Vendi i Enverit në histori: diktator gjakatar

26 Gusht 2011, 20:16Dossier TEMA
Vendi i Enverit në histori: diktator gjakatar

 

Aleksander Meksi

Në skenën politike shqiptare shihet sot  mjaft qartë tendenca për autoritarizëm dhe një mendësi jotolerante nga ana e liderëve të partive të mëdha,  si dhe përpjekjet servile nga ata pranë tyre për të skonfesuar të gjithë ata që paraqesin ide, kërkesa dhe propozime të ndryshme nga ato që dalin nga goja e florinjtë e liderit. Kjo shprehet dhe në imponimin nga të dy palët  e bipartitizmit, duke e  kthyer politikën në ndeshje të dy individëve, si dhe me ndryshimet kushtetuese të 21 Prillit, të cilat e bëjnë mazhorancën dhe kryeministrin e saj (nesër mund të jetë dhe i PS-së) të gjithëfuqishëm, ndërsa opozita nuk do ndikojë në asgjë (veç në zgjedhjen e Avokatit të Popullit). Për këtë, ndryshimet për të rikthyer pluralizmin, duhet të fillojnë nga Kushtetuta.

Në një klimë të tillë politike, shumë të acaruar dhe të paparashikueshme, përherë e më tepër të kujtohet thënia e Majakovskit që “themi Partia e nënkuptojmë Leninin e themi Lenini e nënkuptojmë Partinë”. Nuk ka se si, që në një klimë të tillë politike me lulëzim të mendësisë  komuniste, të përforcuar nga disa dhjetëra media të shkruara dhe televizive,  të mos fillojë të shprehet sheshit nostalgjia për Enver Hoxhën. Refuzimi i ndryshimit përmbysës të vitit ’90 i shërben pikërisht idesë së normalitetit të regjimit komunist dhe vazhdimësisë. Edhe shpjegimi sikur ishte e planifikuar ajo që ndodhi, është në dobi të mbijetesës së njerëzve dhe ideve komuniste si një domosdoshmëri. Jo rastësisht, ata që shquhen sot si nostalgjikë e vazhdues, ishin në listat e Ramizit të kuadrove që duhet të ngriheshin, po kështu dhe  ata që mendonin se të na drejtonin iu takonte  atyre (bllokmenë e komunistë agresivë fëmijët e tyre).

Megjithëse është e vërtetë që rruga nga autoritarizmi tek diktatura është një hap,  unë mendoj se tek ne sot kjo nuk mund të ndodhë (jemi në NATO e kandidojmë për në BE), por sidoqoftë , kjo nuk është arsye për të qëndruar heshtazi e për të bërë sehir ndaj një dukurie që pengon integrimin në Evropë dhe zhvillimin real të vendit.

Në një shkrim te para do muajsh Alfred Lela (Mapo 11.04.11)  shprehet qartë se ….”Një gjë është e sigurt për Enver Hoxhën ai ende nuk e ka bërë vendin e tij në histori…”që sipas tij ”…duket se po pret penat e forta të historianëve profesionistë..”.

Është e vërtetë ajo çka vëren ai se ka dy ekstreme në shkrimet për të, nostalgjikët, që duke mbrojtur Enverin mohojnë dështimin e tyre, jetën e çuar dëm dhe antikomunistët, që i japin një rol  negativ në histori atij. Negativiteti përcaktohet nga ecja prapa edhe anash, siç thuhej dikur, e vendit dhe e shoqërisë, nga dhuna e terrori gjakatar, madje në format më të egra të shfaqur në vendet ish-komuniste pas Luftës së Dytë Botërore.

Nuk mund të harrohet se vitet e pas luftës për Shqipërinë janë të lidhura me Enverin, por rezultati ishte negativ e antinjerëzor në aspektet e ndryshme të jetës. Dhuna mbi Shqipërinë dhe individët ishte e tejskajshme, dëmi ishte shumë i madh, që ndihet ende dhe sot, në jetë njerëzish e njerëz të dhunuar, të privuar dhe nga ato që kishin të tjerët, me varfëri të tejskajshme, edhe pse në barazitizëm, por  mbi të gjitha dhuna dhe metodat e saj krijuan  “njeriun e ri”.

Më saktë do ishte të shpreheshim se njerëzit u detyruan të silleshin në mënyrë hipokrite për të mos e pësuar, por kishte dhe nga ata që për fitime e favore ligësinë dhe mbrapshtinë e vunë  në shërbim të diktaturës, si vegla të dhunës si komunistë agresivë, në ballë të luftës së klasave, vigjilentë e sypatrembur. Kjo pjesë e shoqërisë shqiptare e mbajti gjallë sistemin. Janë pikërisht ata që sot e kujtojnë me nostalgji atë kohë, kur ishin të privilegjuar ndër të varfërit, kur dhunonin e urdhëronin, kur privilegjoheshin si intelektualë të partisë dhe që nuk kanë turp të ëndërrojnë kthimin e saj në forma të kohës.

Janë po ata që mbajnë sot gjallë ato metoda jodemokratike në politikën shqiptare, ata që tjetërsojnë demokracinë e kërkuar në dhjetor, për ta pasur në dobi të tyre, që sipas mendjes së tyre janë për një kapitalizëm “specifik” që i lejon të pasurohen me punë të këqija në kurriz të shumicës dhe të Shqipërisë, pra ndryshe, por si dikur, vetëm ata. Njerëzit duhet të kërkojnë nga liderët politika ekonomike e Programe politike, jo fjalë boshe e sharje e shpifje për kundërshtarin, por vepra konkrete dhe krahasime me Evropën që synojmë. Mjaftë me demokraci ”specifike” shqiptare, me politikë të re tej së majtës e së djathtës.

Besoj se jemi i vetmi vend që ka ende në politikë ministra të Enverit, anëtarë e kandidatë të Komitetit  Qendror të PPSH-së, si dhe nga ata që në 1990 -1992 e më vonë i dilnin për zot komunizmit dhe familjarëve të tyre. Mjafton të lexosh shkrimet e tyre me vrer kundër demokracisë për të kuptuar që nuk e falin që i shembën sistemin, qoftë dhe kur po shembej nga dështimi i plotë si sistem botëror e si regjim shqiptar. Po kështu, sigurimsat dhe spiunët mbijetojnë dhe helmojnë. E jo vetëm kaq, por nuk kam parë që ndonjë nga radhët e politikës e mediave t’u jetë përgjigjur akuzave për bashkëpunëtorë të komunizmit, çka duhej të ishte e detyrueshme.

Nuk kam dëgjuar për ndonjë lider perëndimor të përmendet se bëri një hidrocentral, një urë apo një autostradë, apo ngjyrosi muret e banesave si i desh qejfi atij, por për politika që ndryshuan vendet e tyre. Këtë është mirë ta mbajnë parasysh shqiptarët e politikës dhe tifozët e tyre. Ashtu si të mos na gënjejë mendja se ata që dje ishin të këqij sot konvertohen menjëherë si të mirë, pa pendesë, pa mbajtur, siç thonë, kryqin mbi supe. Sot shohim, që ata që deri dje ishin të këqij sepse ishin  kundërshtarë, bëhen të mirë kur janë me ty e sidomos kur nënshtrohen e përdoren për punë të këqija. Kjo është e turpshme.

Historia e dhimbshme e tranzicionit shqiptar, me zig zage e hapa prapa, me  nostalgji për të kaluarën, për njerëzit dhe frymën e saj, me parodi antikomuniste, duhet të hulumtohet më mirë, me fakte reale, me shifra, me dukuri, me suksese dhe dështime, me qëndrimet e partive e me ballafaqim të programeve (kur ka të tilla), me qëndrimet  e protagonistëve, me qëndrimet e shoqërisë civile, analistëve dhe mediave me debate shterpë, me të njëjtët njerëz dje për PS sot për PD dhe e kundërta. Vetëm atëherë përfundimet do të jenë realiste dhe do t’i shërbejnë shoqërisë  shqiptare për të dalë nga kjo vorbull me krim të organizuar e korrupsion gjithnjë në rritje, me krahinalizëm e nepotizëm deri në marrëzi (një formë e re e politikës diferencuese – të klasave). Ndryshe do mbizotërojnë legjendat urbane, mllefet personale nga pakënaqësitë dhe dështimet, sharjet e shpifjet e pamasë dhe për këdo. Dhe gjithë kjo atmosferë mbahet ndezur sepse tek ne votohet më shumë kundra dhe se njollosja e të gjithëve është një alibi për pushtetin,.

Alfred Lela  ka shumë të drejtë kur lutet për nevojën e vdekjes së frymës së “njeriut të ri”, të atij që është pa skrupuj, që shkel mbi njerëzit dhe të drejtat e tyre, që mashtron, që kërkon privilegje për vete e të tijtë, që zapton e përvetëson publiken e privaten, që veçon të tijtë (ata që janë si ai) nga të tjerët, të cilët  i diskriminon, e që në fund për këtë kërkon me çdo kusht, pushtet absolut duke vjedhur demokracinë- votën e lirë e të ndershme. Ai nuk qeveris, por sundon.  Kjo frymë, kjo mendësi duhet të varroset duke marrë me vete bartësit e saj (largimin nga politika e propaganda). Tranzicioni do të përfundojë, thotë Bernd Fischer, me mposhtjen përfundimtare të diktatorit të vjetër; unë do të shtoja dhe të gjithkujt që ndjek atë rrugë, sepse të tillë ka. Për këtë Enveri dhe diktatura komuniste duhet të njihen e nuk duhet të harrohen, duhet të  dënohen, duhet të gjykohet për keq koha, metodat, mjetet e  njerëzit që i shërbyen, ndryshe ato do të përsëriten, e forma pak rëndësi ka. Shqipëria që të përparojë nuk ka nevojë për Enverë. Sidoqoftë, diçka nga faji është dhe tek ne të gjithë, për tolerancë, për prirje jo për jetë të përbashkët e marrëveshje apo njëmendësi, e shpresën e rreme se gjërat do të rregullohen vetë, mbasi të jemi bërë të gjithë milionerë. Po vazhduam kështu Enverët nuk na ndahen.

Vetëm kur të ndryshojmë, do të  vijë  përparimi.

21 komente në “Vendi i Enverit në histori: diktator gjakatar”

  1. pader Ti says:

    Me gjithe keto turli fare lloj mendesish qe kemi ne,ai qe e ka shkruar kete artikull ,dhe Ata qe na drejtojene,Jo qe nuk do ndertojme por do I shkaterojme te gjitha ato qe beriEnveri…..

    1. DIBRANI i Gjermanise says:

      Enver Hoxhes cdo dite e me shume i rriten vlerat,sepse krijoji shtetin shqiptar me Armate Ushtarake,me industri te rende,me industri energjitike,zhduku e analfabetizmit,me sistem shendetsor falas.Ne ishim te varfer por krenar,nuk jetonim ne luks por hanim buken qe prodhonim vete,pinim ujin e fresket te Dajtit dhe Korabit,vishnim rrobat qe prodhonim vete,pinim duhanin tone..Po nje gje eshte e vertet, Enver Hoxha ishte DIKTATOR,qe zhduku kundrshtaret politik,por ai mendoi per popullin dhe shqiptaret qe te punojne,te edukohen nga veriu ne jug,largoi fene qe gjithmon i ka sherbyer perqarjes se njerzve dhe interesave te te huajve.Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.Un nuk kam qene komunist dhe askush ne familjen time nuk ishte antar i Partise se Punes.Idealin komunist une e kam dashur dhe do ta mbroj.Un kam qene stundet ne dhjetor 1991 dhe jetoj prej 16 vjetesh ne nje shtet te fuqishem dhe demokrat europian,por sa here kthehem ne Shqiperi,kur shikoj shkollat e shkateruara,spitalet e katandisura,femijet e vegjel qe lypin rrugeve,varferine,vrasjet dhe prostitucionin,drogen dhe kriminalitetin,shkatrrimet e medha te natyres,me dhemb shpirti dhe do ta falja lirine time vetem qe vendlindja te mos ishte katandisur kaq keq.Ky nuk eshte ndryshimi qe ju premtua njerzve ne 1991.Mallkuar qofsh moj DEMOKRACI,qe ne Vlore qindra varre te rinjesh te akuzojne,qe lotet e nenave dhe motrave mbushen detet tona,qe i ktheve shqiptaret ne skllever te grekerve dhe italjanve,qe femrat shqiptare mbushen rruget e Romes,Milanos ,Brukselit dhe Londres,qe hoxha ta prish gjumin ne pik te mengjesit duke uluritur nga maja e minares,qe grate humben te drejten per te qene njerez dhe mbulojne fytyren me ferexhe,qe te huajt vijne dhe na poshtrojne varret e te parve tane.Jo more i PATURPSHEM Aleksader Meksi,per ty u dogj Shqiperia ne 97 se nuk jepje dorheqje.Perpara se te shkruash per Enver Hoxhen duhet tu japesh llogari shqiptarve,qe i le te vidhen aq poshtersisht nga Sudja e Vefa.Ty dhe Berishes historia do ju kujtoje si VAHRRMIHESIT e DEMOKRACISE.Lere Enver Hoxhen te tretet i qete dhe hallall e paste dheun e tokes ARBNORE.Ai nuk ishte Engjell,ai beri shum gabime,por ai nuk vodhi dhe shkaterroi,ai gaboi nga dashuria qe Shqiperia te perparoje dhe te jete e pavarur,qe shqiptaret te jene zot ne vendin e tyre.Ne jemi krenare qe jetuam ne nje shoqeri SOCIALISTE,qe njohem te mirat qe ka ky sistem dhe njekohosisht duke ndarre dhimbjen time me ata shqiptar qe ai sistem i torturoi,i vrau i burgosi padrejtsisht.Shtetet kudo ne bote kane ligje,qysh ne Romen e lashte e deri sot,me denimet me vdekje qe aplikohen e shtetin me demokratik te botes USA.Nuk dua te fyej ata te pafajshem qe per nje fjale goje u denuan,per ata familje qe vuajten per shkak te gabimeve te femijve ose baballarve.por ne cdo shoqeri ka shkeles te ligjit,hajduta ,kriminele qe duhen denuar.Ateher ne ishim te gjithe te barabarte,kishim shprese per te ardhmen,sot kemi ne sistem hadutash,te koruptuarish qe nuk skuqen duke te vjedhur diten me diell.Sot me keq se kurre shqiptaret jane te depresuar,kan humbur ne mjegullnajen qe kjo MORTOKRACIA e Berishes ka mbuluar token ton te lashte nga Ksamili ne Tropoje.Ti duhet ta kuptosh se shqiptaret e duam Enverin perseri sepse nuk duam vrasesin,kriminelin,hajdutin Sali Berisha.Ti ke frike nga Enveri qe ju kujton shqiptarve qe SHUSHUNJA si puna jote,Berishes,Bashes,Metes vetem me revolucion largohen.Ju qe vodhet pasurite dhe djersen e shqiptarve,ju qe jeni bere Kapitalistet e rinj gjakpires,urrejtja dhe mallkimet e shqiptarve do ju ndjekin brez pas brezi

  2. nastradini says:

    Ore, more po nga na mbine gjithe keta shkrimtare. Qe nuk po reshtin te shkruajne dhe nuk thone pothuaj asgje. Po pse nuk i ve pika mbi i o ish-kryeministri i Saliut? Se Enver Hoxha qe ti dhe Alfred Lela nuk ja gjeni dot vendin ne histori 20 vjet pas renies se komunizmit ne Evrope ka kohe qe digjet ne zjarrin e FERRIT. Krimi me i madh qe i beri vendit tone eshte se i hodhi faren e se KEQES dhe i beri shqiptaret spiune brenda llojit, brenda miqve dhe brenda familjes. Ty kur te kapen ne flagrance me pastruesen e muzeut te Ministrise se Brendeshme, menjehere te spiunuan dhe te detyruan ta merje per grua. Kush ishte spiuni? Pyet nastradini nje gje qe e dine te gjithe? Gruaja jote e nderuar ishte, ajo qe e ke sot, o Ish-Kryeministri Meksi i ish-Presidentit Berisha. Por fara e se KEQES se Enver ANTIKRISHTIT polli me pas shume DEMONE. Do te ishte mire qe ti tja vije gishtin ne shkrimin tend dhe te mos aludoje me brockulla majtas-djathtas pa emer. Me shume per te goditur kreun e opozites Edi Rama. Sepse DEMONI yne komunist e ka emerin Sali Berisha. Edi Rama o Meksi Miku ka shume te meta. Ai me gjithe mend ka bojatisur ndertesat shemtaqe te Enverit dhe Saliut. Pasi pastroi Lanen nga kioskat dhe mutin e Brojkes. Edi del me kollaro dhe atletike per te kerkuar voten ne rruget e Tiranes. Ai pozon me penisin jashte ne plazhet nudo te Frances. Por Edi Rama nuk i ka duart me gjak deri ne brryl sic i ka Saliu dhe banda e tij. Kthehu prapa dhe kujto Remzi Hoxhen se ishe kryeminister o mavri. Ku e keni varrosur? Ne ndonje kembe ure? Apo e keni bere copa-copa dhe e keni hedhur ne ndonje pus? Me pas vjen GERDECI, Kosta Trebicka dhe 21 janari. Per keto horrore LIVE pse nuk te vjen zerri? Pse kerkon te futesh diversionin tek shqiptaret qe te mendojne se te gjithe jane te zinj dhe na ndan ne enverista dhe berishista? Nastradini te thote se ne, masa gri e popullit nuk i duam as enveristat as berishistat. Ne duam demokracine Perendimore ku BOSSI nuk vret, nuk vjedh dhe nuk mashtron popullin e vet. Prandaj nastradini te thote: Vendi i Enver ANTIKRISHTIT prej kohe eshte ne FERRIN e Purgatorit. Atje ku eshte edhe vendi i Sali DEMONIT.

    1. Pëllum Lamaj Amerikë says:

      Pëllum Lamaj Amerikë thotë:
      1 Shtator, 2011 më 6:32 pm

      Agim Hamiti: Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan: Lexuar…

      http://bit.ly/jAL5ep

  3. Rani says:

    O zoti ish kryeminister po mire mor vella edhe une kam qene i destinuar te vazhdoje mendesine komuniste sipas teje se ke thene se “gjoja qenkemi nostalgjike te Enverit se ai nepermjet nesh do te siguronte vazhdimesine e komunizmit”, ore qe e kam dite qe je legen e kam dite po jo deri ne kete pike, si paskeni qene te gjithe legene o sander mafishja, po ne vend qe te flasesh per Saliun vjen e flet per Enverin kockat e te cilit jane kalbur. Normal se per Saliun s’flet dot se te rreh Saliu edhe ty, epo kur s’ke bythe o zoti ish-kryeminsiter me mire mos flit i thone muhabetit sesa te flasesh broçkulla. O Sander sot te gjithe dime te lidhim dy fjale pa gabime gramatikore keshtu qe ky shkrimi yt eshte vetem nje kalim kohe i yti meqenese s’paske me ça te merresh. Kap Enverin ti, po ku jeton ti nuk e sheh sa budallenj mban ky vend qe kane votuar per ish-mikun tend Sali Berisha, pse si kujton zotrote se ishte budalla Enveri qe u soll ashtu, po ku te shkonte Enveri me kete popull analfabet dhe çoban, ai e dinte se shqiptaret kurre nuk kane arritur te gjejne nje gjuhe te perbashket per te qeverisur se jane budallenj dhe vendosi te impononte gjuhen e tij ashtu siç dinte ai dhe mire beri. Enveri natyrisht qe ka bere gabime po shtrohet pyetja “cilat jane te mirat qe ti dhe miku yt Sali Berisha i sollet ketij populli budalla dhe vendi te pjerdhur”, pergjigjen ta jap une “ju i sollet shume shkaterrim shume mjerim dhe shume refugjate dhe shume vdekje, dhe shume mungese perspektive, shume neperkembje nga ana e te huajve” mos duhet te vazhdoj akoma zoti ish-kryeminister apo mjafton per sot????????

  4. Dean says:

    Ik o pirdhu o aleksander.Sikur nuk ishe ti ne pushtet kur lulzuan firmat piramidale por tani na del dhe na luan rolin e ”engjellit”.Ti je pjese e mekatit ne Shqiperi dhe produkt i eksperimentit komunist te ”njeriut te ri socialist”.
    Ti,dhe shume te tjere si puna jote nuk kane as1 te drejte morale te perziheni me ne politike,pasi ju jeni burimi i te gjitha te keqijave.Per ty,BARBARI i Vucidolit,u be i ”keq” vetem kur te futi gishti,se deri ne ate kohe ti dije si te ”bashkjetoje” me DIKTATORIN.
    Nese ankohesh edhe ti qe ke qene ne maje te Piramides dhe ke pasur mundesine t’i ndryshoje gjerat per Mire,atehere lene mo 1 qytetar te thjeshte qe ka ne dore vetem ”celsat e kashtes”,lodhet gjithe diten duke punuar (nese ka pune) per te cuar BUKE ne shtepi per femijen e tij.
    BOLL po na jep mend dhe ik zhduku ne MIZERJEN tate.

  5. SKENDERBEU says:

    PO TI ZOTROTE DREJTOR I MONUMENTEVE TE KULTURES TE ENVERIT ANTAR PARTIE I PRANUAR NE MOSHE TE MADHE KELYSH I MEKSAVE SHOKE TE ENVERIT NE GJIROKASTER,NUK KE GOJE TE FLASESH PER TE SE TE KA DHEJERE QE NE VEZE ENVERI.DHE JE PJESE E DIKTATURES SE TIJ.AKOMA ME POLITIKEN E QOFTELARGUT MBETET SE DONI TE JINI JU ATA QE BENI POLITIKE ME TE KEQE SE AI DHE FSHIHENI PAS EMRIT TE PESHTYRE TE TIJ.ZAGARE DHE LANGOJ TE REGJIMEVE QE POPULLI I KA URYER JINI TE GJITHE ,PJELLA BASTARDE TE RAMIZ ALISE.

  6. EDI DETROIT says:

    Ah mor Sander po kujt I thua. Keta qajne tere diten per Enverin. Ketyre nuk iu pelqen ED. Rama keta duan akoma Gjinushin dhe Rucin, nga qe Saliu e qelbi keta therasin tere diten per kriminelin qe I ktheu njerezit ne kafshe. Nuk e di po jemi vertet komb I cuditshem.

  7. vullnet says:

    Nuk e kuptoj se perse ky shkrim per te kujtuar dicka qe ka provuar sejcili me te keqijat dhe pak per te mirat.Mendoj se qenke plakur qe kap nje teme demode.I vdekuri nuk ngjallet.Mos ke frike .Ty nuk te gjen gje se kur duhet ti fshihesh derisa te shkon mendja te bashkosh figuren tende me ate te te Nard Ndokes nje fytyre e spanueme.Sinqerisht merru me punen qe ke bere 92 97 cilat ishin fajet gabimet cfare duhej bere ndryshe.I vlen edhe vehtes dhe atyre mund te korigjojne dicka sot.Fole hapur se ka ardhe koha kur po shkojme drejt te shumteve dhe do harrohesh sinjeri qe pase frike te thuash mendimin tend.Shkurt drejt sakte pa teorizime.Me emra se nuk te vret kush

  8. Thana says:

    SA I SAKTE ISHE NE DY SHPREHJE.
    1.” Njeriu i ri” i perçudnuar. Shembull konkret SALI BERISHA.
    2. ” disa silleshin HIPOKRITE per te mos e pesuar”. Shembull konkret ALEKSANDER MEKSI. Nuk e pesoi kurre por voli frutet e hipokrizise. Ne kohen e “dashurise se thelle” me Saline, ju prishen ca pazare

  9. detar sima says:

    Shkrim interesant, por autoritarizmi ne shqiperi ka gati njezet vjet qe lulezon me perfaqesues origjinal Berishen dhe karikaturat e tij Nano Meta e kompani tani atij thuajse po i vjen fundi, sepse te gjithe po behen te vetedijshem per kete dhe zgjedhjet e fundit treguan pikerisht kete gje. Ju mendoni se mund te shkohet me tej ndoshta, por nuk e besoj se serish do te sherbejme si mesim per historine.

  10. Albann says:

    Mos u kap me E.Hoxhen per te demaskuar Berishen.Ia thuaj troc ate qe mendon.Eshte koha kur njerezit padallim te majte te djathte duhette bashkohen ta hedhin poshte diktaturen dhe diktatorin e ri…

  11. Epirioti says:

    Emo mjaft dolet e folet papushim se ne zyre e ne mes te Tiranes punoje zotrote, edhe pse si inxhinier ishe i mrekullueshem per ndezjen e sobave te drurit me ashkla qe vetem ti dije ti perpunoje qe te merrnin zjarr aq mire.
    Asnje nga ju nuk ka goje te shaje Enverin, mosmirenjohes dhe sahanlepires te cdo pushteti: “Vdiq mbreti, poshte mbreti, erdhi mbreti, rrofte mbreti”
    Jepuni hapesire dhe te drejte legjitime atyre te denuarve te shkrete politike qe ju dogj rinia, jeta, gamilja, fisi, ideali nen regjimin e eger diktatorial te mbajtur ne kembe jo nga Enveri por nga vemje si puna jote, si Salibani me kompani, Fatos Nano me hajnet dhe sigurimsat.
    Dhimbshuri per mijera jete te shkuara dem shfaqim te gjithe sot e te pakten lerini vend atyre te shfrehin dufin e tyre per regjimin dhe njerezit qe e mbajten gjalle ku ti, Salibani, Ruli, Nano, Bufi, e gjithe politikanet e parlamentit te sotem e ruajtet me aq fanatizem.
    Ndaj dhe vargjet e fundit te Arshi Pipes ju drejtohen bashkarisht juve si ushtare dhe Enverit si komandantin tuaj. Ndaj ju ka djegur aq shume, si duket nuk e kishit lexuar me pare.

  12. enverhoxha says:

    enver hoxha tungjatjeta,o zoti meksi shkoni lexoni ndonje liber ,,enveri ka qene burre shteti,,,,,,kot qe merreni me ate,ai mire keq do ngelet ne histori,,,,,,,po ti mo do ngelesh ne histori si njeriu i piramidave te ngritura bashke me saliun,dhe vjedhjen e letrave me vlere,,,,ne 2005 formove polin e lirise,po as 4 perqind nuk more,,,,,,,,shko lepij ndonje kocke qe te hedh saliu per ty dhe familien,,rrofte shqiperia ,rrofte enver hoxha i fundit patriot

  13. Shebeniku says:

    çdo ditè tip Aleksandrat po marin formèn e legenave. Me shkrimet e ryre bèhen mè inbjorantè se çi kemi njohur. Meren me tè kaluaren. Pse? Sepse kan frike tè tashmen dhe te ardhmen. Meksi me bashibozuket e tij tè tipit agron etj. kanè aktivitete tè fuqishme. me servilizmin e njè ish kryeministri Mbrohet e zhvillohet pasuria dhe i shtohet jeta politike Saliut. Enver Hoxha ka kohe qè ka vdekur edhe menderisht nè mentalitetin e shqiptareve normal. Meksi e ka fjlèn pèr anormalèt siç èsht vet Ai me ish kabinetin e tij dhe Saliun nè krye

  14. beso says:

    kur goten pergjysem me uje e quan gjysme te mbushur ke nje prirje pozitive per jeten,dhe do shkruhet pa fund per Enverin,qe nuk ishte gote gjysme bosh.Natyrisht qe njeriu i ri i Enverit ishte i shkolluar dhe i shkolluar me zor madje,i futur ne pune me zor madje;po kishte te meta te medha qe nuk pati burre me bythe t’ia shtronte Enverit,por pati shume pa bythe qe i benin lajka dhe fitonin pozita se pushtet nuk u jepte kush,dhe kur i vinte Enverit nje raport nga baza per shperdorime ai e merrte me te bukurin dhe e çonte ne Spaç,jo si sala qe qesh dhe i mbron bashet dhe(te)Metet publikisht.Majakovski permendet si poet militant ndersa ishte revolucionar vizioner,po ai qe komplet ndryshe dhe u vetevra po gojen s’ia mbylli kush si mumjet e realizmit socialist,qe paskan bere luftera te medha me vazo mjalti.Vendi i Enverit ne histori duhet shenuar pa syze miopi,me te gjitha mekatet dhe perpjekjet e tij dhe te nje populli te tere qe fitoi pavaresi dhe u quajt shtet per here te pare.Edhe Zogu,edhe saliu,dhe..meksi,qeqe kryetar i qeverise se pare ne histori qe la pa breke nje popull te tere ne lojerat e fatit…

  15. marko says:

    Ne nje fshat te thelle malor sapo mbaroje shkollen,apo ushtrine(te dyja te detyrura) futeshe ne pune.Do thoni cmute pune.Pune ku familja kishte minimalet e jeteses te garntuara.Fola pe fshatin.Imagjinoni qytetin.Papunesia zero.Pervec te ligave sic ishin tullonat jeta normale.Me thoni sote sa te punesuar ka ne qytet?Fshatin lereni se jam vete.Kujto Meks legeni jo vetem hidrocentralet por fabrika uzina kombinate.Ku jane sote?mos mendoni se jam enverist as i asaj kohe.

  16. Besiani says:

    Per Dibranin nga Gjermania. O Dibran. te qenka ndale sahati ne prill te vitit 1985. Ne kosovaret nuk kemi te drejte te ngrejme ne piedestal asnje lider shqiptare, por ate duhet lene vet shqiptareve qe kane jetuar brenda kufijeve administrativ te Shqiperise, sepse ata i kane bartur vuajtjet e regjimit te Enver Hoxhes ne kurriz. Nga idiotesite dhe mbrapeshtite e Enver Hoxhes kemi vuajtur edhe ne, meqe xhaxhi Enver yti kishte kumbari me UDB-ne dhe Titon. Turp per ty dhe per te gjithe ata qe e mbeshtesin ende regjimin e Enver Hoxhes.

  17. murg says:

    Enveri ishte ligji.Vdiq Enveri ,nuk duhej te vdiste ligji.Ti zoti Meksi bashke me ate infermierin e kaluat pa lagur 1997.Nuk di c’fare te them ,por ti thjesht je nje kriminel i denueshem nga c’do ligj dhe jo vetem nga Enveri.Ke te drejte ti frikesohesh ligjit sepse ai vonon por nuk harron.Te pata thene,mos i harro mesimet e xhaxhit por ti i harrove shpejt e na bere te paberen.Enveri diti c’fare beri,nuk ishte koqe si ti.

  18. eltoni paris ! shtet pa ligje ska ! sot berisha eshte numri 2 pasardhsi enverit! says:

    o njerez ! enveri vdiq e ka kohe ! une kam jetuar ate kohe dhe jam si te gjithe ata qe sot sjane nostalgjik por dine te vlersojne cdo sistem dhe sduhet te hedhim balte mbi te gjitha ! per ate kohe te keqijat ishin shume por nje gje duhet te di ky breze i sotem ! QE TE KISHTE KRIM NE FAMILJE ..KJO ISHTE E PA IMAGJINUSHME § E DYTA …POPUJT MBAHEN NGA LIGJET KURSE SOT O NJEREZ LIGJI ESHTE BERISHA ! KUR 4 MILION SHQIPTARE VUAJNE SEPSE LIGJE FAVORIZON DROGMENIN…ILIR METEN …E ATA QE KANE BLER TOKE KUDO 5SKA NGELUR QEVERITAR PA BLER…UNE KESAJ DEMOKRACIE I THEM DIKTATUR ! NJE NJERI QE PUNON ME NDER NE SHQIPERI NUK MBAN DOT FAMILJEN KURSE BERISHA FAMILJA E TIJ DHE TE GJITHA ATA QE JANE MBRAPA TIJ JAN MILIARDER! mos valle sot qe te punosh duhet qe nje femer te shkoj me …ate qe i neshkruan kontraten?? mos valle per te mar nje dipllom duhet te flesh me mesusin…?? mos valle qe te sherohesh doktoret sot te pysin sa pare ke pa vajtur tek kryesorja pyetje ..nga cfare vuan i ?? mos valle duhet qe plazhet qe ne kohen e enverit ishin plot rere sot jozefina topalli me privatizon gjysmen e plazhit ne durres ,,, ?? mos valle duhet qe per te zene nje pune duhet te jesh militante i partsi demokratike ??? mos valle duhet qe per te jetuar ne demokraci duhet qe nje pjese e popullsi ne tirane spaguan drita sepse jane me salen ?? ju kujtoj qe ne ate kohe enveri perzinte popullsin per te mire qe mos te krijonte keto qe sot vuajme ! te jesh nga veriu je me i favorizuar se nga jugu ..! dhe se fundi meksi dhe berisha jane ato qe jane lepîr atij sistemi ndaj STOP !!!! populli eshte ai qe vuan dhe jo berisha dhe shqiperia qe e ka fundosur ! vjet na gerthiste per vizat…sot ato do rivihen …§ KJO ESHTE MIREQENIA E SHQIPTAREVE ?? turp per ata qe ate kohe se kane jetuar e sot vetem se jane me berishen thojne qe cdo gje eshte ne rregull sot ! ka te mira sot por dhe shume te keqija ! ndaj nostalgjia seste vetem si fjela ..por te vleresosh ato qe beheshiun ateher me sot do te thote LIGJI ESHTE LIGJ !!! sot krimi ..perdhunimi ..e te tilla si keto jane te lejuara ne shqiuperi …sepse per berishen keshtu pasurohet kombi shqiptare turop vertet per kete shtet shqiptare qe ska me themeloren dhe kryesoren LIGJIN !! te paguash per nje dipllom te shkosh ..me mesusin per ta mar nderkoh qe nje tjeter sakrifikon ..do te thote anarshi shqiptare e jo demokraci § SHIPERI PO I SHITET GREKUT NE JUG ..SEPSE BERISHA KERKON PARE ..NE VERI SKA ME SHQIPTARE SEPSE JANE TE SHPERNGULUR NE TIRAEN …DHE GJITHE KETO JA DEDIKOJME SALI ENVER BERISHES ! ndaj sic thote dhe i madhi kadri roshi te keshilltare …. O SALI PROPTOPAPA PER TE GJITHE KETO TE MIRA QE NA JEP DHE QE FEMIJET NA I SHKOLLON HAJDE E NA PUTH MBRAPA !!

  19. tomori beratit says:

    O meksi. Ik o k.minister i sales ate qe bere ti dhe sala ne 97 e vendos figuren tende si k.minister,salen si president e tritan shehun si PRESH ne figurat me te uryera per popullin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje