Ambasadori grek: Çamet që janë kthyer në kufi nuk kanë pasur dokumente

26 Mars 2012, 17:17Politika TEMA

Kryediplomati helen ne Tirane, Nikolaos Pazios, ka komentuar për here te pare ndalimin qe u behet ne kufi çameve, qe udhëtojnë nga Shqipëria ne Greqi. I ftuar ne emisionin “Dita Ime” ne “Vizion Plus”, ambasadori tha se refuzimi i hyrjes lidhet thjesht me problematiken ne dokumentacion.

“Edhe pse kemi regjimin e lëvizjes pa viza, nga ana tjetër nuk mungojnë kushtëzimet për këtë lëvizje. Rrjedhimisht, kur flasim për heqjen e vizave janë ne fuqi disa rregulla dhe ato varen nga dokumentet e identifikimit. Kur ne këto dokumente nuk ka probleme, atëherë edhe për shtetasit qe i disponojnë nuk ka probleme ne lëvizjen drejt Greqisë,” shprehet Pazios.

Qe prej liberalizimit te vizave, dhjetëra shtetas me origjine çame janë ndaluar te hyjnë ne Greqi, me argumentin se ne pasaporte shënohet vendlindja Çamëri, toponim qe nuk njihet zyrtarisht prej Athinës zyrtare.

Ambasadori ka komentuar përmes një gjuhe te kujdesshme, edhe mosnjohjen ende prej Athinës zyrtare te shtetit kosovar. Ai la te kuptohet se nuk mund te hiqen paralele mes 5 shteteve evropiane qe nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, pasi Greqia është disa hapa para tyre.

“Janë disa vende qe nuk e kane njohur Kosovën dhe çdo vend ka arsyet e veta. Ka edhe një mendim tjetër qe nuk ka lidhje me Kosovën direkt, por me atë qe njihet ne gjuhen diplomatike, si arkitekture e re e shteteve te Ballkanit. Nëse ne praktike nuk gjenden e zbatohen zgjidhje te pranueshme nga te gjithë, do krijohen probleme te tjera. Por me humor po them: pse i drejtohet Greqisë pyetja se pse nuk e njeh shtetin e Kosovës, me shpesh se vendeve te tjera? Ne jemi nder vendet e para qe kemi prezence ne Kosovë dhe kemi realizuar shume vizita, e unë besoj se kjo do te thotë diçka apo jo?!” ” deklaroi diplomati grek.

 

9 komente në “Ambasadori grek: Çamet që janë kthyer në kufi nuk kanë pasur dokumente”

  1. Χιμαρα says:

    Sa per problemin e camerve, barra u rendon vetem camerve dhe asnje tjetri, le te jene me te kujdesshem e te mos bien prehe e provokimeve te shkruajne ne pasaporta ashtu si shumica e camerve qe udhetojne lirshem ne Greqi, pra gabimin ta kerkojne te vetja.
    Per sa i perket kosoves dhe njohjes se saj, mire e thote z.ambasador, perse kjo pyetje i drejtohet me shpesh Greqise, se vendeve te tjera qe nuk e njohin, duke shtuar ketu qe kosoven nuk e njohin akoma si republike as vete politikanet e saj qe jane ne krye te ketij protektorati.
    http://www.gazetatema.net/web/2012/02/19/thaci-pranon-rezoluten-1244-per-nismat-rajonale-kosova-nuk-do-prezantohet-si-republike/

  2. loni says:

    himara e ke thene te drejten ashtu sic eshte,,,camet problemin e kane me veten e tyre dhe jo me greket,,kurse sa per kosoven flet qarte vidoja jote qe ke publikuar,,,jane te verteta ato qe shkruan himara…..

  3. BERISHA LARGOHU. ESHTE FATALITET TE FESTOSH 100 VJETORIN E SHQIPERISE ME KRIMINELIN BERISHA! says:

    Per Kosoven, ju keni qeverine e Kosoves qe rrefuzon ta njohe Kosoven si repulike.
    Per camet, camet duhet ndjekun rregullat e nje shteti sic eshte Greqia. Camet nuk mund ti tregojne Greqise se si te zbatohen rregullat e kalimit, pra camet te plotsojne kushtet per hyrjen ne Greqi. Perse Greqia duhet te njohe Kosoven kur vet qeveria e Kosoves nuk e pranon Kosoven si repuplike? Problemet e cameve jane probleme sporadike dhe te riparueshme, pra nuk eshte problem madhor.

  4. zhaku i pamposhtur says:

    po eshte e vertete se ju jeni ne kosove nder te paret por jeni qe te mbroni serbet okupatore dhe jo si te pa anshem,i kemi ndjekur nga afer emisionet ku shfaqen ‘paqeruajtesit’greke duke ruajtur kishat serbe dhe duke shperndare ushqime neper familje serbe,eshte e qarte qe greqia po ben politiken e saj sipas interesit te saj pasi po los dhe do te vazhdoje te lozi me nje porte perderisa politika e tiranes eshte e kontrolluar imtesisht prej athines gjera qe dihen dhe jane konsumuar kaq e kaq here,mendoj qe edhe vizita e diplomatit grek ne vizion plus ishte nje fiasko e radhes,polulli i do pergjigjet drejt dhe jo ‘te kujdesshme’,perderisa keni zotesine te kontrolloni politiken dhe median shqiptare ju greket bravo ju qofte..zotesia juaj,vec ne mos ardhet radha jone qe te behemi zot te kombit tone, por edhe ju mund ta imagjinoni poziten tuaj…

  5. Taulant says:

    Jam dakort ne nje pike me ate shkruajtesin e pare qe e ka emrin ne nje gjuhe te huaj qe une nuk e di(pervec gjuheve shqip,anglisht,frengjisht dhe italisht nuk di asnje gjuhe tjeter)
    Camet duhet te vene qytetin ku kane lindur jo krahinen.Psh Ballsh dhe jo Mallakaster apo Tepelene dhe jo Laberi.Kjo nuk do te thote qe nuk egziston Cameria.Camet jane ekspozita e gjalle e krimeve greke.

    Sa per Kosoven qe u shqetesoka ai pse ne e pyesim shume,atehere une duhet te them qe i pyesim shume se ata nuk pergjigjen kur i pyesim pak!
    Ketu ju greker,si pasardhes te Odiseut, tregoni dashurine per popullin fqinj.Ky eshte nje borxh qe ne nuk do tua harrojme dhe u shperblefshim ne te njejten menyre!

  6. Treviso says:

    Menyra se si eshte shprehur ambasadori Grek ne lidhje me Kosoven me lind nje dyshim imadh ndermjet dy qeverive Shqiptare.

  7. albani says:

    Me vin per te qeshur jo per shkrimin por per ata 3 trapet me larte qe sa del dic’ka per shqiperin dhe kosoven dalin si e ema e zeqos ne maje te thanes . Gjino u poqen fiqet!?

  8. albani says:

    tema na cat trapin dhe ju po mire shkrimet tona pse si jepni apo e kane mare pederastet greke ne dore dhe ketu

  9. Boston says:

    Vetem Bashkimi i Shqipetareve ne nje shtet Te Vetem ,është shpëtimi Dhe rilindja e Kombit Shqipetar! Të ndarë në 500 parti dhe 1000 Shoqata , kurrën e kurrës Nuk do ketë të bëhet Shqipëria. Të harrosh Çamërinë Dhe vuajtjet e një popullate të pafajshme , dhe ti mohosh lëvizjen e lirë , vëndlindjen ,është një krim Historik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje