Historia e "Letres se Zeze" ne naften shqiptare dhe Ing. Kadri Rama

28 Mars 2012, 23:56Dossier TEMA

  

Ing.Ahmet Collaku                                                                                                                                               1.                                                                                                                                                      Ne tavolinen kam disa flete shkeputur nga dosja e “Letres se Zeze” shkruar kunder  gjeologut Kadri Rama.  “…R.P.e SH…  Gjykata e Rrethit Fier… Ne emer te popullit… Date 6.4. 1974… Akuzohet…  Se ka kryer krimin e sabotimit duke minuar zbatimin e orientimeve te partise ne fushen e projektimeve e kerkimeve per nafte dhe gaz…”   Dhe pak me tutje, “Gjykata e Rrethit te denon qe te demshperblesh shtetin me shumen 28. 503.323 leke.(!!)  Per kete arsye ju sekuestron  pasurine si me poshte: kostum (500 leke), xhakete(200 leke), pantollana(10 leke), kemishe (32 leke)… (Vetem shpirti dhe ndergjegja nuk i kane sekuestruar-shenimi im). Me vjen per te uleritur,  po as kjo proteste e hapet, nuk e kthen me ate kohe per nje vetegjykim. Gjeologu Kadri Rama, u arrestua me 6 Prill te vitit 1976 dhe u denua  plot me 20 vite heqeje lirie per sabotim, krim qe nuk e kishte bere. Une, atehere e kisha cupen tete vjece, kurse djalin tre vjec. Po femije e Kadriut, sa vjec ishin?! 

Ne fillim ishin gjashte specialise te cilet dolen ne nje mendje dhe ate e hodhen ne nje leter te zakonsheme, leter te bardhe te cilen me vone dikush e pakezoi  “Letra e Zeze”. Pak me vone  kater nga ata u terhoqen,  keshtu pra, ngelen vetem dy autore, veten  Kadri Rama dhe i urti deri ne  dhembje  Elmas Nika. Keta nuk u terhoqen. Vlonjate!  Gjeologu Kadri Rama, i qete dhe i bindur tha haptazi, kjo pune na eshte besuar ne dhe ne e dime si behet dhe mbajme pergjegjesi per kete. Kjo eshte Mesha e tij.  Keto fjale e bene ate armik dhe letren e bardhe e bene leter te zeze. Kadriun e flakin ne Minieren e Batres kurse Elmazin ne Puke. Vite te tera  pa liri, pa diell, pa femije, pa sy, pa goje, vetem zemera qe rrihte dhe shpresonte. Kudo  hetusia  mbinte  si bar i keq. Ne galeri, ne banjo, ne cdo dy vete njeri do te ishte spiun.

Ne Spac gjashte vite punetor ne nentoke me tre turne  dhe  pese vite e pese muaj punetor nentoke me tre turne ne Qafe Bari. Norma eshte e detyruar:  pese vagona nga tre ton mbushje dhe nxjerrje… Ai shtyu qindra vagona deng me mineral, po  nuk e shkeputi kurre mendjen nga  struktura e Osmanzezes… Bindja per ekzistencen e strukture  se Osmanzezes, qendroi me te  bashke me  deshira per te pare  femijte  e tij qe rriteshin.  Ai projektoi edhe ne burg…                                                                                                                                                                          2.                                                                                                                                                                Te burgosish nje gjeolog!  E perse?!  Sa thjeshte persekutonte  ajo ideologji komuniste!  Byroja Politike  kishte shtruar objektivin qe niveli i metrazhit te kerkimeve te rritej mbi 60%  ne krahasim me  Pesevjecarin e meparshem. Ku jane  tani ata partizanet e Byrose Politike?! Gjeolog Kadriu tha se nuk jemi pregatitur  per gjithe kete metrazh te madhe shpimi. Ja, vetem per kete ai e hengri! Konstruktorin e  nentokes, e denuan me 20 vjete burg, me 1/3 e jetes.

Ky gjeolog ka pasur dhe ka aftesi te lexoje dhe te ndertoje nentoken, domethene te lidhe siperfaqen me nentoken plote  me prishje tektonike, shtresa here te permbysura, here te rregullta, me kendete renie te ndryshueshem, ku mpleksen mistershem shtresat flishore me ato gelqerore, mollasike, konglomeratike. Te gjitha jane ne levizje, si mendja e  gjeologeve, konkretisht e gjeolog Kadri Rames. Dhe gjithcka behet per naften, per te cilen  personaliteti Xhorxh Klemansoi thote, ketej e tutje per kombet dhe popujte, nje pike nafte, ka vleren e nje pike gjaku.

Specialisti naftes, Dr. Shkencave gjeologjike, Pertaq Xhacka e jetoi dicka  sekuencen Kadri Rama, prandaj e ngacmon  nje shtyse te shkruaj  ne librin e tij “Kalvari i nje intelektuali” ne paragrafin “Letra e Zeze”,  faqe 179, keto fjale. “Pak muaj me vone ne vitin 1976, gjeologu Kadri Rama, nje specialiste i ri  po me perspektive ne rrugen shkencore, kembnguli ne  mendimet e tij qe ishin po ne keto ujra. U arrestua menjehere nen akuza politike te te gjithe llojeve dhe ndenji ne burg per shume  vite…” I ndjeri, drejtues per shume vite ne nafte,  me teper duhej te kishte shkruar per gjeologun vlonjat i cili u ngurtesua ne bindjet e tija deri ne sakrifice. Kush vuajti me shume?

3                                                                                                                                                             Vini re, gjeologu Kadri Rama nuk ka titull shkencor! Merreni nja tridhjete  Prof. Dr. gjeologjie nafte dhe i peshoni me etalonin gjeolog Kadri Ramen,  si thoni, cili do te peshonte me shume? Kadri Rama apo ata ne kompani? Qind per qind, do peshoje gjeologu Kadri Rama!

Emeri gjeologut  Kadri Rama kaperceu muret e inkuzicionit te  naftes pas vitin 1976  te shekullit qe shkoi. Ajo kohe u mbars dhe lindi trima, ca i shoi dhe perjetesoi  plumbi, kurse ca te tjere u persekutuan neper miniera dhe ferma. Vlonjati Kadri Rama, vetem me disa reshta hedhur ne nje leter te bardhe, shpoi nje sistem te tere. Ky trim nuk u terhoqe, u terhoqen ca legene. Familja e Kadri Rames ne Radhime te Vlores, nje here e nje kohe, nuk kishte pranuar te futej ne kooperative. Pra, ky diell ishte ngritur me kohe ne horizont.

4                                                                                                                                                                Me kujtohet koha kur gjeologu Kadri Rama leviste plote energji neper ata  koridore e erret te Institutit te Naftes ne Fier, ku nuk kishte as nevojtore per te shurosur. Ai ishte nje gjeolog me intuite te holle, ai mendohej deri ne  bindej, nuk leviste me, ai nuk ishte medioker, ai ishte specialist edhe trim. Nomeklatura jone demokratike, edhe nese kap ndonje valence per keta ustallare, ajo i do ti radhise ne krahun  e tyre. Jo, ai nuk di te beje iso!!

Takohemi pas dyzete vitesh. Ulemi ne nje kafene  te vogel, dikua ty ne Tiranen e Re. Eshte vjesht e pare. Na tremb kjo pseudodemokraci shqiptare me shume se rrudhat tona. Une, tashme me pak floke, kurse ai i zbardhur. Dhurata te kohes dhe te demokracise shqiptare.

Perballae meje kam nje vullkan. I shikoj muskujte  e fytyres, po sidomos vetullat qe shkruaje dhe flasin kunder atij  poshterim cnjezor, dhembje, urrejtje, te gjitha ato u mbollen nga njerzit e tij sistemi, ata  tani fshihen dhe bejne tualete si ato kurvat  e rrugeve qe kembehen me cmime shume te ulta… Ky gjeolog ne kete qetesi te shtirur  ka nje  tundim  te brendshem, ka dy vatra urrejtje te ndezura, e para eshte ajo kunder monizmit qe shkoi dhe e dyta eshte  ajo kunder kesaj gjoja demokraci, qe nuk do ta dije se cfare  gjeme beri dhe cfare hije la ajo leter qe u quajt, “Letra e Zeze”!  Mbani mend, fjala eshte per naften tone, naften Shqiptare!

19 komente në “Historia e “Letres se Zeze” ne naften shqiptare dhe Ing. Kadri Rama”

  1. Taku says:

    Do ta zbuloj Sala ndonje pus ne harte dhe pastaj ne terren si sh Enver.
    http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

  2. raimondi says:

    Ti qe ke bere kete artikull je kutjuar 20 vjet me vone

    Tani kemi 20 vjet demokraci dhe duhet te flasesh per te shkuaren e ketyre 20 vjeteve –jo na flet per komunizmin akoma

    Ajo kohe dhe ai sistem ashtu ishte, ndaj edhe quhej dikature se kishte keto lloj padrejtesi

    –Por ama gjenialiteti i atyre qe drejtonin ne kupolen e shtetit ishte se megjithse punonin ne nje sistem defektoz e dhe te destinuar te deshtonte, si Komunizmi , ata e cuan Shqiperine nga nje vend feudal ne nje vend modern industrialo-agrar , sic thote Enciklopedia Britanike per ate periudhe

    –Ndersa sot megjithse ne nje sistem kaq shume njerezor dhe produktiv keta
    qe na drejtojne e kane ktheyr Shqiperine nje ferr te vertete , e kane kthyer ne nje Anije qe eshte duke u mbytur , ku rinia iken e iken ne nje ikje pa kthim…..

    ……..Dhe ky fakt tragjik deri ne krim, ndaj te ardhmes se Shqiperise
    qe prodhin kjo qeverisje 20 vjecare, ty si nje njeri qe ne komunizem ke luftuar e vuajtur
    per lirine,
    per progresin, per patriotizmen, per modernizmen ne nafte dhe na gas e kudo ,
    nuk te shqeteson pakez me shume se sa ta shprehesh me ato dy rreshta bajate aty ne fund te kesaj …….flet rufeje per te kaluaren e para 20 vjeteve ?

  3. gogo says:

    Nuk i heq as edhe nje presje asaj qe ka shkruajtur kolegu Collaku per Kadri Ramen,te cilin e kam njohur qe ne bangot e Fakultetit e deriu ne ditet e sotme!Edhe une,si Ahmeti dhe Kadriu,kam kaluar ne ate kudher te madhe qe ishte industria e naftes ne Shqiperi.Kjo kudher,dike e shtypi,si Kadriun dhe mjaft shoke e kolege te tjere,por disa shpetuan,si une e Ahmeti e me te shumtit.Por,edhe ne jetuam me frike ne zemer cedo dite e cdo ore.Por,te pakten ishim jashte.Dhe punuam me djerse e me gjak.Por,nafta lulezonte,ama!Po sot,qe po shkermoqert e po shitet per te pasuruar sojin e sorollopin e Saliut,cfare te themi e te qajme me pare?Turp per ne si naftetare,qe shohim dhe heshtim!

  4. ilir says:

    Respekte per njerez si Kadri Rama. Perulje me shume respekt. Ata jane ajka e ketij kombi qe komunizmi i shkaterroi kurse kjo shkerdhato demokraci i poshterori.

  5. Engjell says:

    Tragjedia e Kadriut nuk ishte e veteme ne industrine e naftes dhe te gazit ,Atehere nuk ishte e rastit keto ishin te priteshme ,para Kadriut dhe Grupit te te gjashteve ishte denuar grupi i Lipe Nashit ,por edhe pas Kadriut nuk pushoi aspak lufta dhe persekucioni ndaj atyre qe mendonin ndryshe ,mendimi ndryshe ne ate kohe nuk te perjashtonte vetem nga partia si Islamin sot ,por kishte pasoja jo vetem tek personi por edhe tek te afermit e tij ,familja por edhe tek shoket dhe i quajturi kolektiv ne ate kohe.Kadriu ,e pesoi me rende nga te gjithe bashk-autoret e letres sepse ishte i bindur ne veretesine e mendimit te vet ,dhe pavaresisht se si ja interpretuan , qe edhe e denuan me pas ,sot kur e gjykon pas 36 vjetesh ,ose edhe me shpejt akoma, bindesh ne vertetesine edhe realisht ne pergjegjesine e te menduarit dhe te argumentuarit per interesa te popullit dhe te vendit,sepse atehere keshtu mendohej .Thelbi i shqetesimit te ngritur ne letren e derguar E.Hoxhes ishte ,nuk ka struktura te studjuara dhe te priteshme per rezultate pozitive per metrazhin e shpim kerkimeve qe planifikohej,prandaj duhej pritur deri ne pergatitjen dhe studimin gjeologo – gjeofizik te tyre pastaj te vijonte shpim kerkimi ne to ,keshtu gjykohej se leku i popullit nuk do te rriskohej per t’u keq perdorur.Faktet e mevoneshme treguan se kjo ishte e vertete sepse megjithse nuk u nderprene shpim kerkimet per struktura ,me metrazhin e kerkimit qe planifikohej nga qeveria dhe byroja politike rezultatet ishin jo efektive ,edhe vendburimi i Cakranit qe u vertetua si zbulim i ri nuk ishte strukture krejt e pa njohur dhe e pa pergatitur ,por ishte nje strukture e cila ishte kerkuar ne te 15 vjet para zbulimit dhe nuk ishte marre rezultat ,por edhe per gazin ishte e njejta situate vetem Divjaka tortonian dhe Frakulla e njohur po ne tortonian , struktura te reja askund nuk u zbuluan me gjith metrazhin e konsumuar te shpim kerkimeve, kjo situate vijoi edhe me pas sepse pas v.b. te Cakranit pothuajse te gjitha rezultatet e marra nga punimet e bazuara ne projektet e sherbimit gjeologo gjeofizik rezultuan jo premtuese Keshtu Delvina ,Panajaja, Durresi ,dhe plioceni Divjake e Ballaj ,ishin thjeshte rezultate me te dhena pozitive por jo industrialisht rentabel pasi kostua e prodhimit ishte mjaft e larte Kadriu ,Enriko Veizi ,Petraq Xhaçka ,Petrit Sadushi ,Mynyr Arapi e para tyre Beqir Alia,Protoko Murati Koço Plaku etj ishin ne ” skalionin e pare ” te luftimit ne industrine e naftes dhe te gazit ,por edhe te tjere qe nuk ishin ne kete brez sulmi nuk i shpetuan dot ketyre absurditeteve ne gjykimin dhe denimit per punen e tyre
    Per ata ,por edhe per mjafte te tjere te cilet sakrifikuan familjet ,jeten ,derdhen te gjitha energjite e tyre ne sherbim te vendit, jo vetem naftetaret( se naftetare nuk ka me ) por i gjithe vendi ,duhet perulur me respekt ndaj vepres dhe punes se tyre .
    Disa deputete qe e konsiderojne vehten me prejardhje nga nafta ( qe per mendimin tim ata jane teper larg te qenit te tille) duhet te shohin me syrin kritik qendrimin e tyre ndaj gjendjes qe kjo qeveri por edhe te me pareshmet krijuan ne nafte ,si dhe qendrimin ndaj naftetareve dhe ne veçanti ” ikonave” te naftes.Si eshte e mundur qe Ministra e k/ministra marrin keshilltare djem te rinj per çeshtje te naftes dhe te gazit individe qe nuk kane idene per nafte e gaz ,dhe persona si Kadriu e shoke te tij jo sot por per shume vite rrjesht para dhjete vjetesh kembenin lekun ne trotuaret per rreth te ashtuquajtures Ministri te energhetikes ( ekonomise) sot Nuk u falet atyre qe disa arsimtare,mjeke ,nenpunes ,violiniste,ushtarake etj (pa dashur aspak te ul profesionet e meritat e askujt) te trajtohen e vleresohen ne menyre ehe deri skandaloze ,ndersa naftetaret kane mbetur si gjithnje prapa liste .

  6. Z.Collaku ! Ju falenderoj per shkrimin prekes, por kam pershtypjen se nuk eshte i plote. Thoni qe Kadriu ka shtyre me qindra vagone me mineral kur ishte i denuar. A thua eshte shperblyer tashti si i perndjekur politik? Nese po shume mire. Kam degjuar se shume prej te perndjekurve protestojne per shperblimin e vonuar. Kur mendon se ata qe persekutuan Kadriun e shume te tjere i kane marre me kohe shperblimet nuk ndjehesh dhe aq mire. Kadriun e kam pare per shume vite pas permbysjes “paqesore” te diktatures me te eger te punoje si kambist, pa zyre, i harruar nga pushteti demokratik. Pse? Dhe sa shume “Pse?” te tjera mund te thuhen per keto 22 vjet.
    Ju faleminderit!

  7. MIKU says:

    Nuk ishte vetem Kadriu qe kaloi gjithe ato vuajtje, por gjithe familja e te afermit e tij.Kam njohur nga afer babain e tij xha Ismailin qe megjithe moshen e tij te madhe,me gjithe gjendjen e rende ekonomike nuk e uli asnjehere koken,dhe nuk e braktisi asnjehere dhe me trasten ne dore me ato pak mundesi qe kishte, cdo muaj i shkonte per ta pare.

    1. Kopi Kyçyku says:

      Artikulli i inxhinierit Ahmet Çollaku, njëherazi shkrimtar e gazetar i talentuar e atdhetar i kulluar, ashtu si gjithmonë, është shkruar me kompetencë, guxim shkencor e me dhembje të thellë njerëzore.
      Kadriun e kam pasur shok klase, në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave. Ishte student i shkëlqyer në mësime dhe njeri i pastër, tejet serioz për moshën e re që kish. Njohuritë praktike, që pat marrë në shkollën e mesme profesionale,i veshi me petkun e ndritshëm të teorisë. Kësisoj, zgjuarësia natyrore, e gërshetuar me përgatitjen e gjithanshme, nuk mund të mos gjenin pasqyrim në veprimtarinë e tij konkrete në dobi të kombit e të atdheut. Fati i tij i zi, që ia sajuan egërsisht dogmat e sistemit dhe smira e të paaftëve, e privoi shkencën tonë nga një personalitet i shquar. Megjithatë:”Më mirë vonë se kurrë” na mëson populli. Mendja pjellore e Kadri Ramës, e Ahmet Çollakut, e Fatmir Shehut, e Petrit Muhametajt (Mavrovit) dhe e shumë inxhinierëve të tjerë mendjendritur, duhet shfrytëzuar, ndërsa ata vetë duhen nderuar nga shteti dhe nga mbarë shoqëria shqiptare.

  8. Dino Shehaj says:

    I dashur Ahmet,me vjen qe vazhdon te shkruash me dashuri e pasion,si ta ndjell zemra e shpirti.Te uroje shendet e gjithe te mirat nga larg

  9. I.Troplini says:

    Te pushton nje ndjenje trishtimi, duke lexuar keto rrjeshta mbi biografine e nje gjeologu te afte dhe nje shqiptari me karakter te pathyer si Kadri Rama.Trishtimi sa vjen e shtohet kur mendon se sa e paafte dhe injorante eshte shoqeria e sotme shqiptare ne marredheniet karshi ketyre bashkeatdhetareve.Paaftesia per te gjykuar te kaluaren ne aspektin moral, per te gjetur rrenjet e se keqes dhe emertuar krimin si te tille, per te bere nje “demshperblim” te sinqerte financiar dhe jo pacavure politike si kjo e kesaj qeverije,,,,,do ti kushtojne rende vendit tone.Komb i civilizuar eshte ai, qe din te analizoje te kaluaren dhe te nxjerre konkluzione per te ardhmen, me qellim mosperseritjen e historise. Kombi yne, deri me sot, nuk ka treguar shenja se eshte i gatshem te jete pjese e kesaj shoqerije te civilizuar. Gjeologu Kadri Rama eshte deshmija e gjalle qe ne shqiptaret kercejme nga nje grope ne tjetren. Keto te fundit jane gropa gjirizi. Ne perjetojme te kaluaren ne te sotmen. Asgje nuk ka ndryshuar. Vetem teserat e partise. Ata qe tradhtuan Kadri Ramen ne ate kohe, i kishin teserat e kuqe,,,,,keta te sotmit i kane blu.Pata degjuar diku, se cdo komb ka qeverine qe meriton. Shpresoj te mos jete e vertete sepse kjo bande hajdutesh qe vetequhet sot qeveri,,,,,,do te nenkuptonte qe ne qenkemi nje komb……

  10. Tulipanet says:

    Mbasi tre nga keta votuan projektin e planit studimor te Institutit per vitin 1976 ne nje mbledhje te zgjerua te aktivit te Institutit qe perfundoi ne oren 10 te nates te 10 janarit, shkuan ne nje nga shtepit e shokut dhe vendosen t’i kundervihen atij plani dhe filluan te shkruajne kete leter qe e perfunduan te nesermen ne mengjese.Pra ju kundervune atij plani per te cilin ishte punuar 5 muaj,kishin punuar edhe vete dhe e votuan ne darke si gjithe kolektivi i Institutit.Megjithate kerkesa ishte nje utopi qe ajo cilesi nuk realizohesh kurre jo per studimet tona me nje teknike jashte zakonishtete te dobet por as per vendet perendimore me nje teknike te nivelit te larte as atehere as sote ndoshta ne shekullin tjeter.Ata, letren ja derguan Byrose se Partise se Institutit por kur pane se ndonje autoritet i mbeshteti kerkuan qe letra t’i dergohet “shokut Enver” dhe ashtu u be.Te themi te verteten ata u nisen edhe per te mbeshtetur idet e shfaqura nga Enveri per naften ne takimin me Palin me 25 dhjetor 1975 ku del perhere te pare edhe kuadrati perspektive. Nepermjet Ministrit Pali Miska,Enveri u pergjigje duke e quajtur “Letra e Zeze” por ata nuk e moren njoftimin per kete pagezim.Donin nje gozhde te nallbani dhe ai ja u nguli.Letra qe sebepi por Kadriu kishte shume puse negative ne Osman Zeze.Tre nga keta kane qene jashtezakonishte revolucionar” ne mbrojtje te vijes se partise dhe mesimeve te shokut Enver” dhe ne aktivin e institutit ne muajin nendor 1974 ishin nisiatoret e punes se keqe ne Institut per te cilen lavderohen nga Enveri per ate diskutim.Ne fillim te vitit 1975 ka edhe leter derguar Piro Gushos se ne Institute ka pune armiqesore.Ne janar te vitit 1975 kur u larguan ish drejtusit e Instituti,ju lexuan karakteristikat e pergatur nga berthama revolucionare ku thuhej per “pune armiqesore”qe ishte e parakoheshme dhe e papranueshme nga te gjithe por megjithate ato ngelen .Ne aktivin e Patosit me 25 mars 1975 ne tribune, ne krahun e djathte te Haki Toskes qe udhehoqi tere analizat e punes ne nafte ishte Kadriu me diskutimin e tij te famshem dhe ne ate mbledhje u hodhen hekurat.Gjerat jane shume komplekse dhe duhen pare ne te gjithe anet e jo si puna e ketij Collakut qe si kete ceshtje e shume te tjera nuk i njehe por i ka me te degjuar dhe zhgaravit.Atehere ishte ne hije dhe per asgje(nuk ka faj se kaq i dha perendia qe ne lindje)sot megalloman,ruajne zot nga te vegjelit e djeshem e megalloman sot.Ky Collaku te thote se nje shoku i tij i sotem kete leter,permbajtjen e saj e ka quajtur “vazhdim te luftes se klasave ne koken e perpilueseve”.

  11. Tulipanet says:

    Ne kritikat qe po i beheshin Kadriut per kete leter ne nje mbledhje, ka thene se “ketu ne Institute eshte nje armike i madh” dhe ky ishte sipas tij Petraqi.Petraqi u arrestua ne 1986 kur Kadriu ishte ne burge.

  12. Lefteri says:

    Nje nga ato mendjet pjellore qe permend Koqe Kycyku u tha atyre te letres atehere se permbajtja e letres eshte “vazhdimi i luftes se klasave ne koken e perpilueseve” dhe kjo thenie enthusiazmoi anetarin e byrose politike.Vazhdo o Kycyk te na nxjerresh koka pjellore si ate collakun se po mahnite ata qe e njohin me dhembe e dhemballe e jo si puna jote nje i siperfaqshem qe na i vlereson gjerat nga dukja e jo nga permbajtja.Nje nga ato mendjet pjellore te tuat ishte ne sherbim te sigurimit te shtetit dhe rregjistronte specialiste me aparat pergjimi sipas porosise se sigurimit.Prandaj i ke gjetur se cikua cikon e gjene dhe te te rrojne.

    1. gjovalin bylku says:

      Lefter ke te drejte, me vjen keq per vuajtjet e Kadriut, por mos harroni se atje kemi qene ne ate kohe, hakerrimin qe u bente kadriu kolegeve per ti futur ne burg. Me ne fund mbasi u beri”gropen shokeve” gjeti dhe “gropen ” per veten e tij. Ai ishte komunist extremist. Vuajtjet e tij jane te pa meritushme si per te gjthe ata qe provuan keto burgje. Partia “hante” bijte e saj te “devotshem”. Artikullshkruesi ka qene nje specialist nene nivelin medioker. Ate e njohin te gjithe dhe s’ka nevoje per komente te tjera.
      Me respekt
      ish/ gjeolog ne Institutin e naftes
      Fier

  13. Luftetari says:

    Edhe une jam dakort me Tulipanet,Lefterin e gjovalinin.
    Ajo leter qe perfundimi i nje lufte nje vjecare per
    “zbulimin,demaskimin dhe sherimin prej veprimtarise armiqesore ne nafte” te tre kryesoreve te saj. Ne fillim doli ne krye nje tjeter,Ai qe u vleresua me tone teper pozitve nga Enveri per diskutimin e tij ne aktivin e Institutit ne nendor 1974 ku ishin te pranishem Abdyl Kellezi,Koco Theodhosi,Pirro Gusho,Zenel Hamiti,Lipe Nashi. Me pas, duke filluar me aktivin e patosit grupi e pa te aresyshme te nxirte dhe te mbante ne krye ne menyre permanente Kadriun.Ne leter ka 6 emra,nuk ka firma,tre nga ata as sot nuk e kan lexuar letren por pranuan kerkesen qe ju be “si nje gje e mire deri sa ne krye ishte Kadriu heroi i aktivit te Patosit dhe i Institutit gjeologjik”.Ata nuk ishin frikacak sic thote Collaku ki trimi i gjumit te thelle deri ne vitin 1991, por e kuptuan se kishin gabuar ne pranimin e nje letre qe i kundrervihesh asaj qe kishte punuar 5 muaj nje kolekiv i tere,u votua ne menyre unanime edhe nga te gjashtet dhe pavaresishte nga keto permbajtja e saj ishte vertete utopike e parealizueshme dhe sipas saj studimet qe do beheshin nuk do te kishin projektime se nuk do realizohesh kurr cilesia e studimeve me mundesit teknike ne dispozicion.Kadriu do te bente mire ta konsideronte te mbyllur kete leter e mos pranonte te hapte kete plage te mbyllur me kete collakun qe nuk dinte as gje per permbajtjen e saj pasi ishte ne gjumin letargjike ne nje ndermarrje tjeter dhe u zgjua ne tetor te vitit 1991 kur pa se po vinte nje sistem tjeter pra ky qe kemi e “po e gezojme sot”.Ne punen e mbrapshte nje vjecare te grupit qe u kurorizua me letren kush ishte nxitesi,inspiruesi,ishte Kadriu apo “Gebelsi” e “Lin Biao” se keshtu emertoheshin ne konspiracion?Duhet thene se tre pjese te letres nuk i shkroi Kadriu por ai qe u lavderua nga Enveri per diskutimin e tij ne aktivin e Institutit ne nendor 1994.Permendet aty thenia e Petraq Xhackes ne librin e tij qe konsiderohet e pamjaftueshme e duhet te kishte thene me shume.Per kete ceshtje Petraqi ka mbajtur kater qendrime,dy pro nen tavoline,nje kunder para udheqesve te qendres e te rrethit dhe e fundit ne librin e tij per litarin e Nastradinit te nxjerre jashte varrit.Ato nevojtoret e Institutit ishin te thjeshta si gjithe shtepit tona dhe Kadriu nuk u ankua per to asnjehere pasi nuk i kishte me te mira ne fshatin e tij ne Radhime.Ndersa per Collakun ato ishin jashte mode sepse “ai i kishte shume te mira ne Rajce” dhe prandaj ikte nga fjetoret e teknikumit te naftes te ndertuara nga shoqeria Italiane AIPA per punonjesit e saj me te gjitha komoditetet por te papershtatshme per Collakun dhe zhdukesh me dite e nete e flinte ne kashten e grurit ne fshatrat rreth Kucoves dhe ne natyre kryente nevojat si trashegim nga prehistoria.

  14. Nexhip says:

    Akoma me atë kohe merruni se sot i kemi punët në vijë. Sot, lumenj nafte kemi zbuluar dhe kjo duket edhe nga çmimi… Sot po shitet e gjithë Shqipëria, kurse ne kemi rrëmbyer sëpatat dhe i jemi vërsulur një lisi të rrëzuar. NUk e kam as për artikullshkruesin as për personin në fjalë, por sot po na mbytin të tilla shkrime, për të humbur mendjen ç’po ndodh me ekonominë e vendit, për të mbuluar kusarët dhe kusarinë.

  15. Aderim says:

    Nuk cuditem me Ahmet Collakun , i cili eshte nje gazetare i talentuar , por cuditem me kete fytyre maskarai me emrin Kadri Rama , qe ka guximin te jap intervista .Ky eshte nje kafshe perbindeshe me fytyre njeriu . Nuk la gje pa shpifur kunder te gjithe specialisteve te ndershem te Institutit dhe nuk la gje pa bere per ti futur te gjithe ne burg . Ai ishte nje nder autoret kryesor te arrestimit te Koco Plakut me shoke dhe donte te arrestonte gjithe Institutin . Ky perbindesh ishte ulur ne krah te xhelatit Haki Toska dhe bertiste ne litar , ne litar per Kocon ma shoke .
    Kishte shume shpresa qe te behej Minister , por me sa duket dhe ata te Parise se Punes e pane se cfare kafshe ishte dhe nuk i dhane asnje lloj posti . Ne krye te Instititutit prune nje gjeologe profane qe nuk dinte nga lidhej gomari , por kete e lane gjeolog te thjeshte . Keshtu qe ky perbidesh karrierist per te fituar kaarriere perseriti historine e nje letre qe u shkruajt nga ky dhe disa mbeshtetes te tij kryesishte Tragjas -Radhime -Dukati. Ne kete leter ky kerkonte qe te ulej metrazhi i kerkimeve dhe thoshte se me 30000 metra linaer shpime do zbulonte disa vendburime . Letra i drejtohej Enver Hoxhes , dhe aty thuhej se Pali Miska me disa antare te tjere te Byrose Politike ishin armiq dhe genjenin Enver Hoxhen. Poer Enveri e dinte se ata te paret qe u futen brenda nuk ishin armiq dhe se dyti Ai ( Enveri ) dinte fare mire nivelin e sudimeve shkencore te naftes , prandaj dhe nuk ra apsolutisht dakord. Ai e kthye letren si te zeze qe donte te fuste Partine dhe vendin ne telashe . Dhe ky i ndjeri Kadri u be si mi ne aktivin qe u be dhe filloi te bente autokritike . Por asnjeri nuk e besoj dhe mbas ca kohe u arrestua . Te gjthe inxhinieret e naftes e priten me gezim arrestimin e ketij krimineli . E denoi Perendia per te marre hakun e viktimave qe ai dhe shoket e tij komunista shkaktuan ne nafte .

  16. Lefteri says:

    Edhe ky Aderimi ka disa te verteta dhe disa genjeshtra.Ky ngjane si nje terliverli qe i ngaterron gjerat.O njeri i mjere ti nuk di absolutishte permbajtjen e letres prandaj genjen se kete pune ke bere tere jeten ore struce dhe keshtu do te mbetesh.E para letra nuk i adresohet Enverit por nje Institucioni tjeter aty diku, por ata te letres me propozim te Elmazit kerkuan qe letra ti jepet Enverit.E dyta, ne ate leter nuk permendet as nje emer as te Pali Miskes as te ndonje anetari te byrose Politike.E treta ne ate leter nuk ekziston asnje shifer 30000 metra linear.E katerta,arrestimi i kadriut nuk gezoi as nje njeri,perkundrazi trishtoi te gjithe specialistet e Institutit pervec ketij Aderim maskarait.E pesta, nen drejtimin e atyre specialisteve u zbvuluan gazi kondesati ne Bubullim,u nzbulua vend burimi me i madh i Cakranit me konsideraten se i ka shoket e rralle ne bote, u zbulua Hekal Karbunara, u zbulua Amonica. Pa na thuaj o Aderim injoranti i dy shekujve se ne cilin pesevjecar u zbulua me shume se nje vendburim.Perfundimishte ky Aderimi eshte shremberues i te vertetave dhe do te largohet nga kjo bote si nje genjeshtar i permasave te medha se kjo toke mbane edhe krimba te ketij kallepi.Kadriu beri gabime dhe i shleu e i kuptoi ne kete jete ndersa ky do ti shlyej me krimbat ne jeten tjeter.

  17. Behar says:

    I kam njohur te dy si artikull shkruesin dhe Z.Kadri.Kam punuar me te dy,kam mare pjese ne rilevime dhe projektime me z.Kadri.E njoh shum mire si person dhe familjarisht.Rjeth nga nje familje fisnike,eshte teper i vendosur dhe kembengules ne mendimet dhe idete e tije.Nuk mund te shaje asnje nga specialistet e naftes dhe sidomos atyre qe kane punuar ne Institutin e Naftes dhe gazit ne Kucove dhe ne Fier; se ishin ajka e inteligjences tone,te zgjuar,inisiator,guximtar teper kurajoz .Une qe kam punuar dhe kam jetuar me taper afro 24 vjete, pa dallim them me plot bindje; te denuar dhe te pa denuar,te pushkatuar dhe te pa pushkatuar,te internuar dhe te pa internuar te gjithe ishin te mbrekullueshem ,por sistemi ,filozofia,ideologjia ku jetonin dhe edukoheshin i beri ata viktime e njeri tjeterit.Dhe mund ta thjeshtezoje dhe ta paraqes nga ana figurative si nje rjesht i gjate me tjegulla te vendosura ne kembe dhe qe rezojne njera tjeteren.Nuk dua te permend emera por drejtuesit e atij sistemi i nderzenin specialistet kunder njeri tjeterit.Dhe projektimin tim te nje pusi specialistet dhe koleget qe punonin me mua pasi bene oponencen e quajten si projektim te sabotuar ‘dhe une si projektues kisha bere sabotim.Por une grupin e oponences nuk e quaj fajtore megjithse mund te isha denuar si sabotator, ku vetem fjala e ministrit dhe ish antarit te byrose politike duke thene qe partia po ta fale kesaj radhe,gje qe nenkuptonte te kemi kurban te tadhes.Mishi me dridhet dhe tensioni me hipi ne koke per ate kohe te tmershme qe jetuam dhe jam krenar se jetova mes shokesh dhe specialist te shkeqyer qe sakrifikuan nje jete te tere me idene per ti dhene Memedheut dhe Kombit te vete sa me shume vendburime nafte dhe gazi.Dhe specialistet qe bene oponencen e pusit qe une projektova dhe e cilesua si pus i sabotuar,dhe indirekt mua si sabotues ‘une i kam shoke,ruaj korespodence me ta dhe gezohem qe jane mire me shendet dhe te gezojne jete te lumtur per vitet qe ju kane ngelur,dikush ne Shqiperi ,dikush ne kurbet.Se fundi u perulem me respekte dhe dashuri gjithe shokeve dhe shoqeve te mija specialist dhe puntore qe se bashku punuam me vetmohim ,ngritem ne baza shkencore bashkekohore industrine e kerkimit,zbulimit dhe shfrytezimit te Naftes dhe Gazit te asaje pjese te Memedheut tone qe ishte e cliruar nga pushtuesit monarkofashiste qe na rethojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje