Berisha në gjurmët e Ramës, mbledh edhe ai tryezën e biznesit

30 Mars 2012, 10:17Politika TEMA

Rama shkon në Uashington, Berisha bën të pamundurën që të shkojë edhe ai në DASH. Rama bën propozime për të përndjekurit, Berisha sërish e kopjon. Kreu i PS realizon një tryezë me interes të jashtëzakonshëm për biznesin, Berisha kujtohet pas shtatë vitesh për diçka të tillë

 

Për shtatë vjet në pushtet, nuk kishte organizuar një tryezë me pjesëmarrje kaq të gjerë të biznesit. Por vetëm pak ditë pasi kryetari i opozitës, Edi Rama, organizoi një tryezë me një interes të jashtëzakonshëm për biznesin, kryeministri Sali Berisha bëri të njëjtën gjë. Vetë biznesi i kujtoi se takime të tilla duhet të organizohen më shpesh.

Por synimi i kryeministrit nuk është meraku për biznesin, por më shumë tërbimi me tryezën e Ramës. Për ditë me radhë mediat e tij zienin nga lajmi se si kishte dështuar tryeza e Edi Ramës.

Në këtë mënyrë Berisha po shkon në gjurmët e Ramës. Opozita ka arritur që ta tërheqë pas vetes mazhorancës në disa raste, më i fundit ai i ligjit për ish- të përndjekurit. Po ashtu, pas vizitës së Edi Ramës në Uashington, Berisha po bën të pamundurën, duke shpenzuar shifra rekord për të realizuar edhe ai një vizitë në SHBA. Siç njoftonte edhe ambasada amerikane, ai thjesht është ftuar nga Vatra, por po luan të gjithë gurët që të futet në Departament të Shtetit për një takim.

5 komente në “Berisha në gjurmët e Ramës, mbledh edhe ai tryezën e biznesit”

  1. vezhguesi says:

    Kjo eshte e njohur dhe ne demokracite europiane ku opozita terheq poziten,Ne kete rast avantazhi eshte i qeverise e cila duke kopjuar idete e opozites rri me gjate ne pushtet.Kjo ndodhi per rreth 40 vjet ne Itali,ku demokristianet qendruan ne pushtet duke vene ne jete idete qe e majta prodhonte duke bere dhe koalicionet e duhura.

    1. E me dash Doktori tako ne Obamen, se ka hiq problem me pague miliona me shtrengue ndonji dor puqisti. E kush nuk e ka fute Doktorin per vizite, po duhet me seleksionue vetem takimet e randsishme me burra shteti.

      Lymi Blu

  2. Berisha kopjone Ramen , sa qesharak qe jeni o zot, thone eshte ftuar nga vatra por po luan te gjithe guret per tu futur ne Departamentin e Shtetit lollll, Po pse ju dhemb fakti qe eshte ftuar nga Hilary Clinton, nuk kuptoj pse duhet shtrembruar kjo, ndoshta zonja Clinton do ia ngre veshin Berishes per ndonje arsye.
    Me keto lloj manipulimi do te deshtoni edhe ne 2013 , te sigurt e keni

  3. lab says:

    kta te dy kur punojne ne grup jane mjeshtra fare
    ja nje trailer i te dyve
    http://www.youtube.com/watch?v=Tj-BkBDj6a8&feature=watch_response

    1. ass says:

      Lab-o, pershendetje! Saliu si ekspert i skuadriljeve te disinformacionit, fut ne çdo tryeze te Rames nga nje spiun, i cili eshte biznesmen apo “ekspert” i ndonje veprimtarie shoqerore apo prodhuese. Kuptohet ai/ajo eshte nje qe saliu ‘ia ka zene koken me dere’, domethene qe e ka shpure ke mooll e kuqe edhe e ka sjelle prape. Pastaj Saliu duke u ngerdheshur si gjel deti ben komente mbi bazen e informacioneve te ‘insider’ pse jo edhe mbledh ndonje tryeze. Kjo eshte e ulet por ne te njejten kohe ‘e pranueshme’ sepse strategjia ndertohet edhe duke u nisur nga strategjia e kundershtarit dhe infiltrimi ne radhet e tij ne çdo forme eshte pjese e suksesit. PS duhet ta beje te veten kete metode, sepse PD e ka shtrire kudo deri tek ata ‘valltaret’ e mitingjeve dhe ne fakt kjo me pak fjale quhet ‘fryme’. Gramoz Ruçi duhet te krijoje ekipin pa humbur kohe
      gjithe te mirat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje