Vatra: Edhe Arvizu do jetë në 100 vjetorin tonë bashkë me Berishën

31 Mars 2012, 11:03Politika TEMA

Organizata Vatra, e cila ka ftuar kryeministrin shqiptar për një vizitë në 100 vjetorin e saj, që përkon edhe me 100 vjetorin e pavarësisë, ka konfirmuar se i pranishëm do jetë edhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu.

Në një shkrim të gazetës Dielli online thuhet se Arvizu do jetë më 28 dhe 29 prill në dy ditë festime të Vatrës. Në takim do jetë edhe Princi Leka II. Në konferencë do mbajnë kumtesa Nicholas Pano, Beqir Meta, Jusuf Bajraktari, Elez Biberaj, Anton Çefa, etj. Në festime do ketë edhe përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, kongresmenë e senatorë.

22 komente në “Vatra: Edhe Arvizu do jetë në 100 vjetorin tonë bashkë me Berishën”

  1. Vlora says:

    Vatra u grabit nga nje tufe malokesh vite me pare. Prandaj ndikimi i saj ne shqiptaret e Amerikes eshte zero.

    Sot ata jane bere nje vegel e nje horri si Sali Berisha dhe disa pronare restorantesh.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Te lumte goja Vlora..Sakt e shkurter…

      1. Shebeniku says:

        Mjafton tè lexosh emrat. Tè gjithè berishian janè

    2. hasan says:

      Lerini pjatalaresit te festojne me te shkalluarin e Viçidolit.

  2. shqiptar says:

    hallall sali berisha ke qene dhe je e ardhmja e ketij kombi.tani ta kuptojne kelyshet e kuq se me ke eshte shba-ja dhe ke mbeshtet. fitore gjithperfshirese ne 2013. urime

    1. Artan from Montreal says:

      Ore Shqiptar qe je fans i Sales ti kjo vjen ere qe se largu po vetem nje pyetje kam une per ty meqenese ju simpatizanteve te PD ju ka mbire ne goje fjala kelysh i kuq.Po ai saliu juaj qe kur na qenka bere kelysh blu se me sa di une ai ka qene per te pakten 30 vite krye kelysh i kuq ( Sekretar Partie i PPSH ).

    2. agbi says:

      Per ty dhe disa si puna jote qe bertisni me te madhe keto ditet e fundit . Mos te duket Vatra si Shtepia e bardhe , qe jeni ngref si gjela se do na shkoj Sala ne nje shoqat dhe jeni skuqur nga ngazellimi e nuk permbaheni . Dhe atje more trushkulur, po pate ca dollar per te paguar edhe une e ti munde te shkojme po na e desh bytha , e jo me Sala . Kur ta ftoj zyrtarisht shteti Amerikan hajde e ulurisni sa te doni dhe do jem edhe une me ju , por jo ne kete raste se katandiseni qesharaker.

    3. Emigranti says:

      Po ti o Shqiptar. çfare raze je? Me siguri nga vendet arabe? Ose patriot i Sali Berishes nga Serbia

  3. Rilind says:

    VATRA nga noliste dikur, eshte bere zogiste. Dmth nuk eshte me ne rolin e saj. Hajer ka per te bere me keta zagaret e rinj.

  4. Cakalli7 says:

    Vatra ka marre fund qe ne 1945 kur daulles atje i binte cia edhe kolaboracionistet qe iken nga shqiperia per tiu fshehur pergjegjesise per krimet qe kishin bere bashke me nazi-fashistet

  5. vlora 1 says:

    O vatra na pla by… per juve edhe per Salen

  6. Dea Dermeni says:

    Noli, Zogu dhe Komunizmi
    Do deshiroja te beja disa komente rreth qendrimit te Nolit ndaj komunizmit. Se pari, nje parethenie. Kasetat me zerin e Fan Nolit nuk merren me politiken aktuale, por jane marre nga fjalimet e tij per pervjetorin e Vatres, Diellit, apo nga disa interviste bere nga Zeri i Amerikes rreth perkthimet dhe shkrimet e tij letrare dhe biblike ne shqip dhe anglisht. Keto kaseta jane incizuar dhe ishin transmetuar nga Zeri i Amerikes gjate viteve 50′ dhe 60’. Ne ate kohe te luftes se ftohte ishte e pamundur per nje agjensi qeveritare te transmetonte mendime e pikpamje haptazi ne kundershtim me qendrimin e SHBA zyrtare.
    Kopjet e ketyre kasetave ju dhuruan Kryepeshkopates Ortodokse te Bostonit nga zoti Louis Prifti dhe ju shtuan arkives se Nolit. Ato u bene publike per here te pare ne vitin 1982, me rastin e 100 vjetorit te lindjes se Fan Nolit. Me vone, nga fundi i viteve 80’, nje kopje e cdo kasete (8 kaseta ne total) u derguan ne Shqiperi ne Arkiven Kombetare dhe Akademia e Shkencave si pjese e trashegimise sone kombetare.
    Duke vleresuar qendrimin e zonjes Raimonda Moisiu per berjen publike te ketyre kasetave, do doja te jepja disa mendime qartesuese rreth tyre:
    Ne periudhen kur Noli ishte kryeminister, Shqiperia ishte e rrethuar nga shtete fqinje monarkiste dhe aspak demokratike sic e kuptojme fjalen sot (d.m.th. Serbia, Greqia, si dhe Italia fashiste). Tere keto vende i shihnin me frike qendrimet e te majtes liberale te Nolit per te reformuar Shqiperine, sidomos qendrimin e tij te hapet e publik ne mbrojte te shqiptareve te Kosoves dhe Camerise te mbetur jashte kufijve te shtetit shqiptar, pa permendur ketu luften e madhe kunder pretendimeve te shteteve fqinje per te copetuar dhe asimiluar ate pjese te vogel te shtetit shqiptar te sapolindur.
    Se treti, refuzimi i fuqive perendimore ne Lidhjen e Kombeve ne Gjenev per te ndihmuar qeverine e re Noliane te vitit 1924 ne nevojat e saj ekonomike emergjente nuk i la Nolit shume rrugezgjidhje (Lidhja e Kombeve te asaj kohe ishte shnderruar ne nje organizate “krejt pa dhembe”me refuzimin e Amerikes per te marre pjese ne te, reflekcion te frjymes izolimi ne SHBA te asaj kohe. Rastisisht, ky vendim e deshperoj shume Presidenti Uillson dhe mbaso shpejtoj semundejen e tij.)
    Jane te njohura fjalimet “pikante” te Nolit ne Lidhjen e Kombeve ne 1924 ku flet per mungesen e mbeshtetjes nga fuqite e medha, ku fale zgjuarsise se tij tipike noliane fitoi respektin e nje pjese te madhe te salles duke hasur edhe ne disa kundershtime.
    Njohja e Bashkimit Sovietik me 1924 u be nga Britania e Madhe si dhe mjaft shtete te tjera perendimore dhe jo vetem nga qeveria shqiptare e Fan Nolit, duke e bere vitin 1924 te njihet ne historine e Rusise si “viti i njohjeve”. Historiane e shkencetare to politikes shqiptare si Nikola Pano dhe Robert Austin gjithashtu kane vertetuar keto fakte. Interpretime dhe vleresime te gabuara mbi njohjen e Bashkimit Sovietik nga qeveria e Nolit jane bere nga shume mendimtare e politikane te tjere.
    Vlen te permendet mbajtja nga Noli e nje fjalimi te gjate vleresues si dhe ruajtja e nje momenti heshtjeje ne parlamentin shqiptar ne respekt te presidentit amerikan Udro Uillson qe nderrroi jete ne ate vit. Sipas mendimit tim Noli u perpoq te mbante nje qendrim ballancues dhe realist midis shteteve te lindjes dhe perendimit te asaj kohe. Qellimi i vetem madhor i Nolit ishte: Nje Shqiperi e pavarur.
    Ai shpresonte qe gjerat do evolonin bashke me permiresimin e gjendjes ekonomike dhe arsimore te vendit. Mosmbajtja e zgjedhjeve brenda 6 muajve te qeverise demokratike eshte nje problem serioz; megjithate te gjithe jemi deshmitare qe kjo nuk eshte pune e lehte, mjaft te shikojme problemet zgjedhore ne Shqiperine e sotme, shume dekada me pas. Presionet ishin te medha dhe nuk kishte (sic kemi sot) organizata te fuqishme per te keshilluar apo parashikuar mbarevajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhje elektorale kerkojne kohe, dhe kohe Noli nuk kishte. A beri Noli gabime? Sigurisht qe po. Sic thote edhe fjala e urte popullore:”kush han buke, do beje therrime”.
    Eshte e vertete dhe domethenese qe Noli kishte mendime te majta politike, pasi shikonte se Shqiperia e asaj kohe kerkonte reforma te thella agrare per te kapercyer kushtet e renda te trasheguara nga e kaluara. Mendimet demokratike Noli i mesoi dhe kultivoi nga studimet ne Harvard si dhe nga pervoja e jetes se tij ne shoqerine amerikane. [ Edhe si fetar, mund te themi se Noli do ishte me nje mendje me kleriket te ndryshme te cdo besimi qe kerkuan ndryshime per te miren e popujve te tyre me te varfer e te nevojshem. Noli vete jetonte tamam si murg i thjeshte ne kushte personale teper perulur: vegjetarian gjate jetes, pa veture, ne apartmentin modeste dhe rrethuar me libra. ] Qendrime te ndryshme te tij qe sot mund te shihen si te prirura ose krejt te se majtes marksiste, i bene edhe shume shtete te tjera te asaj kohe, sado te gabuara qe ato ishin. Nuk duhet te fokusohemi ne veprime te izoluara gjate nxjerrjes se konkluzioneve historike por gjerat duhen pare ne nje sfond me te gjere. Nje gje eshte e vertete: Noli nuk ishte komunist.
    Kete fakt e vertetojne shkencetare te historise sone me kompetent se une. Mund te themi se, ne fushen politike Noli mund quhet si Social-Demokrat, po te gjejme nje parti i krahasueshem evropjane. Interesant jane disa te dhena ne arkivin e tij ketu ne Boston. Mund te gjejme shume artikuj gazetariske ruajtur ne nje zarfe nga Noli per veten, qe jane lidhur me kandidaturen presidenciale te Z.Henry Wallace. Ai ishte Zevendes President ne kabinetin e Presidentin Franklin Delano Roosevelt dhe me 1948 hodhi emrin e tij ne fushaten presidenciale amerikane ne partine e re te asaj kohe: “Progressive Party.” Si qytetar Amerikan, Noli do kishte te drejte edhe te mbeshteti Partine amerikane socialiste te kandidatin shume njohur dhe i respektuar Norman Thomasin. Por edhe gjer ketu Noli nuk vajti ose kishte tendence.
    Eshte interesant vleresimi i vete Nolit per renien e qeverise se tij te ‘24es kur thote:
    ”Qeveria jone nuk fitoi per keto aresye: premtuam reforma agrare qe fermeret prisnin nga ne por qe bejleret nuk i pelqenin. Nuk kishim mundesi per te plotesuar kete qellim dhe humbem besimin e nje pale dhe pelqimin e tjetres.”
    Duhet permendur gjithashtu qe gjate 6 muajve te qeverisjes se tij, kryeministri Noli e kaloi gjysmen e kohes jashte shtetit, me perpjekjet e tij ne Gjeneve, gje qe nuk ndihmoj nga mundgesa e presencen e tij Brenda shtetit qe udhehiqte. Per me teper, permbysja e qeverise se Nolit gjeti edhe perkrahjen e shteteve fqinje.
    Per Nolin dhe Zogun, ne vecanti pas asimilimit te Shqiperise nga Italia fashiste e Musolinit me1939. Eshte domethense se Noli ishte i mirenjohur si nje nga kundershtaret politike te Zogut. Por ka edhe disa perjashtime interesante. Kur erdhen motrat e Zogut ne Amerike ne nje udhetim me 1938, qendruan ne Boston duke cfaqur Nolit homazh respekti ne Katedralin e Shen Gjergjit. Me von, pas largimit e Zogut me pahir nga shkaku I pushtimit italine, Noli perkrahu levizjen “Bashkimi I Shenjte” ne Boston, per rikthimin e mbretit ne Shqiperi per aresyen e thjeshte:”me mire nje Shqiperi monarkiste e pavarur se nje Shqiperi hic fare.”
    Maredheniet e Nolit me qeverine e Enver Hoxhes kishin vetem dy aresye kryesore:
    Ruajtjen e pamvaresise se shtetit shqiptar, mbrojtje per mos copetimin e Shqiperise pas luftes se dyte boterore si dhe pjesmarrjen e Shqiperise ne OKB qe po formohej ne Nju Jork.
    Premtimet e shumta te qeverise se atehereshme per reforma progresive.
    Pasi Noli mesoi mbi egersite te rende e regjimit komunist ne Shqiperi, ai u distancua, gje qe duket qarte kur ai nuk pranoi te kthehej asnjehere ne Shqiperi, as per te marre titujt e ofruar nga qeveria komuniste – patjeter per qellime te errta kompromizuese – dhe as per hulumtime shkencore, as per te hyje ne qeshtjet te mjegulluar fetare.
    A kishte Noli mendime te lekundura per ndonje udhetim te tille ne atdhe? Sigurisht qe po. Si cdo shqiptar qe e do vendin e tij, eshte e veshtire te ndahet dashuria per Shqiperine me realitetin e qeverise ne pushtet. Qeverite ikin e vijne por dashuria per atdheun nuk leviz.
    Ne thelb, Noli punonte gjate jetes se tij per nje Shqiperi te pavarur e te zhvilluar ne teresi, pasi e shihte qe nje pjese e madhe e popullsise ishte e prapambetur dhe pa shprese ne te ardhmen. Menderia politike e Nolit duhet pare ne evolim; perndryshe rrezikojme te bartim opinione te paverteta.
    Ne fund, si mund ta ftonte senati i shtetit te Masacusets (Boston) Nolin per te dhene bekimin e hapjes se sesioneve te vitit 1963 nese Noli do ishte “komunist”?
    Apo si mund ta ftonte Nolin “komunist” presidenti Lindon Xhonson posacerisht ne Shtepine e Bardhe ne Korrik 1964 per te bekuar ne Washington dhe per te dhene fjalim me rastin e 400 vjetorit te Shekspirit? Argumente ndryshe nuk pine uje.

    Nga +Artur Liolin
    Boston 30 Janar 2007

  7. Adriatik says:

    E po qe kur paska ndodhur qe VAtra i ka vene vize figures se saj themilore??

  8. NGA VATRA E NOLIT DHE KONICES NE…VATRA BERISHIANE!!!

    NE NJE CERDHE OTURAKESH DHE KARAGJOZESH SOT -INJORANTE, TE PASHKOLLE, PICAMENE, PJATALARES,% me e madhe jane nga Veriu e KOSOVA -qe i bejne parate ne rruget me te pista, -Nje e vertete qe vret-po eshte e vertete-dhe paguajne $250,-per njeri ne ate darke berishiane. Edhe vete Arvizu do te shokohet kur te shohe-tere malokerine aty-qe zgerdhihen me dhembet e Berishes!Po eshte mese e vertete Vatra -e ka humbur ndikimin e saj te Shqiptaret e Ammerikes, eshte ne dore te Anadollakeve, Te pashkolleve e injoranteve!!!Mua nuk me pranojne ma bene me dije hapur se jam kunder Sales!Turpi i malokeve te ashtuquajtur VATRA kane menjanuar nuk kane ftuar At’Arthur Liolinin, pasardhesin e denje, studentin e Fan Nolit Kjo eshte Vatra sot qe ka ndare Diasporen ne Jug e Veri!

    Vatra e Nolit dhe Konices… eshte kthyer sot ne nje celule te PD-se , se vetmes Parti Komuniste me ne krye fanatikun enverist Sali berisha, ish SDekretar i Byrose Poltiike te PPSH-se per Spitalet e Tiranes dhe ish- Komisar Politik i Fakultetit te Mjekesise …
    Eshte kthyer ne nje vater oturakesh dhe karagjozesh sot ! Kjo eshte metamorfoza e “Vatres” se shuar!

  9. mark usa says:

    Sinqerisht me vjen keq per kete ambassador gjynafqar te emruar direkt nga lobuesit e paguar te berishes ne washington.Ky i shkrete e shoqeron Salen dhe kur shkon te festa hashures,kur shkon te darka ceremoniale e librit fejziut per enver hoxhen etj.Biles dhe ne masakren e 21 janarit ku Arvizu drekoi me berishen nje ore para vrasjeve tregon se ky ambassador eshte frymezuesi dhe mbrojtesi i kesaj masakre.
    Pjesmarrja e ketij personi ne evenimentin e vatres vetem se do te nxije me teper festimet e nje organizate qe ka dhen shpirt me kohe dhe eshte
    kthyer ne nje apendiks te PD ne Amerike.

  10. faktet says:

    Vatra themeluar nga Kristianet u grabit nga myslimanet,kush “pordhi” pa kush mori groshin,thote populli.Sa marin vesh qe je Kristian s’te flasin me goje.

  11. lori says:

    Uroj nga zemra qe “Vatra”(ose mergata e qyqeve) te kete ftuar edhe Lulin e shkofshin e mos u kthefshin me.Uroj!

  12. ALBAN DEGA says:

    “VATRA” DHE DALIP GRECA ME SYRIN E SE VERTETES

    DELIRI I MADHESHTISE APO DELIRI I MARREZISE !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    I famshmi i te famshmes te se famshmes rrene !

    Cfare mund te presish me shume nga Magdalena Alla qe nuk di as shprehjen lapidare te Fan Nolit te madh…Po citoj fjale per fjale ” Por gjen ende aktualitet tek vargjet e Nolit: ‘Nëno! Mos ki frikë/se ke djemtë në Amerikë”.
    O Zonja Alla akoma nuk ke mesuar shprehjen madhore te Fan Nolit : ” Mbahu Nene mos ki frike/ se ke djemt ne Amerike” !
    Akoma nuk ke mesuar se te krahasosh Dalip Grecen e Agim Karagjozin me Fan Nolin e Faik Konicen eshte njesoj si te krahasosh Shaban Qosen me Aleks Buden, apo Haxhi Qamilin me Gjergj Kastriotin Skenderbeun.
    Akoma nuk ke mesuar se te shkruash eshte nje profesion i veshtire qe ka si shtylle kryesore te verteten, realitetin dhe jo folklorizma e sajime fantazmagorike qe nuk e beson jo vetem vete, por as ata per te cilet shkruan apo interviston…

    Prite prite Dalip Grecen qe po vjen si pellumb i ( shk)rruar

    Pse!? Sepse eshte vete subjekti i ketij shkrimi, Z. Dalip Greca, qe pohon me gojen e vet nese Alla i ka shkruar realisht fjalet e tij :
    “Megjithatë, ‘Vatra’ që gjeta unë, nuk ishte ajo e Nolit dhe Konicës… Kur shkova, gjeta aty një grupim shqiptarësh, që udhëhiqeshin nga inxh.Agim Karagjozi, të cilin do ta cilësoja si një prej dishepujve të fundit të Rilindjes. Ai i ka dhënë gjithçka Vatrës, kursimet e veta financiare, kohën dhe shpirtin e tij”
    Pra, sot ne saje te Dalip Greces e sipas Dalip Greces ” Vatra” eshte kthyer ne “Vatren” e Nolit dhe te Konices… Ne saje te kujt !? Ne saje te Nolit e konices se ri Dalip Greca sic shkarra-shkruan Alla!!!
    Eshte e mire njohur fjala e kryeheroit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu kur u kthye ne Kruje : ” Lirine Nuk ua solla une… Lirine e gjeta ne mesin tuaj… ”
    Zoti Greca ben te kunderten : ” Vatren” ua ringjalla une…. Vatren nuk e gjeta ne mesin tuaj… Ketu gjeta nje grupim shqiptaresh… Pa emer e pa mbiemer… Pa asgje… Une rindeza “Vatren”
    Une ua ringjalla edhe “Diellin” qe faktikisht as sot nuk e lexon askush. Rrezik as vete Dalipi. Nje gazete mjerane qe vetem emrin e ka gazete!
    Vatraneve nuk u mbetet tjeter vecse te kendojne kengen e ripunuar te Dalip Greces :
    Prite prite Dalip Grecen
    Qe po vjen si pellumb i ( shk) rruar
    O Zot falua mekatet…. Nuk dine cfare bejne !

    O Zot ne cfare planeti jetojne keta Jashtetoksore ET !?

    O Zot kur do te shpetojme ne shqiptaret nga deliri i madheshtise,qe na ka kushtuar e po na kushton aq shume!?
    O Zot… na ruaj mendte e krese!
    O Zot falua mekatet… Nuk dine cfare bejne, bile as te genjejne nuk dine te gjoret !
    Per Toke bre vellezer !
    Genjeni per Toke se per Qiell u kapin Fatnomet e se vertetes, faktet , realiteti qe eshte krejt ndryshe nga sa a paraqisni ju!
    Para se te shkruani mesoni te pakten ABC-ne e gazetarise qe nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra, sic thote babai i gazetarise bashkekohore boterore Arthur Ochs Sulzberger,botuesi i gazetes me te madhe ne SHBA e ne Bote ” The New York Times” …. Pastaj na e paraqisni e shisni vetveten apo njeri tjetrin per Fan Nol e per Faik Konice!
    Gati gati sa nuk e paraqesin veteveten si Gjergj Kastriotin Skenderbeun apo si Adem Jasharin… Tamam nje delir i peshtire madheshtie !

    Cila eshte gjendja reale e “Vatres ” sot!?

    Pergjigjen e kam dhene qysh me daten 7 janar 2011 ne komentin me titull
    “Nga ” Vatra” e Nolit dhe Konices ne nje…. cerdhe oturakesh dhe Karagjozesh sot” , botuar ne Gazeten “Kritika” online :
    ….”Vatra” e Nolit dhe Konices… eshte kthyer sot ne nje celule te PD-se , se vetmes Parti Komuniste ne pushtet ne Evrope sot me ne krye fanatikun enverist Sali Berisha, ish Sekretar i Byrose se PPSH-se per Spitalet e Tiranes dhe ish- Komisar Politik i Fakultetit te Mjekesise …
    Eshte kthyer ne nje vater oturakesh dhe Karagjozesh sot ! Kjo eshte metamorfoza e “Vatres” se shuar!
    “Deliri i madheshtise”, shkruan nobelisti i famshem kolombian Gabriel Garcia Markes, “eshte deliri i marrezise”
    Cdo koment tjeter do te ishte ie tepert!

  13. ANDON RRUMBULLAKU says:

    “VATRA” ME SYRIN E SE VERTETES

    “VATRA” – CERDHE PATRIOTESH JO MILITANTESH POLITIKE

    Intervistë me shkrimtarin patriot e atdhetar, vatranin Andon Rrumbullaku – Nga Raimonda Moisiu

    Andon Rrumbullaku është pinjolli pasaardhës i vatranit të vjetër, Sekretar i Degës “Vjosa” të FEDARATËS PAN SHQIPTARE VATRA, atdhetarit e patriotit, Lliko Rrumbullaku. Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, Andoni emigron në SHBA-ës me familjen e tij, në sajë të shtetësisë amerikane që gëzoi nga i ati.

    Andon Rrumbullaku
    Me një bagazh të pasur e të admirueshëm intelektual, qytetar dhe i arsimuar, ai hedh në letër gjithë veprimtarinë e VATRËS me fakte e foto, të trashëguar nga babai i tij. Mbas më shumë se një dekadë është autor i dhjetë librave të titulluar respektivisht; “Flamur për Shqipëri”, “Për Atdheun jetën dhanë”, “Për fshatin e braktisur, malli më ka marrë”, “ Maleshova & Dëshnica, -vargje me motive popullore”, “Këmbanorja na dëshmon”, “Pasha Rrumbullaku dhe Kapedanët e Maleshovës”, Fan s.Noli dhe fanolistës”, “Emigrojnë maleshovitët””Maleshova midis maleve ” dhe “Ekspozitë Fotografike –Federata Vatra 13 Qershor 1912”. Të gjithë librat janë vlerësuar si një kontribut i vyer e i cmuar, në ruajtjen e pasurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në Amerikë, të lëna si amanet nga Noli ynë i Madh, Faik Konitza dhe vatranët e hershëm. Andon Rrumbullaku është 84 vjet, jeton në Kryeqytetin e Kënektikatit, Hartford. Është figurë e respektuar dhe e nderuar në komunitet i njohur për ndjenjat e tij atdhetare e patriotike, të cilën e dëshmojnë më së miri edhe librat e shkruar prej tij. Unë pata fatin si dy bashkëqytetarë “ hartfordas”, të bisedoja me të. Për të mësuar më shumë lexoni intervistën në vazhdim…

    -Jeni pinjoll i Vatranit, mbështetës fisnik e i devotshëm i Fan Nolit, Lliko Rrumbullaku –alias- Louis Rrumbullaku. Si erdhi babai tuaj në Amerikë?
    – Babai im ka ardhur para vitit 1919 me një vapor nga Saranda. Në atë kohë ai punonte punëtor krahu (hamall) me disa bashkëvëndas të tij nga Maleshova, në portin e qytetit, me të vetmin qëllim për të mërguar në Amerikë.Sa mbërriti në Amerikë e mbështetën xhaxhallarët e tij Thoma & Anastas Rrumbullaku dhe disa maleshovitë që kishin mërguar në vitet e para të shekullit të 20—të, si dy vëllezërit Vangjel & Llukan Lasko me të vëllanë, Thimio Prifti etj. Fillimisht u vendos në Boston, por më pas u zhvendos në Detroit.

    – Si u njoh babai tuaj me Fan Nolin?
    -Babai im ka qënë shumë patriot, atdhetar, i etur për dije e kulturë, niset bashkë me disa bashkëvendas të tij nga Detroiti, enkas për të takuar Fan Nolin. Dhe që prej atij momenti ai së bashku me maleshovitë të tjerë, tashmë fanolistë, vinin shpesh në Boston, vecmas në festimet e Ditës së Pavarësisë, në cdo 28 Nëntor, për të mbështetur Fan Nolin. Krahu i djathë i Nolit kanë qënë edhe maleshovitët, vëllëzerit Vangjel & Llukan Lasko, të cilët patën ndikimin kryesor në njohjen dhe bashkimin e babait tonë me Fan Nolin. Vëllezërit Lasko njiheshin si njerës me kulturë të gjerë dhe personalitete të shquara, të cilët përkrahën idetë dhe u bënë luftëtarë e propagandistë të mendimit nolian. Biles Vangjel Lasko nxorri gazetën e parë maleshovite në mërgim “E vërteta”, që u hap fillimisht në Saint Louis dhe përfundoi në Filadelfia, ku ishte përqëndruar komuniteti me i madh shqiptar. Gazeta me botues dhe kryeredaktor Vangjel Lasko, do të dallohej vecanërisht për shkrimet në mbështetje të Vatrës dhe ideve të Fan Nolit. Publicisti dhe poeti Llukan Lasko, i cili njihej si një njeri me kulturë të gjerë dhe arësimdashës,-shkruante se “Programi dhe ideali i “Vatrës”, të përhapura prej peshkop Nolit gjetën oshëtimën e duhur prej popullit shqiptar….’..sot na jepet rasti që të tregojmë veten tonë në këtë vepër serioze”.Të tilla shkrime në përhapjen e ideve e të mendimeve të Nolit, atdhedashurisë e patriotizmit shqiptar, Llukan Lasko ka shkruar edhe në gazetat “Drita”, “Kombi”, “Dielli”, “Përparimi”, “Liria “,”Liria e Shqipërisë” etj. Vëllezërit Lasko e shoqëruan Nolin nga 1920 deri më 1924, edhe në veprimtarinë e tij politike në Shqipëri, deri në rrëzimin e tij nga Ahmet Zogu. Për shkak të përndjekjeve nga Zogu, së bashku me Luigj Gurakuqin, Qemal Rustemin ( vëllai i Avni Rustemit) dhe 800 fanolistë të tjerë mërguan në Amerikë.

    -Kur u anëtarësua babai tuaj në Vatra?
    Kur babai im, Lliko Rrumbullaku mbërriti në Amerikë, Vatra kishte mbi pesë vjet që ishte themeluar. Mbledhja e parë për të bashkuar të gjitha organizatat shqiptare të Amerikës në një Federatë u bë më 24 dhjetor 1911 në Boston. Kjo mbledhje u thirr prej shoqërisë “Besa-Besën”. Në këtë mbledhje morën pjesë Faik Konica, At Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi. Biles komisioni i bashkimit dhe delegatët në mbledhjen që u mbajt më 28 Prill 1912, pasi panë raportet e shoqërive që bashkohen u shprehën: “E qujamë të formuar Federatën Panshqiptare VATRA e Amerikës, prej shoqërive “Besa-Besën”, “Flamuri i Krujës”, “Shoqërisë kombëtare”,dhe “ Dallëndyshja”. Pleqësia e përkohëshme përbëhej nga zotërinjë: Sekretar –At Fan Noli; arkëtar- Llambi Cikozi; manager i Diellit-Kristo Kirka. Organiozatorë të degëve të Federatës :Faik Konitza dhe Kristo Floqi.
    Mbikqyrës të Diellit:Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kristo Vasili. Menjëherë pas themelimit të VATRËS, u caktua data e Konferencës së Parë për të themeluar degën e Bostonit, më 12 maj 1912, dhe për komunitetet e tjera në Amerikë do të bëhej sipas programit që botohej herë-pas-here të gazeta Dielli. U organizuan grupe vullnetare patriotësh për të krijuar degët e saj në komunitetet shqiptare që jetonin e punonin në shtetet e tjera të Amerikës si Filadelfia, Konektikat, Neë York, Detroit etj. U themelua BANDA VATRA nën drejtimin e Prof. Thoma Nasit, u emëruan delegatët jashtë Amerikës për të cuar zërin e Vatrës si Faik Konitza në Europë, Kisha dërgoi Fan Nolin dhe i ndjeri Mehmet Konitza në Londër, dhe më në fund në qershor 1917, VATRA hapi Fushatën Historike për Shpëtimin e Shqipërisë, me fjalët tashmë të mbetura himn e prelud;
    “Mbaho nëno mos kij frikë,
    Se ke djemtë në Amerikë.
    Jehona e themelimit dhe bashkimit të shqiptarëve të Amerikës rreth VATRËS, frymës patriotike dhe atdhetare, erdhi edhe në Maleshovë nga vëllezërit Lasko që publikonin veprimtrainë e saj në shtypin e kohës dhe e dërgonin në atdhe. Kështuqë babai im, Lliko Rrumbullaku ishte mëse i mirëinformuar dhe ëndërronte që një ditë të ishte përkrah Vatrës dhe Nolit. Pra sapo erdhi në Amerikë, më 28 Nëntor 1919, në festën e festimit të Pavarësisë në mbledhjen që u bë në Boston dhe takimi që pati me Fan Nolin, ku bënë edhe disa foto, ai u anëtarësua te VATRA, u aktivizua në degën e shteteve perëndimore të Amerikës dhe për disa vjet ka qënë sekretar dhe arkëtar i Kryesisë së Degës “VJOSA” të VATRËS, në DETROIT, gjithmonë aktivist e patriot i palodhur, dhe i qëndroi besnik deri ne fund.

    -A ju ka treguar babai për aktivitetin e tij, si Sekretar i Degës “VJOSA”, të VATRËS, në Detroit?
    Dega “VJOSA” e VATRËS në Detroit ishte degë e një komuniteti shqiptar relativisht të madh me vatranë kryesisht përmetarë, korcarë, gjirokastritë, krutanë edhe nga veriu i Shqipërisë. Sic e përmenda më lart maleshovitët e parë që mbështetën Fan Nolin ishin vëllëzërit Vangjel & Llukan Lasko, kolonjarët Gani Butka e Zalo Prodani, babai i publicistkës shqiptaro-amerikane, publicisti i shquar Qamil Panariti –që mund të shprehem me plot gojë ishte jataku mbështetës i Fan Nolit, gojëdhënës, përpunues e komentues e veprës së Nolit, së bashku me gruan e tij Sara Panariti një zonjë e mëncur dhe e virtytshme. Babai vinte cdo tre vjet në vendlindje dhe investoi në ndërtimin e disa hoteleve, hanit, stallat në pazarin e Përmetit. Por ajo c’ka unë dua të theksoj babai solli materiale si; revista, buletine të Vatrës, foto të Fan Nolit me Vatranët, dhe shumë prej tyre unë i mblodha dhe i ilustrova te libri i fundit “Ekspozitë fotografike, Federata Vatra Qershor 1912” , libër që pati jehonë në Diasporë e Shqipëri. Biles nga vetë gjurmëndjekësi i Fan Nolit, At Arthur Liolini u promovua ky libër në ambientet e Kishës së Shën Gjergjit, Boston, të shoqëruara me vidiokasetën fotografike. Të gjitha materialet, babai ia dhuroi shkollave shqipe të krahinës së Maleshovës.Biles shkolla e kësaj të fundit që ekziston edhe sot u ndërtua me fondet e VATRANËVE. Në shkollë pëvec klasave ku zhvillohej mësimi u ndërtua edhe salla e kulturës për shfaqjet teatrale. Aty u cfaqën për herë të parë komeditë e A.Z.Cajupit “14 vjec dhëndër” dhe “Vëllazëria me interes” e Kristo Floqit, në të cilën kam qënë edhe unë pjesëtar, nuk isha vecse 12 vjec.Vatranët sillnin e transmetonin kulturën dhe përparimin amerikan në adaptim me vlerat dhe virtytet më të mira të kulturës shqiptare, për ruajtjen e gjuhës, traditës e të identitetit shqiptar.Që nga kjo shkollë dhe sallë kulture ka dalë edhe rregjizori i Pallatit të Kulturës, për 30 vjet, Mico Rrumbullaku.

    -Kur u kthye babai në Shqipëri vazhdonte t’i mbante lidhjet me Fan Nolin?
    Babai vinte herë-pas here investonte dhe kthehej përsëri në Amerikë. Por përfundimisht u kthye në vitin 1958 në Maleshovë. Më pas u zhvendosëm në Tiranë.Babai im asnjehërë nuk i shkëputi lidhjet me Fan Nolin deri ditën që vdiq.

    -Të largohemi paksa nga tema. Ju keni emigruar në SHBA-ës, në sajë të nënshtetësisë amerikane nga babai tuaj i nderuar, vatrani Lliko Rrumbullaku. Në më shumë se një dekadë ju kini botuar plot dhjetë libra të cilët dallohën për frymën atdhetare, patriotike, historikun e vëndlindjes tuaj,etj, por edhe të vlerësuara nga personalitete e figura të njohura në Diasporë e Shqipëri. C’mund të na thoni për këtë punën tuaj kaq të cmuar?
    – Në librat e mij unë shpreh forcën e shpirtit patriotik e të dijes të materialeve që unë trashëgova nga babai im, Lliko Rrumbullaku, i cili emigroi për 30 vjet në Amerikë e u shqua si atdhetar e patriot, punëtor e i guximshëm, dëshmoi kulturë e edukatë të lartë, fisnik, anëtar i Shoqatës Vatra me një kontribut të cmuar për Shqipërinë e shqiptarët. Unë në ato libra shkruaj me emocion e mirenjohje, në respekt për Rilindasit, për Frashërllinjtë, për Sejfulla Maleshovën, për vatranët maleshovitë e dëshnicarë, përmetarë e kolonjarë, jugorë e veriorë, për Fan Nolin e Fanolistët, për Konitzën e Kristo Floqin, për VATRËN –këtë cerdhe patriotësh, për VATRANËT e AMERIKËS, për luftën e tyre me pushkë e penë, për shumë patriotë e atdhetarë të njohur në Amerikë që gjetën mbështetje dhe zhvilluan veprimtarinë e tyre patriotike me mendje, penë e materialisht, për kontributin e tyre të madh për tokën mëmë, për vlerat e larta të identitetit kombëtar. Sepsë është fakt i pamohueshëm që shqiptarët janë të pasur nga ndjenjat patriotike dhe këtë unë jam munduar ta reflektoj e pasuroj në librat e mij të botuar tashmë. Shkruaj për emigrantët e rinj, për vatranët e rinj, që me vullnet, guxim e dashuri punojnë e jetojnë, për integrimin e tyre, të vlerave kombëtare e historike ashtu si kanë bërë vatranët e vjetër me Nolin e Konitzën në krye.

    -Mesazhi që ju keni për vatranët e sotëm…
    Fedarata Pan Shqiptare VATRA u themelua në një kohë me Pavarësinë e Shqipërisë, duke u shëndrruar kështu në një autoritet të fuqishëm e të cmuar kombëtar e ndërkombëtar, me propagandë dhe ndihma pakursim, edhe vullnetarë në mbrojtje të një Shqipërie të lirë, të pavarur dhe për ta bërë të denjë midis shteteve të Europës. Mesazhi im është që VATRA & VATRANËT e sotëm, të ecin në gjurmët e të parëve, duke i mbajtur të bashkuar shqiptarët e të gjitha viseve shqiptare rreth saj, padallim feje e ideje ashtu si e themeluan e na i lanë trashëgim patriotët shqiptarë me në krye Fan Nolin dhe Konitzën, pa paragjykime e influenca të dëmshme. Mesazhi e amaneti im është modest e simbolik; Ta ruajmë VATRËN, – cerdhe patriotësh e atdhetarësh, jo militantësh politikë. Këtë t’ua lëmë amanet edhe brezave në Amerikë, për ruajtjen e vlerave e identitetit kombëtar në atdheun tonë të dytë Amerikën dhe për një Shqipëri, xhevahir në zemër të Europës.

    Ju Faleminderit!

    Bisedoi Raimonda Moisiu

    01/07/2011 | 16:05:12 | Komente: 1 | Shikuar: 3071

    BOTUAR NE GAZETEN “KRITIKA” ONLINE DATE 7 JANAR 2011

  14. nolist says:

    Keta qe kane vatren ne doren e tyre po perdhosin figuren e nolit duke ftuAR PINJOLLIN e kundreshtarit me te madhe te tij zogun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje