Ministri paditet për dështimin e një tenderi. Pollo e Olldashi luftuan për një tender të njëjtë, por Pollo u zbyth pasi tenderin tek Olldashi e kishte fituar Bashkim Ulaj, njeriu i familjes Berisha
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, dorëzoi në prokurorinë e Tiranës një padi për ministrin e Inovacionit, Genc Pollo.
Bëhet fjalë për një skandal të para pak kohësh, që nisi kur gazeta pro- qeveritare, Panorama, sulmoi ministrin e Punëve Publike, Sokol Olldashi se kishte dhënë monopolin për rrjetin e internetit një kompanie për 40 vite. Gazeta zbardhi pjesërisht të vërtetën, ndërkohë që gazeta Tema solli faktet skandaloze të këtij tenderi.
Kështu, kompania që mori tenderin nga Sokol Olldashi ishte ajo e Bashkim Ulajt, biznesmenit të familjes Berisha. Skandali thellohej akoma më shumë për shkak se ministria e Pollos kishte nisur procedurat për tenderin me të njëjtin qëllim. Pollo bëri pak presion, por u zbyth përballë emrit të Ulajt, që praktikisht është emri i familjes Berisha.
Në materialin e plotë dorëzuar prokurorisë, deputeti Balla argumenton se ministri Pollo, pasi ka zhvilluar tenderin e shtyrë disa herë, me një urdhër të datës 29 shkurt të këtij viti, ka mbyllur procedurat për të realizuar qëllimisht dështimin e tenderit.
Këtë konkluzion deputeti Balla e nxjerr përmes disa dokumenteve. Më kryesori i referohet një urdhri të nxjerrë nga vetë ministri Pollo. Sipas Ballës, në këtë urdhër thuhet se mbyllja e tenderit pa asnjë fitues bëhet pasi një leje e tillë për ndërtimin e rrjetit kombëtar të internetit me shpejtësi të lartë është dhënë më parë nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit dhe dhënia e kësaj lejeje ka shkelje procedurale dhe impakte negative.
Ky fakt i dhënë nga vetë ministri Pollo, thotë në kallëzim deputeti Balla, konfirmon dyshimin se procedura e ndjekur nga Ministria e Inovacionit ka paracaktuar dështimin e tenderit ndërkombëtar, me qëllim favorizimin e një subjekti privat që në fillim.
Një fakt i dytë i rëndësishëm, thotë në kallëzimin e tij deputeti socialist, që e rëndon ministrin Pollo lidhet me kriteret e tenderit. Sipas deputeti Balla, janë përcaktuar kritere financiare fikse për fituesin, si për shembull ato që të ketë gjatë tre viteve të fundit 300 milionë euro xhiro apo 5 milionë euro në bankë. Deputeti socialist i cilëson këto shkelje të ligjit për barazinë e pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.
Por kallëzimi i deputetit socialist thellohet më tej kur kërkon nga prokuroria që ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo duhet të hetohet edhe për korrupsion pasiv, pasi sipas tij vepra penale për të cilën ai akuzohet janë me dëm ekonomik dhe krijojnë mundësi për përfitime të paligjshme.
jane bere ca hajdut te thekur kta qe ska burg qe ti mbledhi,,,
Or po ky eshte kryesori, po theu ky qafen ikin edhe keta zagaret e tij.
http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/
Po me duket habi kjo shifer 300miljon Euro xhiro nje person ne Shqipri per tre vjet.E pa besushme. 5 miljon euro ne bange nuk eshte çudi per nje mafjoz.
Genc, me u nda nga rruga Doktorit perfundon keq, pranaj osht mire me i qendrue afer Doktorit, ene me i sigurue fitime.
Ore genc pendkuqi, ore po e pati koken tjetri sa nje karroqe ca prete nga ai. Ore po ka me legene nga Genc Pollua na thoni ne qe e njohim mire ate fare burri qe dhe burre eshte turp ti thuash po hajt mo se po i themi