Ndërsa ishte në Meksikë, Papa Benedikti XVI dërgoi një mesazh drejt Kubës duke thënë se komunizmit i ka ardhur fundi.
Disa orë më vonë ai hipi në bordin e Alitalia-s dhe u nis drejt vendit komunist. Me gjysëm ore vonesë, avioni u shfaq në qiellin e pastër të Kubës. Raul Kastro, shefi i shtetit, kishte dalë ta priste me kostum të zi. Përpara Papës ai foli për viktimat e luftës së Kubës ndaj perandorisë së veriut, kritikoi atë që e quajnë bllokadë, tha se kriza financiare po pasuron më shumë të pasurit dhe po varfëron të varfrit. Në fund paralajmëroi se botën e kërcënon një luftë atomike. Fjalimi i tij është nacionalist, por nuk e përmend kurrë fjalën socializëm.
Papa e dëgjon, ndërkohë që në fytyrë i shihen qartë shenjat e lodhjes nga udhëtimi. Në orën 18:00 i duhet të hipë në Papamobilin për të shkuar në një shesh të tejmbushur. Mbi 200 mijë njerëz janë mbledhur aty për të dëgjuar fjalën e tij. Ka mes tyre që nuk janë katolikë, por po presin prej orësh.
Papa në fjalën e tij u kërkoi katolikëve që t’i japin një forcë të re besimit të tyre. “Luftoni me armët e paqes për një shoqëri të re dhe të hapur, për një botë më të mirë,” tha ai.
Pas pak një re u mblodh mbi shesh dhe nisi shiu. Mbrëmja kishte rënë dhe Papa u largua. Në sfond e shoqëronte një pllakat gjigand i Fidel Kastros kur ishte i ri. Selia e Shenjtë tha se në qendër të fjalimit të tij ishte fjala ‘pajtim’. Një kubane e mbërritur pas shumë mundimesh nga Shtetet e Bashkuara tha se vendi i duket njësoj si Polonia në prag të rënies së komunizmit. Shpresojnë…
Edhe sikur te jete mashtrim edukata fetare e Jezuesit,perseri eshte me mire ngaqe ne edukaten njerzore s’ka pajtim,paqesim,pa Jezuesin.
Po kush eshte nje bote me e mire O Pape, ajo e Berluskonit? I derguari zotit ne sherbim te politikes financiare !!!! Papa Vojtila II ishte me i besueshem ne ate kohe, kurse ju sot jeni jashte realitetit. Shume besimtare te ndershem ne bote u zhgenjyen nga Vatikani sepse lejuat Antivlerat dhe na kthyet prape ne skllaveri. IK O PAPE SE JE NJE VEGEL NE DORE TE SEKTEVE:
Kaloresi
Se kuptoj se c’hyn ketu Berlusconi financat e per me teper qe Papa qenka nje vegel i te tjereve?
TL, hyn sepse sot ka me shume vuajtje tek ne sesa ne kube ku besimi ne fe egziston. Berluskoni nuk ishte kryeminiter ne Itali ku Papa predikon moralin ? Si ka mundesi te mos kritikoj imoralitetin ne shtepi te tije ?
Popullit shqiptar i kujtohet kur Papa Vojtila mallkoi komunizmin shqiptar dhe ne na dha besim, po sot cfare mendon populli shqiptar TL ?
Pra, ne sherbim te kujt eshte Papa ? Popujve apo elites ?
Kloresi
Ketu flitet per Kuben e jo per NE.Jo domosdoshmerisht cdo gje duhet ta lidhim me Shqiperine.Ne Kube ka me shume besim se sa ne Shqiperi sigurisht dhe me shume vuajtje.Italia dhe Vatikani jane dy shtete te ndryshem Kalores.Papa Vojtila beri mire qe mallkoj komunizmin ne Shqiperi por me duket se ty te paska ngelur qefi per kete.Papa eshte vetem nen sherbimin e Kishes Katolike dhe askujt tjeter.
Si te duash ti mendo TL.
Une nuk jam komunist as nuk kam qene, por me vjen keq per popujt qe vuajne nga ideologjite dhe ne fund qenka faji i tyre.
Kur lexojme fjalimin e Papes ne kuba dhe ate te Kastros (R), une mendoj qe i dyti eshte me afer realitetit qe po jeton bota. Po kete mire do ishte te presim nje te ardhme shume te afert.
Lexoi me mire komentet para se te pergjigjesh TL, se te me thuash Vatikani nuk eshte nje shtet me italine e kuptoj, por te me thuash qe ka te drejte te mallkoj shqiperine ose kuben (komunistat) ketu ka dicka qe as ti nuk e kupton. Mos jemi nje shtet me vatikanin ne ?
Papa eshte ne ate vend per te mbrojtur moralin kudo qofte ne bote.
Fatkeqesisht Kuba ka shume varferi dhe plage sociale sa mund te thuhet disi me Kujdes se Socialismi Fidelit deshtoji! Problemi qendron tek rikthimi i pronave dhe reformat ne te ardhmen se sa per Papen, Ne Ameriken Latine Katolicizmi eshte popullor dhe shihet prane vlerave Socialiste!
Tironci Lugano
Komento ke rubrika roze atje po. por jo ketu
Mos u fute ne pyll pa sopate
TL,Kuba eshte nje ishull parajse i bukur por tmerresisht i varfer.Kjo kubanezja qe e krahason Kuben me Polonin e 90,nuk kish pare Albanian e 90.KZ me vjen keq qe krahason Italin e Berluskonit me Kuben e Kastros,dhe me vjen me shume keq qe qenke nostalgjik i atij sistemi.
Edi, nuk besoj se ke problem me kuptimin ne gjuhen shqipe. Une fola per ”moralin” per ”antivlerat” qe nuk denon si i derguari i zotit qe predikohet. Nga kush ka frike Papa ? Ne shqiperi nuk kishte te drejte besimi dhe per kete arsye Papa mallkoi komunizmin, pra per mbrojtjen e popullit si perfaqesues i Zotit. Po ne kuba ka te drejte feje, per cilin sistem lufton Papa ? Perse duhet te mbroj kapitalizmin dhe jo vuajtjen e popujve ?
Edhe njehere nuk jam per komunizem as per kapitalizem por jam per mireqenien e popujve ku merita fiton dhe jo genjeshtra.
Edo
me duket se ngaterron person kur thua qe ngaterroj Kuben apo Berlusconi apo nostalgjik.Nejse se te kam mik e ste ve re.Para 14 vjetesh ne Janar me sakte kur Papa Vojtila ishte ne Kube ndodhesha edhe une.Fola me shume kubane kuptohet dhe te vinte keq kur degjoje hallet e tyre(jo se per mua ishin te reja)dhe kishte vetem nje emer qe ishulli i tyre i bukur te vuante..dhe ky ishte sistemi qe kishin ne koke
TL paske qene me fat si Europian qe ke shkuar ne Kube; qytetaret Amerikane e kishin pothuajse te pamundur te vizitojne edhe sot per shkak te embargos! Kaloresi ngre me te drejte friken per fitoren e anti-vlerave por Kisha nuk arrin te fitoje kete beteje per shume aresye!
Kuba eshte nje ishull qe eshte viktimizuar nga te huajt per shekuj me rradhe e kryesisht Femrat! Femra kubane ka Nje bukuri te plote e shume te vecante e ka terhequr turizmin seksual sidomos Ne kohen e Batistes! Nje nga aresyet qe Kubanet perkrahen Kastron ishte shfrytezimi seksual i Cili u luftua por nuk arriti te kontrollohet
as nga Castro! Edhe Amerikanet qe kane embargo, marrin nje barke ne Miami, shkojne ne Kube per tu furnizuar me birre e uje mbushin barken me femra e pretendojne se peshkojne ne ujrat rreth Kubes! Perfundimi eshte qe prostitutat kubane kushtojne me pak se me pare dhe nga njehere paguhen Ne natyre! Familja Kubane dhe Femra Kubane do te jene te sulmuara nga turizmi seksual ndersa shteti dhe Feja do provohen sa te afta do te jene Ne mbrojtje te qytetareve e besimtareve te tyre!
Tironco,nuk e ke lexuar me vemendje,une kam mbaruar komentin me ju dhe krahasimin e ka bere Kaloresi,( une e kam shkrojtur KZ),une e di mendimin tend per komunizmin ,pasi kemi kaq kohe ketu,mgjse pak rendesi ka kjo.Me cudit fakti qe ke qene aq shpejt be Kube,kam pasur deshire te shkoj me shume per kuriozitet,por me passport amerikane duhet te besh nje kerkese,e te shpjegosh pse do shkosh,etj etj,nqse nuk i ve ne dijeni kur kthehesh te ven nje gjobe ne $.Nje miku im ka qene para dy vjetesh,ishte lire pothuajse cdo gje per turistet,(cdo gje!!),por ne kemi vende me te mira te lira e pa kokcarje per pushime ketej.Te uroj gjithe te mirat.
Edo
Ne fakt kam qene shpesh ne Kube ne kohe te ndryshme E mund te flas e te bej krahasime se si ka ndryshuar ne kohe.Me shkuarjen e Papes Vojtila atje shume gjera ndryshuan.uroj qe vertet te kete ndryshime te metejshme.Persa i perket Amerikaneve e di mire qe nuk lejohen e kane veshtirsi te ndryshme.Kanadeset sipas mendimit tim jane turistet me te shumte qe shkojne aty.Kuba eshte vertet vend i bukur e Habana akoma me e bukur
pershendetje
K.zi Pushteti i Kishes Katolike eshte moral jo politik ti e din kete kete, ska nevoje te besh naivin.
Pastaj Berluskoni i mire apo i keq e kane dashur italianet qe e kane votuar e hoqen si legen dhe vune arkitektin e katastrofes financiare europiane P.Dtt. Monti
Te kujtohet besoj kur ne Greqi Papandeu kercenoi per referenderum BE i tha qe nuk eshte koha per nje gje te tille.
Keta luajne pas ne backstage jo Papa ai thjesht flet nuk jemi me ne 1400-n nuk e ka me ate pushtet Kisha.
mua po me duket se po mer fund edhe sundimi kapitalist. tani jemi nen sundimin monetar te bankave nederkombtare: FED, BCE, FMN etj.