Berisha: Do i ul sërish taksat. Ndërtuesit të ulin çmimet e apartamenteve

30 Mars 2012, 13:12Politika TEMA

Një tryezë ku biznesi u duk i heshtur duke mos u ankuar as për referencat siç ndodhi në tryezën e Ramës. Berisha u tha atyre se jemi ndër 10 vendet e para në planet për klimën e biznesit. Berisha tha se opozita u ofron shqiptarëve komunizmin

 

Kryeministri Sali Berisha deklaroi përpara përfaqësuesve të biznesit se do të ulë taksat sërish. Berisha tha se Shqipëria është ndër 10 vendet e para në planet për klimën e biznesit.

“Në një hark kohor të shkurtër, ne ia dolëm që me reformat e ndërmarra bashkërisht ta bëjmë ekonominë shqiptare një ekonomi kompetitive, të bëjmë që kjo ekonomi, në kohërat më të vështira për ekonominë europiane dhe atë botërore, të trefishojë eksportet dhe të rrisë mbi tre herë investimet e huaja. Me këto reforma, ne bëmë që Shqipëria në disa nga treguesit e klimës së biznesit të qëndrojë në 10 vendet e para të planetit dhe në disa të tjerë të qëndrojë në 20 vendet e para të tij. Sikundër në ndonjë prej tyre të gjendet në pozicionet më të papërshtatshme,” tha Berisha.

Kryeministri tha se botës kriza i vjen nga taksat e larta.

“Sot është jetike një paketë e re reformash, është vendimtare një përpjekje e re për ta bërë edhe më kompetitive ekonominë shqiptare. Ne jemi qeveri e përcaktuar për taksën e ulët, ne jemi të vendosur ta konsolidojmë atë dhe ju garantojmë juve se jo vetëm se nuk do të ketë rritje taksash, por po studiohet e do të ketë ulje të mëtejshme të tyre. Ne besojmë taksat e ulëta janë shumë herë më të dobishme për shoqërinë, sesa taksat e larta. E vërteta është se bota përjetoi krizën më të thellë, pas viteve ’30 të shekullit të kaluar, jo se ajo u gjet me taksa të ulëta, por se ajo u gjet me taksa të larta,” u shpreh kryeministri.

Sipas tij, opozita po i ofron vendi si alternativë komunizmin. “E vërteta tjetër shkencore është se studime shumë të besueshme të grupeve të universiteteve më serioze të botës si Oxford kanë faktuar se çdo dollar i ulur nga tatim fitimi apo taksa e të ardhurave personale, 0.54 përqind i shkon punëtorit dhe punonjësit me shtim të vendeve të punës, me rritje të pagave, me përmirësimin e kushteve të punës. Ata që mendojnë se do ta shërojnë ekonominë duke shkatërruar të pasurit, nuk bëjnë gjë tjetër veçse mendojnë të rikthejnë ato cikle që u provuan më rrënimtaret në historinë e njerëzimit. U rikujtoj këtyre zotërinjve se komunizmi ka filluar me NEP-in dhe thirrjet e tyre të kujtojnë kohërat e NEP-it, por ajo që është faktuar në mënyrën më të sigurt është se të varfrit nuk ndihmohen kurrë duke shkatërruar të pasurit, në një vend të lirë. Ndaj, ne nuk besojmë në dogmën marksiste të taksave të larta. Ne jemi e do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pozicionin e nivelit të vendit me taksa ndër më të ulëtat në botë,” tha Berisha.

Kryeministri u kërkoi biznesmenëve që të ulin çmimet e apartamenteve, pasi nuk po ua blen kush. Edhe pse biznesi ankohet se ka rënë fuqia blerëse dhe çmimet janë në nivele të pranueshme, Berisha tha se duhet marrë një nisëm e tillë për të nxitur edhe të huajt që të blejnë apartamente.

Në përgjithësi biznesi u ankua për burokracitë në administratë. Ata kërkuan uljen e TVSH-së për makineritë dhe paketat turistike, por nuk u ndjenë për çështjen e referencave, siç ndodhi në tryezën e Ramës.

 

Propozimet e Berishës për biznesin

Regjistrimi i biznesit. Në Shqipëri për të filluar biznesin nevojiteshin deri tani 5 procedura. Ne mendojmë se këto të thjeshtohen në dy procedura, do të eliminohet noterizimi i dokumenteve, vula e kompanisë dhe parapagesa e taksave në bashki. Ne presim me interes sugjerime të tjera nga ju.

 

Leja e ndërtimit. Në Shqipëri, lejet e ndërtimit kanë qenë në krye të shtyllës së turpit në botë dhe kjo jo për shkak të Shkodrës a Vlorës, sepse këto bashki, sipas Bankës Botërore, kanë qenë në standardet ndërkombëtare të Londrës e Parisit, por për shkak të kryeqytetit. Për lejen e ndërtimit duheshin 436 ditë. Në një kohë që Singapori e ka 36 ditë. Nuk kishte dhe nuk ka mesazh më negativ për investitorët, kur ai mendon se për të marrë një leje ndërtimi duhet të harxhojë një vit e gjysmë dhe kur e mendon këtë për Tiranën, mendoni se çfarë mund të imagjinojë për periferitë e Shqipërisë, çka, në fakt, ishte e kundërta. Kështu, nga 23 procedura do të mbeten vetëm 5 dhe afati i lejes së ndërtimit do të jetë 35 ditë. Bashkitë do të ngrenë One stop shop për marrjen e lejes dhe do të jenë ato që do të garantojnë lejet për energjinë, ujësjellësin, linjat telefonike dhe të gjitha burokracitë e tjera. Nuk do të jetë më ndërtuesi, ai që do të vrapojë pas këtyre zyrave. Bashkia disponon të gjitha hartat. Natyrisht, ajo duhet të paguajë dy apo tre punonjës më shumë në shërbim të ndërtuesve, biznesmenëve.

 

Furnizimin me energji. Pas lejes së ndërtimit, edhe këtu shënohet një rekord tjetër negativ. Për t’u lidhur me energji, biznesit shqiptar i duhet rreth 6 muaj. Një qëndrim tërësisht i papranueshëm. Në Task Force u diskutua që procedurat të reduktohen nga 6 në 4 dhe ditët nga 177 në 45, ndërsa kostoja nga 585 përqind e Prodhimit të Brendhshëm për frymë në 233 përqind. Përsëri Task Force ka qëndruar larg, pasi nuk duhet të pranojmë që Gjermania, vendi më industrial ta ofrojë këtë shërbim për 17 ditë dhe Shqipëria ta ofrojë këtë shërbim, siç vendosi Task Force, për një afat 45 ditor. Ndaj them këtu se ka mundësi e potencial që të zbresim në nivelin e Islandës, Gjermanisë apo Tajvanit.

 

Regjistrimi i pronësisë. Edhe ky është një proces hektik, i mundimshëm. Edh ky proces i kërkon biznesit 33 ditë. Task Force ka vendosur ta reduktojë atë në 13 ditë. Ndonëse potenciali për ta ulur më tej është real. Le të diskutojmë këtu për mënyrat e rrugët e uljes së tij.

 

Marrja e kredisë. Shqipëria ka një pozicion të lakmueshëm në këtë aspekt. Sidoqoftë duhet përmirësuar. Nga vlerësimi në tërësi, del si një domosdoshmëri të ngremë një agjenci jo shtetërore, private, e cila të regjistrojë borxhlinjtë dhe kjo të notifikojë bankat në mënyrë që ato të mos riskojnë kreditë e tyre aty ku nuk duhet.

 

Mbrojtja e investitorit. Pozicioni është i lakmueshëm. Shqipëria qëndron në vendin e 15 në botë. Por ka vend për të ecur më tutje, ndaj në këtë aspekt, ne presim mendimet tuaja.

 

Pagesa e taksave. Edhe ky është një proces i mundimshëm për ju. Ne kemi vendosur barrën fiskale më të ulët, por ne nuk ia kemi dalë ende të vendosim barrën burokratike më të ulët. Por shpresojmë e jemi të sigurt se me një seri masash shumë të afërta, ne do të kalojmë në standardet më të mira të barrës burokratike. Do të heqim pagën referuese. Me masat që do të marrim, numri i pagesave të tatim fitimit do të ulet nga 13 në 5. Me përfundimin e plotë të sistemit online, ne do të adaptojmë standardet burokratike më minimale në vjeljen e taksave. Ky sistem përfundon në muajin qershor të këtij viti.

 

Tregtia e jashtme. Për eksportet, nga 7 dokumente që kërkohen do të mbeten vetëm 3, por në fakt mund të ishin edhe 2. Për importet, nga 8 dokumente në 4. Koha e importit dhe eksportit, sipas autoriteteve doganore, nuk është ajo që raportohet në dokumentet ndërkombëtare, është mjaft më e ulët. Autoritetet doganore raportojnë për importet një kohë rreth 430 minuta, të kronometruar dhe një kohë më të shkurtër për eksportet. Sidoqoftë kjo është në shqyrtim. Koha në këto parametra është optimale, e përshtatshme, por ka një diskordancë midis raportit të tyre dhe atyre të vëzhguesve.

 

Zbatimi i kontratave. Ky është një problem shumë serioz. Kemi një seri hallkash që duhen përmirësuar. Në tërësi, shqiptarët janë qytetarë që njohin borxhin dhe respektojnë kontratën. Unë jam optimist se nëpërmjet thjeshtimit të procedurave burokratike, ne do të arrijmë të japim një nivel të ri të zbatimit të kontratës, në këtë vend. Do të përpiqemi të zvogëlojmë afatet kohore të procesit gjyqësor, kostot e procesit gjyqësor dhe zvogëlimin e procedurave.

 

Falimentimi. Rezultate konkrete janë arritur edhe në këtë fushë, e cila është edhe një kusht themelor për klimën e biznesit. Pa një proces falimentimi të qartë, të sigurt, të shpejtë, biznesi nuk ka klimën e duhur. Në rast se deri tani ky proces ishte mungestar de jure, se de facto ai ekzistonte në natyrë, dy vitet e fundit janë 300 raste të cilat e kanë zgjidhur këtë proces në mënyrë ligjore, siç përcakton ligji e rregullat. Ne do të bëjmë gjithçka për të konsoliduar praktikën ligjore të falimentimit. Në përputhje me ligjin e ri, një ligj i standardeve më të mira, i hartuar me ekspertizën më të mira, sepse ka qenë një nga dobësitë e ligjeve tona në këtë fushë, do të ngrihet agjencia e mbikëqyrjes së falimentimit, e cila synon t’i bëjë më efikase procedurat e zbatimin e tyre.

21 komente në “Berisha: Do i ul sërish taksat. Ndërtuesit të ulin çmimet e apartamenteve”

  1. Aqif says:

    budalleqe me ok.

    1. Salih Berisha says:

      Ama do ngrejne “Non stop one stop shop”? Ja hodhem bythes tani. U beme te pasur te gjithe sepse me ne fitojne te gjithe ?
      http://imageshack.us/photo/my-images/189/onestopshopalbania2012.jpg/

    2. Mesila Doda says:

      Ul breket o sali se ato vetem te kane mbetur. Nuk ke me pare si ne 97′
      http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/

  2. fule says:

    Akoma permend komunizmin surrati i ketij ne fotot e asaj kohe, qe e pame se si e fuste hunden te b..a e udheheqjes.

    Flet si ekspert per ekonomine ky qe Piramidat i mbine nen hunde.

    1. Fule je goce e shfrenuare, prandaj adhuron drogaxhiun lolllllll

      1. Dean says:

        Gjall qeke ti moj shtrige malesh???????????

      2. aqif pallaska says:

        o ramiz po ik pirdhu andej nga RD-ja ose 55 e fahri ka…..se je bo i cik parazit perdite gam gam te duket sala si Jezusi

        1. hahahahhh Zgjebja e bulevardit na u shenderrua ne aqifff palla upss pallaska, he mo zgjebe si kalon , vertitesh akoma neper bulevard apo ik ikur per ta takuar Deanushen rrugeve te Athines per te ju prishur dordumuzin shqiptareve lollllllll

          1. Kritiku says:

            Ore Ramy ore karagjos i PD-se, shko e fut ndonje tas groshe andej nga menca e Partise se cubave, sepse nuk je nga ata qe duhet te lejohen te futen ne mes njerezve dhe jo me te bejne komente neper faqe interneti. Shko dhe thuaji babait tend injorant Sali Berisha qe te mos beje me gafa sepse as qe e ka idene e ekonomise dhe jo me te japi mendime. Nese ai flet per Komunizmin ai e di me mire se cfare eshte ai sepse teseren e komunistit e ka akoma ne xhep. Sipas malokut Berisha qe as jeta ne Kryeqytet nuk e beri njeri, ashtu si dhe shume maloke te tjere qe kane mbi 20 vjet ne qytet dhe sillen sikur po jetojne akoma mes malesh, Presidenti Obama na duhet te jete dhe ai komunist sepse do te vendose taksa te renda per te pasurit.
            Sa per mendimet qe ai jep per shtepite e ndertuara qe nuk shiten, duhet te mesoje qe ato shtepi nuk mund te blihen per sa kohe ndertohen akoma ne menyrat me skandaloze sic po behen deri tani. Vetem ai qe nuk e ka idene mund te hedhi leket ne ere duke blere shtepi te tilla qe nuk kane asnje vlere…

    2. Dean says:

      O fule?!,po c’a piramidat mor burr i dheut.Piramidat linden me Iniciativen e tij,jo pa dijenin e tij.Po me e keqja eshte se ky bo si Enveri njehere e nje kohe,kur i jep urdher ndertuesve te ulin cmimet e apartamenteve.Edhe Enverit,kur i tekej e zbulonte ndo1 pus nafte apo vendburim kromi.Si i ”djathte” qe supozohet te jete kjo KAFSHE INFERIORE e maleve te Shqiperise,duhet t’a dije shume mire se keto cmime i vendos Tregu,dhe Jo politikani.
      ” Ndërtuesit të ulin çmimet e apartamenteve”thote BARBARI,sikur kupto nga ekonomia.
      Pjesa dermuese e ndertuesve jane drejt falimentimit dhe s’kane rruge tjeter vecse te shesin cfardo qe u ka mbet,ky malok jep urdhera.
      Po hajde mo,ke ne cdo gjo eshte Fiktive.Popull fallco,Institucione Fallco,Politikan fallco,Ministri Fallco e keshtu me rradhe.Sa te kete tipa si puna e ketij Ramiz katnarit qe qeshin kur qesh ”lideri”merziten kur merzitet ”lideri” ..,gjona te tilla do te ndodhin.Komb inferior mo burr,c’a pret.

  3. Kalorsi i zi says:

    O sali genjeshtari me ekonomine tende flluske sapuni. Mbaroi ndertimi dhe ekonomia jote e babzitur me 1000 E m 2. Edhe ne spanje ka boll shtepia nga 80 mij E. Uli taksat sa te duash ti por kostoja e ndertimit eshte e larte ne vend per shkak te mallrave te huaja per ndertim po ashtu dhe bakshisheve. Kostoja e ndertimit real eshte 270 a 300 E m2. Cfar taksash do ulesh TVSH ? apo bakshishet ? Mbajini bosh tani se po i shisnit sikur ishin ne Paris. Paguaj borxhet tani se nuk te ecin me genjeshtrat dhe behu burre shteti se po te pret populli dhe shqiptaret kudo ne bote. Pac fat

    1. antonio says:

      Une jam pa shtepi,se i humba ne PIRAMIDAT E “PASTRA”te Sali Ziut!!!Leke kam,por shtepi nuk BLEJ KURRE ME KETO CMIME TE CMENDURA!!!Si shtepija e vjeter dhe e reja kane nje cmim!!!Haaaa!!!SHITET TRUALLI TE THONE DALLKAUKET!!!Haaaa!!!Po une dua shtepi,e jo truall!!!Nuk dojetoj me TRUALL!!!Pa le cilesia e ndertimeve te reja,qe eshte SKAMDAL!!!UJE NUK KA!!!Kanalizime te ujrave te zeza e te bardha nuk ka!!!Rruget jane te pa shtruara dhe me balte e pluhur!!!Pallatet jane ngjitur me njeri tjertrin dhe aq afer sa mund te kalosh ne ballkonin e tjetrit fare kollaj!!!Ashensoret nuk punojne per 3-5 vjet sa te mbaroje i gjithe pallati dhe hajde ngjiti 10-17 kate ne kembe!!!Haaa!!!!Japin leket dhe HITOPTEKE NUK KA!!!Duan ta shesin shtepine,por nuk e shesin dot!!!HEJ,sa gjera MBRAPSHT KA NE NDERTIMIN SHQIPTAR,PERVEC CMIMEVE 3-4 HERE ME TE LARTA SE NE EUROPE!!!!MEV QERA DO JETOJ TERE JETEN DHE SHTEPI ME KETO CMIME HAJDUTESH NUK BLE !!!Me interesat e bankes LAJ QERANE DHE GJYSMA ME TEPRON PER SHPENZIMET E FAMILJES!!!HARRAM E PACI LEKUN E ATYRE QE U GENJYEN NGA JU E BLENE SHTEPI ME CMIME MASHTRUESE!!!MBAJINI NE KURRIZ!!!SHQIPTARE,MOS BLINI SHTEPI ME CMIME TE TILLA,3-5 HERE ME SHUME SE VLERA E VERTETE E TYRE!!!JETONI ME QERA TERE JETEN,DERI SA T’U ULET HUNDA KETYRE MASKARENJVE!!!

  4. qytetar says:

    Berisha mblodhi nje tryeze te tredhur, ku foli vetem vete per “sukseset e tije” dhe premtoj qe do te ule serish taksat, nderkoh qe administrata e ti po shperndan njoftimet per takse e tatime per vitin 2012 te gjitha te dyfishuara.

    1. Qami says:

      ti je gjynaf o lapraks. Po te flasi turqisht eshte patrijot ? pyete kreshnikun e spahijve si flet turqisht.

      1. Dean says:

        Mos more?Po ene Haxhi Qamili fliste turqisht,por ishte patriot shqipetar ama.
        Mos e mer seriozisht ate tipin me lart,se njitash sapo ka zdryp ne Laprake .Ka do vjet ene e ka mor me qef te modh Lapraken.Biles ai akoma kujto se Lapraka eshte Kryeqyteti i Shqiperise.

  5. plaku says:

    Djema, me lejoni ju lutem te jap disa shifra qe kam mearre nga nje artikull i TemaOnline i dates 27 shkurt 2012:

    “Në çdo 100 lekë fitim të biznesit, 38.5 i merr arka e shtetit. Ky është niveli më i lartë i rajonit dhe më gjerë. Kemi aplikuar taksën e sheshtë, por nuk kemi eleminuar taksën e “fshehtë”, përshembull referencat në dogana, që na nxjerrin në vendin e parë në rajon. Harxhonim 360 orë në vit për të paguar taksat, por edhe pse kemi hapur “One Stop Shop” në çdo prefekturë, sot harxhojmë 371 orë!”

    “Shqipëria, me çmim mesatar 7.21 euro cent/kilovat, ka çmimin më të lartë, duke vijuar pas saj Maqedonia me 6.78 euro cent/kilovat, kurse me çmimin më të ulët është Kosova, me 4.95 euro cent/kilovati. Sipas specialistëve faturat e shtrenjta vijnë si rrjedhojë e taksës TVSH, e cila në vendin tonë ka nivelin më të lartë, 20 për qind, kurse fqinjët, rreth 17 për qind. ”

    “Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfëra të Europës, me rreth 25 % të popullsisë që jeton nën nivelin e varfërisë…”

    “fuqia blerëse e shqiptarëve është pesë herë më e vogël se ajo e konsumatorëve europianë.”

    “Shqipëria renditet e para në Botë, kur deklaron se të gjithë ata që jetojnë në zonët rurale janë të “vetpunësuar”. Këtë statistikë nuk e gjen askund të tillë!?”

    “Kryekonomisti i BB tha se Shqipëria nuk shpenzon shumë për mbrojtjen sociale krahasuar me vende të tjera, po ashtu shpenzon pak për shëndetësinë dhe arsimin.”

    “Referuar treguesve të qeverisë, Shqipëria shpenzoi rreth 48.7 miliardë lekë vetëm për të paguar interesat e borxhit publik gjatë vitit 20011.”

    Djema, eshte per te vene duart ne koke, kam dy dite qe shof ne internet tek faqja e INSTAT dhe e Bankes se Shqiperise dhe nuk gjej dot asnje shifer per infalcjonin. Jane faqe me vetem bla bla bla por pa te dhena ekonomike te viteve 2011 dhe 2012.
    Djema, eshte e kote qe ta zgjasim, Sala eshte nje gomar me gjithe samar dhe jemi neve budallanj qe merremi me kete genjeshtar te ndyre.
    Djema, ishte ekonomia reale e cila e shkateroi komunizmin ne Shqieperi dhe do jete prap ekonomia reale qe do shkaterroje kete genjeshtar. Ekonomia ka te miren e madhe se ka shifra dhe shifrat jane kokeforte.
    Pershendetje.

    1. Gerd says:

      Zoteri (nuk dua t’ju therras me ate nick qe i keni vendosur vehtes suaj dhe do ju sugjeroja qe ta ndryshonit)

      Te gjitha komentet tuaja jane cilesore dhe vlejne shume per te gjithe ata qe i lexojne.
      Meqenese i kushtoheni informacionit ekonomik si brenda dhe jashte Shqiperise, pra meqe mund te beni krahasime te dobishme, do ju sugjeroja qe te shkruani artikuj ekonomike ne gazetat shqiptare edhe pse jeni jashte vendit. Honoraret tuaja do te depozitohen ne llogarine tuaj dhe juve mund te kontribuoni me shume sukses ne median e shkruar, pasi per hir te se vertetes artikujt ekonomike te shkruar nga keta “ekonomiste” qe ka Shqiperia qofte edhe me tituj “profesor doktor” jane per te qare hallin.

      Ju falemnderit se ndriconi mendjen e shume shqiptareve.

  6. brazil says:

    Nje gje nuk kuptoj per analistet,gazetaret,ekonomistet(jo per ata qe jane blere nga pushteti) kur diskutojne me nje seriozitet per debilitet qe thote Sali Berisha.Habitem si e gelldisin qe ekonomia shqiptare,eshte e forte,qe hapim vende pune,exportojme kaq e aq.Ekonomia shqiptare dhe rregullatori i kesaj ekonomie,shteti ka qene dhe eshte si mos me keq.Shihni njerezit qe mezi e shtyne,shihni pensionet qesharake,ose ndihma per ato qe jane te papune,super qesharake.Nuk di se si nje ekonomi eshte e shendoshe dhe njerzit jetojne ne minimume jetike,me shifra qesharake,dhe diskutohet per ekonomi te forte.Ndoshta jemi ne popull gjenetikisht i rrejshem,i manipulueshem deri ne kocke,se keto shou per budallenj vetem shqiptaret i hajne dhe i pijne.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Ne krisjen e nje shteti, ajo paraqitet ne infrastrukturen e saj..Marrim nje shembull…Ra bore per pothuajse 2 jave rrjesht (varej nga zona) dhe qeverria nuk kishte asnje fuqi ose mjet te perballte kete proces…Nuk kishte fonde, mjete dhe fuqi punetore sikurse dhe kushtet e paramendimit te ndertimit si shembull te Rruges se Kombit se c’fare do behej me gjithe ate bore…(ahh sikur te kishim ca xhepa anash rruges qe ta depozitonim)..Thjesht nje katastrofe ku qeveria i tha qytetareve qe te mirrnin lopatat qe punojne token dhe te hapnin vete rrugen e tyre te fshatit etj..(ahh, u tha qe te mesonin dhe kinezcen)..Ajo e dyta eshte linjat e gjata te pensionisteve per te marre pensionin..Kam nje pyetje..Kur qeverria eshte ne krize financjare fondet e kujt prihen te parat ???? Po keshtu del dhe ajo firma Moody qe Fullan Hedhimvallenegojeteujkut deklaron se kemi kredi te mira dhe i fut nje shpulle mbas 2 javesh dhe i thote: “Ato qe tha ai, eshte nje ginjeshtar, tamam si i zoti”…
    Plaku, e ke thene fort dhe paster ne fund…Ekonomia ka te miren e madhe se ka shifra dhe shifrat jane kokeforte.

  8. nastradini says:

    Cmimet e apartamenteve nuk i cakton BOSI komunist Sali Berisha, por trwegu. sipas ligjit te OFERTE-KERKESES. Sali ka mesuar ligjat ekonomike nga Partia e Punes dhe ligjet e Kapitalizmit nuk i mer vesh fare. Ai akuzon Edi Ramesn per komunizem, nderkohe qe udheheq vendin me dore te hekurt si enver Hoxha, bila me keq se ai ne nje turli komunisto-pseudoliberale alla Piramidash, te ministrit te tij dallkauk Bode. Dha urdher Saliu dhe rane cmimet e aparatamenteve ne Shqiperi. Me urdher te peshkut. Ne nje kohe qe cmimet e karburanteve po shkojne ne stratosfere, ne nje kohe qe cmimet e cimentos dhe betonit jane ne rritje te vazhdueshme, ne nje kohe qe energjia po rritet vazhdimisht. Dhe ajo qe eshte me e rendesishmja ne nje kohe qe varferia dhe papunesia po hyn gradualisht ne cdo shtepi dhe familje shqiptare. Qe do te thote se bleresit e apartamenve te Saliut jane nje enderr ne diell. Si keshtu atehere mendon Kryeministri yne mendjelehte qe do te detyroje nderuesit te ulin cmimet e apartamenve te tyre? Kush eshte ai ndertues qe ne kohe krize Boterore do punoje per Saliun dhe bleresit e tij te apartamenteve nen kosto? Le te degjoje keshillen e nastradinit dhe te filloje te ndertoje me PUNE VULLNTARE si ne kohen e Enverit. Duke mobilizuar masat. Se ne kete menyre komuniste ka pak shanse te zgjidhe sado pak problemin e strehimit te popullates. Degjoje nastradinin edhe ti o Sali Berisha. Se nuk te ben keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje