(E PERDITESUAR)- Presidenti francez, Nicolas Sarkozy u ka bërë thirrje stacioneve televizive të mos transmetojnë videon e sulmeve të Mohamed Merah. Qëndrimi vjen ndërkohë që rrjeti Al Jazeera po diskuton për transmetimin e videove. Zyrtarët kryesorë të kanalit televiziv u takuan në Katar për të diskutuar për regjistrimin, që iu dorëzua zyrës së Al Jazeera-s në Paris. Pas takimit, zyrtarët e televizionit thanë se nuk do e transmetojnë videon.
“Unë u kërkoj atyre që janë përgjegjës në këto kanale televizive të mos transmetojnë pamjet pa asnjë pretekst në respekt të viktimave,” tha Sarkozy.
Në një deklaratë të Al Jazeera, thuhet: “Zyra jonë në Francë ka marrë një video nga një burim anonim të hënën, të quajtur “Sulmi i Al Kaedas në Francë”, që duket se tregon vrasjet e fundit në Tuluzë. Ne ia kaluam menjëherë videon policisë dhe nisur nga kodi ynë i etikës dhe nga fakti se se video nuk përmban asnjë informacion që nuk është tashmë në dijeni të shikuesit, ne nuk do e transmetojmë përmbajtjen”.
Presidenti Sarkozy ka mirëpritur një vendim të tillë. Familjarët e viktimave besojnë se transmetimi do ishte një publicitet për Merah
Ndërkohë një burim ka folur për BBC në lidhje me përmbajtjen e videos.
“Është një video e edituar me shumë profesionalizëm, me këngë mes ngjarjeve. Aty shihen të gjitha sulmet që ka ndërmarrë Merah, fillimisht kur vret ushtarin e parë, më pas kur sulmon tre ushtarët dhe në fund sulmin në shkollë. Mund të dëgjosh zërin e personit që ka bërë vrasjet, por edhe të qarat e viktimave. Janë gjëra të tmerrshme,” tha një drejtues i Al Jazeera.
Në video ka këngë fetare, ku citohen vargjet e Kuranit. Letra me të cilën është dorëzuar USB-ja është në frëngjisht, e shkruar me shumë gabime.
Në një tjetër zhvillim, presidenti Sarkozy ka ndaluar që disa predikues radikalë myslimanë të hyjnë në Francë për të marrë pjesë në një konferencë islamike muajin që vjen. Konferenca zhvillohet nga Bashkimi i Organizatave Islamike Franceze.
“E kam bërë të qartë se disa persona që janë ftuar në këtë kongres nuk janë të mirëpritur në tokë franceze,” tha Sarkozy.
Kjo qe ndodhi ne France eshte fatkeqesisht per viktimat e favorshme per presidentin Sarkozy pasi vemendja e opinionin publik, u shperngul nga kriza ekonomike, ne rrezikun terrorist islamik.
Pra nje fushe ku e djathta historikisht eshte me keredibel se e majta pasi metodat kundra terrorizmit apo emigracionit jane me radikale.
tipike skenaret e bushit….me zgjedhjet ne amerike.
pffff…sa kopjace te dobet
Edhe un prandej po ju baj paraden gay
http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/
Ne sondazhin e fundit per problemet reale te francezeve, pasiguria shprehet me 8 % larg nga preokupacionet kryesore sic jane papunesia, cmimet, ngritja ekonomike etj.
Por kjo histori e pershtateshme politikisht per te djathten kam frike se nuk do ndaloje ketu. Ka shume mundesi qe te shoqerohet me shperngulje te personave islamist radikal nga franca. E djathta do perdori kete arme sa here qe do ta kete te nevojsheme dhe jo vetem ne france. Mendimi im.
Evropa do te detyrohet me te drejte, qe te vendos si kriter plus per te dhene leje qendrimi por edhe nenshtetesine evropiane, pervec kritereve te deritanishme, edhe kriterin lidhur me sjelljen dhe qendrimin e emigranteve qe bie ndesh hapur me zakonet, etiken dhe evolimin socjal-kulturor evropian, dmth qe eshte e papranueshme/e pandershme dhe jasht cdo llogjike ajo cka po bejne nje pjese jo e vogel emigrantesh qe kerkuan/kerkojne me insistim te jetojne ne evrope dhe njekohesisht e urrejne menyren sesi eshte ndertuar bashkjetesa ne evrope. Deri me sot besohej se ky mentalitet mund te ndryshonte dhe u bene perpjekje ne kete drejtim, por pervoja/realiteti po tregon qe nje pjese jo e vogel e ka te pamundur te integrohet atje ku ata kerkuan me insistim te behen pjese e atij vendi. Me kete kategori emigrantesh po vertetohet se eshte e pamundur bashkejetesa ne kontakt te drejteperdrejt, atehere ata jane miq/te ardhur keshtu qe eshte me mire per te dyja mentalitetet te jetojne ne origjinen e tyre.
ja dhe legeni tjeter sarkozi, nuk ekupton qe treshja berlusconi sarkozy merkel i ka ardhur fundi, bota nuk do me plehra jemi mbushur deri ne gryke ikni na leni rehat o ndyresira, o plehra, lejeni boten te qete
Nje gazete italijane shkruan se vrasesi i Tuluzes, Muhamed Merja ishte spiun i policise franceze !!¨¨ Ne fakt kur shikon videon kur u vra, sulmi zgjati 5 minuta dhe degjoheshin bresherite automatik, kurse ky kishte pistolet!!! 300 gezhoja u gjeten ne apartament !!” Si ka mundesi RAID i francez profesionel nuk paska aq shume nishan ? Apo keto bresherite ishin per ta trembur qe te hidhet nga penxherja dhe ta vrasim ne sy te gjitheve atehere qe nuk kishte ndonje rezik. ?????????? Mbase keta te djathtet nuk kane fat se gjithmon para votimeve i bien avjonat ose dalin terroristat. ???