Topalli feston me muzikë ardhjen e OSBE në Shqipëri për të shpëtuar vendin nga regjimi i Berishës

27 Mars 2012, 21:19Politika TEMA

Ishte data 27 mars e viti 1997. Shqipëria po përjetonte ndër ditët më të zeza të historisë së saj. Këshilli i Përhershëm i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë mblidhet dhe me një konsensus të plotë miraton vendosjen në Shqipëri të Prezencës së OSBE-së. Në organizatë ishim pranuar në vitin 1991, por atë ditë kur shteti po shembej për shkak të regjimit të Berishës, në vend mbërriti prezenca e OSBE për të ndihmuar në ngritjen e një shteti demokratik.

Sot, 15 vite më pas, sërish jemi një shtet me prezencë OSBE-je, ndër të rrallët, krahasuar me vende të tjera që kanë kaluar një luftë së paku. Por ne e kemi pasur një luftë në atë vit kur mbërriti OSBE.

Por për kryetaren e Kuvendit, fakti që kemi 15 vjet këtu prezencë OSBE-je është një arsye për të festuar. Për këtë qëllim ajo organizoi një festë në ambientet e Kuvendit. “Të fillosh ditën me muzikë është diçka shumë e bukur, këtu në Kuvendin e Shqipërisë nuk është se ndodh shumë shpesh. Sot jemi këtu sepse kemi një ditë të veçantë. Janë disa arsye, e para është se sot është 15 vjetori i vendosjes së prezencës së OSBE në Tiranë. Në këtë ditë të veçantë në të njëjtën kohë do të bëjmë promovimin e Handbook-ut, të librit, në të cilin të gjithë shqiptarët, diplomatëve këtu, mund të njihen me jetën, eksperiencën, kontributin e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të kësaj legjislature,” tha Topalli.

Kurse ambasadori i OSBE, Volfart, theksoi faktin se tani Shqipëria është në paqe ndryshe kur në vend mbërriti prezenca e OSBE. “Duhet thënë se gjatë këtyre 15 vjetëve të fundit, për shkak të punës së madhe dhe angazhimit të Qeverive nga të dyja anët, Shqipëria ka bërë progres të dukshëm. Më lejoni të përmend vetëm disa prej arritjeve tuaja:  Ndryshe nga viti 1997, tanimë paqja sundon në mbarë vendin. Shqipëria është tashmë anëtare me të drejta të plota e NATO-s dhe kontribuon në mënyrë aktive në arritjen e objektivave të sigurisë në rajon dhe në nivel global. Liberalizimi i vizave duhet konsideruar si një tjetër hap i rëndësishëm. Duket se Shqipëria është kthyer në rrugën e dëshiruar të realizueshmërisë. Është një zhvillim që meriton të përshëndetet. Dhe që duhet të vazhdojë.  Ne shpresojmë të shohim zhvillim të mëtejshëm të reformës zgjedhore, gjyqësore dhe parlamentare. Shpresojmë të shohim shtim të përpjekjeve për të luftuar korrupsionin dhe trafikimin,” tha Volfart.

12 komente në “Topalli feston me muzikë ardhjen e OSBE në Shqipëri për të shpëtuar vendin nga regjimi i Berishës”

  1. homeri says:

    Ambasadori me kot – Qoftexhiu vrasjet e demostruseve ne bulevard nga regjimi BERSISHES i quan NJE ZHVILLIM QE DUHET PERSHENDETUR

    1. Shkodrani says:

      O Topalle, po tio kur je ka del ne Nasdaq se e meriton?
      http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

    2. fule says:

      Mire e ben, mer rrogen dhe tall t…. Dhe nuk merr 400 Euro ne muaj si ne Albanistanasit

  2. Shefqet Cela says:

    Ka plotesisht te drejte Topalli qe e feston me muzikke kete pervjetor. Perfaqesuesi i OSBE eshte nje pjesetar i mafjes, qe ben gjitheçka per te mbajtur Saliun ne puahtet. Natyrisht qe merr reston, jo vetem ai por edhe kryemafjozi Gollsruk.
    Kur do te arrije ajo dite qe te shporret qoftelargu yne me gjithe rrjetin e merimanges qe ka thurur rreth vetes! Ajo do te jete festa e vertete!

  3. ben says:

    Sa femer idiote eshte kjo,dhe ky ambasadori down.Sa me shume te rrije OSBE-ja aq me vend koti je.Ne e festojme kotesine,si perhere edhe kete here.

  4. Lex Rex says:

    Qoftexhiu kete do qe Prezenca e OSBE-se te rrije sa me shume ne Shqiperi. Sa per Topallin nuk ka me fjale per te pershkruar nivelin e saj te ulet te inteligjences.

  5. Kelmendasi says:

    Komentuesve Budallenjet shajne dhe gjykojne te mençurit Te mençurit diagnostinojn dhe mesojne budallenjet.MESOJENI

  6. Antipadrejtesi! says:

    Ardhja e OSBE ishte dite e tmersheme nje shkaterim total i shtetit ajo qe nuk ndodhi ne 91-92 ndodhi ne Marsin e 97. Ishte 9 Mars kishte disa jave qe ne qytetin e Permetit ishin mbi 2000 forca ushtarake ku ligjin e benin 6 civile pa shkolle ushtarake qe kishin nxjere jasht loje dhe zv/dr e Shik Bujar Rama gjuha e tyre ishte Veriore mbase ishin Kosovare qe erdhen se ju thane Permetin e kane pushtuar Greku, por sishte e verteta ashtu se Greku dhe Serbi kishin pushtuar majat me te larta Qeverise. Lufta plasi populli u vra dhe po vritet akoma dhe sot politikanet u majmen nga parate dhe pronat dhe OSBE_ja feston! Turp per te qe ri akoma, dhe mbase gezon te kete prape 97_te qe te shtyje mandatin se u bene milionere. Populli ngeli perseri mes varferise dhe mjerimit, kurse ata politikanet dhjakonare duan sallen 130 ml euroshe komode qe te rehatohen . Po i lame ne dhe kete radhe le te na hypin ne kuriz dhe te na e bejne ne B..th, se ligji ja u lejon prandaj e aprovuan. Rrofte Kushtetuta!

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Festojne publikisht pasi nuk kane frike nga askush hajdutet !!!

  8. bushi says:

    Nuk kane te sosur bemat e shoqes Lenka Topalli dhe qoftexhiut te OSBE-se…

  9. zhozi bukuroshja says:

    kur e mbajne edhe kete idiote per femer te forte ,vaj hallit per te tjerat,jemi bere gazi i botes ,lenka ,themija e kompani ishin lule ndaj kesaj idiotes ,vetem qesh si puna e budallait se ajo as per mesuse e fillora nuk eshte se edhe atje duhet pedagogji ,as per te ruajtur derrat nuk ben sepse edhe ata i helmon me ligesine e saj .Nuk di idiotja cfare te festoje dhe qesh kot para ketij idiotit te ardhur nga jashte

  10. Leka says:

    Palacollek i pafund tragjik, prej kohesh nen dirigjimin e nje pacavure ps, qe duke mos arritur ti jepte vehtes, ate vote qe i dha shqiptari asaj, vazhdon te lejoje qe te sundoje,pa fund nje bande, malokesh te eger, injorant dhe ordiner.Eshte me mire, qe te mos egzistoje fare, kjo garniture “demokratike opozitare“, qe vec ndihmon vazhdimin e sundimit te kesaj bande me inaktivitetin malinj te saj.Mbas kesaj shoqeria vete do te ndihet me e ndegjegjesuar, per tju kundervene ketij rregjimi, duke gjetur dhe mjete efikase per kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje