"Koha që Izraeli ta njohë Kosovën"

17 Shkurt 2012, 11:32Rajoni TEMA

E përditshmja prestigjoze izraelite, Haaretz në katër vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ka ngritur idenë për njohjen e mundshme të shtetit të ri nga Izraeli. Në një opinion të botuar në faqet e saj, thuhet se mbase është koha më e duhur që të Izraeli ta njoh Kosovën për arsye historike dhe morale.

Aty përmendet fakti se shteti i ri nuk ka krijuar kurrfarë reperkusione tjera negative nëpër botë dhe si rezultat as mundësinë që Palestina ta shfrytëzoj këtë rrugë kosovare, pasi vendi është njohur nga fuqitë më të mëdha botërore.

“Katër vite më parë, më 17 Shkurt 2008, Kosova deklaroi pavarësinë. Kjo lëvizje erdhi pasi ndërkombëtarët nuk arritën të gjejnë një zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës, por pavarësia u njoh menjëherë nga vendet më të fuqishme botërore përfshirëëë. SHBA, Kanadaja, Gjermania, Britani e Franca. Katër vite më pas, Izraeli ka dështuar ta njoh shtetin ballkanik. Ky dështim nuk është vetëm një ngecje diplomatike por edhe dështim historik e moral” shkruan në artikull.

Më tej, përmendet roli i shqiptarëve në Ballkan gjatë holokaustit, kur hebrenjtë u mbrojtën dhe u strehuan vullnetarisht nga shqiptarët duke e konsideruar një përgjigjësi morale e historike për ta njohur Kosovën.

“Në festimin e katër vjetorit të pavarësisë, Izraeli ka një mundësi të përmirësoj gabimin duke e njohur Kosovën. Ky akt nuk do ti drejtohej vetëem Kosovës por edhe popullit hebraik” përfundon shkrimi. /indeksonline/

8 komente në ““Koha që Izraeli ta njohë Kosovën””

  1. Vasil Gjika says:

    Artikulli nuk permend fare qe Shqiptaret mbrojten dhe strehuan vullnetarisht Hebrenjte…

    Mire do ishte ta kishte permendur autori… po eshte mire qe dhe ne te “lobojme” duke i informuar per kete fakt,duke lene mesazhe te faqja e “Haaretz” ku eshte artikulli.

    http://www.haaretz.com/print-edition/opinion/time-to-recognize-kosovo-1.413393

    1. armand says:

      Ke shume te drejte Vasil.Ate qe s’ka aftesi (une them se eshte deshire) ta beje qeveria shqiptare le ta bejme vete ne shqiptaret.Ka ardhur koha qe te na njohin per ate qe jemi ne te vertete dhe jo per ate si prezantohemi nga politikanet tane.

  2. asllan-palla says:

    Koha ka ardhur tashme, Ne jemi i vetmi popull ne Europe qe kemi ndimuar Hebrejte.
    Izraeli eshte shteti i pare ne bote pas renies se komunizmit qe hapi dyert per shqiptaret.

  3. net says:

    duke vene re djallezine dhe krimet qe bejn shqiptaret ka mundesi te jen nder fiset e humbura cifute se ndryshe nuk ka si tejete tere kjo ngjashmeri dhe dashuri per cifutet :))

    1. asllan-palla says:

      Izraeli eshte nje nder vendet me mike te Shqiperise dhe shqiptarve te vertete.
      Gje qe nuk mund te thuhet per ty (sternip i jenicereve otoman” besoj e pohon dhe vete perderisa ke deklaruar kohe me pare qe pervec faktit qe ke lindur ne trojet shqiptare, nuk ndien ndonje gje me teper perderisa e konsideron veten mysliman dhe pastaj shqiptar.
      P.S
      Njeriu besimin e fetar edhe mund ta nderroje me kalimin e kohes ose nga rrethanat e jetes, vetem kafsha nuk nderron kurre mendim njeriu po. por kombesia jo.

  4. tepelensi says:

    Net Nga te kemi ty bastard ke ndonje atdhe or katundar i shitur i vurgut Kush je ti ore vemje qe do ironizosh nje popull te gjithe Do dal nje dite ndonje Xhaxhi tjeter qe do tu veje prape te punoni ne vaditje si atehere qe kur vinit ne qytet ndjehej era juaj 500 metra larg

    1. Drin says:

      hahaha, sa mire i the atij arabit.

  5. Shane Honas says:

    on . March 29th, 2012 at . 9:48 am

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje