Luftë ndaj krimit të sofistifikuar?!!!

31 Mars 2012, 13:21Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, shprehej me tone triumfaliste dje, pas arrestimit të Viktor Gushit, duke thënë se sa më i sofistifikuar të bëhet krimi, aq më e fortë do të jetë goditja e shtetit shqiptar.

Dhe ne, duke qenë se Nishani ose nuk e di çfarë është krimi i sofistifikuar, ose e tha pa e menduar atë fjalë, i kujtuam që do të bënte mirë të luftone një herë krimin e rrugës, siç janë vjedhjet dhe vrasjet ordinere, pastaj të merret me krimin e sofistifikuar.

Dhe kjo, për shkakun se ky krim është present në gjithë vendin dhe po terrorizon qytetarët.

Shembulli është i freskët. Një ditë pas arrestimit të Viktor Gushit, një tjetër “Viktor” ka terrorizuar qindra qytetarë në qendrën tregtare “ETC”, duke u kërkuar paratë dhe duke kërcënuar qytetarët se do i vriste. Për çudi, edhe pse është një qendër e madhe dhe duhej të kishte forca sigurie dhe policie, ai ka mundur që të largohet i qetë pas këtij akti.

Nuk dihet ende nëse ai ishte i armatosur, por imagjinoni nëse do të ishte dhe do të kishte hapur zjarr. Mund të kishte shkaktuar një tragjedi të vërtetë, duke parë numrin e madh të njerëzve në qendrën tregtare.

Prandaj, përpara se të flasë për krimin e sofistifikuar, ministri Nishani do të bënte mirë të merrte masat për krimin ordiner, sepse tashmë qytetarët nuk ndjehen më të sigurtë, pas ngjarjeve të fundit të dhunshme, që kanë shkaktuar edhe viktima.

 

13 komente në “Luftë ndaj krimit të sofistifikuar?!!!”

  1. emigranti.it says:

    Krimin e sofistifikuar e kontrollojne vete,pasi jane ata me kollare dhe qe kontrollojne te gjitha hallkat e shtetit,ndersa krimi i rruges nuk mund te luftohet me police bathoreje dhe rasti i Gushit e verteton qarte.Mungesa e politikave sociale dhe rritja e varferise do ti shtoj se tepermi grabitjet dhe shume krime ndaj personit,keshtuqe si eshte vendi behet kuvendi.

    1. feniks says:

      Ne se kete halabakun e Patosit e quajne te SOFISTIKUAR,atehere i bije,qe keta vete jane fshatare te mesjetes!!!Ju duket hajduti i xhepave,grabites bankash!!!Nuk tho te qe jemi te pa afte,por ja rrit vlerat halabakut,per te treguar se sa lart jane edhe vete!!!KANE NGELUR NE RREGJISTRUES KRIMESH E JO PARANDALUES TE TYRE!!!

    2. Kurva e Gjilalzit says:

      Ka heq leshteby dhe i ka vene ne fytyre per te kompesuar tullen. Kjo eshte arritja me e madhe e ministrit te perhershem Nishani.
      http://imageshack.us/photo/my-images/844/erdhiprilli.jpg/

  2. Gusmari says:

    Ky, bashke me Prenden dhe shume te tjere, jane shembujt tipike te zyrtarit te sotem. Keta shesin dhe mender b…., vetem per pushtet e para. Dinjiteti njerezor e profesional kane pole te kunderta e logjiken dhe neuronet e ketyre qenieve me kostum.
    http://imageshack.us/photo/my-images/543/ndreaprendapanda.jpg/

  3. uzina elektronike Durres says:

    tashne te gjiyhe e dime se ky Nishan,
    eshte nje msgnetofone i destinuar vetem
    per kasetat me shiritin e Berishes.
    Ne kohet me te vjetra,keta lloje jane
    quajtur Papagaj te zinj …
    …………………

  4. Arsen says:

    Tamam e ke!
    Nje Minister gjysmak, eshte me shume se nje Minister jo i sofisitkuar.
    Rrofsh o shtet!
    Shtet i fuqishem ballkanik!

  5. DHELPRA says:

    GJYSMAK, PER CA KRIMI TE SOFISTIKUAR FLET? NJE QEN RRUGESH TE DUKET KRIMINEL QE MUND TE BEJ KRIME TE SOFISTIFIKUARA? JU JENI TE GJITHE GJYSMAK SI QEVERI… SHIF NDONJE LAJM JASHT SHQIPRIS EDHE MESO CA ESHT KRIMI SOFISTIFIKUAR SE JU JENI DILETANT TE KATEGORIS 1°, JENI AKOMA NE KLAS TE PAR, PER KET PUN NUK JENI PER QEVERISJE JU SI QEVERI “BERISHJANE”.

    PO SOT KU E KENI ENTUZIAZMIN? APO JAU PRISHI KY QENI “VIKTORI” TJETER?
    NDONJE I SEMUR PSIKIK, BIXHOZXHI E QUAJN KRIMINEL TE SOFISTIKUAR.
    HALABAK!

    TO BE…

  6. Ilir says:

    Cfare krimi te sofistikuar do luftosh ti more rrugac. Ti je pjese e krimit vete me te gjithe banden e Berishes e Metes dhe koleget e tu. Krimi i sofistikuar eshte Gerdeci qe shefi jot e organizoj, eshte Meta me bllok ne dore, jane te gjithe koleget e tu ministra qe shiten gjithe pasurine qe u ngrit nga nje popull i tere dhe u be prona e juaj, jane ata qe kane vjedhur gjithe tokat ne bregdet, jane te gjihte ata qe po vjedhin minierat, naften, hidrocentralet qe i ndertoj populli shqiptar. Per cfare krimi e ke falen ti. Nje pizeveng vrau tre vete dhe vodhi 17 banka e ju nuk e gjetet, edhe ate ja u tregoj populli se ku fshihej. Ik mor legen. Ju jeni nje qeveri joserioze. Nxoret hetimin e kriminelit dhe te gjithe pane se kush jane hetuesit tuaj hajvane. Tamam si te marresh nga rruga nje tufe me rrugace qe bejne pyetje prej budallai nje krimineli po aq hajvan sa edhe ata qe e intervistonin dhe qe ju nuk ishit ne gjendje ta kapnit. Ik mor legen shko gjej ndonje pune ne ndonje legeneri dhe kontribuo aty te prodhosh legena te pakten.

  7. Petri says:

    Ky vepronte i qete tek ETC njesoj si Viktori ne banken Raiffesien dhe per koincidence perseri tek ETC eshte banka Raiffesien.

    Cfare po ben Policia per ata qe konsiderohen si te rrezikshem prej nje numri te madh njerezish, shoqatash apo politikanesh?

  8. Nexhip says:

    Kë quan, ky njeri, krim të sofistikuar, krimin në mes të ditës dhe në mes të pazarit?! Ja këta na drejtojnë ne. Çfarë fatkeqësie për njerëzit dhe për vendin!

  9. haskoduka says:

    Ngjarja ne ‘ETC” shfryu tollumbacen ministrit Nishani, te Drejtorit Pergj.Policise Burgaj, te drejtorit Policise Tiranes Çaush dhe te disa çausheve te tjere te policise.

  10. Luan Koxhaj says:

    O majmun (për Bujar Nishani) me mustaqe prej idjoti, duhet të falenderojme gruan që identifikoi vrasësin nëpërmjet kamerave të një subjekti privat , pasi vrasësi kishte 7 vjet që livadhiste nën hundën e syleshëve te policisë së shtetit.

  11. Grigor says:

    C’fare krim i sofistikuar? Ai ishte vetem nje kriminel ordiner, vinte kapucin e leshohej me pistolete ne dore. Krim i sofistikuar eshte ai qe ka lidhje te shumta. Ka kapur pushtetin, ka biznese, ka organizin etj. Ky ishte thjesht nje ordiner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje