Partitë nuk heqin dorë, zgjedhjet do t’i administrojnë sërish ato

27 Mars 2012, 17:10Politika TEMA

Në ditën, kur u diskutuan opsionet e reformimit të administratës zgjedhore, një nga pikat kyçe të procesit elektoral dhe ndoshta më e rëndësishmja, tryeza e organizuar nga OSBE me Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe shoqërine civile, u zhvillua pa kamera, por me praninë e vazhdueshme të gazetarëve. 

Ajo qe u be e qarte qe ne fillim eshte se mazhoranca dhe opozita ende nuk kane ndonje ide perfundimtare sesi do te zbatojne rekomandimin nr.3 te OSBE-ODIHR për të konsideruar mundësinë e rishikimit të formulës mbi përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në mënyrë që të rritet besimi në pavarësinë e tij dhe në zbatimin e paanshëm të Kodit Elektoral.

Modelet e prezantuara nga ekspertet e huaj ishin te ndryshme per vende te ndryshme. Duke nisur qe nga pavaresia e plote, tek modeli miks dhe tek organizimi i zgjedhjeve plotesisht nga qeveria. Ky i fundit ishte nje propozim qe iu sygjerua Komisionit te Reformes Zgjedhore nga ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, por qe nga nderhyrjet e dy bashkekryetareve te komisionit te Reformes Zgjedhore, u kuptua se ky nuk eshte nje opsion i pranueshem, te pakten jo per zgjedhjet e 2013-es.

Ajo qe doli ne pah nga nderhyrjet e dy bashkekryetareve, demokratit Ilir Rusmali dhe socialistit Damian Gjiknuri ishte opsioni i pandryshueshem i dy forcave te medha politike, per te patur kontroll te plote mbi procesin zgjedhor.

Ky opsion nuk le shume hapesire per ndryshim radikal te administrates zgjedhore, gje qe ne fakt u paralajmerua nga zoti Rusmali kur e hapi mbledhjen me frazen se: “nese dje, kur u shqyrtua numerimi elektronik i votave u diskutua per Shqiperine futuriste, sot disktohet mbi Shqiperine realiste”.

Ne fakt, realiteti elektoral ne Shqiperi, ka treguar se jane partite politike ato qe me urdhrat e tyre kane ne dore te bllokojne, vonojne dhe cenojne procesin ne cdo nivel te administrimin te zgjedhjeve, nga Komisionet e Qendrave te Votimit deri tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Per socialistet ky institucion eshte pika e dobet e procesit dhe siç tha Damian Gjiknuri eshte nje model i deshtuar, qe duhet reformuar. Se si, kjo nuk eshte e percaktuar. Por, siç thote Ilir Rusmali, çdo model mund te jete i deshtuar, persa kohe politika nuk ndryshon sjelljen e saj ndaj ligjit dhe insitucioneve, te ngritura ne menyre konsensuale.

Meqe sistemi i administrimit te zgjedhjve nuk do te ndryshoje ne thelbin e tij, pra do te vazhdoje te kete kontroll maksimal nga partite, rekomandimi kyç qe duhet zbatuar per zgjedhjet e ardhshme eshte rekomandimi numer një i OSBE-ODIHR-it: Per te miren e Shqiperise, partite politike duhet te demonstrojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, vullnet qe duhet te jete i krahasueshem me privilegjet e gjera qe partive u jep ligji. Por meqe vullneti nuk mund te perkthehet ne ligj, zgjedhjet e 2013-es do te jene testi kombetar sesa partite politike do te punojne ne interes te Shqiperise duke zbatuar Kodin Zgjedhor. /TCH

10 komente në “Partitë nuk heqin dorë, zgjedhjet do t’i administrojnë sërish ato”

  1. akil says:

    pse trapa jane ata ta ndryshojne pse edi rama si do i vjedhi mandatin e dyte

  2. populli says:

    E ka thene populli me kohe:Ulku qimen ndron,zakonin s’e haron.

  3. hajriu says:

    hahaaaa…sa te pafytyre , tani kane eskluzivitetin e vjedhjes .

  4. reali(jo i madridit) says:

    Ka ardhur koha qe ne shqiperi te shpallet gjendja e jashtzakoneshme nga dipllomacia nderkombetare.Gjithe klasa politike ne shqiperi ka humbur besimin dhe te drejten per te qeverisur kete vend.Praktikat e zbatuara deri tani nga amerika dhe be ne shqiperi kane deshtuar plotesisht.E vetmja rruge eshte doreheqja e qeverise berisha RIGHT NOW dhe krijimi i nje qeverie teknike ( jo politike) deri ne votimet e rradhes.Rruga e zgjedhur deri tani con ne degradimin total te shtetit dhe te shoqerise shqiptare.
    Eshte pikerisht momenti qe perendimi te korigjoje gafen e tij te 1992 kur vuri nje politikan shtatanik egomaniak si berisha te drejtoje nje shoqeri demokratike.

    1. 5 says:

      Pse te mos i administroje zgjedhjet NATO?

  5. mithati says:

    Mero me duket se ka ngelur, nuk di se cfar te thote.Deri tani ka vjelle vrere se PD i ka vjedhur zgjedhjet.Tani zoti Mero dolen ne skene edhe enjgjejt e tu PS.Tani eshte koha te protestojme perpara dy selive te djajeve qe jetojne si mbreter por ju duhet i shkreti pushtet nuk e duan por populli ua jep cfar ti beshe.Edhe Mero me shoke ju bejne fresk gjoja gazetari.pisllik i vertete.eshte per te ardhure keq ne fakt shume keq.
    Vetem per nje moment shkeputuni nga bindja politike qe keni dhe eshte shume e lehte per ta kuptuar se sa te percmuar jane qytetaret.Do te kisha shume deshire qe te gjithe komentuesit te jen dokord me komentin tim jo se jame i shqetesuar ne qofte se me kundershtoni.Por personalishte me duket se kjo eshte e verteta e hidhur fatkeqsishte.

    1. Ivani i madh says:

      O mithat po cke me Meron apo se ti ka nxjere ne shesh vjedhjet e votave te bera nga partia jote ne drite te diellit qe e kemi pare te gjithe si ne e te huajt .Sa per gazetar ske cfare ti thuash se shkruan me objektivitet se i di problemet si nga brenda partise tende se ka qene dhe ato qe ndodhin nga jashte saj prandaj mos u mbyt me dy pika uje po mer nje here fryme e kethjellou pasaj komento e shkruaj per te. Une sa per dieni nuk e njoh fare Meron por vetem nepermjet shkrimeve dhe analizave te tij ne tv qe jane reale e te sakta sic i ke pare me syte tane ti ,une dhe gjithe populli yne

  6. akil says:

    Nga shkuan ata komentusit e flaket te ps te dalin dhe te flasin po nuk mund te dalin se do vi ps ne pushtet dhe do cirren keta te pd mjere ne o popull qe tallin trapin sa here qe i duhemi mos harroni parrullen CDO POPULLI BEN PARTIA C”THOTE PARTIA BEN POPULLI .

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Reforma zgjedhore fillon e mbaron me nxjerrjen jashte Shqiperise te OSBE -se.
    O$B€ eshte garuzhda e gjithe corbes elektorale ne Shqiperi.
    E them kete sepse OSBE e ka per detyre parandalimin e vjdhjes se votes.
    Cfare e pengon organizaten e OSBE te dale ne nje deklarate e te thpte se me kete model vjedhjet do perseriten ???
    OSBE duhet te deklaroje haptazi : Me kete model ne nuk do njohim zgjedhjet !!!
    Berisha vjedh OKEY !!!
    OSBE nuk duhet te zyrtarizoje vjedhjet e Berishes OKEY !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje