Vazhdojnë vizitat në SHBA të politikanëve shqiptarë… përveç Berishës

26 Mars 2012, 17:11Politika TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u nis sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një vizitë dyditore, në të cilën do të zhvillojë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Kongresin dhe Senatin Amerikan. Meta do ta nisë vizitën duke prezantuar një kumtesë në panelin e Qendrës për Marrëdhëniet Transatlantike të  universitetit “John Hopkins” në Uashington, me temë “Çfarë mund t’i tërheqë investimet e huaja në Shqipëri”. Në këtë panel të do të jetë prezent edhe zv.asistent sekretari i DASH-it për Euroazinë, Philip Reeker, si dhe personalitete të njohura nga Ballkani, si p.sh., Kryeministri i Maqedoninë, Nikolla Gruevski. Paneli do të përqendrohet në zhvillimet politike dhe ekonomike në Europë, dhe përbëhet nga zyrtarë dhe ekonomistë nga vendet e rajonit, Departamenti i Shtetit, Banka Botërore, OECD, dhe akademikë e analistë amerikanë, të cilët janë të interesuar për Europën. Pas përfundimit të këtij seminari të rëndësishëm rajonal, Meta do të zhvillojë takime në DASH dhe në Kongresin Amerikan. Takimi i kreut të LSI-së në SHBA vjen në një kohë kur Uashingtonin pak javë më parë e vizitoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, si dhe lideri i opozitës, Edi Rama. Këto vizita në kryeqendrën amerikane të politikës kanë patur të gjitha një koreografi të ngjashme, të organizuara nga Ambasadori Arvizu.

Po Berisha a do të ftohet në Departamentin e Shtetit?

E.Zaloshnja

http://respublica.al/artikuj/2012/3/26/vazhdojne-vizitat-ne-shba-te-politikaneve-shqiptare-pervec-berishes

24 komente në “Vazhdojnë vizitat në SHBA të politikanëve shqiptarë… përveç Berishës”

  1. Frrok Qupi says:

    Digjo ti refugjat i ameriks edvin zaloshnja. Z. Berisha dhe un nuk dume me shkue ne amerik. Kur punoja un ke zeri i popullit amerika nuk dinte se ceshte gazaetaria…
    http://imageshack.us/photo/my-images/220/perversifrrokqupi.jpg/

    1. Doktorin do ta ftojne prap ne Baku Minsk Budapset Astana, qi kane ekonomi pa kriza si na, e nuk ka nevoje me shku aq larg Edvini juj

      1. Elena says:

        Lym Demokrati saliun tend do e ftojne per vizite Azebajxhani, Turqia ,Turkmenistani, Libani , Iraku , Afganistani Irani etj. Sepse ne vendet Perendimore nuk ia hap me deren me njeri ketij talebanit te Alkaedes saleh ezbullah berisha.

        1. Bato says:

          Mos u vetekenaqni kot. Kur kane ftuar Ilir kokelopen nuk eshte cudi me i kriju dhe Sales ndonje vizite. Mos na e delendisin Ilirin si deshmitar ne gjyqin e atij sekretarit te vet ne ministrine e jashtme.

  2. berti washigton d.c says:

    Ka pak muaj qe shtepia e bardhe ka nderruar taktike.Nuk con me emisaret
    e saj ne Tirane por i therret keto mender politikanet tane ne Washington
    si dikur porta e larte e stambollit qe therriste pashallaret dhe veziret
    shqiptare.Ndryshimi eshte se keto sheiket e sotem nuk kane callma por kane canta dhe depozita bankare aq te fryra sa habitet dhe vete porta e larte.
    Habitem shume me kete tipin zaloshnja qe lane koqen e namit(me falni per shprehjen) bashke me ate frrok fuck cupin si kalamanj kopeshti???
    Si pas tij berisha ka ngelur vetem dhe washingtoni ka “turp” ta therrasi
    dhe po i ben “presion” berishes..????
    Kush mendon se shtepia e bardhe eshte kunder berishes duhet te shtrohet
    urgjent te spitali i shurdheve dhe qorrave duke fillur me te parin
    zalon e zgjerbesit te skraparit , “mikun” e rajersonit.
    SA GJYNAH BERISHA PASKA NGELUR VETEM….

