Reformimi i sistemit të numërimit të votave dhe administrimi zgjedhor janë dy prej çështjeve që janë diskutuar në tryezën e sotme për reformën zgjedhore, të thirrur nga OSBE. Të pranishëm në tryezë ishin përfaqësues të trupit diplomatik dhe krerë të politikës shqiptare. Përfshirja në Kodin Elektoral të teknologjive të reja në zgjedhje dhe konkretisht numërimi elektronik i votave si dhe pushteti që do të kenë partitë në administrimin e zgjedhjeve, janë dy prej çështjeve më thelbësore, objekt i komisionit të reformës zgjedhore. Në fazën aktuale të zhvillimit të punimeve të këtij komisioni po diskutohet për mundësinë e identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje, një kërkese e hershme e opozitës për të mos lejuar votim të pandershëm si dhe numërimi elektronik i votave. Për të bërë të mundur arritjen e këtyre dy objektivave thelbësor të reformës zgjedhore, ekspertë të OSBE/ODIHR, të pranishëm në tryezën e djeshme kanë sjellë përvojat më të mira për kryerjen e këtyre proceseve, për të garantuar zgjedhje të lira të ndershme dhe të pakontestueshme nga palët.
Përvoja perëndimore e numërimit
Në tryezën e sotme ishin ftuar disa kompani ndërkombëtare, të cilat bënë të ditur para të pranishëmve mënyrën e funksionimit të numërimit elektronik të votave. Aty u theksua se teknologjia ofron mundësi të ndryshme të numërimit elektronik. Ekspertët evidentuan se një kompani britanike mund të nxjerrë një rezultat të besueshëm maksimumi brenda 8 orëve. Ndërsa një kompani amerikane, me makineritë e të cilës zhvillohen zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, ofron një rezultat brenda 2 orëve për shkak të proceseve të trefishta të makinerisë. Një tjetër propozim vjen nga Estonia, një nga vendet me teknologjinë më të zhvilluar elektorale. Praktika estoneze propozon votim me internet dhe numërim të menjëhershëm të votës. Komisioni nuk ka marrë ende një vendim se cili do të jetë vendimi për llojin e teknologjisë, por duket se do të ketë një vullnet pozitiv mes palëve për të përfshirë teknologjinë e numërimin të votave.
Ishalla realizohet se ky eshte nje hap i madh drejt demokratizimit te vendit , por une per vete jam shume pesimist .
E me e ba ket pune Doktori e konsideroj personalisht tradhti. Zgjedhjet o bun shume bukur me 96, ai o modeli qi duhet me ndjek Partia jone.
SA KOMUNA NUMERO SHQIPERIA? SA BASHKI? EDHE ME U BO KJO PUNE ESHT E PAMUNDUR MOS TE KET KORRUPSION, ESHT SIKUR TE THUASH SHKELZEN BERISHA NUK KA BER KORRUSION, OSE FATOS NANO SKA LOZUR NDONJEHER BIXHOZ.
REVOLUCION TOTAL ME PD & PS, NGA 1 DERI TEK 100. DUHEN HEQ UJQERIT E VJETER: GJINUSHI, RUCI, BERISHA, NGJELA, META…
Çdo sistem ka pikat e forta dhe pikat e dobëta të tij. Ky elektroniku ka vetëm një pikë të dobët mjafton të dish një fjalëkalim dhe ndryshon rezultatin dhe gjurmët.
Ky numerimi elekronik a varet gje nga elektriciteti? Pershembull per shkak te nje “avarie” ikin dritat dhe per “koincidence” as gjeneratori nuk punon,si i behet po te na duhen edhe dhjete vota qe te fitoje nje shoku i Bashes?
Manipulimi i votave kryesisht realizohet me ane te votimit te militantve te PD me karta identieti te fallsifikuara nga Ministria e Rendit per mbi 1000000 emigrante qe diten e votimit nuk ndodhen fare ne Shqiperi. Fakt i konfirmuar me hapejen e kutive te votimit ne nje komune te Fierit nga Prokuroria. Kjo eshte arsyeja qe Berisha nuk lejoi as hapjen e kutive te materialeve zgjedhore por i shpalli sekret shteteror dhe i mbylli ne arkiv per mbi 50 vjet si te ishin file e vrasjes se Kenedit.
Indentifikim elektronik, votim me paper ( por fleta e votimit te kete aftesin qe te mos shkruhet jashte formatit ku votuesi ben zgjedhjen e tij) dhe numerimi elektronik ka keto perfundime:
1.Eliminon votimin familjar ( sepse pas indentifikimit me ID duhet qe procesi te vazhdoj te indentifikohesh dhe me gjurmen e gishtit)
2.Nuk merr me shume flete votimi per te votuar ( dukuri e shfaqur ne zgjedhjet e fundit )
3.Eficence ne procesin e numerimit.
a.administrat teknike,
b.stafi numerues nuk impresionohet nga rezultati, pasi rezultati konvertohet ne code bar.
c.Lidhje me intranet per trasmetimin e rezultatit nga kzaz tek kqz.
Duke bere dhe nje analize PEST ( political, Economic, Social, Tecnology) duke pare se jemi afer kompromisit bi partizan per vullnetin politik besoj qe tre komponentet e tjer jane me se te realizueshem.
Pa problem fare, vetem kaq i duhet Saliut:
udpate rezultatet set PS = ‘19%’, TOPI = ‘0.0001%’, KUQEZI = ‘0.0001’,
LSI = ‘10%’, PD = ‘59.99999%’
Hajt, shihemi ne 2017 ku do behet reforme tjeter elektorale pas rekomandimeve shume te cmuara te OSBE-se, kuptohet per gabimet qe u vune re ne zgjedhjet e 2013.