Berisha: Sondazhet tregojnë se Ramën e votojnë vetëm 40% e socialistëve

26 Mars 2012, 13:56Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha e nisi mbledhjen e grupit parlamentar të PD duke folur për reformën zgjedhore. U duk se do ishte një mbledhje ndryshe dhe se Berisha do fliste vetëm për këtë çështje që shqetëson vendin. Por pasi tha se do pranojë kërrkesat e opozitës për reformën zgjedhore, shpalli verdiktin: Rama nuk del dot nga orbita e humbjeve. Pyetja është se pse na duhet reforma zgjedhore në këto kushte kur Berisha u beson sondazheve të tij. Pyetja e dytë është pse bëjmë reformë kur zgjedhjet e mëparshme kanë qenë të shkëlqyera sipas Berishës

Kryeministri Sali Berisha tha përpara deputetëve të tij mazhoranca ka vullnet të plotë për të plotësuar reformën zgjedhore. Sipas Berishës, nëse ekziston edhe vullneti nga Rama, reforma do mbyllet në kohë rekord. Berisha tha se ata kanë ndërmend të votojnë propozimet për dënimin e atyre që prekin votën, edhe pse sërish Berisha tha se janë dënime tepër të larta. Duke folur për listat zgjedhore, Berisha tha: “Për listat e zgjedhësve kërkojmë respektimin e standardeve ndërkombëtare. Praktikat elektorale janë shumë të pasura për arsye se janë pasuruar nga ligjet dhe vendimet e gjykatave. Ato nuk lejojnë të përdorësh listën si mekanizëm përjashtimi. Lista nuk mund të bëhet shkak dhe nuk mund të jetë e tillë që të ndikojë në përjashtime. Unë besoj se edhe këtu do të arrihet kompromisi i duhur. Edhe këtu ekspertët e OSBE/ODIHR do japin mendimin e tyre.”

Berisha tha se po rregullohet me ligj çështja e votave të hedhura gabim. Edhe pse kjo gjë po qartësohet në ligj, Berisha tha se edhe më parë të vlefshme ishin. Nuk kuptohet atëherë pse po bëhet qartësimi. “U faktua një boshllëk në zgjedhjet lokale, por edhe të përgjithshme, për votat e hedhura gabim. Kjo merr përgjigje të plotë, ndonëse në ligj ato janë të vlefshme, por merr trajtim të plotë në përputhje me kodet e Komisionit të Venecias dhe IFES. Të dy këto kode parashikojnë numërimin e votës së hedhur gabim,” tha Berisha.

“Ka një kërkesë për të rritur minumimin e votuesve në një qendër. E drejtë, por kjo kërkesë duhet të shoqërohet me një detyrim për të siguruar transportin sepse ne e dimë sa të përhapura janë fshatrat tona. Pra duhet marrë përsipër transporti i tyre,” tha Berisha.

Por pasi bëri këto ekspoze, Berisha shpalli rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. “Nuk mund të them se cili do jetë qëndrimi i zotit Rama sepse ai është satelit në orbitën e humbjes. Absolutisht. Që të gjitha variantet e tij nuk e nxjerrin dot nga ajo orbitë. Lideri që është lider nuk e bazon fitoren tek realitetet inekzistente, por tek pushtimi i mendjes dhe zemrës së qytetarëve dhe frymëzimi i mbështetësve të tij se ai i udhëheq në fitore,” tha Berisha.

Kryeministri tha se sondazhet tregojnë se Ramën e votojnë vetëm 40 përqind e socialistëve. “Tani dua t’ju informoj se vetëm 40 përqind e socialistëve do e votojnë Edi Ramën ndaj është spostuar tek Bamiri e Kreshniku dhe tek ufo- platforma. Berishën nuk e votojnë ata, por nuk mund të besojnë që kryetari që i udhëhoqi nga disfata në disfatë do i çojë në fitore. Ata kanë instiktin politik, i cili i bën ata të mos gabojnë. Të votojnë 40 përqind e mbështetësve të tu nuk ke shpresë. Ndaj zotëria nuk bën platformë, por merret me Bamirin e Kreshnikun,” tha Berisha.

“Zoti Rama duhet, pavarësisht nga prognoza dhe sinoptika elektorale, është në interesin e tij më të mirë që të kompletojë reformat e kërkuara për procesin e integrimit. Të paktën kur nuk i çon dot në fitore, mos ua nxi imazhin,” tha Berisha.

“Çfarë rilindje bëri ai përveç rilindjes së bllokut? Që të premtosh duhet të tregosh çfarë ke bërë ti? Ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jote,” vijoi kryeministri.

Berisha e sulmoi ashpër opozitën edhe për platformën ekonomike dhe tryezën që organizoi me biznesin.

“I nxjerr aty dhe po u jepte leksione Gramoz Ruçi për biznesin. Nxori aty platformën e Spiro Kolekës. Ai ka qenë përgjegjës për platformën e ekonomisë. Taksa marksiste. Është e faktuar që çdo dollar i ulur në taksën e fitimit dhe të ardhurave personale shkon për punëtorin. Zgjeron vendet e punës, përmirëson kushtet e punës. Ky na premton rilindjen e të shkuarës. Mendoj se përgjigjen më të mirë ia dha biznesi. Unë i garantoj ata se jo vetëm që nuk do ketë rritje taksash, por e kundërta do shqyrtohet. Janë ata dhe jo qeveria vektor i zhvillimit të vendit. Janë ata që krijojnë vende pune,” tha Berisha.

25 komente në “Berisha: Sondazhet tregojnë se Ramën e votojnë vetëm 40% e socialistëve”

    1. hetuesi says:

      O Saaaaali!
      Cili sondazhmore mavri e thote nje gje te tille?
      I Argites apo i Fazllicit.
      Po e kuptoj se veshet po te bucasin apo gumezhine nga zhurrmat e masave te gjera popullore,te cilat kerkojne
      flakjen tende o Sali ne grope te Derrit.
      Je bere kufome e vertete…

    2. O malok Edi Ramovici, qe vertete te urdherojne banditet e Berishes te shkruash ne cdo faqe e dite ne Online Tema, se te kane ne dore o me vendin e punes me siguri fshesaxhi nate, ose hajdut dite, ose me ndonje pune spiuni si vete shefi juaj me dosjet e UDB qe do hapen brenda Shtatorit 2012, e ke per te pare e degjuar se si dhendri i Serbise kardiologu i Byros Politike te PPSH (HysniKapos+Simon Stefanit) e miku i femijeve te diktatorit Enver Hoxha, Sekretari Partise i Spitalit Qendror te Tiranes dhe Fakultetit te Mjekesise Sali Rame Berisha eshte njeriu i UDB qe ne rinine e tij. Keper temarre malet perseri ne kufi me Serbine sapo te ngordhi shefi yt,nje nder njerzit me kryesore te UDB per mese 25-vite, qe edhe tani eshte ne Pushtet po me ndihmen 100% te Serbise dhe Mafias sllave ne Rajon plus Mafisa Italiane, Austriake, Turke, Greke, dhe do emrave VIP ne USA qe nepermjet kompanive Lobuese jane vetem maja e aisbergut e Mafias Ndderkombetare, ku sekser e nderlidhes eshte super-miku i familjes Sali Berisha serbi-boshnjak Damir Fazllic (nipi i ish-drejtorit te fundit nen Milloshevicin i UDB)(shume shpejt ne prag te zgjedhjes se Presidentit do shfaqen ne Media Foto+Video te Damir Fazllicit me emra VIP ne Viene+Beograd…Prit se thesi jo vetem pohapet por dhe po cahet e ska me burre dheu ta qep me: Tju shpetoje me ju o kerrma te injorances se Kombit Shqipetare, Ju Maloket. Keto dite prisni edhe malokun e Jugut Ilir Meten se si do perfundoje pseudo-viziten ne USA, se nuk ka me shpetimper ju dhe vjedhjet e vrasjet qe keni bere ju maloket keto 21-vite qe ne Qytetin Studenti ne Dhjetor 1990 kur niset prapaskenat e poshtersite si maloke te pabese qe jeni Historikisht. Prisni edhe pak…po sdo kete me Falje e Amnisti si ne 1997, populli qytetar do dali nga vetja per tku dhene nje mesim historik qe kurre me ju maloket te drejtoni shtet. Na vjen turp te kthehemi e te punojme e jetojme ne Atdhe segjithcka eshte pushtuar+vjedhur e marre ere MUT nga ju Maloket, por do ikni perseri me bageti ne male se atje e keni vertete vendin dhe atje ju ka caktuar edhe ZOTI qe breza e breza me pare.

    3. O Doktoro, hajt pra ti bojm zgjedhjet e parakohshme ta rexojme si kryetar partie Romen. Po s’na lan me i bo zgjedhjet si 2009, i morim si ne 96. Mo e vjetra ngelet rruga mo e mire.

    4. Sali UDB Berisha says:

      Nga sikleti, mesova dhe cigaren hej dreci i mallkum.
      http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/

    5. reformer says:

      Sondazhet e Sales thone gjithashtu se ai do te jete ne krye te shqiptareve deri ne vitin 2050!!!!
      Nje semundje e re do te shfaqet ne kete vend me simptome kryesore : te vjellet nga Salizmi.

  1. ilir says:

    po poooo, ketij me duket i paska hy tartakuti qe prej vizites se Rames ne USA.

  2. Dean says:

    Shikojeni pak ne foto se si sillet shkerdhata kur e ka perball EDI RAMEN.Si b…q….r,qe nuk e ka shokun.Mu si ato femrat qe ulin koken e skuqen nga turpi kur i propozo per here te pare.
    Gjejeni se kush o ”Trimi” dhe FRIKACAKU ne foton e mesiperme.Nuk o e nevojshme me qen ekspert ne ”Body Language”,thjesht shikoni fytyren e ketij Perversi te ndyre,qe na duhet t’a quajme K/minister.
    Por e vetmja gjo qe din me bo BARBARI i Vicidolit eshte me sha dhe mallku nga distanca,si 1 i pabes malesh qe eshte,si dhe me dergu killera kunder dikujt,se kur e ke ball per ball dhe larg syve te botes Ai te rruan topet.Po hajde mo,pabesia ne Shqiperi konsiderohet Trimeri.Kaq idiot jemi dhe pastaj habitemi pse gjithmon gabojme.

  3. ToniTR says:

    Luleee o zoti Sali! I fut ndonje sondazh ne gjume dhe te nesermen e ben publik ne media. 60% te socialisteve qe nuk votojne Ramen jane ne dileme, te votojne ty qe e shnderrove Shqiperine ne kopshtin me te bukur me arrore te universit apo Ilirin, politikanin me te ndershem te ketij kopshti.

  4. Horri i bulevardit says:

    Me lajmin e bukur per paraden, antarsia jote, tani do te jete me solide, se byth me byth me Saliun do shkojne ne paraden berishiane, ramizet e lulkat, do ju bashkohen dhe sillot e nafijet, qe me dybeqet e tyre, do bejne tamtamet e zhurmshme, ne bulevrdin e horrave te bulevardit, qe mbas kesaj parade, do te quhet Bulevardi i Sulltaneve te Saliut ne Binjakezim.

  5. Dy Mostrat e vrerosura te Komunizmit & Neokomunizmit Kane 22 vjet qe kuterbojne dunjane dhe shperndajne vizione
    frymezime, platforma… rilindje, te gjitha fjale, dy pale xhambazlleqe qe shushAsin dy pale xhahilat dhe plehurinat e Shqiperise,
    Si i bohet hallitt?
    Mostrat prej leshi Tallin leshte me ne miq, kur do bini n’mend?!
    Ah kaq shume xhahile, o perendi,
    ke mbledh ne Shqipni?!

  6. shqiptar says:

    PO BERISHEN A E VOTOJNE 12 PERQIND E SHQIPTAREVE APO ME PAK

  7. SADIU says:

    Sale mos shiko perqindjet e Rames por merru me organizimin e mitingut te dates 17 se te vetmit votus do te kesh ne zgjedhjet e ardhsme. Kur ti pershendetesh mbaje me vete edhe nje gjethe figu, se edhe keta i ke nga zogisti se i trembi me hu drejt tyje dhe Xhozit.

  8. Alban says:

    Te fala nga Arben Ristani. Eshte gati per zgjedhjet e reja.

  9. agim says:

    Nuk e paragjykoij se do kete sote ne asnje vends te botes kryeminister me te trashe e me budalla se kete te shqiprise,si nuk e kupton asnje gje nga ky realitet ku jetoijme ,jam mjaft i cuditur per a duhet te kete shkuar ndonjeher ne shkolle ky njeri ?????????????????????????

  10. qyramenga says:

    Ore po ky s’eshte ne vete fare. Mbasi siguroi votat e homove…e nuk e dime pse,se thot jam parti konsevatore(e djathte)..ç’ka me Spiro Koleken…Mire qe Rama e ka kusheri te te jemes,e ishte nje Inginjer i dipllomuar ne perendim e ne e dime qe komunizmi lindi ne perendime (manifesti u shkruajt ne Londer e jo ne lindje ku po na çon Sala) .
    Po vete Sala ke ka kusheri te te jemes e keni degjuar ndnjehere …ndonje intelektual te shquar…pa le te jete shkolluar edhe ne Teheran a ne Mogadisho ???…

  11. roland says:

    kush ti beri sondazhet ty more sali, sheqerja

  12. Me kete palle as kafshet e kopshit zollogjik,nuk defrehen.Sa i veshtire eshte bere si ky debil,po ashtu edhe gargamellet qe e rrethojne nga afer.Qe ky QEN qeveris akoma,duhet ti puthe bythen RAMES.

  13. Martin Ph says:

    Ky kafshe po e kthen Ramen ne nje mit,sa me shume e shan ky aq me teper e duan njerezit qofte edhe vetem per inat te tij.Nuk guxon kush ta kritikoj edhe kur kane te drejte pasdi u kujtohet Saliu dhe kthehet ne te kundert.

  14. popull says:

    Akeni pare ndonjehere te çmendur keni rastin se do zhduket ky eshte salihi.

  15. Treviso says:

    Votimet evitit 2009 dhe 2011 kan qene po te njejtet ambasadore te OSBE dhe
    te keshillit te Europes qe i kan ndjekur me imtesi dhe jane ato qe kan firmos per realizimin e mire te zjedhjeve. per te siguruar popullin qe votat nuk do vidhen mo duhet te nderrohen keto dy ambasadore.Qe te behen dy here zjedhje jo te rregullta dhe te quhen te rregullta ka vend per dyshime. O nuk kan punuar mire keto dy ambasadore ojan kompromentu me pushtetin. Ky mendim po te jete i drejte mund te perkrahet nga rrefugjatet shqiptar anemban botes.E them kete sepse rrefuggatet nuk jane partiak por i intereson zhvillimi ivendit dhe mirqenja e popullit.

  16. meti says:

    Nuk po durojme sa te vine zgjedhjet qe ta shohim malokun ne opozite dhe te shiohim se si behet shteti per te gjithe Shqiptaret. Berisha kete radhe ta mbaje me shkume se nuk ka mbeshtetje as nga te tite e jo me nga populli.

  17. tani says:

    O Berishe o faqezi pse po rri ne Qeveri
    ty koha te ka shkue prandaj vendin me lirue.
    Sa me shpejt me u largue qe ky popull me shpetue,
    nga shfaqet qe cdo dite ne Qeverri ti ben
    portokallise materjale i jep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje