dukur si një sinjal që e lidh bankën me shërbimin policor dhe duke qenë se janë trembur e kane qëlluar dy herë në trup, pa bërë asnjë tentativë për të grabitur të hollat.

Në këto kushte të dy janë larguar nga banka me vrap. Duke qenë se zona është e mbipopulluar dhe është shokuar e gjitha nga krismat ata kanë pasur mundësinë të largohen nga prapa bankës dhe për t’i shpëtuar mbulimit të policisë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes pak pasi kishte ndodhur tentativa e grabitjes.

Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin Nënë Tereza që ndodhet në afërsi të filialit të bankës, por 42 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të renda të marra në trup.

Ndërkohë që në gjendje të rëndë për jetën ndodhet edhe roja e sigurisë, Skënder Elmazi. Policia ka shoqëruar të gjithë stafin e bankës për ta marrë në pyetje, por asnjë prej tyre nuk ka mundur dot ta shquajë fytyrën e vrasësit.

Të dhënat për gjatësinë dhe trupin e dy grabitësve i ka dhënë mundësinë policisë të ndërtojë një identikit të paplotë të dy grabitësve.

Edhe kamerat e bankës i kanë xhiruar lëvizjet e tyre, por asnjë rezultat për ndonjë identifikim të plote. Ndërkohë që nga vendi i ngjarjes janë shoqëruar edhe të gjithë dëshmitarët, të cilët konsiderohen edhe ata dëshmitarë pamorë për shkak se kanë pikasur të dy grabitësit kur janë larguar nga banka me vrap.

Krimi i rëndë ndodhi vetëm pak orë pasi ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, raportonte në Komisionin e Sigurisë, duke thënë se siguria në vend, është në kushte optimale dhe se krimi është luftuar në masën më të madhe.

Por, siç e tregoi edhe kjo ngjarje, krimi është bërë më i frikshëm se kurrë. Grabitjet e bankave janë bërë të përjavshme dhe punonjësit e tyre, kanë qenë më me shumë fat se arkëtarja e sotme, që nuk janë vrarë. Vrasjet ndërkohë janë bërë të përditshme. Por, pavarësisht situatës së rëndë të krimit, Nishani na përplas në fytyrë ca shifra, duke na thënë se nuk ka krim.

32 komente në “Krimi trondit Tiranën, vritet arkëtarja e një banke dhe plagoset roja”

  1. Tirona says:

    Shqiperia = Me nje Xhungel te mbushur me Hiena.

    1. NASA says:

      Gjendje e zakonte.
      Ne jemi tashme te mesuar me situata te tilla.
      Ne dhe Krimi,jemi bere bashkeudhetar e tepandare.
      Nishani le ta thote te kunderten.kesisoj
      sipas Tij,i takone qe Krim te konsiderohet
      vetem kur aksioni kryhet ndaj Berishes apo familjareve te tij,
      kurse midis nesh,Ai mbetet si nje dicka e zakonte.
      ne fund te fundit,vete Saliu perfaqesone dy bote;
      ate te djeshme dhe te djeshmen e sotme.
      ndryshimi midis ketyre, eshte aq sa e dallone ate midis
      dy pikave te ujit.Shqiperia nuk ndryshon…

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Ngjarje e dhimbshme.
        Dy femijeve nuk u vjen me kurre me nena ne shtepi e gjalle.
        Nje familje ne Tirane ulerin nga dhimbja qe i shkakton nje shoqeri kriminele qe po ndertohet ne Shqiperi.
        Tirana eshte kthyer ne San-Paolon e Ballkanit.
        Pas vrasjeve te perditshem qe po ndodhin ne atdheun tone njerzit duhet te kerkojne nga shteti dhe qeveria ate qe eshte gjeja me kryesore ne nje vend.
        GARANTIMI i jetes se popullit.
        DHIMBJE pa fund,ajo qe u vra bente vetem punen e saj per te rritur femijet,ata qe vrane i detyron sistemi qe po ndertohet ne Shqiperi.
        Rinia e droguar dhe alkolizuar,pa shprese per te ardhmen, eshte armata qe furnizon krimin dhe kriminelat.
        E ardhmja e atdheut tim eshte teper e zymte.
        Shqiperine e mori Lumi i vune Zjarr,Shqipetar o te mjeret shqiptar
        .NGUSHLLIME per Familjen e te ndjeres.
        Zoti ju dhente force femijve per ta perballu humbjen e nenes.

    2. anti-berisha says:

      Made-In Albanistan Qeveria islamike terroriste Tirana

      1. dashi says:

        qeveri e urryer e kalbur berishjane dhe nje xhungel e vertete o zot por prandaj te dashur bashkatdhetar ,prandaj nuk vime qe te jetojme ne Shqiperi , ne nje shtet qe eshte i mbuluar nga krimi berishian kur ilir meta me shoket e tioj vjedhin pa u bere asnje gje drejtesia o zot po deri sa do te duroje ai shtet?

  2. aqif pallaska says:

    Ngushellime familjes.

    p.s po ata legenat drejtues te Bankes nuk ju japin udhezime qe ne raste grabitje nuk duhet te kundershtojne??????

    1. Edi Detroit says:

      Sakte,ngushellime vajze e re,por vetem ne Shqiperi ndodhin cudira te tilla qe arketarja nuk I jep parat grabitesit,dhe humbet jeten,si duket ka pas hall mos falimentonte banka,behen heronj me zor nga budallalleku dhe mungesa e trainimit.

      1. demokrati says:

        Kjo eshte rregulli numer 1 qe duhet tu mesohet dhe kerkohet nepunesve te bankes” Personit te armatosur i jepet cash per te mos vene ne rrezik jeten e punonjeseve” numrat e parave jane te rregjistruara dhe agresori kapet nje dite.
        Me presionin qe kane ne pune, zonja ka kujtuar qe do te behet pergjegjese per vjedhjen dhe ka kundershtuar, gje qe i kushtoi jeten.
        E pafalshme dhe e pakuptimte humbja e nje nene ne kete menyre.

  3. armand says:

    Shtet koti.Nishan te dhjefsha mustaqet.
    Ngushellime familjes.

  4. Ervin says:

    Ngushellimet e sinqerta familjen per humbjen e njeriut te dashur. Turp per drejtuesit dhe politikanet e felliqur.

  5. mister x says:

    ku k**** po jetojme ??

  6. fox says:

    Ngushellime familjes se arketares qe humbi jeten ne kete vrasje mafjoze.Nuk ka dite qe te mos ndegjojme jo nje por disa vrasje ,aksidente
    pa dashje apo nga deshperimi.Nga numri ketyre vrasjeve duket sikur po ndegjojme nje buletin lufte.Me siguri do jete dhe ndonje lajm sot psh :u kap 500 kg droge rreth sarandes apo gjirokatres dhe mafjozet ikin gjithmone ne drejtim te paditur.Ne jemi nje vend ku vritet gjyqtari me bomba telekomande apo oficeri shikut digjet brenda i gjalle ne makine dhe askush nuk gjendet fajtor.U vrane njerzit ne 21 janar dhe dihet qe fajtoret direkt jane Sali Berisha me LuLzim Bashen dhe me fajtoret indirekt; Edi Rama,Ilir Meta, Aleks Arvizu dhe Eugen Volfarth.
    Fatkeqesisht duhet pranuar qe ne shqiperi eshte instaluar nje regjim mafjoz
    teper me i rrezikshem se ne kolumbi apo meksike.Dhe DASH-i I Amerikes
    nuk duhet te merret me “marrjen ne provim” te LULIT,EDIT,LILIT,NIKUT por te shpalle gjendjen e emergjences sa nuk eshte vone.

  7. webapp says:

    Denim me vdekje!

  8. xhoni says:

    Nuk mund te qeverise vendin nje QEVERI KANCEROZE!!!Sali Berisha e ka katandisur Shqiperine si ne MESJETE!!!Ai po e zbaton detyren,qe i ka vene UDB-ja pike per pike per ta ZHDUKUR SHQIPERINE SI SHTET!!!Deri kur do ta marrin vesh shqiptaret se kane kryeminister ARMIKUN ME TE MADH TE TYRE???

  9. e verteta says:

    Ketu mendoj se nuk kemi te bejme me profesionalizem te policise apo Ministrise se rendit,te cilet gjithsesi jane vjet drite larg tij,por thjeshte me mungese instruktazhi ,ivestimesh e pergjegjesije nga qelbesirat Greke ,Italjane Austriake apo Serbe qe kane nen kontroll bangat tona.Sa per grabitesit nuk dua te dal ne mbrojtje te tyre,por u them nenat e motrat ku ti kene qe nuk sulmojne banken kombetare apo familjet e politikane qe kane mbushur dysheket me leke.

    1. Fatmir says:

      MInistri Nishani nuk e perballon dot fizikisht detyren

    2. klevis says:

      e bukur kjo…

  10. adi78 says:

    Ngushellime te sinqerta familjes.ku eshte ai miu i halese nishani qe deklaron karagjozlleqe qe si pas tij ka rene kriminaliteti po vriten njerezit sikur me qene laraska or mustaqe m..t po te gjithe te menderosur jeni ju si marshalli juaj shtet i degraduar dhe keni fytyre e dilni neper televizione ju me parrullen ju jeni te paret or politike e degjenerume qe nuk keni mundesi ti siguroni jeten popullit juaj qe e keni shtypur me kembe,po car pret nga ju me ne krye nje bakter kancerogjik si sali psyko or te pa skrupullt….

  11. trust_no1 says:

    Komentet ne kete rast jane te teperta. Me teper se te shkruash apo flasesh te vjen te ulerish.

  12. klevis says:

    Tema, nuk ishte 25-30 vjec viktima, por nene e dy femijeve dhe 44 vjec. Per mua, shteti ka 100 mije faje, por ne kete mes, fajin e kane policet barkderra qe denden si derrat ne lluce ne komisariate dhe sbejne asgje. Tu vije turp, kjo klase nder me te ndyrat e ketij vendi, qe e ka mendjen vetem te marre 20 mije lekeshat kur kalon semafor me te kuq, e jo te kapin kriminele. U shujtshin te gjithe, nga i pari tek i fundit, sme vjen keq fare

  13. fieraku 71 says:

    Ketu ne lagjen time ne pa usa ka banka qe vidhen cdo jave po nuk vdes njeri.Tashme eshte ligj nderkombetar qe nqs grabitesi thote kjo eshte nje grabitje ,arketarja duhet ti jape parate pa kundershtuar ne te kundert thote ligji policia nuk mban pergjegjsi.arketarja nuk duhet te beje policin.Eshte skandal te perdoren grate dhe te vdesin ne pune duke mos bere zanatin e saj(arketare)por ruajtese e bankes.Pergjegjesia ketu bie mbi boset e bankes ne menyre absolute.lereni politiken se ska vend ketu.
    Ngushellimet me te sinqerta familjes se gruas se vrare

    1. Denis says:

      Fieraku,

      Mos fol kot. Asnje punonjes banke nuk instruktohet te kundershtoje, perkundrazi. Edhe ketu vepron njesoj si ne cdo vend sepse cash nuk eshte kurre me i rendesishem sesa jeta e njeriut! Ju garantoj ty dhe te tjeret qe e ndjera ka qene instruktuar, si te gjithe stafi i bankave ne Shqiperi, qe te mos kundershtoje. Perderisa nuk e dime cfare ka ngjare mos u bazo shume tek ato qe thone ca police injorante qe dine vetem te ndalojne makinat me targa te rregullta dhe te kruajne hundet duke henger qofte! Shtet shkerdhate me polici shkerdhate te paafte, injorante, frikacake! Kerkoj ndjese per fjalorin por eshte hera e pare qe vritet nje punonjes banke ne detyre dhe eshte e papranueshme! Eshte makabre. Nuk di c’te them me shume.

      Ngushellime familjes!

  14. ylli i shamunaqes says:

    Ta mbajne Salen ne bythe ata qe votuan per te dhe ata qe s’e mbrojten dot voten nga Sal hajduti

  15. nardi says:

    Dy femije jetim,e pabesueshme,tragjike.Te çohesh ne mengjes dhe te shkosh ne pune,per mos u kthyer me ne darke.
    Frytet e nje JO-Demokracie 22-vjeçare,e nje rrenimi te vlerave te shoqerise,e mosedukimit nga ana e familjes dhe nga ana e shkolles se brezave te rinj.Degjenerimi i shoqerise,varferia,ligje te papershtatshme,korrupsion i te gjitha niveleve te administates dhe gjyqsorit.Eshte pak te komentosh,ne keto raste shume nga ne,edhe pse nuk e njohin viktimen,kane nje zemerim dhe nje revolte shpirterore te papermbajtshme.

  16. O ZOT says:

    NGUSHELLIME FAMILJES .

    PO VODHI E VRAU QEVERIA …

    CFARE DO BEJE NJEREZIA ,

    HAJDUTERI , TE MJERET NE ,

    MIRE TE NA E BEJNE KUR KANE GJETUR . ..

  17. arsen says:

    Shoqata grash, OJF, qytetare te thjeshte dihet te dalin sot tek Xhamlleku.
    Te gjithe Tironcit e ndershem duhet te ndezin qirinj per shpirtin e asaj gruaje, qe per nje cope rroge dha jeten ne mbrojtje te vendit te punes dhe te lekeve te te tjereve.
    Partite politike duhet te mblidhen dhe te kerkojne MASA SIGURIE per qytetaret,
    Minhistri gjysmak Nishani——–TE JAPE URGJEN DOREHEQIEN! Bashke me Burgaj & Coo.

  18. sa me shume kalbet shteti aq me shume kalben njerzit . megjithate nje te mire na i beri kjo klase politike qe na shperndau armet ne 97 . ngushellime shqiptareve te thjeshte dhe pa mbrojtje ! jetojme ne kohen e kaubojsave ! a nuk duket dhe Skenderbeu tani si nje kaubojs me kale ne mes te tiranes qe ka zene gjithe ate parcele ???!!!!

  19. Ivani i madh says:

    PO PSE O KRIMINEL FAT KEQ ATE GJETE TE VRASESH O I PA SHPIRT QE PER NJE COPE BUKE THATE PUNONTE ATJE SKISHTE TE TJERE QE LUAJNE ME PARATE E I JANE BERE SI LETRA DUANI NEPER KAZINO E QEFE QE I HEDHIN SIKUR I KANE PRERE ME GERSHERE ,KETYRE PLANIFIKOJA ATE AKT DHE JO NJE FATKEQE QE E FUNDOSE ME SHUME NE FUKARALLEK FAMILJEN E SAJ .NGUSHELLIME FAMILJES SE SAJ

  20. ilir says:

    Grabitje ndodhin plot edhe ne shtete te zhvilluara… madje edhe me vrasje. Problemi me i madh ketu te ne eshte se policia nuk ka motivim per te punuar. Pagat e uleta, dhe punesimet e hajvaneve ne sektoret kyc te policise jene arsye e calimit te problemit. Ne digasteret kryesore ka plot raste korrupsioni (lidhje me krimin0 qe nuk i denoncon askush sepse individet ne fjale kane miq me pozite. Ne jemi esuar te shohim police me uniforme nderkohe qe ata te gjoret dallohen 2 dite larg. Policet punojne me mjete primitive qe europa i ka tejkaluar me kohe. Per nje pergjim celulari duhet (info e detajuar) duhet leje e vecante te greket te cilet vete nuk i pergjon dot askush sepse serverat jene ne greqi). Une them se keta grabitesit jane shume me shume se kokrra gomeresh. Kriminle dhe psikopate. Por kur them psikopate dmth te nivelit te larte. Duhen vetem dy pare mend per nje vjedhes te tille qe te mos e perdor armen (sidomos ekstremis dmth per te vrare). Vajten per disa milione leke dhe e mbyllen hesapin. Une mendoj se do kapen shpejt. Thjesht se ne keto gjera mafja e shtetit nuk ka gisht. te ishte ndonje gje tjeter do dyshoja.

  21. Toni.I. says:

    Vèrtetè ngjarje tè trishtushme tè dhimbshme,krimi èshtè ulur kom-kryq
    nè familjet SHqiptare jemi kthyer ne vend varrezash ku drejtèsia mbytet.
    ZOTI i ndimoftè familjen e viktimès.

  22. *_Realist_* says:

    Shume budallaqe viktima,sic duket,mbase kujtonte se do merrte ndonje dekorate po te mos dorezonte parate.
    Po jepja moj budallaqe,se vete Saliu me hunden e vet dhe e kap,bashke me ate Palloshin………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje