“Gërdeci”, familjarët peticion në Gjykatën e Apelit për procesin

26 Mars 2012, 12:06Politika TEMA

Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit i kanë dorëzuar një peticion Gjykatës së Apelit, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për rivlerësimin e dënimeve ndaj të pandehurve të kësaj çështje.

Në këtë peticion, familjarët kërkojnë nga gjykata të trajtojë me precedencë absolute ngjarjen e Gërdecit. Peticioni i drejtohet edhe Gjykatës së Tiranës për zbardhjen e vendimit dhe prokurorisë, nga e cila kërkohet ta çojë deri në fund këtë çështje.

Ata kërkojnë gjithashtu nga KLD që të kontrollojë gjyqtarët e këtij procesi dhe të zbardhë pikat e errëta.

Ja kërkesat e familjarëve të viktimave të Gërdecit:

1. Gjykata e Tiranës të zbardhë pa vonesë vendimin e plotë me qëllim për të mundësuar apelimin nga Prokuroria e Përgjithshme brenda afatit ligjor prej 10 ditësh.
2. Prokuroria ta çojë deri në fund, në përputhje me sa dikton ligji, këtë proces që përfshin interesin e të gjithëve.
3. Gjykata e Apelit Tiranë të trajtojë me precedencë absolute ngjarjen e Gërdecit. Në vendimin e saj të tregojë seriozitetin dhe profesionalizmin e domosdoshëm në trajtimin e çdo kërkese nga ana e institucionit të Prokurorisë.
4. Këshilli i Lartë i Drejtësisë të monitorojë dhe vlerësojë punën e deritanishme të gjyqtarëve dhe të ndërhyjë për qartësimin e pikave ende të errëta të këtij procesi tejet të zgjatur.
5. Institucionet shtetërore të lartpërmendura të trajtojnë pa vonesë dhe brenda kompetencave të veta çdo kërkesë legjitime të familjarëve të viktimave të Gërdecit.
6. Ministri i Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrin e Financave, dhe Gjykatën e Tiranës të marrin masat përkatëse për të përjashtuar familjarët e viktimave të Gërdecit nga detyrimi për pagimin e taksës gjyqësore, duke u garantuar kështu aksesin në gjykatë dhe në drejtësi.

10 komente në ““Gërdeci”, familjarët peticion në Gjykatën e Apelit për procesin”

  1. gerdecari says:

    Fajtori i madh hesht per Gerdecin. Ai zakonisht ben “funeralet me te shkelqyra”
    Ne koke te tij, aty ku i dhemb me shume!
    http://imageshack.us/photo/my-images/600/kujtimngagerdec2008sali.jpg/

    http://imageshack.us/photo/my-images/580/duartepergjakuratefamil.jpg/

  2. BERISHA LARGOHU. ESHTE FATALITET TE FESTOSH 100 VJETORIN E SHQIPERISE ME KRIMINELIN BERISHA! says:

    Shqiptaret te largojne Berishen dhe te bejne zgjedhjet e parakoheshme per ti hape rruge hetimeve dhe gjykimit te Berishes, te tjera tentativa jane humbje kohe.

  3. Une dhe B:L si kristian qe jemi dhe socialist progresit kerkojme rrezimin e Berishes per ti hape krahun nje hetimi te pa varur ne krye me Edushken i cili eshte shpresa jone e vetme per nje shtete Serbo-Greke

    1. 1 says:

      Pse nuk merrni Bamirin qe eshte me trimi, e merr Agim Lalen nga Shijaku nga roje magazine e ben gjeneral, pastaj seç bubron atje ne gerdec , nga gerdeci e ben Komandant te Komandes se Doktrines, e denon prokuroria 4 vjet burg, Bamiri e nxjerr te pafajshem, Gimja vazhdon te “Komandoje Komanden e Doktrines”….mjere Shqiperia ku i pati fat keta brekushe brane, punojne bashke burre e grue njoni gjeneral tjetra gjeneraleshe njoni Agim tjetna Nafie te dy i bien te njejtes borie,..
      Nafia komandon e Gimja zbaton o bo Komanda si terhana e Nafijes..Ke naj hall shko ke “komandanti” ai tak te rregjistron ene e diskuto me Nafien, masanej Nafija i ve vulen. Vec kur ti degjojn fjalet e tuja gjithanej, sikur i kishte mare Nafija ne preherin e saj te madh ene i kishte flake perjashte, fjalet moren ere, ca ka m’zyre te gjeneralit hyn ne veshin e Nafijes e pasanej fet ne oborr ene gumezhijne thashethemet, se roja nuk di me bo pune vetem llafe. Ky o Bamka mor mik: “M’thuj me ke rri te t’them kush je”

      1. Denis says:

        o 1,

        mos u lodh kot me daje se nuk nigjo ky milet, foli sa t’dush, keta nuk dun me dit se sala, bamiri ene edi jon tre flliqsina… o dun njonin e shajn tjetrin, o idun t’gjith…

        Po keta dhjaksa me peticione merren? Familjaret ju kalben ne dhe e keta bejne derr derr? Turp tu vije!

  4. DHELPRA says:

    JOO JOO KENI ZGJEDH RRUGEN E GABUAR KUNDER VRASESIT SE FEMIJEVE, PRINDERVE, VLLEZERVE, BASHKESHORTEVE (FAMILJARVE) TUAJ. NUK KA ISTITUCION NE SHQIPERI TE PAVARUR OSE TE PA KORRUPRUAR NGA QEVERIA, ESHT TIRAN APSOLUT SALIU.

    PSE NUK E KUJTOJ TRAGJEDIN E GERDECIT SALIU? APO GJETI JUSTIFIKIMIN: VIZIT TEK MIKU I TIJ COBAN (ORBAN)NE HUNGARI? KY ESHT PRETEKST SHUM I MIR O SALI PO JEMI NE 2012, SKA ME XHAFERRA GJALICA..

  5. Horri i bulevardit says:

    Njehere kam degjuar nje avokate femer, qe kishte marre persiper te perfaqesoje, ceshtjen e Gerdecit, qe tha se po nuk gjetem zgjidhje ne gjykatat shqiptare, do ti drejtohemi, Gjykates se Strazburgut.
    Perse sot mbas ketij kalvari qe na ka irrituar te gjitheve, nuk bejne nje denoncim, ne Gjykaten Europiane te Strazburgut, cfare presin me, dihet qe gjykata shqiptare, nuk japin zgjidhje se ato ne fakt, mbrojne djalin e Sali Berishes dhe Fahri Balliun, qe jane shkaktaret kryesore te kesaj tragjedie.

  6. roland says:

    sa te jete ky majmun kryeminister, harrojeni fjalen drejtesi.

  7. Luan says:

    Kjo ndodh kur nga KLD e Topit vihet ne krye ne gjykaten e Tiranes avokati i vrasesve artan zeneli e konsideroni se si thote edhe ambasadori Arvizu se drejtesia ne Shqiperi nuk eshte funksionale. Ne nje gjendje te tille mjerane te drejtesise Topi kerkon te ngreje ne detyre ata qe kane pergjegjesi per sistemin e sotem te drejtesise, avokatin e vrasesve, krimineleve, e killerave artan Zeneli, i cili mendonte se nuk ishte i rrezikshem ai qe sot eshte denuar me shume vite burg!
    Kur njerezit e afert te viktimave te vrare ne menyre makabre ne Gerdec kerkojne drejtesi, Topi me detyren e perfaqesuesit te popullit, emeron e ngre ne detyre ate qe Sali Berisha e quajti avokat i vrasesve artan Zeneli si per ironi te dhimbjes se thelle te njerezve te pafajshem dhe te lenduar per gjithe jeten nga vdekja e famijareve te tyre ne Gerdec.
    Turp

  8. nd-ih-ma says:

    Ju lutem ketu te komentoje Kreshnik Spahiu me shpresamanet e AK.A ka fytyr Kreshniku i maleve tu dale perballe familjareve te Gerdecit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje