Pack: Trysni 5-shes së BE-së që ta njohin Kosovën

17 Shkurt 2012, 12:38Rajoni TEMA

Gjatë katër viteve të pavarësisë Kosova ka bërë përparime të konsiderueshme, por ende ka për tu bërë, ka thënë në një intervistë për Radio Kosovë, euro-deputetja gjermane Doris Pack.

Sa i përket përfaqësimit të Kosovës në nismat ndërkombëtare Pack, theksoi se Kosova duhet të përfaqësohet me emrin e saj Kosova, ashtu siç bëhet edhe në rastin e Gjermanisë apo Francës dhe shumë vendeve tjera.

Lidhur me mos njohjen e Kosovës ende nga pesë vende të BE-së, Pack ka thënë se janë duke ushtruar trysni që edhe këto pesë shtetet ta njohin Kosovën.

“Jemi duke ushtruar trysni dhe besoj se pesë shtetet e Bashkimit Evropian do t’i bindim që ta veprojnë ashtu si 22 anëtaret tjera që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por, këtu, ndikimin e vet pozitiv duhet ta japë edhe Qeveria e Kosovës, që me politikën e saj bindëse të ushtrojë ndikim pozitiv te këto vende. Dihet se ky është një proces i gjatë, por shpresoj se me një punë dhe angazhim të përbashkët do t’ia dalim. Me Serbinë, ndërkaq, po zhvillohet dialogu për çështje teknike. Shpresojmë se pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi do të ketë përparime më të mëdha në këtë dialog, se ato që kemi parë deri më tani”, tha Pack. /express/

6 komente në “Pack: Trysni 5-shes së BE-së që ta njohin Kosovën”

  1. Zigur Qarri says:

    Kur do ta njohin plehrat greke me ne fund Kosoven?

    1. Po ce habitesh o Zigur! Ti si individ nuk e njeh greqine si shtet .

  2. Fatos says:

    Evropa e njeh Greqine si falimentuar

  3. Robi says:

    Bravo zj.Pack,tash e ke hallal nji suxhuk te madh kosove!

    1. ARVANITAS says:

      Ha ha ha po kur e mbajne veten per suxhukemedhenj keta!!! Kam pas njoftur nji ko…q…vare qe mblidhte para per te rritur bamjen ha ha ha ha !!!

      S’keni faj ju ka Pack qe rri ben pare me emrin tuaj … dhe ju fluturoni me presh ne b..the!

  4. kur*a plake says:

    Cfare presioni keni ushtruar mbi keto vendo o Z. Plake? Ke mare vesin e mashtrimit, ketej nga anet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje