Ali Ahmeti: Nano më tha në vitin 2005 se po humbiste zgjedhjet

27 Mars 2012, 10:06Politika TEMA

Kryetari i partisë Bashkimi Demokrat për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar në emisionin Prizëm në Albanian Screen se Fatos Nano i kishte paralajmëruar humbjen e zgjedhjeve në vitin 2005.

“BDI ka mbajtur kontakte të përhershme me shtetin shqiptar. Ka qenë Partia Socialiste në pushtet nga 2002 deri në 2006 dhe BDI ka mbajtur kontakte institucionale duke filluar që nga kryeministri e deri tek partia, por ka mbajtur kontakte të rregullta edhe me partitë në opozitë. Nga 2006 e këndej kemi mbajtur kontakte institucionale me zotin Berisha dhe ky shqetësim për mua, që duhet ta them edhe për opinionin shqiptar, ka qenë edhe i zotit Nano, si kryeministër, i cili më ka thirrur përpara se të shpallet mandati kush ka fituar zgjedhjet, ende nuk kishte rezultate. Ishte faza e parë e zgjedhjeve dhe më thirri në Shqipëri e më thotë: Zoti Ahmeti, si duket unë zgjedhjet do i humb dhe tash kam një shqetësim, si të kalojë lidhja juaj te shteti i ri, sepse juve ju duhet shteti, si parti politike në shtet që jeni,” tha Ahmeti. Ai shton se nuk e dinte se si komunikonte Berisha me Nanon, drejtpërdrejt apo me ndërmjetësim, por thotë se për çështjen kombëtare politika ishte e koordinuar.

8 komente në “Ali Ahmeti: Nano më tha në vitin 2005 se po humbiste zgjedhjet”

  1. mister x says:

    qe nanon do humbte zgjedhjet u pa qarte.filloi duke percare ps dhe duke komplotuar me salen. po te behen zgjedhje tamam ps nuk bie kurre nga pushteti dhe kjo eshte e verteta.

  2. Zalua says:

    Thuajese te gjithe politikanet shqiptare kane nje fytyre, por ky tipi, Ali Ahmeti, eshte komplet cope mishi me dy sy.

  3. Shpatar says:

    Shume kuptimplote jane ato cka thuhen.Nuk merret vesh se cfare politike bejne shqiptaret kudo qe jane.Nuk duhet te hedhim pika dyshimi, ne per politkat qe bejne shqiptaret ne vendet jashte kufijve, por duhet te mbajme pergjegjsine se po i bejme lemsh dhe ato qe na bashkojne.Ne se Nanua nuk do tu linte dore te lire Socialistve mbas 97 Saliu do shihte koqe.. e demit per te riardhur ne pushtet.E kemi treguar dhe po e tregojme qe ne shqiptaret ngrihemi nje here ne 100 vjete.Kjo eshte arsyeja qe shohim te qeverisi dhe ai qe eshte kriminel.
    Ore shqiptare.Harruat situaten e 97.Cfare doni te ndodh me shume se nuk po e kape guston shqiptare.Cqe ky qendrimi i Nanos per ate situate qe krijoje Saliu ne 97 qe sot u faturohet socjalistve te Rames.Degjoje deputetet demokrat qe thone:Keto i kini patur ju kur keni qeverisur tani pse jeni kondra.Kjo llogjike e gatuar me te keqe nuk na le te shohim perpara.Bejme fajtor dhe ate qe nuk eshte fajtor.Si qenkemi njesoje si ai qe dha urdher te goditet jugu i Shqiperise me ata qe shkaterruane bandat terorriste te Saliut.Si mund te takohet apo te konsultohet nje politikan shqiptare ne Kosove e Maqedoni me nje kriminel qe leshon urdhera te goditet populli i tije.Keni mbaruar dhe do mbeteni qorra me sy hapur. Pse nuk gjukohen keto cmendurira po na e bejne Saliun Skenderbeu i dyte i Shqiperise.Skenderbe, qe ha koka shqiptaresh, sot po degjojme.Te jem ne vendin e Ali Ahmetit nuk do begenisja tu shohja surratin te tille shqiptarve politikan.
    Dihet cfare ka qene binomo Berisha -Nano dhe nuk po nxem akoma kur marrim mundimin te diskutojme per keto figura.Na eshte prishur kandari dhe skuptojme se cfare peshojme.

  4. adi says:

    nuk mendoj se ali ahmeti eshte cope mishi me dy sy,

    nuk e njoh por ne shume deshmi ai del si mbeshtetes i uck ne kosove dhe rrjedhimisht i luftes per pavaresi,

    gjithashtu edhe ne maqedoni ka bere presion me arme per te drejtat e shqiptareve ne maqedoni, pra, ka luftuar per shqiptaret,

    nuk eshte si keta tanet qe luftojne kush te shese me pare interesat e shqiperise,

    ciao

  5. dritani says:

    Po Sala te ka thene gje keto kohet e fundit?

  6. Leka says:

    Na plasi bytha se cfare te paska thene Nano: Miqesi maskarenjesh, dallkakaukesh dhe injorantesh. Kllonim bastarde: otomanesh me komunizmin izolues.Kjo fare dhe familjes se vet, ja ka me hile, pa le me tej.

  7. Ramy says:

    saluku i kishte gati mercenaret ne vitin 2005 per te destabilizuar shqiperine po te mos i fitonte zgjedhjet
    nano punoi per ti humbur jo vetem nga frika per jeten e tij por edhe per te mos shkatruar vendin.,

  8. Ivani i madh says:

    Tani ta kene te qarte PS dhe simpatizantet e saj se cfare ka bere komarxhiu Nano me PS ka luajtur bixhoz dhe po e votuan per president do te jete me e keqia se do luaje bixhoz me fatet e Shqiperise se lojen e ka filluar ortaku i tij ne qeveri Sala me sejmenin e tij Meten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje