Gazetarja Lindita Çela, e paditur nga Drejtori i Marrëdhënieve për Publikun në Kryeministri për shkak të një shkrimi të publikuar në gazetën Shekulli, ka dhënë dorëheqjen nga gazeta pasi kjo e fundit e quajti padinë një çështje të saj private. Edhe pse shkrimi u botua në gazetë dhe ishte mëse korrekt, duke u mbështetur në një dokument të publikuar nga vetë administrata, ajo u padit, por gazeta ku punonte e shpërfilli. “Në situatën e ndodhur së fundmi, ku unë jam paditur në gjykatë nga Drejtori i Marrëdhënieve më Publikun të kryeministrit Sali Berisha, e ky fakt e u konsiderua nga ju si çështja e ime private, jam detyruar të kërkoj dorëheqjen time nga gazeta që ju drejtoni e botoni.
Z. Kryeredaktor, ju kujtoj se me drejtorin e Marrëdhënieve me Publikun të kryeministrit Berisha nuk kam asnjë çështje private. Shkrimet të cilën kam shkruar, jo vetëm për këtë rast, nuk do t’ju hiqja as një presje, e deri më tani, e kam konsideruar privilegj bashkëpunimin tonë pasi ca të vërteta në këtë vend kemi mundur t’i themi. Pas kaq vitesh në gazetari, kam mësuar se ky profesion është punë, besim, përpjekje dhe ndershmëri për të shkuar tek e vërteta. Me përcaktimin e kërkesës së padisë së Kryeministrisë së çështje e ime private besoj se janë thërmoqur themelet e bashkëpunimit tonë. Unë nuk besoj më në mbështetjen tuaj, e ç’është më e rëndësishme ky fakt do të shpërbejë si një censurë shumë e fortë në ushtrimin e profesionin tim në gazetën që Ju drejtoni dhe botoni. Në këto kushte z. Kryeredaktor, gjykoj se është më e moralshme ndërprerja e marrëdhënieve të punës mes nesh. Mbetem me respektin më të madh në bashkëpunimin tonë të deritanishëm,” thuhet në letrën e dorëheqjes së gazetares.
Si është çështja e Lindita Çelës?
Shaban Memia, kur vendosi të shkarkonte kreun e ALUIZNI-t në Tiranë, Ferdinand Shehu, u dërgoi mediave një dokument ku thuhej se ai kishte qenë spiun i komunizmit. Në listë krahas emrit të të Shehut ishin edhe disa emra të tjerë, mes tyre edhe ai i Drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri. Gazetarja vetëm sa ka cituar këtë dokument të Memisë, siç kemi bërë edhe ne në mediat e tjera. Por pesë muaj pas botimit të dokumentit, ndaj saj është ngritur padia. Gazetarja thotë se padia është ngritur pasi ka publikuar disa shkrime kundër Berishës, që kanë lidhje me tentativën e Berishës për të blerë vizitën tek familja e Hekuran Dedës, vrarë më 21 janar.
keq e me keq po katandisemi
sa me shume te rija saluku ne pushtet aq me keq per shqiptaret
pune korrakesh…..
ke te drejte .ka me korrak se kokdhima.
korrak si ty eshte, andej nga minoritetet , BQ-ra me nam jeni…
Lindita,mos u merzit qe te kane lene ne balte,sepse jeton ne Shqiperi dhe çdo gje ben vaki.Megjithate ti ke mbeshtetjen e gjithe atyre lexuesve shqiptare qe te lexonin çdo dite,dhe nuk jane pak por me mijra.Ndjehem i zhgenjyer nga kreret e gazetes Shekulli,po keshtu koleget e Lindites duhet te reagojne kunder kesaj padrejtesie dhe jo te presin sa tu vije rradha atyre.
Koco Kokedhima duhet te bahet i gjall ose do tregoje anen e vet ma te dhime,si milioner me pasuni te pandershme.Po i kujtoj se e ka ble Frigoriferin (ndermarrjen)e Durrsit per dy milion leke te vjetra ne kohen e Majkos, ne nje ankand te fshehte ku konkuronte vetem ai dhe dy firma fantazem qe i kishte ai vete.Ishte djersa e popullit ,mos i hangert ato pare ai me gjithe Majko e sorollop. Jane ba gjith ato pallate ne ate trull qe vlente miliarda leke dhe qe i takonte pronareve durrsake.Do Zoti dhe i shikon kto gjynafe.
Parim, le te flasim ne parim. Ankandin e bente SISTEMI i drejtimit te ketij vendi, nuk kane rendesi emrat e Kryeministrave e as nuk kane rendesi emrat e Biznesmeneve. Dikush do te organizoje ankande per shitje pasurish me 1 lek e dikush do ti bleje. Ja, si Shqiperia i euro.
Ne parim, jemi dakord? Atehere ne vend te ‘mallkojme ‘ le te votojme per te ndryshuar kete sistem 20 vjeçar
Ciao
Nuk eshte se sistemi u krijua rastesisht dhe Kokedhima po kalonte prane Frigoriferit dhe pa etiketen e cmimit varur. Behet ligji qe te vije te haje Maliqi… bile Maliqet; sepse punet i bejne ne bashkepunim e koordinim te plote.
Mafia nuk fle kurre.
Une kam punuar dikur ne kete gazete.Kjo eshte nje gazete qe te len kur te duash ne balte jo per ndonje hall, por eDHE per qejf duke te shitur edhe per ndonje interes meskin te botuesit, k/redaktorit, apo redaktoreve pergjegjes.Pavaresisht se mbahet si gazete profesionale, kjo nuk i ka mbrojtur asnjehere gazetaret, por i ka shitur fare lire edhe tek disa ordinere ne administate e polici.Opinioni gazetaresk duhet te reagoje lidhur me kete problem.O burra bashkohemi dhe te mbrojme njeri tjetrin se per pronaret qe kemi na mori lumi.Keto i kane hapur mediet per te rregulluar punet e tyre. Vetem nje media ka ne rajon dhe ajo eshte “Grupi Koha” i themeluar nga publicisti Veton Surroi qe te pakten si biznes ka vetem median dhe themeluesi eshte gazetar i njohur(Megjithese gazetar e mbante veten edhe Sandri).Te tjerat jane paçavure ku shohin vetem interesat e tyre. E njoh Linditen. Ajo ishte nje gazetare guximtare, por per ke te jete aman…?Kjo eshte per te vene duart ne koke. Prandaj gazetare edhe e nje here mbroni veten dhe te verteten. Keto botues si Koçoja dhe koçe te tjere nuk kane per te bere ndonjehere hair ne media. te mos ja leme fajin gjithnje Berishes.Po per te ashtequajturen “çeshtje”private Berisha i ka fajet…?
Korrigjim: 1 euro, ne vend te i euro
Ky mashtruesi KOço nuk i ka kot 2 K……
Edhe pse kam bashkëpunuar jo pak vite me “Shekullin”, për të cilin vitet e fundit, as nuk ia dija erën e honorareve (?!), “bashkëpunimin” më të gjatë, – sigurisht të papaguar përsëri, – e kam në komentet rreth publikimeve të saj, shpesh herë të guximshme, vizionare, profesionale dhe inkurajuese në kushtet e diktaturës berishiste (sipas Withersit e qindra e mijëra shqiptarëve të tjerë).
Si shprehje e solidaritetit ndaj gazetares trimëreshë dhe principiale, e braktisur nga shefat e vet, pasi punën e kryer nga ana e saj me kurajo të lartë, e quajtën si “çështje private” (thua ka shtypur a shkruar trakte, si Shoshori i famshëm, apo se tashti e “zbuluan” ose e kualifikuan shefat si “çështje private”)heq dorë nga bashkëpunimi i mëtutjeshëm.
Thuhet se njerëzit tregojnë gjërat e vogla dhe fshehin të mëdhatë. Sali Berisha, – gërgasi, – nuk ka hallin e Shabanit, por të turpit të padëgjuar që një ish-malësor, malësor-doktor, malësor-kryeministër, do të blejë me para dhe me shkelje te renda ligjore, pirjen e kafese ne shtepine, ku mortin ia ka shkaktuar vete, dhe “mavijos” syrin e Gjovalinit, – dorasit. Dhe, jo demshperblime qe kerkojne femijet e vet, por burg per gazetaren (??!)Tëpkë ORBANIZEM!
Gjithashtu, duke u nisur nga ky qëndrim i ulët ndaj një kolegeje, ftoj qindra e mijëra “aksionerët” e “Shekullit”, – me 20 qindarka në ditë, po e kanë blerë ama gazetën, për “fytyrën” e saj të deriparakohëshme (para se A.Thano të jipte d/h)- që të rishikojnë sekush m/dh me “bashkëaksionerët” e tyre.
Në të njëjtën kohë, i sugjeroj mirditorit të zgjuar, Gjovalin Prenga, që tërheqë padinë, pasi ajo ka ngjyrën e syve mavi të ish-komandantit të gardës, Ndrios. Mjaft u mavijosën mirditorët për interesat e Familjes së Salibegut të Parë, “barka” e të cilit kaq ujë fut përditë, sa nuk e di përse kjo nuk ka dalë në komunikatën e Gjovalinit.
E dashur Lindita! Jam pranë teje. Mos u tut. Nuk kanë se çfarë të të bëjnë, sikur tërë e keqja e këtij vëndi të bëhet bashkë. Lutem mos u thyej, se duhet të dish që tani, pas dorëheqjes tënde, opinioni i rretheve mediatike është bërë tejet i ndjeshëm. Të sigurojmë se nuk do ngelet institucion ndëkombëtar që mbulon e ndjek fatin e mediave, pa u vënë në dieni. Unë nuk kam punuar me K.Kokëdhimën, por e njoh mirë, siç e njihni edhe ju, ndaj nuk duhet të habiteni që ju la në baltë, siç ka vepruar rëndom në gjithë rastet, që një ish kolegu i juaj i përmend më sipër. Teksti i dorëheqjes, kujdo që nuk të njeh, të jep dinjitet.
Sidoqoftë, e drejta anon nga ana juaj. Mos ngurroni të thoni se shkrimi dhe përmendja e emrit është bërë drejtëpërsëdrejti nga dhe nën kujdesin e botuesit, ndonëse lajmi është i vërtetë. Duket açik që akuza ndaj teje është tendencioze, përderisa mbi lajmdhënsin e parë nuk rëndon asnjë akuzë. Ai, botuesi, dhe vetëm ai përgjigjet për gjithëçka shkruhet në brendi. Në shtypin e shkruar ka një rregull të vjetër, shumë të vjetër, që cilëson qëndrimin në lidhje me përgjegjësinë dhe në raportet me organet e drejtësisë, me foosnotën poshtë çdo shkrimi me të cilin botuesi, kur nuk është dakort, vë shënimin, “Jo domosdoshmërisht botuesi është dakort me artikullin (opininin, komentin, analizën, etj), komenti, lajmi, opinioni janë mendime të shprehura nga artikullshkruesi”.
Politikën editoriale të gazetës e bën vetëm botuesi. Kush i pyet gazetarët. Jo gazetarët, por dhe vetë K/redaktorët, në shumicën e herëve marrin nga botuesit e u japin si qëndrim, pozicionin formal, atë të teknicienit që ndjek fizikisht mbylljen e gazetës. Avokati juaj mbrojtës duhet ta thërrasë detyrimisht Koço Kokëdhimën, përgjegjësin e vetëm ligjor për çka shkruhet në gazetën e tij, të japë shpjegime dhe të përgjigjet për pronën e tij para trupit gjykues. Pas tij, shpjegime duhet të japë K/redaktori, i cili, siç ka emrin, ka dhe kompetencën, të shprehur edhe me rregulloren e brendshme, të vendosë për botim ato shkrime me të cilat është dakort, ose i ka dhënë vetë si porosi, si dhe të heqë e të mos lejojë për botim, çdo shkrim tjetër.
Të jesh e bindur se këta zuzarë, nuk do ta largojnë kollaj prapanicën e tyre nga përgjegjësia. Lindita! Ruaj qetësinë.
Presion i paster i Qeverise Berisha kunder Medias se Lire.
http://mdcal.blogspot.com/2012/03/islam-and-homosexuality.html
Nuk eshte çeshtje private asnjehere,aq me teper kur je i punesuar ne gazete.Nuk e di sesi Shekulli bie aq poshte ne banalitete te ketilla!
Ama, e vuri Berisha edhe Kokedhimen per shalesh?!
Lindita, jemi te gjithe me ju, se jeni me te drejten.
Uroj te filloni pune sa me pare!
PSE e ul koken o Koço Kokedhima.Gazetarja duhe te te dekorohet e jo te debohet.Ku po katandisemi keshtu o SHQIPETAR MUTI.
lindites dua ti them qe te mos merzitet,sepse ne shqiperi nuk ka vleresim per punen,por me cudit fakti i mungeses se solidaritetit te pakten i gazetareve te shekullit,me gjith konsideraten qe kam per kete gazete, ata duhet ti gjenden prane koleges te tyre e jo ta lene vetem, se kur mungon solidariteti te gazetaret,ku mund jete.
Kush eshte kryeredaktor i Shekullit pas doreheqjes se Ardian Thano?? A ka njeri kete informacion bazik se po cmendemi nuk po marrim vesh cpo ndodh me ate gazete
Qe neser,nuk kam per ta blere me “Shekullin”
Komentueses LORA: Flm për qëndrimin tuaj si “bashkëaksionere” e “Shekullit”, si reagim i mënjëhershëm ndaj kësaj gazete aq te dashur per popullin opozitar deri para disa kohesh! Veprimet demokratike te Martin Luter Kingut jane perhere aktuale, sidomos te ne, ne Shqiperine e drobitur nga diktatura berishiste.