4-vjetori i Pavarësisë, Rama uron popullin e Kosovës

17 Shkurt 2012, 12:23Rajoni TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka uruar sot popullin e Kosovës me rastin e 4 vjetorit të Pavarësisë. Në një konferencë për shtyp, Rama në emër edhe të opozitës shqiptare shprehu mbështetjen për shtetin e Kosovës dhe vlerësoi ata që dhanë jetën për këtë ditë.
“17 shkurti do të mbetet një ditë e pashlyeshme për historinë e kombit tonë. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës do të jetë për të gjithë ne një ditë e pashlyeshme dhe vetëdije që asgjë nuk është e pamundur për ne shqiptarët nëse jemi të bashkuar” ka theksuar Rama.

1 komente në “4-vjetori i Pavarësisë, Rama uron popullin e Kosovës”

  1. Luani says:

    Qëndroni prapa fjalëve tuaja se: “asgjë nuk është e pamundur për ne shqiptarët nëse jemi të bashkuar”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje