David Miliband: Jam në pritje për të parë suksesin e Ramës

27 Mars 2012, 19:38Politika TEMA
David Miliband: Jam në pritje për të parë suksesin e

Kryetari i PS Edi Rama zhvilloi takime me drejtuesit më të lartë të Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe. Pas takimit me Edi Ramën, ish ministri i jashtëm David Miliband, njëkohësisht dhe Drejtor i Politikave në qeverisjen e Tony Blair, u shpreh: “Jam i lumtur që m’u dha mundësia të takohem me kryetarin Rama. Jam shumë i impresionuar me vizionin që ai ka për vendin dhe për partinë e tij. Ne biseduam për sfida siç është papunësia përballë ndryshimeve ekonomike, sfidat sociale që përballen vendet tona, gjithashtu edhe për situatën ndërkombëtare, sepse në botën moderne çështjet ndërkombëtare dhe ato të brendshme janë shumë afër njëra tjetrës. Gjithashtu biseduam për partitë tona për t’i shndërruar në lëvizje të fuqishme ku të përfshihen sa më shumë njerëz. Jam në pritje për të parë suksesin e zotit Rama.”

Pas takimeve Kryetari Edi Rama do të shprehej mjaft optimist: “Jemi shumë të mbresuar nga takimet në këtë godinë me kryetarin e Partisë Laburiste Ed Miliband, me ministrin e jashtëm në hije Douglas Alexandër dhe në mënyrë të posaçme me David Miliband, i cili dëgjoi gjerë e gjatë për programin tonë “Për një Rilindje Shqiptare” dhe si një ndër themeluesit e procesit të rrugës së programit në Partinë Laburiste dhe të transformuar të Tony Blair. Ishte një burim shumë i rëndësishëm informacioni dhe fakti që programi ngjalli entuziazmin e tij na kthen në Tiranë sikur të jemi të bërë me fletë.”

Ndërsa mbi 2 orë me studentët shqiptarë që punojnë në Britani Edi Rama ka zhvilluar një bisedë mjaft të këndshme në London School of Economics. Programi “Për një Rilindje Shqiptare” në qendër të një diskutimi mjaft të hapur. Në pyetjet e përgjigjet e shumta kryetari i PS, Edi Rama, ka folur për mënyrën se si qeveria e PS nesër do të luftojë korrupsionin. Është diskutuar në sallën e mbushur plot e përplot për një sistem të drejtë taksimi që do të vendos PS në qeverisje. Njërës prej pyetjeve se si do të jetë sistemin shëndetësor, se si socialistët mendojnë ta ofrojnë për të gjithë, pasi kushton shumë Edi Rama do të përgjigjej: “Korrupsioni kushton më shumë. Ne kemi vendosur se kjo nuk është çështje parash, por është një çështje e dinjitetit të shoqërisë për të siguruar që gjithkush pavarësisht mundësive të mbulohet nga shërbimet publike. Nuk mund të pranojmë situatën sot me 1 milionë të papunë janë në pozita që s’mund të paguajnë marrjen e shërbimit shëndetësor pasi s’kanë mundësi ta paguajnë.”

 

16 komente në “David Miliband: Jam në pritje për të parë suksesin e Ramës”

  1. arvanites says:

    Edi Rama e perfaqeson me dinjitet Shqiperine dhe Shqiptaret ne cfardo rangu takimesh. Berisha vetem me te ecmen a anuar djathtas dhe doren drejt ja heq vizen tjetri qe ne pamje. Masnej kur fillo me anglishten e vet e heq ene tullen e fundit.

    1. Edi Ramovici says:

      Po Edi po, shko bej party ne UK se un shkoj ne Naqsdaq ?
      http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

    2. Andreas Boboshtica says:

      Ky dymetroshi EDI RAMA ka lezet more eshte tamam Europian, dhe mbas Ardhjes ne Pushtet SHQIPERIA KA PER TE NDRYSHUAR MENJEHERE DO KETE NDIHMEN E EUROPES…..sali veshgjati na e mbushi Shqiperine me Arabe Talebane, islamike dhe Turq.

  2. luis says:

    Nuk eshte problemi te jeshe nje tifoz i semure dhe njeri jo koherent,por tek Edi Rama shoh shpresen e nje te ardhme me dinjitet.
    Habitem me disa tipa qe edhe sot e kesaj dite nuk jane ngopur me Berishen qe na sillet plot 20 vjet neper kembe dhe kur dihet se me shume te keqija i ka sjellur vendit se te mira.Them me vehte keta tipa ose jane te manget ne tru ose jane smirezeze perderisa nuk duan te shohin ne skenen politike ata brez te ri qe nuk ishte i kompromentuar me komunizmin dhe injorancen sic eshte Berisha.
    Berisha ka vetem nje aftesi,aftesine per ti bere gropen te tjereve per te nxitur urrejtje per te mbledhur gjithe llumin e shoqerise dhe per tju kundervene atyre qe jane te ndershem po qe ngrene zerin ndaj padrejtesive.
    Edhe ne kohen e Enverit me irritonin ne kulm tipat qe pa nje pa dy te permendnin citatet dhe udhezimet e tij athua se ai ishte Perendia vete.
    Besoj dhe kane per te qene te bindur dhe keta qe sot jane kundra Edi Rames se e ardhmja do jete me e bukur,me e cilter,me e begate dhe me me dinjitet dhe pa sherre.

  3. Cdo absurditet ka nje kampion per ta mbrojtur. Absurdi shqiptar ka Kryetarin Mao- Twitter Lover
    Ai padyshim ngelet master i “mendimit”, absurdit dhe perversitetit autopoetik. Shyqyr qe dominimi i tij (si opozitar me rroge tek pozita) do te jete me i shkurter se sa mendon ai vete.

  4. kelmendasi says:

    Arvanites Gandi i math ecte zbathur pa çorape dhe pa kepuce.Ecja nuk ja uli madheshtine asnje cent.Rusvelt ishte i paralizuar i biri Elioti e shtynte karrocen e invalidit me presidentin amerikan te luftes dyte botrore ne te.Ai qe vendose ne dukje te metat fizike te tjetrit asht i mete ne tru ne edukate dhe ne shpirt.MESOJE NE SE DIN PER HERET TJERA.

  5. galile says:

    prapaganda berishiste. Idiot qe nuk ke nevoje per koment. Skllav dhe bir skllavi. na merr artikujt e koha jone dhe 55 dhe na i copy and paste ketu. deri ketu shkon inteligjenca jote

  6. mister x says:

    e para rama nuk ka folur kurre keq per shqiperine dhe shqiptaret.
    e dyta per korrupsion dhe bakshishe saliu coi klsh e tij per kontroll vitpas viti dhe nuk gjeti as edhe nje shkelje me te vogel.
    e treta qe ne 2005 u vodhen zgjedhjet kete e dine te gjithe shqiptaret i madh dhe i vogel,sic ndodh perhere kur ka zgjedhje ne shqiperi.
    e katerta per erjon veliaj jam i mendimit se gjithkush ben se cfare do, nese ai do politike le te rri ne politike.

    keshtu qe ora bushit ik bej tik tak ne ndonje vend tjeter dhe je tipik shqiptar qe gjen cene ne cdo gje, edhe ato me siperfaqesoret.

  7. Armiku i klases. says:

    Eshte mekat kur mundohesh te mbrosh nje kafshe me dy kembe qe e ka emrin Sali.Krahasimet me Gandin apo Rusveldin as nuk mund ta imagjinosh pasi ndryshimi eshte thelbesor ata kishin kulture ishin politikane dhe luftetare te paepur ne mbrojtje te njerezimit dhe te kombit te tyre,kurse ky toni nga ata kane koken ky ka kembet,nje i njorant i shkalles nderkombetare mashtrus e kriminel i vendosur,nje bastard i vertete dhe perfaqesues i denje i kelysheve te tij qe i lepijne jarget.

  8. kelmendasi says:

    Armikut te klases dua ti them se une nuk bera krahasim fare.Por nuk eshte faji im se ti nuk kupton ate qe thashe une kjo ka te beje me nivelin apo formimin tand.Une kerkova nje standart njerzor qe se di a e ke qe;Per te metat fizike nuk perçmohet tjetri.Dy rastet i solla per te treguar se nuk jane perçmuar per ato te meta natyrore.Jezusi tha.JEPI çEZARIT ATE QE ESHTE E çEZARIT

  9. a kulici says:

    per komentuesin “ora e bushit”
    Qe kur ka filluar Edi Rama turin e tij te fundit ti o “ora e karabushit” po shkon si hafijet e kaqi islamit dhe jep detaje te tilla si psh sa minuta erdhi me vonese,kush foli qysh rrinte ne kembe pra nje fuks i lindur.
    Nga korriku 2011 kur Rama u largua ne menyre te cuditeshme nga nje gare qe e fitoi zyrtarisht une nuk e vleresoj Ramen me si politikan te zgjuar sepse
    besoi shume te tre ambasadoret e panderuar qe diten ishin me zotin kurse naten shkonin me “djallin”.
    Nuk e di por shume ligesi keni ne qenien tuaj ti me pseudon ora e karabushit.Shikoj fatkeqesisht se tipa te tille nuk jane pak ne shqiperi.
    Nuk tha kot nje gjerman ne luften e dyte boterore se ne shqiperi spiunat i gjen falas.

  10. Armiku i klases. says:

    O z.kelmendas me duket se jam shprehur qarte por por nuk eshte faji tim qe ti kafshet mundohesh ti krahesosh me njerezit dhe per me teper me ata qe kane vlera nderkombetare.Ky lpcari juaj eshte vetem per te injoruar racen qe perfaqeson nuk e di a me kupton por sidoqofte heren tjeter mundohu ta krahasosh me Skenderbeun.

  11. kelmendasi says:

    O Armiku i klases ai qe shan ti asht i shtepise vet nuk asht i imi por se kupton ti se as Rama nuk asht i yti Asht i kurrkuje por veç i vetes vet.Udhheqsit e partise e te popullit vetem diktatoret komunist e quanin veten.Nje kshille fjalori qe perdor ti asht pasqyre e edukates te veçante qe mund te keshe.Sharja asht arti ite mundurit dhe sban gja tjeter veç tregon bagazhin qe ka.Opinjoni jepet pa share.Sharja çverson komentin.KUPTOJE

  12. i shipnis says:

    -ISH U TAKUA ME ISHIN…….

  13. taulant omi says:

    Rama ne takimin qe u zhvidhua tek LSE per dy ore vetem foli keq per Shqiperine, pyetjeve te shume studenteve nuk u pergjigjej sepse nuk i pelqenin, pyetjeve qe u pergjigjej ishin te para pergatitura, takimi ishte nje deshtim dhe zhgenjim i plote per ata 150 veta qe kishin ardhur.
    Jo vetem qe erdhi me 17 minuta me vonese dhe nuk u kerkua falje por vazhdoi duke folur me nje Anglishte shume te dobet(jo se ka rendesi).
    Ai kerkoi nga studentet Shqiptare ide se si mund te pasuronte programin “qeverises” te PS por i injoroi totalisht ata.
    Pyetja ne lidhje me shendetesine u be nga nje Zonje por nderhyri drejtuesi i mbledhjes duke nderruar komplet thelbin e pyetjes, ky takim nuk perfundoi ashtu sic ishte orkestruar nga ndihmesit e Rames sepse kishte me shume intelektuale se socialiste qe e vune me shpatulla pas muri Edi Ramen

  14. qytetari says:

    Nqs eshte e vertete qe D.Miliband eshte shrehur se eshte ne pritje per suksesin e Rames atehere ka per ti shkuar jeta ne pritje te gjorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje