INTERVISTA për TemA / Kreshnik Spahiu: Po bëjmë patriotë edhe Berishën e Ramën

26 Mars 2012, 20:26Politika TEMA
INTERVISTA për TemA / Kreshnik Spahiu: Po bëjmë patriotë

Kreshnik Spahiu ne Elbasan

Drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në një intervistë për gazetën Tema thotë se ndihet mirë që Berisha e Rama flasin për AK pasi tregon se e kanë zili. Sipas tij, ata po i kopjojnë edhe stilin Aleancës. Spahiu komenton edhe një shkrim të një javore pranë qeverisë, që deklaronte se vizitën e Spahiut në Uashington e ka sponsorizuar Turqia. Spahiu tha se Berisha po përpiqet të njollosë gjithçka që lidhet me SHBA. “E mendon Departamentin e Shtetit si zyrë juridike ku jepen koncesione boll të paguash 3 për qind”

Bisedoi: Bledar Lumani

Zoti Spahiu, AK, është shfaqur së fundmi si parti politike në tubimin e Elbasanit. A ndjeni ndonjë diferencë nga ky status formal prej Lëvizjes në parti politike?

Natyrisht ndjej më shumë përgjegjësi, pasi kalimi në parti politike na bën të përgjegjshëm të mos shpërdorojmë besimin e qytetarëve për tu përfaqësuar kauza jonë në institucionet e shtetit shqiptar. Hyrja e AK në jetën politike është një trokitje e ndërgjegjes patriotike qytetare në dyert e shtetit. Një shtet i kapur nga mafia dhe renegatët mund të shpëtohet vetëm nëse në dyert e tij hyjnë njerëzit që e duan këtë vend jo për ta plaçkitur dhe shitur, por për ta ruajtur dhe ndërtuar. AK po rritet dita- ditës nën këtë frymë, me këto parime dhe këtë entuziazëm. Të qenit parti politike, është thjeshtë një mënyre që shtetin të mos e lëmë në duart e atyre që kanë rrënuar këto 70 vjet.

AK nuk e sheh shtetin si qerre që duhet lidhur pas partive politike, AK, është për shtet për qytetarët, për institucione që funksionojnë, për një shtet me dinjitet. AK- sheh Shqipërinë të përjetshme dhe gjithçka tjetër të përkohshme. AK është forca që do i japë fund tranzicionit, kënetës ku kullot establishment vjetër politik. AK është për një fillim të ri, AK është për të rinisur ëndrrën e shqiptarëve për liri, për demokraci, për dinjitet. Për AK shteti dhe institucionet janë pasuri kombëtare, për AK administrata është pasuri e të gjithëve dhe në shërbim të gjithëve. Është turp parcelizimi me përqindje i administratës sipas orekseve partiake. AK është për një Shqipëri ku shqiptarët të sundohen vetëm prej ligjit, për një Shqipëri ku askush nuk është mbi ligjin. Ministrat, zyrtarët e lartë politikë, partiakë, apo deputetë mund të ndihen disi rehat nga pasuria që kanë plaçkitur dhe nga ligjet që kanë dhunuar. Ky vend ka histori dhe ka kujtesë ka edhe një të ardhme që nuk mund ta vonojnë më politikanët e vjetër. E ardhmja është komuniteti i vendeve ku sundon ligji. Transparenca për pasuritë e zyrtarëve do të jetë një nga pikat ku kemi aleat gjithë shqiptarët.

 

AK ka filluar të jetë në qendër të polemikave mes të majtës dhe të djathtës. Berisha dhe Rama po replikojnë për ju. I dëgjuat?

Po. Nuk kanë ç’të bëjnë tjetër. Si gjithë njerëzit në prag të pensionet dhe atyre vetëm llafet u kanë mbetur. Në futboll ka një shprehje “kur të lejnë gjunjët I mëshon gojës”. Berisha u shpjegon të vetëve se Rama shpreson tek Spahiu, Rama u shpjegon të vetëve se Berisha është agjent i Spahiut. Në një vend ku mungojnë idetë dhe debati serioz, udhëheqësit politik katandisen si plakat e lagjes që flasin për çiftet e reja. Gjithsesi ndjehemi mire që kanë filluar të dy të na kopjojnë stilin e aktiviteteve, kolonën zanore, retorikën, mesazhet dhe gjithë aspektet e tjera të cilat deri dje ata i injoronin ose tentonin t’i ironizonin.

 

Megjithatë këto 22 vjet elektorati është përcaktuar mes të majtës dhe të djathtës. Çfarë janë ata që ju mbushin sallat përveçse patriot. A kanë ata një përcaktim politik?

Kur isha në mitingun e Elbasanit, mu kujtua se në atë qytet në vitet ‘20 u krijua një parti e quajtur “As e Pashës, as e Beut” nga intelektual patriot dhe mendjehapur. Në fakt ishte një revoltë qytetare dhe intelektuale ndaj zaptimit të jetës politike nga Aqif Pashë Elbasani dhe Shefqet Bej Vërlaci. Nëse do të përfytyroni skenën politike shqiptare të zaptuar nga një Pasha i rremë si Sali Berisha dhe një Bej endacak si Edi Rama, atëherë ne jemi ata që nuk jemi “as të Pashës as të Beut” një brez i ri intelektualësh dhe shqiptarësh patriot, që janë të penguar të konkurrojnë dhe jetojnë në një vend të zaptuar nga njerëz të cilët nuk i zgjedh populli, por kanë zgjedhur popullin për ta qeverisur.

Për të qenë të qartë me ju deri në fund, ju siguroj se mijëra të rinj që mbështesin Aleancën Kuq e Zi mund t’i kenë baballarët demokratë apo socialist të zhgënjyer, a të pazhgënjyer, por ata nuk e lidhin më të ardhmen e tyre me sulltanët që sundojnë vendin.

Shqipëria nuk është as e PD-së dhe as e PS-së. Këta dy forca politike e treguan për 20 vjet se çfarë koncepti kanë për shtetin, për administratën, për pasuritë kombëtare, për drejtimin që duhet të marrë vendi. Na kanë lënë të fundit në Europë në gjithçka dhe për këtë mburren nga mëngjesi deri në darkë. Koha i ka lënë prapa por nuk e kuptojnë. Do të marrin ndëshkimin e merituar nga shqiptarët dhe ora e ndëshkimit po afron.

 

Ju jeni një parti me theks nacionalist, por çuditërisht nuk keni shumë sulme nga Perëndimi, siç pritej në fillim. Çfarë ka ndodhur?

Ne jemi një parti shqiptare, por nuk jemi një parti antiperëndimore. E shikojmë të ardhmen e Shqipërisë në Perëndim, por thjesht duam të shkojmë atje me dinjitet dhe me hapin e kohës dhe jo me kalin Rosinant te Donkishotit dhe San Panços, të cilët nisen për Evropë dhe përfundojnë në dyluftime imagjinare mes tyre. Perëndimi nuk ka paragjykime për ata që e duan Shqipërinë. Ai thjeshtë nuk ku ka t’i gjej ata në zyrat e shtetit. Në zyrat e shtetit shqiptar, perëndimorët takojnë zyrtarë që u flasin për pazare në emër të Shqipërisë dhe kur ata nuk ua kërkojnë. Biles refuzimi i deritanishëm i Perëndimit për Shqipërinë, vjen nga fakti se Perëndimi na do dinjitozë dhe jo lapangjozë që duam të shesim gjithçka. Për Berishën dhe socialistët ka vetëm treg lokal. Klient të këtyre deri më sot kanë qenë vetëm serbët dhe grekët. Vetëm këta dy fqinjë të sëmurë nga e kaluar e tyre shoviniste janë akoma të gatshëm të blejnë diçka nga një dinjiteti i humbur i shtetit tonë, udhëheqësit e të cilit përpëliten të kapur peng nga pazarxhinj dhe mafia rajonale.

 

Duket sikur i keni ndarë demokratët në pro serb dhe socialistët në pro grek?

Jo, nuk bëj dallim mes tyre. E vërteta është se në kohën e sundimit socialist Greqia u ul këmbëkryq pa kushte në Shqipëri. Pati plot biznese serioze greke që e meritonin, por dhe plot spekulant dhe monopole të panevojshme. Mos harrojmë se arritën që grekët morën dy kompanitë e para celulare, bankat e para, koncesionet e para në ekonomi dhe tregti etj. Por disa kufij nuk u kaluan. Me ardhjen  e Berishës u shënuan dy rekorde të reja. Berisha u shiti grekëve dhe varret e të parëve tanë, biles dhe kockat e tyre jo vetëm tokën, u shiti kufirin detar që e kishim një shekull që e mbronim me dinjitet dhe bëri me ta marrëveshje poshtëruese, vetëm që t’i kishte në anën e tij. Nga ana tjetër Berisha risolli një risi lidhur me biznesin ish jugosllav. Mafia e ish Jugosllavisë pas vitit 2005 u transferua në Tiranë. Sekseri i familjes së kryeministrit u shfaq kudo ku kishte biznese strategjike dhe sot serbët, po ndërtojnë port jahtesh në Bishtin e Pallës në vend të një reparti ushtarak që ruante ujërat tona. Ata janë përfitues të koncesioneve në parkun energjetik në Durrës në fabrika riciklimi, në ndërtim rrugësh, në shitje blerje energjish etj. Nuk besoj se ndonjë shtet tjetër në rajon i ka favorizuar bizneset e ish mafies jugosllave sa Sali Berisha. Dhe të mendosh që pastaj derdh lot krokodili për Kosovën.

 

A keni të njëjtën mendim dhe për bizneset turke në Shqipëri?

Absolutisht po. Dhe ato nuk kane ardhë përmes konkurrencës por përmes pazareve. Ju e mbani mend shitjen e Albtelekomit nga Fatos Nanos, premtimin e Sali Berishës se do ta anulonte, pastaj punësimin e familjarëve të tij në Albtelekom dhe nënshkrimin e Marrëveshjes. Çdo biznes që vjen në Shqipëri përmes pazaresh, fyen Shqipërinë dhe bjerr diçka nga dinjiteti i saj, të cilin liderët tanë e shesin në shkëmbim të milionave.

 

Ka pasur një artikull në një javore, ku u akuzonte si “parti turke”, biles dhe që ju kanë organizuar vizitën tuaj në SHBA?

S’e kam lexuar, se qenka një revistë që nuk është as online dhe as në treg. Por pashë disa komente rreth saj. Është mjerim i madh të shikosh se çfarë i ka mbetur të bëjë Sali Berishës. Po përpiqet të njollosë gjithçka që lidhet me SHBA. E mendon Departamentin e Shtetit si zyrë juridike ku jepen koncesione boll të paguash 3 për qind. E di Departamentin e Shtetit, një vend ku mund të dërgosh dikë me çantë me lek dhe të presin. Ai vetë do paguante miliona për një fotografi në ato korridore, por i ka të ndaluara. Tani përdor njerëz në hall, biznese piramidale që për të shtyrë ditët në treg, janë gati të përdoren si kamikaz ndaj vlerave të një shoqërie që refuzon Sali Berishën. Ne do t’i çlirojmë dhe ata. Aleanca Kuq e Zi do të jetë shpëtim dhe për këta mercenarë paranojakë. Do tu kthejmë dinjitetin dhe do t’i bëjmë njerëz të lirë, pa komplekse dhe pa frikë se dikush mund t’i për përdor siç përdori “Kompetenti” Suden, para se të binin piramidat.

 

A po mendoni për aleanca para zgjedhore apo paszgjedhore, apo ende herët?

Unë po mendoj për Aleancën Kuq e Zi. Ajo është aktualisht bashkimi më i madh i shqiptarëve.

 

39 komente në “INTERVISTA për TemA / Kreshnik Spahiu: Po bëjmë patriotë edhe Berishën e Ramën”

  1. gk says:

    me duket se 7-8% do i marri kjo aleanca kuq e zi..

    1. Z.Mero jam Nard Paja e te shkruaj nga “Perendimi i Larget” (keshtu me pelqen ta quaj Ameriken ku jetoj prej 1997), ku sapo te kete mundesi Kershnik Met Spahiu (nga Prizreni, Meti babai i tij, i ardhur femije i vogel ne Shqiperi me prinderit e tij gjate Luftes se II_te Botrore, nje ish-njeri i sportit shqipetar dhe perkthyes i Turqishtes per shume dekada) te lexoje emrin tim do kujtohet menjehere. Me fal se pari ti si botues i Tema Online dhe lexuesit e tjere, por asnjehere nuk do hiqet nga kultura njerzore berja e Biografise, sepse cdo sistem ka nevoje per Biografine ndryshe nuk ke kujt ti besosh…NORMAL…OK. Kreshniku eshte nje djale vertete mjafte aventurier (ka do njohje ne Amerike te nivelit nen mesatar, por qe e begenisin kur ju shkon e hap thesin me Raportime per VIP_at e Shqiperise here pas here), dhe kete Levizjen Kuq e Zi e ka te dirigjuar nga nje miku i tij i Huaj (se eshte momenti per emrin e tij, por s’do vonoje dhe dikush tjeter ne Amerike do e nxjerri kete emer, qe realisht nuk eshte Sorosi, por nje tjeter qe ka pak emer por aspak miliarder si Soros). Sa per parate e shpenzimet qe ka kohe qe ben, po ju them se ka INFO se nuk jane te gjitha brenda Shqiperise???, e kjo ja vlen ti behet Pyetje ish-sekretarit te KQZ se super-vjedhjes se zgjedhjeve te 1996, pra: njeriut te Berishes, qe sot ky Kreshnik aspak Kershnik ne te gjitha deri me sot, i ben karshillek (eshte loje e ndyre e parapregatitur nga vete miqte e Berishes ne US.). Si per ballance ky djali i Met Spahiut (perkthyesit te Turqishtes, shoqeruesit te shume e shume grupeve sportistesh dhe turistesh ne kohen e PPSH; JO RASTESISHT te lejonte rregjimi i kohes te beje kete pune???) ka nisur edhe sulmin ndaj Edi Rames, sepse e di dhe e ndjen qe ai (Edi Rama…Mire apo jo Mire ne disa gjera, por 100-here me mire se te gjithe Kryeministrat e deri sotem te post-1991 do jete dhe do beje pune; e per tre mandate do jete Kryeministri i Shqiperise, e kjo u duk ne disa takime Top-S. qe ai pati ne viziten e tij ne US. sefundi.TE ME FALI Z.EDI RAMA PER KETE INFO QE PO E SHKRUAJ TANI).Pra; pa u zgjatur Z.Mero dhe nese nuk me beson se mund te duket qe jam tendencioz, duhet ti thuhet Kreshnikut se edhe ne Shkolle te Mesme ke kaluar e marre notat me mik nga njohjet e babes, si dhe ne Fakultetin Juridik e njejta skeme u ndoq me ty (ka dhe te tjere ne Tirane qe e njohin Nikun e i dine aftesite e tij ne shkolle…??? fale njohjeve dhe profesionit te babait…???). Megjithate ai ju fut Politikes duke abuzuar me detyren shtetrore e per ti shpetuar do goditjeve te disa njerzve te Berishes e Metes qe nuk e duan prej kohesh, por ai eshte i kapur dhe shume shpejt do largohet po rrufeshem edhe nga Levizja Kuq e Zi dhe Shqiperia familjerish. Perse e si le tja leme kohes. KAQ KISHA.

      1. elert says:

        hahahaha sa idiot qe dukesh. ju emigranteve u ka mbetur ora akoma ne vitet 90. o njeri qe lan pjatat ne emigracion, kreshnik spahiu eshte njeriu me popullor ne shiperi kosov dhe maqedoni. eshte i vetmi qe po rrezon berishen dhe ka zgjuar shpresen per bashkim te shqipetareve. akoma komunist mbetet nese ka qen pedagog, perkthys, arsimtar apo inxhinier prindrit api gjyshrit. jeni thjesht komunist qe nuk ju ka integru as amerika dhe as emigracioni nga picerit dhe pjatat qe lani. aleanca kuq e zi eshte e vetmja mundesi per nje shqiperi ndryshe. vazhdo shkruaj on line por mos na jep mend ne qe jetojme ne shqiperi mor plak matuf.

        1. raimondi says:

          Keta minjte e grekut i ka zene tmerri nga Kreshniku dhe kudo flasin kunder

          Ikni ore kauret e derrit , se ju jeni te Pa-bese dhe populli shqiptar ju urren , se ju mendoni gjithmone si te shkateroni Shqiperine

          Kreshnikun e do gjithe Shqiperia , se eshte djale patriot , dhe sa per Turqine , nuk po na ruhet shume per te , por nqs na ndihmon , ok
          Do e perdorim Turqine per ti dermuar dhembet Greqise……

          Sa ta mari pushtetin Kreshniku do bejme manovra te perbashketa ushtarkae
          –Turqi -Shqiperi , dhe do i bejme mu ne Sarande –Aty pastaj do hedhim
          ndonje predhe pa dashje me qellim ne Korfuz qe ta bejme Korfuzin hale turke loooooool

          –Jepi Kreshnik , se je shpresa e Shqiptareve Gjithe Shqiperia te do

          –Aq me mire qe je me origjine nga Maqedonia, ne menyre qe kur te vish ne pushtet te mendosh per shqiptaret e Maqedonise se ata jane velelzerit tane dhe duhet ti shpetojme nga sllavet

          — Dhe mos harro kur te vish ne pushtetduhet te blesh amratim modern
          per Shqiperine , se ne kete menyre
          mbrojme edhe vellezerit tane ne Maqedoni dhe Kosove

          –Hajde Fitore Kreshniku i Patriotizmit Shqiptar

          Don’t stop it now !
          –Show the world how funky is your fight

          Poshte kauret ! ( E kam fjalen per kuret spiune te grekut )

        2. aqif pallaska says:

          elert kur te mbarosh masturbimin mendor per Spahiun thuaj ndonje gje, ti qe nuk lan pjatat se han ne toke

      2. shpati says:

        Te lumte nard paja se ja ke perplasur ne fytyre ketij MATRAPAZI POLITIK,DORE E BERISHES,qe si zv.kryetar i KLD=se e beri DREJTESINE TONE PACAVURE!!!Me kaq aktivitet zyrtar sa ka patur e ka treguar veten se eshte AVEBNTURIER I MADH DHE DELIRANT,qe kerkon te beje karriere duke bere punen e te huajve!!Ka marre flamurin e NACIONALIZMIT TE RRECKOSUR dhe hiqet sikur ai e do Shqiperine me shume se te tjeret!!!Ka 22 vjet qe ngroh vezet e Berishes dhe tani na del PATRIOT!!!Haaaa!!!ESHTE PERCARES I MADH,NDAJ JU QE E NJIHNI DUHET T’ja tregoni te gjitha POSHTERSITE NJE E NGA NJE!!!NJEREZ TE TILLE E NDYJNE POLITIKEN SHQIPTARE!!!BOLL HOQEM ME BERISHE SERBIN ,PSE TE HEQIM EEDHE NGA KY FANTI SPATHI???

      3. ALBAN says:

        @ Nard Paja

        Meqenese flet per BIOGRAFINE eshte mire qe lexuesit te dine faktin qe ti je nje zvarranik i sherbimeve anti-Shqiptare Greke ne USA. Ben sikur mban anen e Edi Rames per te kamufluar qenien tende nen sherbimin e ketyre organizatave anti Shqiptare por nuk te funksionon sepse fatmiresisht NE Shqiptaret tashme kemi miq kudo neper bote dhe ne lloj-lloj institucionesh! Mjafton nje telefonate dhe marrim vesh gjithcka dhe per kedo dhe ne kohe shume te shkurter.

        Nard Paja, u ka ikur koha e ketyre metodave te pista per te shkatarruar Shqiptaret. Tani Kombi Shqiptar eshte zgjuar dhe po sheron plaget qe funderrina si ti i kane shkatuar ne shekuj.

        Shqiptaret nuk kane me nevoje qe tradhetaret si puna jote te thone se kush jane patriotet e vertete te Shqiptareve. Shqiptaret tani e tutje do te vendosin vete se kush eshte biri i tyre i vertete dhe se kujt duhet tia japin BESEN dhe VOTEN.

        Ne helmin qe hedh mbi bijte e Shqipes nje gje eshte e vertete o jashteqitja e Kombit: Edi Rama nuk ka te krahasuar me TRADHETARIN e Kombit Shqiptar Sali Berisha, Por Partia qe ai drejton eshte jasht mode dhe e konsumuar.

        Vazhdoni rrugen ju o KRESHNIKET e Shqiperise. Qente le te lehin se mu*** do ju hane juve dhe krejt Shqiptareve ku do qe jane.

    2. ogreni says:

      sondazhi kompanise italiane i cili publikohet keto dite pritet ta nxjere aleancen kuq e zi levizjen e pare ne zgjedhjet e 2013. ne te vertet sot eshte levizja me popullore ne shqiperi, kosove dhe maqedoni. kreshnik spahiu do jet celsi i ndertimit te qeveris se ardhshme

    3. patriot says:

      kreshnik spahiu duhet te jete kryeminister i shqiptareve dhe aleanca kuq e zi force e pare politike. tubimet dhe mitingjet e saj jane shume emocionuese. mesazhet e Kreshnikut jane mendime dhe ide te cdo shqipetari patriot

  2. Turku vogel says:

    Jep shpjegime o Kreshnik se te mori lumi po qe e vertete https://www.facebook.com/pages/Revista-Mapo/315077615175649

    1. tourkofagos says:

      hahahahaha,hallall cok guzel…..

      1. AKZ says:

        Uragani Kuq e Zi po vjen te shperndaje sorrat Blu, te Kuqe apo Roze…

    2. mashtrim says:

      ALEANCA KUQ E ZI ESHTE KRIJUAR NGA TURQIT PRANDAJ MOS I BESONI ME KETIJ SURRAT KOOPERATIVISTIT ME EMRIN KRESHNIK SPAHIU……AKZ ESHTE DHE FINANCOHET NGA REDXHEP ERDOGAN I TURQISE,,, PRANDAJ MOS E LEJONI KETE MORRIN TURK SPAHI REDXHEP ERDOGAN TE JU MASHTROJE….

    3. anti.turkey says:

      Ju pershendes te nderuar komentues….me pelqejne disa komente siper qe sqarojne mire se kush eshte ky Kreshnik Spahiu…ky eshte nje Turk shqipefoles i ardhur nga shqipetaret matane kufirit dhe ky kooperativist i vogel eshte nje cope mish me dy sy…kerkon te te mashtroje Popullin….sic beri sali turku keto 20 vjet….Prandaj mos u mashtroni nga ky Turku i vogel spahiu sepse kjo AKZ eshte Parti e krijuar nga Turqit…dhe per kete eshte ne dispozicion Ministri i jashtem i Turqise ( Ahmet Davutoglu) i cili eshte dhe krijuesi i kesaj Aleances Kuq e Zi. Kjo eshte 100 % e Vertete do e merrni vesh shume shpejt qe ky kreshik spahiu taleban turk nga Prizreni financohet nga Turqia per krijimin e kesaj Aleances kuq e zi + Turqi.

      1. Mergimtari says:

        S’JU VJEN KEQ TE PAKTEN PER VENDIN KU KENI LINDUR OR QENER?

        Me mire t’i jap shans nje njeriu si Kreshnik Spahiu qe po ngre

        tema jetike per te ardhmen e Shqiperise dhe po flet per nje

        atdhetarizem qofte ky dhe i rreme, se sa t’i jap shansin ketyre

        sharlataneve qe i kane shkaktuar ketij kombi vetem dhimbje.

        DHE SA PER JU KOMENTUESIT ME PSEUDONIME KUSHDO QE JENI NUK (anti turkey, feniks, mashtrim,) me siguri qe do te jene emrat qe ju ka dhene Enveri ne kohen e komunizmit dhe sot ndiqni Saliun si liderin e trasheguar te KALBEZIMIT TE HUMANIZMIT

        Turp qe e quani veten Shqipetare se dhe vete e dini qe nuk jeni

        TRADHETARE DHE AGJENTE ISHIT DHE KESHTU DO TE NGELENI.

        Keni komplet karakteristikat e nje QENI pervec beses.

        DHE JAM I SIGURT QE KUR TE MOS JU HEDHI KOCKEN PRONARI DO VRAPONI

        TE LEPINI ATE TJETRIN QE DO BEHET ZOTI JUAJ.

  3. feniks says:

    Ketij Spahiut i ka hyre vetjaq ne qejf se kujton qe shqiptaret kane harruar se ai ka qene per 22 vjet DELFINI I BERISHES,se ai ka qene ZV.KRYETAR I KLD-se,qe e COI DREJTESINE SHQIPTARE NE HUMNERE NE GOJEN DHE SHERBIM TE SERBIT SALI BERISHA!!!Nuk ka sherbim me te madh se i ka bere ky Spahiu Berishes,qe tani na hedh vickla!!!Hiqet si NACIONALIST,PER TE ZEVENDESUAR PARULLEN ANTI KOMUNISTE TE BERISHES,TE DALE BOJE TASHME!!!NACIONALIZMI ESHTE STROFKA E FUNDIT E ATYRE QE DUAN TA SHESIN ATDHEUN!!!EDHE HITLERI ME KETE KARTE E FILLOI HILENE E TIOJ TRAGJIKE!!!Kush ja dha ketij DELIRANTI PA PRECEDENT TE DREJTEN E PRIVATIZIMIT TE ATDHEDASHURISE E PATRIOTIZMIT???Le te jape njehere llogari per keto 22 vjet KRIME E GRABITJE TE PUSHTETEVE(edhe vete brenda eshte),pastaj te na prallise se cdo beje!!!Cfare programi ka kjo PARTI???ASNJE PROGRAM VEC LLOGJEVE SOFISTE!!!Me “sikur-e” nuk behet politike!!!Ky thote “sikur kjo e sikur ajo”!!!Me asgje nuk e ka bindur ky delirant popullin,derisa mburret se do “DALE PARTI E PARE”!!!NJE MENDJEMADH KARAGJOZ SI KY SPAHIU I NGJAN SI DY PIKA UJI SALI BERISHES NE VITET 90-te!!!PROVA E MADHE,QE DUHET TE JAPE NJE PASRTI E RE NUK JANE PREMTIMET,POR VEPRAT!!!NDERSA KY MASHTRUES ORDINER,DORA E FSHEHTE E BERISHES NE FUND TE LAVDISE,NJELLOJ SI BERISHA NE DOREN E RAMIZ ALISE DIKUR,nuk do e kete te gjate!!!BOLL ME ME MASHTRUESA E PREWMTIME PIRAMIDALE!!U NGOPEM PER 22 VJET DERI NE FYT!!!POPULL SHQIPTAR!!!MOS NDIQNI PRAPA MASHTRUES TE TILLE,QE NUK KANE DHENE ASGJE PER POPULLIN PERVEC MBURRJES SE JANE PATRIOTE TE MEDHENJ!!!EDHE HITLERI ME BERISHEN KESHTU U MBURREN!!!!

  4. demokrati says:

    Jane 60% e shqiptareve qe duan te votojne per te ardhmen e femijeve te tyre qe e kane te lidhur me Shqiperine. Per 25% te popullit qe nuk do as pune as buke por vetem Edi mos te ndahet nga Gramozi, dhe per 15% te popullit, ku perfshihen 70 mije skraparlinj qe zemra u rreh tek blloku i Metos, qe e ka fatin te lidhur me fatin e SB, duhet qe JU i nderuar KRESHNIK SPAHIU ne emer te femijeve te pabuke dhe te pashkolle te PUKES, LIBRAZHDIT, KUKESIT, TROPOJES, DIBRES, ne emer te bujqerve te MYZEQES, LEZHES, ne emer te sipermarresve te vegjel qe po falimentojne ne te kater anet e Shqiperise, duhet tu thuash MJAFT e MBAJTET PENG SHQIPERINE, duke e shnderruar nje here ne ciflik te Berishes, Metes, Nanos dhe tani ne ciflik te grupit te ri qe do te sjelle Harasanin dhe Benin e Nanos, Kokedhimen e Rames per te vjedhur ate pak qe lane pas parareve 20 vjecare hijenat e politikes shqiptare.

  5. Migen Pogradec says:

    Pershendetje te gjitheve. E lexova une Kreshnik pa merak, harxhova dhe 300 mij lek per ate reviste te felliqur qe nuk e di se si prodhohet duke u tallur me publikun dhe popullit. I kishte kushtuar Aleances KuqeZi 37 faqe dhe kishte bere nje pune mercenare duke mbledh dhe keqinterpretuar shkrimet e autoreve te ndryshem te nderuar ne fushen mediatike te cilet i kishte transformuar titujt dhe permbajtjen. Me vjen keq qe nuk ka nje institucion ne shqiperi qe te monitoroje keto pacavure pa identet pronaret e te cileve kane shitur lekuren per dy lek. Kjo eshte elita e shoqerise qe na del neper panele dhe na jep mend dhe opionione per situaten politike nderkohe qe vetem shpif e shpif si ato grate e keqija. Fundja cfare pret nga nje njeri qe ka nderruar identitetin se i vinte turp nga emri(e kam fjalen per pronarin e revistes). Gezuar 100 vjetorin te gjitheve.

  6. nd-ih-ma says:

    O tentakule e Berishes ,para se te krijoje partine do ju tregoje shqiptareve se qbehet me sistemin gjyqesor kush e komandon dhe kush fshihet pas vendimeve te gjyqesorit,dhe pse ike nga andej pa dhene asnje shpjegim.O genjeshtar i pa fytyr pse nuk e ke porositur Nikoll Lesin te mos tregoje te verteten tende se je paterice e shtrember e Berishes.Ato konkluzione qe sa here i kam perrcjelle ne komentet ne TEMA ,se jeni tentakule e Berishes i vertetoj sot Nikoll Lesi kur pohoi se; se pari ju flisni per ato qe smund te flase Berisha nga pozicioni i kryeminisyrit[nacinalizem]dhe se dyti kur foli per bashkeqeverisje e pas 2013 me ju dhe partite fantazma.Mjer kush ushqehet me broqkullat e tua.Na kujton sharlatanin e viteve 90 e njejta gjuhe e njejta sjellje prej se njejtes shpelle por ndryshimi eshte se dukesh qarte se je fantazma e tije ,thene ndryshe je lugat i tije.

  7. Dorjan Tirone says:

    O Kreshnik Spahiu vijo rrugen tende e mos u merr me keta palo gazetar qe paguhen me miliona leke dhe jane kthyer ne vegla te pushtetit si servila mesjetare. Un nuk jam pjese se Aleances KuqeZi e nuk dua te behem, por nje gje them me bindje te plote qe 2013, duke iu bazuar asaj qe shoh ku Kyretari i PS ben aktivitete ne salla kinemaje e ai i PD sjell 75 autobuze me hir e me pahir per te festuar demokracine qe ai po fundos, ti vlla te them qe je ne rruge te mbare. Ajo qe i mungon ketij vendi eshte pikerisht ajo qe thua ti: kombi mbi partite. Beje realitet dhe do te hysh ne histori, por per mire e jo per keq si kane hyre keta oguriznjte dhe mbi te gjitha keta palo pronar revistash tre mujore qe paguhen dhe bejne evazion fiskal duke marre parate e Ilir Metes dhe Sali Berishes. Pse nuk hedh o Zot nje tsunam qe te shpetojne te pakten kalamajte tane nga keta pengmarres.

  8. arbeni says:

    Intervista me pelqeu dhe njeriu sot gjykohet nga idete dhe veprimet e tij.
    Pema me kokrra goditet me gure. Kreshnik vijo ne rrugen e nisur. E ardhmja eshte per Aleancen Kuq e Zi.
    Beni

  9. zani tirane says:

    Pas zgjedhjeve ky personazh epik shqiptar,qe eshte prodhim i kryeministrit,do bashkoje votat qe do i vjedhe te majtes me Salen per hir te interesave te medha kombetare.tepke si Iliri i Mete.O popull mos u rreni nga brockullimat e tij,eshte thjeshte Salist i fshehte.

    1. tusha says:

      o zani o i uruar. po edi rama po ha dru sa her qe perballet me berishen. hapni krahun dhe lini liften mes kuq e zive dhe berishes se ju nuk keni kelle ta rrezoni berishen. t.e votojme aleancen kuq e zi

    2. AY says:

      2013.
      Koalicioni PD-LSI-AKZ formon qeverine e ingrimit.
      Oooooooohhhh,,, sa mire me qene Skipetar.

    3. Edi Detroit says:

      Bukur e ka thene; “Pasha i rreme si Berisha,dhe Bej endacak si Rama”,.Shqiptare votoni njeher ndryshe,votoni te hiqni Saliun,por mos votoni PS,te dyja jane njesoj.Votoni AKZ.

  10. valter says:

    Vazhdo rrugen si e ke nisur Kreshnik se popullin e ndershem e ke me vete, boll u genjyem 20 vjet + edhe 50 te tjera diktature. Ka ardhur dita e shqiptareve te ndershem te marrin fatin e tyre ne dore dhe te shkeputen nga keta pengmarresit (po citoj nja dy siper foles).

  11. Malva Tirane says:

    zemrat tona jane me ty Kreshnik,,,ne ferr vafte haleja Berisha

  12. ed says:

    Kreshniku po i ben nje te mire vendit tone po ringjall patriotizmin ne shqiperi dhe ju qe jepni INF apo ‘sqarime’ per KRESHNIKUN dhe thoni qe jetoni ne amerike nuk edi sa kohe ke qe je ketu ne amerike por ne amerike populli nuk flet para kohe si ti o mjeran dhe amerikanet te respektojne kur ti flet mire per vendin tend, njerezit qe flasin parakohe you know how we say in USA fulls rush in si puna tende

  13. pelivan says:

    z.Valter! Ju sa po e thate me gojen tuaj:”Kreshnik,vazhdo rrugen qe ke nisur,se boll u genjyem 20 vjete!” Dhe beni sikur e harroni faktin e pa mohueshem qe tek shkaktaret e vuajtjeve tona ne gjithe keta vjete hyne kok’e kembe edhe Kreshniku edhe Topi. Biles,keta te dy jo dosido… por me celsat e lirise ne brez.Z.Valter! Keta te dy akoma s’i kane thene popullit:- Me fal o popull,se nuk kemi bere gabime,por faje te renda se bashku me saliun- Por mbas kaq vjetesh vine e na thone pa u skuqur, qe ne do nderrojme celsat, se lirise do t’i veme brave xhedite te re, dhe se Saliut dashkan t’i thyejne koken,(Me falni,kater kembet e karrikes)Te madhe hata qe dashkan t’i bejne,medemek,i lene te kuptoje salushit qe te rri rehat kembekryq tani e tutje. Me kot nuk tha saliu: “Ne 2013 do shikoni fitoren me spektakulare…!” Nejse,Ne se ky popull vazhdon te haje bar dhe nuk shikon prapa qe po dhjet akoma jeshil,le te besoje keta kreshniket e topave te saliut.z. Valter! sinqerishte qe dua te mendoj si dhe ju,por s’e bekam dote…Une personalishte e besoj Ramen,e lexova dhe librin e famshem per mua,nje njohes i Shqiperise me pellembe,nje evropjan i mirefillt dhe njehershi amerikan,Uroj te jem i gabuar,por topi dhe kreshniku akoma s’po thone dicka per fajet a bashkefajsine ne tere keta vite me saliun.More,kan qene kutu,apo s’kane qene?! Si mund t’i besojme,kur ata s’po behen te besushem? Ne perfundim, ata do vazhdojne te shajne e te peshtyhen gjer ne peshtirosje(Pjese e lojes farmak) gjer sa te harrijne fitoren.U duhet kjo fitore? Nuk e duan,biles as para a prona s’duan me,jan velesitur! Por,fakti qe neser do te ndeshen me drejtesine(Jo ate te topit a Kreshnikut),qe nga sala e Topi e deri tek ky engjelli i fundit,i ben’ata t’a mbajne me dhembe a me gjak kete pushtet te turpit te turpeve…

  14. sherifi says:

    Mire e kini o zoterinj komentues pro kreshnikut,pa ju futur origjines se tije dua te shtoi vetem dicka;
    -sa kohe ka ky kreshniku ne krye te drejtesise shqiptare ? dhe ne kohen qe ky ka qene ne krye te drejtesise drejtesia ka patur rritje apo renie,qofte nga opinioni i brendshem qefte dhe nga opinioni i nderkombetareve ?
    -dikur ne kohen e zogut vendosen nje kopan ne krye te beratit dhe e beri beratin lesh e li,pastaj e pa qe spo i jepte dot drejtim beratit kerkoi te shonte ne krye te korces,edhe ate po ashtu e beri,ky ishe Osmen Gazepi,dhe pastaj i ngriten genge,” Korcen deshe Korcen te dhame po ti dhjeve dhe korcen sic dhjeve Berane”
    – mbeshteteni o komentues kreshnikun ta provoim edhe njehere kete si e provuam ne krye te drejtesise,le te presim dhe ca,le te beim prova se ka bolle kohe per tu ndrequr shqiperia,nuk mjaftuan 22 vjete po le te provoim edhe njeher kte kreshnikun (qe vetem kreshnik nuk eshte)
    -Te pakten per mendimin tim ky Edi Rama ka tjeter kulture,tjeter fizionomi,besoi se e mbani mend si e mori tiranen ne v.1998 ku gjith parku rinia,dy anet e lanes ne cdo cep e qoshe biles edhe prapa muzeut tirana ishe mbushur me kjoska ku kalonte miu nga njera kjoske te tjetra pa u trembur fare,i’u desh nje pune kolosale ne fillim per prishjen e tyre,pastaj gjelberimin e parkut dhe kthim ne identitet,po ashtu dhe te lanes nga fillimi deri ne funde,beri rruget ne te gjitha lagjet e tiranes,beri mbikalimin tek zogu i zi qe do te zgjidhte trafikun e renduar qe saliu e prishi.
    -nuk besoi se te gjitha keto njerezit do i harroin aq shpejte dhe te rendin pas kreshnikut qe e kuptoi i fundit se kush eshte berisha.

  15. ylli i shamunaqes says:

    Eshte ca i djallezuar ky kreshniku leshgjate patriot. Edhe si shume te tjere para tij, ky vazhdon me ate ekuacionin (Alia)(Nano)(Meta) Rama = Berisha. Nje gjymtyre e ekuacionit ndryshon, tjetra mbetet gjithmone njelloj. Ketu qendron perversiteti i kesaj logjike, qe Sala surratziu mbetet gjithmone pjese e formulave politike, te tjeret le te qarkullojne. Edhe ky leshgjati na ishte nje hic dhe tani po behet faktor, neser mbase prape do te tretet, kurse Sala gjithmone do te na caje trapin me pranine e tij te zhurmshme dhe shkaterrimtare. Po te jete patriot prej verteti ky kreshnik leshi te shkoje te protestoje para shkollave apo spitaleve ne fshatra e qytete qe i ka lene shteti per ibret e te therrase pse i ka lene keshtu

  16. shqiptar says:

    per kete partine e re shqiptare ak.kam vene re ne komenete dhe shkrimet qe behen qe shqetesohen me shume progrekrit edhe proserbet.ata direkt ja vune emrin edhe e gjeten parti proturke.po edhe sikur te jete ca u duhet juve.sa shume na duan grekrit edhe serbet kane filluar te na duan te miren shqetesohen per shqiptaret.shqetesohen thjesht se greku ka ps edhe serbi pd kurse ak eshte kunder.edhe mos na beni budallenj gjoja se kuptojme se sa shume na doni.na nxirrni lloj lloj mashtrimesh gjoja parti turke.

  17. mahmut says:

    Jan trembur morracaket dhe zhulesat e Berishes nga Aleanca Kuq e Zi,sepse kane bere shume krime kunder ketij populli dhe heret a vone dote japin llogari dhe dote perballen me ligjin.

  18. Shpatar says:

    Qe te dalesh me nismen per nje Shqiperi Kuqezi duhet ne radhe te pare te jete pregatitur shtrati ku te mbeshtetet kjo levizje mbare shqiptare.Ne se e pranojme te tille pse duhen perjashtuar shqiptaret Blu te Saliut dhe ata te kuqte te Rames.Ketu me pak fjale kemi nje hendek qe nuk perputhet me kauzen Kuqezi.
    Kreshniku eshte ne sulm me dy grupimet me te medha te shqiptarve. Ndoshta me vone me kedo qe do e kundershtoje.Kjo levizje qe te mos kete si shtrat propaganden duhet te hidhet ne aksjone konkrete.Mitingjet e organizuar kane qene shume paqsore sa nuk kane ndryshuar asgje ne politiken shqiptare.
    Pa krahesoheni me Vetvendosjen ne Kosove.AK eshte shume large aksjonit politike qe ndermori Vetvendosja .Sigurisht qe keto nisma ne ambjentin shqiptare jane shume te veshtira ose te pa mundur.Te ngacmosh nervin shqiptare kerkohen veprime te prekshme sic ka luajtur Saliu.
    Saliu nuk mbetet vetem ne fushen e propagandes por ne veprimin e prekshem per shqiptarin.Praktika e ketyre 22 vjetve ka treguar se Saliut i vijne nga mbrapa jo se keshtu do te funksjonoje demokraca por se keshu duane shqiptaret.Me jep voten te marresh rrogen,vendin e punes ,karriket e majme,privilegjet,pa ndeshkushmerine dhe jeten e qete.Kujte nuk i pelqejne keto.Kush plasi te mendoje per nervin Kuqezi para jetes lluksoze te afruar nga nje politike po ose jo me dy alternativa:O me mua si dua une ose shko te hash krimba.Kjo filozofi e ngulur per 22vjete do vetem aksjon konkret per te permbysur kete psikologji te ngjitur e te lyer me korrupsjonin ne cdo qelize shqiptare.Kur del bllofe cfaje te ka Saliu qe nuk di te fshehesh privilegjet e pa merituar.Cberi Meta.Saliu ja beri te qarte.E bere decken !Tani beje cte mundesh ta hedhesh poshte.Ndryshe do e pesosh keq.Ke mua qe para ligjeve te gjeshe rrugen e shpetimit.
    Si mund te permbysesh keto raporte ku je per aleanca te kufizuara.Do nje recete.Historia e 22 vjetve ka treguar se e keqja me e madhe sote eshte menyra se si qeverise Saliu.Gabime kane patur dhe Socjalistet me Nanon si grupimet e tjera por keto qe heqim me Salen i kalojne kufijte minimal te pranimit qeverises.Ska nevoje te sjedhe shembuje per skadalet qeverisese por nje gje te bie ne sy:Qendrim me cdo cmim ne pushtet pa llogaritur se si duhet te funksjonoje nje Shtet demokratik.
    Si perfundim:Kjo levizje ne kete plan qe eshte vendosur ka te ngjare te deshtoje ose te behet bishte i ndonje force politike.Ketu e kane bazen e dyshimeve qe lexojme ne komentet se Spahiu bene lojen e Saliut sic beri Meta.Eshte nje loje qe tani nuk duket por qe me vone do shkaktoje gjak te paster shqiptari.Kujdes kur deklaroni cdo beni.Pa pyesni Lulin qe po vjene si pordha neper Tirane se hapi shume thesin e premtimeve.

  19. templari46 says:

    Historikisht asnje spahi nuk ka asnje lloj kontributi pozitiv ne favor
    te Shqiperise dhe shqiptareve.
    Nuk kane kontribuar pozitivisht as spahinjte shqiptare qe u turqizuan dhe as spahinjte turq qe u “shqiptarizuan”.
    Kopili Spahiu, turk origjinar nuk ka nevoje fare te vertetohet.
    Eunuk i deklaruar i Sulltan Saliut, kadi i bindur i tij,çdo gje qe ka arritur ja dedikon vetem Saliut.
    Nuk besoj se egziston shqiptar me dy pare mend ne koke, qe ti vihet pas
    taborrit te gungaç Spahiut turk, qe ka varur ne shpatullat e tij te ngushta peshen e rende te nacionalizmit te mbuluar me flamur turko islamik.
    Ky turkoshak vazhdon ta fyeje ndergjegjen dhe inteligjencen e popullit shqiptar jo vetem me ato qe derdh nga goja, por edhe me llogjiken dhe bindjen e nje spahiu te shek 21.
    Kot nuk thone shkodranet, se eshte e pamundur te kete turk te mire dhe bajge te mire.

  20. Boa says:

    O njerez perpara se te kritikoni Kreshnikun per punen e tij ne KLD , duhet te dini njeher kompetencat e nenkryetarit te KLD.
    Jane bere me mijera denoncime nga ana e Kreshnikut per gjyqtare te korruptuar por qe nuk jan mare parasysh nga ministria e Drejtesise…
    Mos hidhni balte kot te nje person qe do te ringjalli patriotizmin e vdekur ne Shqiperi.Politika e 20 viteve te fundit kte ka bere, ka vrare patriotizmin. Forca Kreshnik …. KUQ E ZINJTE jane me ty…Faqe zinjte te zhduken

  21. shiaksi says:

    kush flet keq per Kreshnik Spahiun nuk e don shqiperin,ata nuk jan gjo tjeter vetem se tradhetar, te shitur te kombit. RROFT ALEANCA KUQ E ZI

  22. skifteri says:

    Cfare nuk po degjome cdo dite!?
    Kreshnik Spahiu turk, sepse babai i tij ishte perkthyes i turqishtes!? Ndoshta ju eshte mjegulluar arsyetimi, se me nje llogjike te thjeshte te gjithe ato qe dine e perkthejne anglisht, italisht, spanjisht, kinezshe, turqisht, etj etj, qenkan agjente te atyre shteteve te gjuheve respektive!? C’thoni keshtu ore te mjerane, servile, nuk keni faj se gjithe ato vite te “socializmit” kjo menyre e veshtrimit dhe e gjykimit ka qene. Po ju nuk mund te largoheni nga ajo menyre te menduari e te vepruari pasi jeni “brymosur” me ate forme, sidomos te veshtrimit biografik te personit. A keni pare ndonje flamur turk, a keni pare ndonje shprehje turke po mund te degjohet ndonje “facy you”. Por ju nuk e keni dashur dhe nuk e doni kete vend, me vepra duke u larguar e mos dashur te ktheheni, AK e Kershnik Spahiu do ju a ktheje mendjen. Ndoshta keni dhe xhelozine pasi ju ishit shoku i klases dhe jeni atje si i fundit ne rresht e ai Niku sic thoni ju qe nuk kishte asgje me shume se ju tani eshte kthyer ne shpirtin e zjarrin e zemres se cdo shqiptari.
    Por Kreshnik Spahiu nuk eshte si ju se nderin dhe rrespektin nuk e ka vene me para, se nderin dhe rrespektin e ka vene me vepra dhe integritet me pasterti, kete mos e harroni. Po te ishte per karriere nuk i hynte kesaj “aventure” qe ju nuk do ta ndermerrnit kurre, po do te ndiqte rrugen e shume Sahan lepiresve, po Spahiu nuk ben kompromis me parimet, veti e integritetit dhe karakterit te tij, veprat jane. Se ku popull ka lindur Skenderbe, se ky popull ka lindur Ismail Qemale, e ky popull paska lindur dhe Kreshnik Spahi qe nuk pyeten per ofiqe e grada por i sherbyen kombit. Mos e harroni kete “zoteri”

  23. A e dini se cfare me pelqen??? says:

    Qe komentet e njerezve te flakte te Berishes jane shtuar.

    Hahaha cfare gjepurash nuk kane nxjerre ketu dhe po degjojme 10

    versione te ndryshme vetem tek ky artikull qe Spahiu paska 10 origjina

    te ndryshme me prejardhje qe ketu apo atje dhe me e bukura eshte qe nqs

    eshte e vertete dhe ai eshte turk prape eshte me me interes per

    Shqiperine se cfare thoni ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje