Rrenat e Berishës lidhur me firmat piramidale

28 Mars 2012, 11:40Sociale TEMA

Kur u pyet Berisha mbi fajdet në daljen e fundit televizive, ai tha se “se për herë të parë për problemin e firmave piramidale i ka shprehur një shqetësim  guvernatori i Bankës, Kristaq Luniku; dhe ka qenë data 17 nëntor 1996”. Na bën me dije pra se pikërisht në këtë datë i është prezantuar ky shqetësim në mënyrë zyrtare.

Është rrenë e hapur. Ne të respublica-s kemi disa dokumente që provojnë se Berisha, ose vartës të tij, kanë pasur dijeni para kësaj date. Më 25 shtator 1996, ministri i financave Ridvan Bode, ka marrë një letër nga Michael Noel i Bankës Botërore, ku thuhet se “piramidat shqiptare mbahen më këmbë nga aktivitete ilegale dhe nga pastrimi i parave”, dhe se “interesat e larta të pagesave tregojnë se këto firma janë në prag të kolapsit”. Kjo letër i përcillet për dijeni dhe kryeministrit Aleksandër Meksi, këshilltares presidenciale Mimoza Vokshi, dhe guvernatorit Kristaq Luniku.

Ka më. Më shumë se një muaj para kësaj date, më 13 gusht 1996, është një letër tjetër, por kjo është shkruar nga shefi i misionit të FMN-së, Ranjit S. Teja dhe i është dërguar – e gjeni dot kujt? – shkëlqesisë së tij, dr. Sali Berishës. Nënvizoj: data është 13 gusht. Dhe në këtë letër thuhet se “skemat piramidale në Shqipëri po marrin përmasa të rrezikshme”, dhe se “pasojat e kolapsit të tyre do të jenë të shpërndara në të gjithë ekonominë”.

Ca ditë më vonë, më 20 gusht, vetë kryeministri Meksi u ka dërguar shqetësimin e vet Bodes, Lunikut e Berishës, gjë që u zbulua nga një shkrim i publikuar në blogun peshkupaujë.com.

Përfundimi? Ky njeri mbeti duke gënjyer gjithë jetën.

 

*respubica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/3/28/rrenat-e-berishes-lidhur-me-firmat-piramidale

9 komente në “Rrenat e Berishës lidhur me firmat piramidale”

  1. Ka thone Doktori nji here qi ky ka qene puq i kuq, e mo e ka dit se ka dit ska randsi.

    1. Taku says:

      Sala me kete inteligjentin tjeter e bene ate katraure dhe tani po e cojen vendin drejt nje tjeter 97′
      http://imageshack.us/photo/my-images/341/ridvanbode1997dhe2012.jpg/

  2. edlira says:

    Uau ca na thate, si ka mundesi qe nuk e dinim ne qe genjente ai?

  3. salah says:

    Një ekspert gjerman financiar kishte një zyrë në Thesar nga 1995!Gjermanët, ekspertët, diplomatët, ka paralajmëruar investitorët përsëri në vitin 1996 mes, para se të transaksioneve financiare dhe mashtrimit gangsterëve, të cilat Salih Berisha dhe financuar partinë PD. Sot, në 2011-2012, është identike me kontraktorët penale.

  4. P. says:

    morrem arratin emigruam per arsye se humbem shume para tek firmat piramidale gjithmon thoshim jemi te mbrojtue duke thene mos kini merak parat jane te mbrojtura ku gjith deputet i moren i zhdukne parat tona Humba Tek Sudja 80.0000 me djerse i kisha punonim ne dyqan nga mengjesi ederi ne dark na binte te fiket ne 12 te nates shkonim ne shtepi dhe nuk i merrnim se ishim te siguruar ..Ku Sudja ben qef neper arabi e ku ta di une dhe mbrohet nga shteti ne morrem rruget dhe sot smarrim dot veten ku pesuam trauma asnje sdonte tia dinte …qeveria thosh jeni te mbrojtur kur diten efundit u mbyllen na lan pa shtepi pa katandi ne moshen e madhe morren rruget …..Vuajtje….Pse Sudja nuk e zejne ne goje asnjehr Kush fshihet mbas kesaj????

    1. i says:

      ti po te punoje me djerse mengjes drek dark, nuk shkoje ti fusje te sudja, po ti doje ti bie qylit e shkove i fute aty. truri jot i vogel qe nuk e kuptonte dot qe nuk ka shance ti japesh njerit 1 dhe te marresh 3 per 3 muaj…

  5. gallata says:

    Atehere mblidhini faktet ,dokumentet e gjithe ç’duhet me radhe e kronologjikisht e drejtohuni prokurorise.Nese jo mos lodhni njerezit kot me keto “lajme” ,qe per shqiptaret nuk perbejne lajm.

  6. stela says:

    KU E KENI SUDENNNNNNNNNNN QE ATY KA QENE PARE MADHE SHUM PAK NJEREZ KANE MARR A MI SUDE KUSH FSHIHETTTTT PAS SUDES…??????

  7. Xha Barka says:

    Pinoku kryeminister qe kemi nga rrenat e pafundme qe thote i eshte bere hunda si shpata e Sulltan Muratit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje