(E PERDITESUAR)- Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ka hedhur akuza të forta mbi zhdukjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, këto dosje janë zhdukur përgjatë viteve 1989-1992.
“Kamionët që dilnin nga bodrumet, nga bunkerët e Ministrisë së Brendshme dhe thuhej që ka brumatriçe, nuk është e vërtetë. Janë zhdukur, dhe janë zhdukur pjesa më e madhe e dokumentacionit të dosjeve në kundërshtim me rregulloren për ruajtjen e dokumenteve të arkivit të Ministrisë së Brendshme”, është shprehur Meksi.
Deklarata e Meksit është bërë gjatë një takimi të shoqërisë civile, e cila ka hartuar një projektligj të ri për Pastërtinë e Figurave të Funksionarëve të Lartë të Adminsitratës Publike dhe Deputetëve.
Drafti i ri për lustracionin
Shoqëria civile harton vetë një draft për hapjen e dosjeve te ish-zyrtareve, si reagim për faktin se vetë politika pengon ligjin për pastërtinë e figurave. Për njërin nga hartuesit e këtij drafti, ish-kryeministrin Aleksandër Meksi, mungon informacioni real i asaj kohe, pasi një pjese e regjistrave janë zhdukur. Por duke e parë të vështirë depërtimin në parlament të projektligjit, Meksi shton se duhet të bëhet lobim me deputetet për ta mbështetur. Por mungesa e vullnetit, sipas pjesëmarrësve, ka bërë që hapja e dosjeve të dështojë.
Sipas Meksit, këtij projektligji mund t’i bëhen ndryshime nga disa prej ligjvënësëve për shkak se atyre nuk do t’u pëlqente, duke lënë të kuptohet se njihte disa prej tyre që më parë kishin qene pjese e rrjetit informativ, si bashkëpunëtorë, drejtues të sigurimit të shtetit, apo edhe politikëbërës të diktaturës. “Unë them se do të jetë e vështirë që të kalojë në Parlament.Njerëzit duhet të kenë të drejtën të mund të dinë cfarë ka ndodhur. Tek ne është krijuar një institut me shkencëtarë të emëruar, njëlloj si në kohën e komunizmit”, tha Meksi.
Sipas ish-kryeministrit, edhe ata që kanë hedhur firmë me dhunë, apo që nuk kanë dënuar njëri duhet t’i nënshtrohen lustracionit për shkak se janë lehtësisht të shantazhueshëm.
Në projektligjin prej 31 nenesh parashikohet që pastërtia e figurave për çdo funksionar të kryhet nga periudha 1944 deri në 1991. Hapja e dosjeve duhet të përfshijë të gjithë zyrtaret, që nga presidenti i Republikës, deputetët, gjyqtarët, e deri tek drejtuesit e medias. Për këtë parashikohet ngritja e një autoriteti të përbërë nga 5 anëtarë. Propozimet janë hartuar me ekspertë të fushës, duke marrë dhe eksperiencën gjermane. Por përpara se të depozitohet ne Kuvend, do të lihet hapësirë për rishikime nëse ka propozime të tjera nga shoqëria civile.
ik o meksi se dosjet i zhduket ju gjat vitit 92-97……..
te gjith ju qe kishit privilegje ne ate sistem edhe i sherbenit me spiunlleqe……
buken nuk ja u jepte kot enveri
ke deshire per ndonje prove ti qe flet per sherbime ndaj spiuneve?
Me nje sistem te tille gjyqesor provat si hyjne ne pune asnjerit.
Me e keqja qendron te fjalet e Meksit se dosjet na qenkan zhdukur ne periudhen 1944-1991.Kjo eshte nje prove e pakundershtueshme qe figura si puna e Meksit punojne gjithmone per te çuar ujin ne mullirin e Doktorit.
ishte gabim i redaksise ajo date. e kane korrigjuar.
o vlora prandaj saliu eshte sot me i forti, se ka te majte si puna juaj qe i fusin njerezit te gjithe ne nje thes, duke i bere te gjith salinj.
normalisht atere dhe ne te djathve na takon (sipas logjikes) tju fusim te gjithve ne nje thes :
ish pushtetar te rregjimit komunist, qe brenda nje nate u bene nga antare te PPSH, antare te PS. Mesoni te lexoni dhe respektoni historine dhe pastaj flisni per njerezit,
si meksi apo disa te tjere shume pak kishe brenda PD (dmth ata te pakte qe ziheshin mengjes, drek ,dark me Salen)dhe tani nuk kam me…
Po ti Leka nuk je?!!
http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/
ketij i ka mbetur ora tek dosjet, Si nje komunist i vjeter nuk di gje tjeter vec dosjeve …
e thashe me lart djema, flisni me prova. une po them t’i hapim dosjet. Kot s’e them. dicka duhet te di. si thoni juve? Keni bythe te mbani presionin deri ne fund dhe te shohim se kush del me dosje spiuni? Hajdeni cuna pak kurajo. Hajde t’i hapim dhe shohim cudirat qe kane brenda… Thjesht nje vote ne parlament nga liderat e juaj duhet. Hajdeni djema, bejini presion Edit te votoje pro ketij projektligji.
Meksi eshte nje nga politikanet tane me elegante, me mendjehapur dhe me te kulturuar….i mungojne prej vitesh tashme keto figura PD-se…..
O Palle di Tirana!
Leka Meksi pse nuk ishte komunist u shkeput nga politika sapo i mbaroi mandati,ai nuk i duronte dot komunistet e tipit Berishe,dhe ta dish ti o pallosh se ishte gjithmone ne kundershtim me parimet e presidentit te atehershem,kryeminister i diteve tona.
Nuk do ish keq qe ne PD e sotme te kish nja 2-3 si Meksi…
Zoti Meksi,
respektin me te madh per ju. Ne qofte se grupi juaj, Petrit Kalakula, Vendigjar Hamzarai (ne Vlore) dhe shume te tjere do te kishte triumfuar kundra berishes ne 95-96 sot ky vend nuk do te ishte ketu.
E djathta e vertete u manipulua nga ish-komunistet si berisha dhe akoma vazhdon te manipulohet. Shqiperia eshte ne dite te hallit sepse qeveriset nga ish-komuniste.
Ne na duhet nje te djathte te vertete e cila pa kompromis te mbroje
– pronen
– atdhetaret dhe intelektualet e vertete
– kombin dhe identitetin shqiptar
– te drejten e biznesit te hapur dhe pa korrupsion
– sistemin gjyqesor te drejte dhe te paanshem
si edhe te pranoje faktin se ne Shqiperi gjysma e popullit eshte i majte dhe ne do te punojme dhe do te bashkepunojme me ta. Vetem atehere Shqiperia do te eci.
Redaksise:
Per cilat vitet behet fjale qe jane zhdukur dosjet e bashkpuntorve te Sigurimit te Shtetit,se me sa duket ka nje gabim shtypi ne artikullin e publikuar me Aleksander Meksin ku permenden vitet 1994-1991.
A behet fjale per vitet 1984-1991 apo 1991-1994?
Faleminderit
dosjet mundet te zhduken mundet jo,kurse ngjarjet,njerzit,faktet,mekatet kure nuk zhduken,zoteria pelivani meksi.
te shpresojme te publikohet dosja e salukut nga arkivat e U.D.B. se keto tonat me siguri i kane zhdukur si thote meksi
kisha deshire te pyesja zotin Meksi;- a eshte ne dobine e konsolidimit te ceshtjes kombetare,hapja e dosjeve ? Kur dihet se ne shqiperi, po vriten njerez me njeri tjetrin ,per gjera nga me ordineret e me jo te mesohet se kush ka demtuar njerin apo tjetrin….
per gjera ordinere vriten qe cke me te. por hapja e dosjeve nuk eshte per t’i treguar te ndjekurit se cili e ndoqi. kjo eshte nje pamje e ceshtjes. me e rendesishmja pamje eshte nevoja per pastrim e klases udheheqese te dy partive kryesore nga figura te zymta qe s’dihet se per hesap te kujt punojne. E beri Gjermania, pse te mos e bejme dhe ne?
hajde Lora se do te kete edhe per ty surpriza plaku i vitit te ri. mos u merzit. ti mendon se po te kisha qene spiun do te kisha pasur mundesine te rrija me tutje gjithe keto vite? Jo moj lora e vockel jo, do te isha duke sherbyer partine e punes brenda PD-se. Hajde lora se je e vogel, por do te mesosh.
meksi u shkeput nga politika mbasi vodhi mire ..dhe 15 katshi eshte prone e ketij me nje italian..keta qene bashke me Sali felliqsiren qe pastruan dosjet dhe nje dite do bertisnin hapni dosjet..po c,rendesi ka ..populli e di se kush ka qene spiun i policise dhe sigurimit ..dhe akoma e mban kryeminister nje pleh te tille
te hapesh dosjet ,pas njezetvjetesh,do te thote te kerkosh me ndergjegje,hapjen e nje vatre konflikti ,me pasoja te pallogariteshme…Ne fund te fundit kujt i sherben ? Shqiperise dhe shqiptareve ,JO.Prandaj une vet ,do t’i thosha zotit Meksi,se edhe per shume vjet ndoshta,nje hap i tille,eshte shume i demshem per vet kohezionin ,kaq te domosdoshem per popullin tone.Madje do te thosha se ne kuadrin e 100 vjetorit te shpalljes se pavarsise dhe ne funskion te asaj c ka trumbetohet me te madhe; bashkimit kombetar,ho vetem teritorialisht, kesaj gjeje i duhet vene kapaku ,njehere e mire…
Zoti Mero !
Po nderhyje sepse nuk keni paraqitur sakte ate çfare kam thene ne
ate tryeze per ligjin e lustracionit.
Une jame nje nga autoret e ligjit te ri, siç kam qenë dhe autori kryesor i ligjit te vjeter qe u miratua ne vitin 1995 por, ka qene hartuar e vene ne zbatim qysh ne fillimet e qeverise demokratike (1992).Ne ate kohe u kontrolluan te gjithe punonjesit qe parashifte ligji dhe u larguan te gjithe ata qe vareshin nga Qeveria (nga nivel ministri e me poshte), kur na raportonin kete.
Ne tryezen e sotme, veç temes qe ishte ligji, une fola dhe per zhdukjen e dosjeve duke thene se nga viti 1989 deri ne fillim te vitit 1992 jane zhdukur ne menyre masive,kete e dine gjithe tiranasit, ne kundershtim me rregulloren e sigurimit edhe ato materiale qe duhet te ruheshin pergjithmone. Ne ate kohe te gjithe urdherdhenesat per kete gje u arrestuan dhe u denuan (ministrat e kohes).
Shtova gjithashtu qe jane regjistrat e agjentures ku gjenden emrate spiuneve, ashtu sic dihen dhe sigurimsat, si dhe materiale te shumta arkivore. Pra ligji i ri mund te zbatohet per te larguar mekataret dhe per tu mos u shantazhuar ata sot qe te bejne pune te keqija.
Komentatori vlora, dhe kushdo qe deshiron te dije me shume, le te me
takoj ne Tirane, eshte e lehte te me gjeni dhe nuk kam bodigardë.
Mero, ne se deshiron, tya mund te te jap dhe interviste per kete gje, si dhe mund te te dergoje disa artikuj qe kam shkruar per sigurimin , dosjet dhe arkivat.
Pershendetje
Leka
Pershendetje zoti Meksi,
Shpresojme qe te jeni me i pranishem ne Media si njeri me kultur dhe i balancuar politikisht, ku te mbroni idete e djathta dhe te kontriboni ne shoqerine Shqiptare. Sa here hap televizorin dalin vetem Maskaranj te arratisur nga burgu a kopshti zoologjik. Nuk e imagjinoja kurre qe nje keq qeverisje e ketyre viteve te fundit do te shkakonte nje bicim rehabilitimi te figurave te komunizmit tek lexuesit e Temes, si ajo qe pashe me tmerr te intervista e Nexhmije Hoxhes.
REspect.
Po ti qenke me i djathte se une mo Olto. Dhe ma kishe thene tek ResPublica por s’te besova :).
Une nuk e di nese je me te vertet Leka Meksi apo jo,por kushdo qe te jesh.Hapja e Dosjeve nuk do habis me AS1,pasi njerezit tashme jane(per Ironi) Imunizuar nga ”Skandalet”.Ato dosje duhet te ishin hap ne vitet 90te por ateher ”djali i malcis” ishte akoma i Dehur nga Dashuria dhe Respekti per Komunizmin dhe R.Aline,i cili i la edhe pushtetin.
1 pamje qe ka mundesi te ”shokoj” kete popull tashme te Paralizuar,MUND te jete PSIKOPATI i Vicidolit duke qellu me kallashnikov kunder EDI RAMES,dhe mundesisht t’a vrasi ate.Por edhe kjo video imagjinare,nese do mund te ”realizohej” 1 dite,prap populli i menderosur Shqiptar do arrinte ne konkluzionin se e kish Fajin EDI RAMA,pasi NE jemi popull Frikacak dhe Inferior qe i kemi HUMB te gjitha betejat ne Histori.Me ARMIKUN dhe padyshim me Vetveten.
Dhe e fundit,nga momenti qe DOSJET jane Zhduk d.m.th., se s’ka asgje per te komentuar.Ata tashme jane te gjithe te ”Pafajshem”.
Mire t’ua bejne Shqiptareve,se e MERITOJNE qe te gjithe.Ne fund te fundit ”Dardhe bie nen Dardhe”.
C’na duhen gjurmet kur ne shofim UJKUN o zoti Leka.Ne sot na interesone zbardhja e dosjeve te krimit ekonomik dhe te rrembimit te pronave te te tjereve.Ish te denuarve politik kush i ka bere denoncime te rreme dhe e ka fut ne burg din se ku ta gjej te drejten.Pershendetje nga nje ish simpatizant i Juaj personal(sot ne emigracion) nga Nivica demokratike e neperkembur nga demokomunizmi sotem me keq se ai enverian.
Z.Meksi,
Ju keni qene kryeminister ne ato vite dhe si i tille keni pasur akses ne shume gjera qe te tjeret nuk kishin.Nqs ju e dini se kush i ka zhdukur ato dosje pse nuk beni kallzim penal.Nuk ka rendesi se c’fare dosjesh jane “zhdukur”rendesi ka se jane zhdukur dokumenta me rendesi dhe ne pronesi te shtetit,pra dokumenta shteterore,keshtu qe ju duhet te beni nje kallzim penal ose perndryshe dhe ju jeni bashkefajtor per mos kallzim te nje vepre penale.Pastaj dhe po te jene zhdukur besoj e dini shume mire se ka akoma vende ku mund te gjenden origjinalet vetem duhet vullnet,por me kete parlament qe kemi asnjehere nuk ka per te kaluar ndonje ligj se sipas disa te dhenash nga mediat me shume se gjysma e tyre jane te perlyer ne nje forme apo tjeter me kesi lloj historirash.Jam dakord qe per cdo person qe desheron te mbaje nje post publik duhet te kalohet me imtesi ne filtrimin e ligjit dhe organeve qe merren me kete pune dhe te mos behet asnje tolerim,por dhe kjo do jete e veshtire .Prandaj me mire do ishte qe kjo te behet me referendum nga populli gjate nje votimi te pergjithshem dhe atehere do shikojme se clat parti apo individe do e perkrahin apo jo.Por gjithashtu dhe 97 nuk duhet te lihet pas dore dikush duhet te mbaje pergjegjesi dhe per te?Nuk jam dakord qe te hapen dosje per individe te thjeshte se kjo do na dergonte ne nje perplasje shume te ashper midis njerzve dhe nuk do ish ne dobi te kombit tone.Pra hapja e dosjeve te behet selective vetem per personat qe desherojne te mbajne poste publike duke filluar nga ato lokalet deri ne ato qendroret duke mos perjashtuar asnje post drejtues sado qe i vogel te jete per nga rendesia.Pershendetje.
Zoti Meksi, respekt per ju, por jo per ate qe toni ju. Ju deklaroni se ne vitet 1992-1997, u hoqen te gjityhe ata qe ihsin spiun nga nivel minsitri e poshte. E para nuk u hoq Saliu qe ishte president. Nuk u hoq bashkim kopliku ish-zevendesi yt. Nuk u hoq safeti. Nuk u hoq vet ish-spiuni Gazidede, Tritan Shehu, Teodor Lacon, Hasan Halilin, Alfred Sereqin, Pketrush Arbnorin, Blerim Celen, Ylli Vejsiu, Agron Muasaraj, Genc Ruli, Genc Pollo. Pash zotin e zoti Leka Meksi, mbylle kete teme spiunash, se PD dhe qeverisja jote ishte nje thes i mbushur plote me spiun sigurimi qe nga Saliu e deri tek bodigardet dhe pastrueset.
Ti zoti Leka Meksi, thua qe arestuam ata ish ministra pergjegjes qe zhduken dosjet. Me vjen keq, por ne kete deshmi ti genjen, mbasi zotin Gramoz Ruci (isj-spiun sigurimi dhe minister sigrumsash) e ke edhe sot e kesaj dite ne parlament, eshte deputet qe prej vitit 1984, 1 vit perpara vdekjes se Enverit. Sidoqofte, personalisht per ju zoti Leka Meksi, kam konsiderat
I dashur Gersi !
Kur thashe mesiper se kemi hequr, benja nje shtese : “kur na i thonin kete”. Ne se na i kane fshehur turpi eshte per ta, dhe e kane bere per te demtuar kauzen ose per ti keq perdorur e kunder meje. Per ndonje nga ajo liste ne rruge jo zyrtare kemi patur te dhena dhe jemi munduar ta largojme, ose ta kishim kujdes. KJo eshte nje arsye me teper qe duhen larguar njerez te tille. Per sa di une jo te gjithe ata mund te kene qene, dhe çuditerisht mungojne ata qe kane qene dhe qe me vone jame bindur dhe kur u larguan vete Saliu i ka denoncuar.
Duket se ata qe te kane informuar kane dashur ti mbrojne.
Pershendetje e gjithe te mirat !
Leka
Zoti Meksi mbetet padyshim nga figurat me demokratike te ketij tranzicioni te gjate. Fatkeqsia e politikes shqiptare eshte se ka pak ose aspak Leka Meksi.
Respekte z.Meksi,nuk ka nevoje tiu kthesh pergjigjje nostalgjikve te Komunizmit,ato nuk kane per te ta harruar qe ke qene k/ministri i pare i Partise Demokratike,eshte mekat qe u largove nga politike.Te uroj sinqerisht gjithe te mirat.
te hapen dosjet pastaj fillojme dhe derdellisim
Zoti Meksi kam respekt per Ju por jeni kujtuar shume vone per te vene ne dukje ket fenomen ,te tipit jane zhdukur .
Meqenese se ke hure te tema dhe po Replikon kjo eshte nji gje shume e mire per ty dhe per ne qe shkrujm ktu.
Sa per Zhdukjen e DOSJEVE qe jane ZHDUKUR nuk eshte ndonji HATA E MADHE se ne jemi vend i vogel dhe e dime shume mire se cilet kane qene spiunet bashkepuntoret e Sigurimit njerzit qe kane bere Zullume ,po nuk ma mbush dot mendjen qe juve personalisht nuk i keni pare ato dosje dhe nuk dini gje fare se kush ka qene sigurims.
Zoti Meksi po ta perseris sado qe zhduket Dosjet ti saliu dhe kompania e juaj ato dihen se populli dhe njerzit i dine mire kush ka rraf te burgosmit kush i ka vra te Burgosmit neper Zyrat e SIGURIMIT .
Pra zoti Meksi mos u merakos se ne shqiperi mbreterojne Komunistat e horrat e halet e hajnat e Tradhtaret e lapangjozet e rrufjanet e maskarenjte e pisat .
Kjo eshte ALBANIA ZOTI MEKSI NJI XHUNGEL E KRIJUAR NGA JU NGA TY NGA SALIU DHE KOMPANIA JUAJ QE BETE KERRDINE ME PARET E SHQIPTAREVE.
merre me shtruar se kemi kohe per te folur. Ne projektiligjin ne fjale nuk flitet vetem per t’i treguar nje te perndjekuri se kush e ka spiunuar, qe sic thua edhe ti, nje pjese e mire e tyre e dine se kush mund t’i kete spiunuar. Por behet fjale per te ndaluar pjesemarrjen ne role politike kyce te nje kategorie personash, qe minimumi mund t’i etiketojme si te dyshimte. Sjellja e tyre ne politike ne keto 22 vite ka lene shume per te deshiruar. Modeli qe une dhe koleget e mi kemi ndjekur eshte modeli i Gjermanise, model i cili eshte ne perdorim qe ne fillim te viteve 90 ne Gjermani. Pse per ne qenka e pamundur te realizohet?
Nuk ma mbush dot mendjen se ata dy koleget e mij te dikurshem te thone nje gje te tille, sepse e dine te kunderten, dhe se nuk e shqiptuan asnje here kur ishim kundershtare ne politike dhe nuk lane gje pa me share.
Po ta kesh merak hajde me gje , ndryshe nuk je burr. Do shuash dhe kuriozitetin te shohesh si jane dosjet e atyre qe duhet te futen ne burg dhe dosjen e atyre qe i spiunonin. E kam fjalen per dosjen 2A te armikut te popullit Aleksandër Meksi.
Mos e humb rastin !
PS
Merua mund te kontrolloj qe jam une dhe se te tjeret nuk i di kush jane. Veç nje çudi kam sa here qe themi te verteta versulen si bisha mekataret.
Zoti MEKSI a keni pasur ju ne qeverrine tuaj ministra apo zv ministra spiune??Dhe sa keni pasur ju influence ne zgjedhjen e tyre??
Dhe para 2 ditesh ne gazeten TEMA lexhova nje artikull qe shkruhej,
se ato qe dolen ne krye te PD ne 92 ishin te gjith te veshur me
xhaketa ngjyre bezhe qe ti njehte sigurimi shtetit sepse ishin
njerzit e RAMIZ ALISE sa e vertete eshte kjo!!!!
Pershendetje Taku !
Perzgjedhja eshte bere bashkerisht ne fillim te prillit 1992, kur se pakut une nuk kisha dijeni sepse nuk kisha kontakte . Me vone filluam kontrollin dhe kur na thuhej i kemi hequr si ndonje minister ashtu dhe zevendsa e drejtora.
Ajo puna e pardesyve te bardha eshte “legjende urbane” qe kishin disa eshte keqdashese nga ata qe mendonin se ju takonte te ishin ata ne krye dhe nuk eshte se ata nuk u vrane dhe te tjeret po. ato ishin ne mode atehere sot i veshin palltot dhe xhupa lekure.
Kete shprehje e ka thene konsulli austriak ne Shkoder diku nga viti 1910 mbasi u lemerit nga sasia e spiuneve vullnetare te shkoder-lokes qe ju vune ne dispozicion.
vetem te hape dosjet njehere,se populli pak a shume edhe e di se kush po punon edhe tani kunder interesave kombetare,por emira eshte qe te dalin sheshit te gjitha kush me thote pse nuk po e marrim statusi e vendit kandidat ka tre vjet rrjesht qe na sorollatin poshte e lart kush e ka fajin per kete pune,normalisht cuna qeveria me kete kryeminister asnjehere nuk do ta marrim se ai eshte vegel e sherbimeve sllavo-greke
Ore po pse lodheni shume,para 90es as nuk bente vaki te zhdukeshin dosjet nga arkivat e Shtetit,po te ishte per te zhdukur i zhdukte Enveri qe e mbajti pushtetin per 45 vjet,e ceshte e verteta kishte Shtet duam apo nuk duam e na pelqen a nuk na pelqen eshte tjeter pune.Dosjet filluan te zhduken me ardhjen ne Pushtet te PDse me President Saliun e Kryeminister Leka Meksin e ku dhe sic thote komentusi lart Gersi,te gjithe ishin spiune sigurimi,e u pastruan akoma me shume me ardhjen per se dyti ne pushtet,por cti besh,ja qe dihen te gjithe kush ka qene spiun sigurimi,por me e keqja eshte se fshihen keta qe kemi ne radhet e PDse te cilet i kemi me shume se sa ata qe jane ne PS.
Lexo mire njehere dhe pastaj jep mesim. Perderisa kam pergatitur bashme me kolege te tjere kete projektligj te ri, sipas teje si qenkam i mendimit qe nuk ka dosje? Thashe qe mund te jene zhdukur ose manipuluar nje pjese, nderkohe qe ka te tjera qe duhen hapur. Dhe tregova edhe nje ide mbi kategorite e nenpunesve te kohes se diktatures qe do te ishte mire te konsideroheshin sipas ketij projektligji, si te padenje per t’u punesuar ne role drejtuese ne nje shtet demokratik. Kaq e veshtire eshte sa te ngaterrohet nga disa lexuese, perfshire edhe ty? Apo keni deshire te ngaterroni leximin?
Pershendetje!
“Janë zhdukur, dhe janë zhdukur pjesa më e madhe e dokumentacionit të dosjeve në kundërshtim me rregulloren për ruajtjen e dokumenteve të arkivit të Ministrisë së Brendshme”, është shprehur Meksi.”
Ky eshte citimi qe ben Gazeta Tema.Dhe une i referohem ketij citimi.Pra e kam lexuar mire.