  3. Edhe ky pritet te kete nje takim te frytshem me Alban degen ashtu sikur Edi lolllll

    1. Edi Ramovici says:

      … ashtu sikur …? !!! Nga je ti Ramiz, nga Mitrovica e Titos?
      http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/

  4. Dean says:

    Kush i ka dhon vize kesaj Qelbesire?!
    Ai duhet te ishte ne burg dhe jo me shetit e me dhen leksione ne Amerike.PLEHRA

  5. Delli USA says:

    Shqiptaret menduan se me skandalin e vidios Meta-Prifti, ku u pa qart korupsioni i konfirmuar dhe nga ekspertiza amerikane,Amerika do na e kursente nje riciklim hajdutesh.Ja qe ndodhin dhe cudira,per te keqen e shqiptareve.

  6. DHELPRA says:

    SA MIR QE E MBESHTET EDHE USA ILIRIN PER AFERAT QE KA NE SKRAPAR, BERAT, FIER, ELBASAN… NDONJE BAKSHISH PER SHOKET E USA-s, JO PER GJE PO E MBYLLEN 1 SY NE VIDEO-N ME “HOXHEN”.

    SALIU NUK I TRADHETO MIQT TE QATARIT, MUBARAKUN,ATE BOSS-IN E ALBANIA AIRLINS, AZERBAXHANIN, KINEZIN, JAPONEZIN, RUSIN, SERBIN, SI TRADHETO SE E DI PASTAJ KU PERFUNDO…

  7. Treviso says:

    Pergjegjsia i ngelet ambasadorit, zotit Amvirzu per ftesen qe i ka bere departamenti Amerikan hajdutit me bllok ne dore ilir Meta.
    Per popullin shqiptar ai ngelet hajduti me bllok ne dore. Si do ta analizojne europjanet ftesen qe ika bere Amerika nje hajduti ne kupolen e shtetit shqiptar? Ate e din vetem ambasadori Amvirzu.

    1. BERISHA IK says:

      PO edhe BERISHEN e ka ftuar presidenti i AZERBAJXHANIT
      pse pak eshte kjo,,

  8. Cfaqje: TUTORI therret PROST. Nr. 2!!…
    Eh moj Njerka Amerike!!, te thote populli shqiptar. Ça mbjell, korr!

  9. Albann says:

    Nuk behet opozite duke u kapur pas faktesh boshe.Sali Berisha eshte kryeminister dhe nje ftese per te kerkon dhe me teper seriozitet sesa takime me zyrtare te dores se dyte.Prandaj dhe u ftua Basha dhe te tjeret me radhe.Respektin ndaj Berishes Amerika e tregon ne zgjedhje kur e lejon te vjedhe voten per te qendruar ne pushtet,kur lejon te “fuse hundet ” ne vendime gjyqesore duke bere te mundur mosdenimin e vjedhjeve maramendese dhe fuqizimin maramendes te familjes ne pushtet.Amerika e tregon respektin ndaj Berishes edhe duke ftuar te parin Bashen(nje nga urdheruesit e vrasjeve te 21 janarit dhe njeriun qe ka bere vjedhjen me te madhe ne historine e Shqiperise(perjashtuar Zogun qe ishte mbret).,kur fton Meten hjdutin qe ambasadori i jep lehtesisht vizen
    NESE SOT BERISHA ESHTE NE PUSHTET KJO ESHTE MERITE E USA.
    Perballe vjedhjeve dhe vrasjeve te qeverise Berisha dhe ne kushtet e nje krize boterore ,Amerika e ka shume te lehte te improvizoje nje krize ne Shqiperi per te rezuar regjimin e Berishes por se ka bere.Pse?Pse?Pse?
    “Nuk i plas” Amerikes se vidhen shqipetaret apo jo,se vriten mes tyre apo jo.Amerikes i intereson te dije se si do reagojne pozita dhe opozita perballe ndarjes se Kosoves,pershkallezimit te dhunes ne Maqedoni,apo per kufijte me Greqine…

    Nuk e kuptoj pse dikush po perpiqet ti trajtoje keto ftesa si “puc” ndaj Berishes.Amerika s ka nevoje te demostroje kaq hapur ” pucin qe po iu beka Berishes”.Mjaftin nje “pusulle” dorazi nepermjet Arvizut “me 2013 jep doreheqjen” dhe shqiperia behet e lire.Kjo buje e ketyre takimeve eshte “ti hedhesh hi syve” popullit te thjeshte.

    Nese Berisha vjedh,kjo behet me aprovimin e Brukselit dhe Washington-it.Mos aprovimi i statusit kandidat qe nje “drite e verdhe”.Kujdes! E teprove.Vidh por ne menyre me te rafinuar se na “nxorre bojen”.

    Ne fillim te vitit e thashe qe viti 2012 eshte viti kur USA dhe EU do perpiqen te permiresojne imazhin e demtuar ne 2011.Pra do perkrahin per sy e faqe opoziten sepse s ka zgjedhje.Ne 2013 Berisha do vjedhe zgjedhjet dhe ATA do heshtin ,duke i dhene driten jeshile per vjedhjen.
    EVROPA DHE AMERIKA DUHET TE JAPIN PROVA NDERSHMERIE
    Reklamat jane per show.

    1. usa men says:

      per komentuesin alban.
      Komenti juaj eshte nje nga komentet me te sakta qe kam lexuar te gazeta tema.Une vecse do te shtoja vetem nje fraze:Jemi kthyer ne nje gjendje te tille poshteruse sa cdo vend i botes te na kishte pushtur do te ishte me mire se pshurrja kombetare nga domir fazllic-tom ridge-nikollaq geixh..

  10. derman says:

    Berishen, gjysmakun, nuk e kane dashur dhe nuk e done asnje nga ata qe kuptojne karateret e njerezve (USA, EU etc.) Vetem teveqelat shqiptare i shkojne nga pas.

  11. ndoc sukaj says:

    Mos pretendoni vizite ne ShBA te z.Berisha.Eshte sukses i madh qe emri i tije nuk eshte futur ne listen e ,,zeze,, …..

  12. demokrati says:

    Ke perfaqeson politikisht Ilir Meta, simboli i korrupsionit ne Shqiperi?
    Vertet qe per Shqiperine kane ardhur kohe te veshtira. DSH nga nje ane flet per klime te pandeshkueshmerise se korrupsionit nga ana tjeter Ilir Meta, njeriu qe perdhosi edhe ate mbetje drejtesie, riciklohet.
    Karten e rehabilitimit te te perndjekurve e ka marre ne dore …, per te qare dhe per te qeshur.
    Flet per patriotizem dhe respektim te shtetit ligjor, vet dhuruesi i detit dhe masakruesi i te gjitha proceseve zgjedhore dhe i votes se lire, Sali Berisha.
    Madje syri dhe veshi i Vatikanit ne Shqiperi eshte vet Tritan Shehu, njeriu qe perdhosi traditen mijeravjecare te krishterimit shqiptar.
    Ne Shqiperi ne 1 vit kane ndodhur ato qe ndodhin ne Bjellorusi, Siri, Bregun e Fildishte, dhe DSH vazhdon me testime dhe studime. Ujqerit jane mbi kufomen e Shqiperise, por faji nuk eshte i DSH por i shqiptareve.

  13. Horri i bulevardit says:

    Po edhe Enveri sdoli asnjehere mbas asaj mbledhjes se famshme kur ja mblodhi Hrushovit tet me dy dhe se gjeti gje.
    Edhe Saliu se ka problem, ai del vet i shko per vizit pa lajmru dhe i del si gogol perpara me i dhon doren.

  14. juri says:

    shikoni kue te shkoje dhe berisha me pare te veta…..te tona desha me thane ne sh,b,a

  15. tristjani says:

    Kane kaluare shume kohe por disa gjera na kane mbetur ne mendje dhe na kujtohen si te fresketa:
    Aty rreth viteve 91 kur rinia shqiptare u be kalldrem per nje amerikan qe zbriti ne shqipoeri dhe per Sali kreminelin ishte dite e shenuare,ai diku eshte shprehur ne mitingun e Saliut ku qendronte ne tribune para skenderbeut se “Tani erdhi dita joneqe te jemi prezent edhe ne shqiperi,dhe ne jemi ketu per te marre hakun e 50 viteve.Mbasi maroi mitingu Saliu filloj ofensivat qe edhe sote nuk i ka ndalur kunder popullit shqiptar duke nxjerre teorine zero,çekun e bardhe,komunistet do varen neper shtylla sipas llapes se Azem Hajdarit qe me shume beri krime se sa solli demokraci,dhe eshte afer mendesh se demokracia nuk mund te vinte nga tropoja ,ne asnje menyre jo por nga tropoja erdhi shkaterrimi i shqiperise dhe sote po e shikojme se çfar po behet nen dirigjimin e Arvizuse amerikan.

  16. alban says:

    Edhe ketij fytyrevreri do t’i vije “Ftesa”, apo “Mandati”. Por, jo tani shpejt. Me vone, ne prag te ngordhjes. Do ta therrasin, sic thirren Fatos Nanon per t’i thene: “Ik, thyej qafen!” Shpresojme qe kjo te jete pranvera e fundit e ketij uzurpatori, vrasesi, tradhetari, antishqiptari dhe antipopull, mashtruesi dhe genjeshtari. Do te viojne dite te bardha edhe per shqiptaret. Kur?! Kjo nuk dihet, por do Zoti sa me shpejt.

  17. lolita says:

    ne radhe te pare dua ti pergjigjem atij bertit nga ushigtoni,nuk e di e ke vene kot apo jeton ne amerike,ne qofte se jeton ne amerik mendimi im eshte te pyesnje cfar kerkon ilir meta ne amerike,do ju jape leksion amerikaneve se si vidhet me bllok ne dore,ka te drejte meta te kapardiset si kaposhi ne maje te plehut,ai e di mire qe vjedhja qe ka bere eshte e vertete si drita e diellit.tani mrojtesi i metes eshte saliu berti i washingtonit,qejeton ne amerike ne shtetin me demokratik ne bote qe e di mire ceshte liria(JO SLLOBODANKA) e ngre lart nje njeri te koruptuar,krye ajdut,kriminelnjeri kok trashe qe gjith shqiperise i ka dhene nje hije maloku,te trashe me kanunin e lek dukagjinit nuk dua te kujtoj se te gjithe i dine cfar ka ndodhur ne tropoje,perse saliu nuk shkonte ne ate vend,kur e do kaq shume populli perse mban te veshur dimer vere jelek kundra plumb,fjaloori i tij i piset nuk tregon se eshte nje mjek kirurg,sjellia e tij dhe menyra e te folurit eshte e nje lopcari. ,une e njoh mire ,ju them atyre kosovareve,mos e mbroni ai njeri vetem te keqia ju ka sjelle,ky eshte miku yt berti

  18. SKENDER BEU I VJETER says:

    DO E PYESE DASHI ILIR HAJDUTIN PER KASETEN QE E PANE SPECIALISTET AMERIKANE,ESHTE E VERTETE APO JO DHE AI DO PERGJIGJET GJYKATA NUK E PRANOI POR ISHTE E VERTETE KAM BERE GABIM QE JAM MARE ME KORUPSION ME GJITHE LEVIZJEN E E SEMUNDJES IFEKTIVE(LSI).DO E PYASIN DHE PER SEKRETARIN E TIJ NE MINISTRINE E JASHTME ADMIR RAPON QE ESHTE ZBERTHYER NGA FBI DHE CIA DHE KA TREGUAR QE ILIRI ESHTE KAPUA I TRASPORTIT TE DROGES DHE MISHIT TE BARDHE.PASTAJ DO I THONE DIL NGA QEVERIA E BERISHES DHE BENI ZGJEDHJE TE PARAKOSHME QE TE SHPETOSH NDRYSHE KE UNAZAT QE NE AMERIKE DHE VIZITEN TENDE E MER LUMI.META PO SI FRIKACAK QE ESHTE DO THOTE DAKORT PO DHE DRITANI MA KA FUTUR DHE AI E KA FAJIN ME TE MADH.POFRYN ERA E ZGJEDHJEVE TE REJA QE DO BEHEN NJEKOHESISHT PER KUVENDIN DHE PER PRESIDENTIN MAJI DO KETE NDRYSHIMIN E PLOTE TE QEVERISE DHE RENIEN E SAJ,KORRIKU DO KETE ZGJEDHJET E SHUMTA SHTATORI ME SISTEMIN PROPOCIONAL TE PASTER DHE ZGJEDHJE NGA POPULLI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje