Thaçi pranon Rezolutën 1244 për nismat rajonale, Kosova nuk do prezantohet si Republikë

19 Shkurt 2012, 16:57Rajoni TEMA

Pas paqartësive disajavore rreth përfaqësimit të Kosovës në forumet dhe nismat rajonale, Prishtina zyrtare u shpreh në mbështetje të një modeli ku do të merrej parasysh edhe rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – siç kishte insistuar Serbia – por edhe Deklarata e shpalljes së pavarësisë së vendit dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë.

Për zhbllokimin e ngërçit të deritashëm rreth kësaj çështjeje, në një bisedë telefonike me “Radion Evropa e Lirë”  kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi  tha se modeli aktual për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale është i balancuar, pasi merr parasysh dy realitetet ekzistuese, atë të Kosovës së pavarur dhe atë të Serbisë që nuk e njeh shtetësinë e saj.

“Në bashkëpunimin regjional, në të njëjtën kohë, Kosova do të përfaqësohet me Deklaratën e Pavarësisë – pra do të merret parasysh Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 Shkurtit 2008 – e gjithashtu opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që rikonfirmon edhe ndërkombëtarisht pavarësinë e Kosovës, dhe Rezoluta 12 44 që njeh dhe garanton integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe prezencën e NATO-s në Kosovë”, u shpreh kryeministri Thaçi.

Deri vonë, në opinionin publik patën qarkulluar ide të ndryshme për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Thuhej se në këto nisma Kosova do të përfaqësohej pa fjalën “Republikë” dhe me një mbishkrim që do të përmbante disa sqarime për Kosovën.

I pyetur se a është pajtuar pala kosovare për heqjen e fjalës “Republikë” nga përfaqësimi i vendit në këto organizime, kreu i ekzekutivit të Kosovës u shpreh: “Për ne nuk kanë qenë me rëndësi formulimet dhe simbolikat. Për ne është me rëndësi axhenda evropiane, përshpejtimi i pakos evropiane për Republikën e Kosovës” theksoi ai.

Përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën i ishte përmendur Beogradit si parakusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendimi për këtë çështje pritet të merret në fillim të muajit të ardhshëm, por kryeministri Thaçi shfaqi shpresën se pas zhvillimeve diplomatike të së shtunës edhe për Kosovën pritet të ketë përshpejtim të agjendës evropiane.

“Ka një rritje të vetëdijes në domosdoshmërinë e lëvizjes së shpejtë të Kosovës drejt axhendës evropiane. E theksoj se Brukseli, padrejtësisht, ka pasur hezitime në ofertën evropiane për Kosovën. Kosovarët janë evropianët më të rinj, kanë merituar dhe meritojnë lëvizje më të shpejtë, sepse kemi implementuar agjendë të rëndësishme evropiane”, theksoi kryeministri Thaçi.

Megjithatë, nga Serbia nuk ka ende ndonjë sinjal për përqafimin eventual të modelit të përmendur nga kryeministri Thaçi.

Paraqitja e modelit në fjalë erdhi pas presioneve të shumta që Bashkimi Evropian dhe Washingtoni zyrtar u bënë palëve të përfshira në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

15 komente në “Thaçi pranon Rezolutën 1244 për nismat rajonale, Kosova nuk do prezantohet si Republikë”

  1. Drini says:

    Mire jua ben thaci, futi ngadale e ngadale nen serbi prape se e kan hak.

    1. armand says:

      Nqft-se Kosova nuk prezantohet si republike atehere duhet te shkrihen te gjitha institucionet duke filluar nga parlamenti,presidenca,qeveria etj.Ky Taçi s’mund te prezantohet me si kryeminister i nje republike qe nuk “ekziston”.

  2. Tiku says:

    Tradheti, tradheti, po vjen era tradheti!!

    1. bobi says:

      Ska me pune ere aty, e ke kermen para syve, si Berisha si Thaci jane te kapur nga biznesmene mafioze te fuqishem serbe.

  3. tarzani says:

    ket nukebani thaqi po amerika nejemi vegel e amerikanve

    1. Joni says:

      Po si nuk e kupton o Tarzan? Kjo eshte tradheti, po shkon dem gjithe ai mund e gjak i shqiptareve. Eshte shume e qarte qe klanet serbe dhe spiunazhi serb eshte ulur kembekryq ne qeverite tona si ketu ne Tirane dhe te ju ne Prishtine… Si nuk e kuptoni o shqiptare qe Saliu dhe Thaci jane vegla te serbeve dhe per te mbajtur pushtetin po bejne cdo gje… dhe me e keqja po na percajne, po na ndajne Kosove e Shqiperi Jug e Veri, eshte per te vene kujen me kete qe po bejne, po shkaterrojne Kombin tone.

  4. Kapit Tupalla says:

    Për ata që nuk dinë, në Rezolutën 1244 të OKB-së shkruan në mënyrë eksplicite se ” … Kosova është pjesë e Sërbisë”. Vendosni vet për çfarë lëshimi bëhet fjalë.
    Mos u çuditni nëse Sërbia fillimisht nuk e pranon këtë propozim. Kjo do jetë vetëm për të mashtruar shqiptarët, se nëse Serbia nuk e pranon këtë zgjidhje, atëherë do të thotë se kjo zgjidhje është e mirë për Kosovën.

  5. fyelli i malesise says:

    ta gezoni thacin o vellezer kosovare..jepjani voten ketij kelyshi te serbise…se kuptoni akoma boshtin tradhetar ???…shqiperi-kosove….thaci berisha???keto duhen djegur te gjalle me pislleqet qe po i bejne kombit tone

  6. Lomi pri Baldushku says:

    A dot’vehet m’tavlnët flamuri Kasovës për karshi ati t’Sërbisë apo jo? Kaqi e thjesht osht pytja. Gjth t’qerat jon “5 pordh 6 grosh”. Hajt tyrqeta pri Lomit.

  7. bislim says:

    nese kto jan te verteta se kuptoj, ase se besoj. ose do te jet kosova shtet. ose ka me pas luft ballkanike. sivjet ne 2012

  8. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Vazhdon loja e kumarit nderkombetar me kryekumarxhinjte Euro amerikan.Ata qe paguajne jane shqiptaret, ata qe fitojne ,si gjithmone jane kumarxhinjta.Ne se do te shpreheshim me qarte, me kete cedim, republika e Kosoves rikthehet ne krahine nen protektorat nderkombetar dhe avancimi i vetem qe mund te behet do jete: Republika e Kosoves brenda federates serbe.Me keqardhje por asnjehere nuk mund te pritet fitorja nga ata qe historikisht na kane shitur disa here. Vetem shqiptaret e vendosin fatin e tyre.Ne se nuk jane te zotet ta bejne kete athere te mos shpresojne se do ta bejne te tjeret per ta.
    Per mua, aksioni me i nevojshem ne kete situate te ndere te degradimt te pavaresise eshte ngritja ne kembe e gjithe popullit. Ai duhet te rrethoje institucionet e Kosoves dhe ato nderkombetare dhe tu kerkoj dorheqjen si qeverise ashtu edhe misjonit te nderkombetareve per kete allishverish batakçinjesh politik.Neneshtrimi eshte rishitja e interesave kombetare.

  9. anticensurë says:

    përurimet e fundit në tiranë treguan shumë mirë sa ishin një sebep për të biseduar me berishën!
    thaçi para disa ditësh tha se nuk kemi ndërmënd të heqim përcaktimin “republikë” në asnjë mënyrë!sot e ndërron një gjë të tillë!
    i ka politika gjëra të tilla!sali shurrë trasportuesi i enverit,jo vetë që shkeli mbi të gjithë të persekutuarit e diktaturës së vjetër po me diktaturën e re po shkel mbi gjithë shqiptarët!tashti dhe jashtë kufijve!
    kurse thaQi,sja vlen më të përdorësh “ç”,po e imiton dhe në të folur!njëlloj sikur të kishte gëlltitur ndonjë kasetë të berishës!

    vetëm një gjë do të kisha për ata kosovarë që mbështetin idenë se enver hoxha i shiti kosovën titos!
    të paktën kësaj here mos u përpiqni tja lini dikujt tjetër shitjen që po i bëni vetë!
    kurse për pjesën tjetër që ka luftuar në të shkuarën dhe në çlirimin e kosovës,i them një gjë të thjeshtë!po tradhëtoheni dhe njëherë si në ’45ën nga njerëzit tuaj!mbani zëmrën dhe armët gati se ditë më të vështira do të vinë!

  10. inf says:

    E ka fajin Legjandari BACI ADEM JASHARI qe nuk i vrau kta Armiq kta horra dhe tradhatre ai e ka fajin qe i la gjalle si thaqin dhe berishen .
    Tani duhet te riorganizohen prap Duhet te dali prap uçk ne plan te pare .
    Vetem plumi i lan hesapet me Tradhtaret vetem vdekja i rregullon kta horrat e SERBISE keta piçka none keta bura kurva dhe halabake .
    Thaqi dhe berisha jane Armiqte dhe TRADHTARET ME TE MEDHEJ TE KOMBIT.

  11. berati says:

    gjithmone ne shqiptarve na e marrin kalane nga brenda

  12. Luani says:

    Ose shqiptarët e Kosovës kanë harruar të lexojnë shqip, ose po paraqiten kështu dhe po kërcejnë me daullet e Serbisë.

    Në këtë rezolutë disa herë thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë.

    Gjithashtu rezoluta vërteton se pas tërheqjes së UNMIK-ut do të lejohet kthimi i personelit ushtarak dhe policor serb në Kosovë për t’i ushtruar funksionet e tyre.

    Kosova nuk është e pavarur me rezolutën 1444!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje