Rama takon drejtuesit e laburistëve: Ndryshime të mëdha na presin

26 Mars 2012, 17:44Politika TEMA
Rama takon drejtuesit e laburistëve: Ndryshime të mëdha na presin

Edi Rama dhe David Miliband

Kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë vizitës së tij që është duke zhvilluar në Britani, është takuar me kreun e laburistëve, Ed Miliband. Takimi është zhvilluar në ambientet e parlamentit anglez dhe ka zgjatur për tre orë.

“3 orë plot energji dhe ide në mjediset e parlamentit anglez. U takuam me Ed Miliband, Douglas Alexander, David Miliband e të tjerë”, ka komentuar Rama këtë takim.

Takimi është komentuar edhe nga David Miliband në adresën e tij në Twitter. “Një takim shumë interesant me kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama – ndryshme të mëdha na presin”, shkruan ai.

Gjatë takimit të parë me liderin laburist Ed Miliband dhe ministrin e jashtëm në hije Douglas Alexandër, kreu socialist foli mbi situatën politike në Shqipëri dhe aspiratën e shqiptarëve për t’u integruar sa më shpejt në Bashkimin Europian.

Zoti Rama u ndal gjithashtu në programin e PS “Për një Rilindje Shqiptare” duke theksuar përpjekjen e opozitës për të hartuar një program sa më të qartë e realist për të rritur punësimin, mbështetur biznesin, ofruar shërbime cilësore që bazohen tek nevoja dhe jo mundësia për të paguar dhe zhvilluar zonat rurale të vendit. Gjatë takimit, Edi Rama u ndal edhe në programin e socialistëve për të zëvendësuar taksën e sheshtë me një taksë të ndershme, që do të fuqizojë shtresën e mesme dhe të varfër.

Lideri laburist Ed Miliband e përgëzoi opozitën shqiptare për hapat e ndërmarrë në drejtim të përshpejtimit të procesit integrues të Shqipërisë në BE, si dhe nxiti zotin Rama në angazhimin për t’i ofruar shqiptarëve një program qeverisës realist dhe të detajuar.

Në të njëjtën kohë, zoti Miliband ofroi të gjithë mbështetjen e Partisë Laburiste për opozitën shqiptare dhe veçanërisht Partinë Socialiste, si partia simotër në Shqipëri.

Gjatë takimit me ish ministrin e jashtëm David Miliband, njëkohësisht dhe Drejtor i Politikave në qeverisjen e Tony Blair, Edi Rama diskutoi më në detaje mbi programin “Për një Rilindje Shqiptare”. Zoti Miliband u ndal veçanërisht në problematikën e punësimit, mundësive për të zhvilluar ekonominë shqiptare dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

David Miliband dhe Edi Rama diskutuan gjithashtu edhe për procesin e formësimit të programit, si dhe rëndësinë e përfshirjes së publikut në krijimin e politikave për qeverisjen e të nesërmes.

Gjate vizitës së tij në Londër, Edi Rama shoqërohej edhe nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin Ditmir Bushati, Sekretari për Rininë dhe Emigracionin Erion Veliaj dhe Drejtorin e Komunikimit Endri Fuga.

 

13 komente në “Rama takon drejtuesit e laburistëve: Ndryshime të mëdha na presin”

  1. Dean says:

    Ky ne foton e mesiperme nuk eshte Ed Miliband,por vellai i tij David.
    Here tjeter me te kujdeshem.

    1. Mike says:

      Tani po e siguruat edhe nja 10 vjet te tjera qendrimin ne opozite.

      1. raimondi says:

        Shume mire Edi me kete takim –Bravo !

        Dhe duket qe edhe ai e ka pelqeyr biseden me Edin, se ka ndejtur 3 ore ne takim , koke me koke –Gje shume e mire, se anglezet bejne ligjin ne Europe

        Ti forocje maredheniet me anglezet –dhe te kopjoje sisitemin ekonomik anglesz qe eshte totalisht sistem i majte , sistem per te cilin
        ka nevoje populli shqiptar qe eshte dermuar keto 20 vjet nga sistemi feudal i Sales me Nanon

        CNN dha dije nje emsion per sherbimin mjekesor dhe sherbimi mjekesor ne Angli ishte i shkelqyer .
        Po te beje operacion ne Angli nuk paguaje asnje lek –I Paguante te gjitha shteti
        Ndersa ne USA per te njetin operacion paguaje nje 35 mije dollare

    2. Eu bre me tan puqistet po takohet ky i juji

      1. Dean says:

        Hahahah…..a,keshtu jena ne.Vecse me puqista takohena.Ai i jueji takohet vecse me Alieva,Urbana,Orbana….etj.Ju vazhdoni me tuajt,ne me puqistat….Lol

      2. Esmeralda says:

        Po na behet zemra mal more njerez qe EDI RAMA ka filluar vizitat e tij ne USA dhe England….kjo eshte teper domethenese qe Shqiperine e pret nje e ardheme Pozitive Po na mbyten Turqit more aman sali shpella ben vizite ne azerbajxhan, jozefinka topallesha ben ne Liban lulzim Gaddaf basha ne vendet arabe etj. Ec perpara EDI RAMA MARSHO SE EUROPA CHRISTIANE ESHTE ME TY DHE DO TE MBESHTESE deri ne shpartallimin e plote te Qeverise islamike te Tiranes me ne krye sali-bin-Laden berisha.

  2. adi-ny says:

    Dean — sikur e ka shkruar poshte fotos..

    1. Dean says:

      E drejte.Nuk e vura re fare.

  3. LORA says:

    Ky po,qe eshte lajm i gezuar. GO EDI GO ! Per mua takimet e bisedimet ne Londer jane me me vlere,per Shqiperine, se ato ne SHBA.

    1. Salih Berisha says:

      Mue kush po mtakon, ma heq nji tegel, me merr do pare eme len ne mes te kater rrugvet> Keshtu ma bani Alievi, Berluskoni qy e rrexun, urbani qy me per dori per interesat e tij. Bot e keqe. Ku je Azem qe te te hidhja ne sulm!
      http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/
      P.S. Ne foton siper, lavirja e bulevardit

  4. Erind says:

    Ed dhe David Miliband – dy djemte e Marksistit polak te lindur ne Beligjik (Ralph Miliband (7 January 1924 – 21 May 1994), born Adolphe Miliband, was a Belgian-born British sociologist known as a prominent Marxist thinker. He has been described as “one of the best known academic Marxists of his generation”, in this manner being compared with Edward Palmer Thompson, Eric Hobsbawm and Perry Anderson.[1])

    Po domosdo te bijte e Marksizmit Shqiptar do te marrin leksione nga dy djemte e Marksistit me te madh te kohrave (pas vete Karl Marks-it).

    Ah ju shpelafte mortja ishallah qe nuk arritet njehere te dilni mbi uje me nje formule shqiptare – por duhet te shkoni ne londer qe t’ju japin formules se si te silleni kunder shqiptareve te tjere ne shqiperi.

  5. shkelqim says:

    I lumte Edi Rames se po ngre shume vlerat e ps ne Shqiperi.Ec perpara, xhelozet le te flasin ne tym.

  6. lolita says:

    ,ju kaladashat(BOCAT E PISHES) e pd nje marksist i terbuar po ju drejton duke ju genjyer me ato dy gishtat kete e ben per kariere,dhe ne kohen e partise ishte keshtu aktiv per 1 main,me grushtin lart duke bertitur me te madhe parti enver jemi gati kur do here ,na merte ne studentave me zor nuk guxonte as nje te mungonte,kjo vazhdoi 5 vjet shume kolege nuk kane pranuar te dalin ne parakalime,politika e spitalit shume pedagoge te ndereshem i kane trasferuar ne qytete te tjera. pese vjet rjesht me dy komunista te tjere rinin ke dera na shikonin floket dhe robat,na conin te ndroheshim dhe te qetheshim sic donte partia ata qe besojne ketij njeriu dhe votojne per te jane njeres per te meshiruar,demokracia e vertete duhet te distancohet nga nga ish funksjonaret komuniste,une njo komuniste te ndershem qe kane pranuar te futen ne parti te hane nje cope buke si kane bere keq kurkujt. ata qe i shkojne mbrapa ketij marksisti truri i tyre ka vlere sa nje boc pishe e thate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje