Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i dërgoi një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e katërvjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë.
Në urim thuhet:
Në emër të popullit amerikan, unë ju përgëzoj për përvjetorin e katërt të Ditës suaj të Pavarësisë.
Që nga shpallja e saj si shtet sovran, i pavarur, më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në ndërtimin e një demokracie multietnike, pluraliste dhe tolerante në zemër të Ballkanit. Përmes angazhimit tuaj për thirrjen tuaj evropiane dhe përkushtimin tuaj për reforma të mëtejshme politike, ekonomike dhe të sundimit të ligjit, unë jam i bindur që Kosova mund të sigurojë integrimin e saj të plotë në komunitetin euroatlantik.
Ndërkohë që punoni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Kosovës, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i fortë dhe ju mund të llogarisni në mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës, përfundon urimi i presidentit amerikan, Barack Obama./KD
GOD BLESS THE UNITED STATES OF AMERICA !
Po .
–Shume foto e bukur kjo
—Kosova duhet te krijoje ushtrine e saj te armatosur me armatim amerikan
—Politikanet kosovare uhet ti kerkojne senatoreve amerikane qe Kosova
te armatoset ne menyre qe ta
mbroje vetee veten –Se politka amerikane nuk e kundershton armatosjen e Kosoves
Hajde Urime Kosoves
__ dhe Bashkim sa me te shpejte me Shqiperine — Urgjent tani…..
Te gjithe shqiptaret ne cdo skaj te Shqiperise kekrojne bashkimin Kosove – Shqiperi
Do te jepja nje mije Euro po te shifja fytyren e Tadicit kur ka lexuar mbi tavolinen e tij te punes kete telegram te Obames. Treni i Kosoves se pamvarur ka hikur dhe nuk kthehet me. Le te beje Tadici dhe ruset cfare te duan.
pershendetje plaku metvertet je shqipe mezemer eme shpirt te pershendes
kosova,
Te faleminderit per fjalet e mira. Pershendetje.
Me deshiren e ZOTIT ne qiell dhe Amerikes ne toke SHQIPERIA REALE eshte shume afer . Faleminderit ZOTIT dhe Amerikes per Kosoven tone . Edhe 4.000.000.000.000.000.000.000.000…… ditelindje te tjera KOSOVE
Hajriu
Te faleminderit