Ben Blushi: Fitojmë më mirë pa LSI-në. Koalicion paszgjedhor me Topin

30 Mars 2012, 09:45Politika TEMA

Një nga eksponentët e njohur të PS, Ben Blushi, ka folur në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan duke theksuar se PS do fitojë më mirë pa LSI-në në koalicion. “Ne do të shkojmë në zgjedhje me koalicionin që kemi sot. Po ua them me bindje, askush prej nesh nuk ushqen më paranojën, as frikën se pa LSI nuk fitohet. Jo, pa LSI ndoshta fitohet më mirë,” tha Blushi. Ai u shpreh se koalicionet me partinë e Topit apo të Spahiut do jenë paszgjedhore dhe jo para zgjedhjeve pasi do ketë efekt neutralizues.

Blushi shprehu keqardhje për përjashtimin e Islamit, por tha se Lëvizja për Mendim Ndryshe imponoi ndryshimin e kursit të socialistëve. Blushi tha se PS nuk do pranojë një president që vjen nga PD, ndërsa shtoi se Nano është një kandidat më i mirë se 66 deputetët demokratë.

22 komente në “Ben Blushi: Fitojmë më mirë pa LSI-në. Koalicion paszgjedhor me Topin”

  1. Lex Rex says:

    Per Blushin me i miri eshte gjithmone Nano se e ka edhe farefis nga e ema (shuteriqi).

    1. hosteni says:

      mire po thue mor BENI;
      MA MIRE DJEPIN THAT,SE DREQIN MRENE…
      sa per Nanon ke shume te drejte se eshte e vertete
      qe Ai eshte edhe me Ujk se sa te gjashtedhjetet e PD…
      por Bir Selman i Nanes ke te dhjesesh me pare
      Meten qe eshte Hajdut,apo Nanon qe eshte Pirat…

      1. Vlora says:

        po bet koalicjon me kokmadhin e keni te humbur ……asnje vot skemi per te cuar dem per tju votuar…………

        per topin e spahiun edhe ne jemi dakort……

        politika shqiptare duhet te pastrohet nga sala-meta.

        po su be sot ska per tu bere kurre.

    2. Latif Dreqi says:

      Pse ca e ka Blushi Nanon?

      1. Belisarius says:

        Jane kusherinj te dyte. Nenat e tyre jane kusherira te para.

  2. Politika eshte kurve, shikoni tani Nanon president, o bobo

  3. mahmut says:

    E llogjikshme,Blushi politikan me pervoje dhe shume realist,sepse koalicinet paszgjedhore jane te natyrshme si psh, PD qe qeveris sot e 3 vjet fale votave se majtes(LSI)keshtu ndodh ne te gjithe Europen qe duam te integrohemi e te mos na duket se permbys bota qe nje parti e majte ben koalicion me te djathten ose anasjelltas.

  4. Drini says:

    Mire e ka Blushi, pa ilir hajdutin fitohet me mire, natyrisht po qe se zgjebja saliban nuk i vjedh.

  5. Teta says:

    Te gjitha keto qe thote Blushi qendrojne me te vetmin kusht qe zgjedhjet ti organizoje nje qeveri teknike.Atehere te shofi Saliu dhe Iliri se sa e kane elektoratin.Sdo te kene me mundesi te sjellin autobuza me kosovare dhe furgona me mjeke e infermiere nga e gjithe Shqiperia per te votuar ne Titrane.Po qe se PS ben koalicion parazgjedhor me LSI ta harroje se do e votojme.A ka fytyre me te ndyre e me te perlyer se Meta?.
    Vetem se si shpejt na kane filluar ethet e zgjedhjeve.Do na mbajne nen tension deri vitin tjeter, kush i duron.

  6. NAMO says:

    PRESIDENT DUHET MYSLIM PASHAJ…..

  7. koz says:

    Lexoni po te doni shkrimin e felliqur te Fevzes ne Panorama sot lidhur me kete teme. Nje shkrim i peshtire dhe ne vazhden e zhgaravinave te ketij bufoni idiot (fevziut) per tu perpjekur qe te krijoje imazhin e nje “king maker”. Per dreq cdo gje qe thote dhe ben ky palaco nuk perben me lajm e ca me pak ekskluziv dhe shumica dermuese e shqiptareve e shohin qartesisht per ate qe ai eshte ne te vertete – Nje Klloun dhe Sherbetor pa bosht e principe i mbretit te rradhes, ne pritje te kockes se rradhes. Ne thelb Fevziu eshte vecse nje figure tragjke, po aq sa dhe idhulli i tij i pertej adriatikut (Vespa) qe aq shume perpiqet ti ngjaje dhe ta mimikroje…

  8. Xha Temja says:

    Fort i ndrituri Blushi, duket, ishte thirrur ne emision vetem per dy gjera; 1)te thosh se do te bejme koalicion me partine e Topit dhe 2)qe Nanua na qenkesh me i mire se 66 deputetet e PD.Te anatemohet nje foshnje qysh ne bark te s’emes, pra, akoma pa lindur, sic sulmohet ajo e cila eshte bere zakon, sipas modelit shqiptar, te thirret ‘Partia e Topit’, me qe sizakonisht partite ketu jane te lidhura me emrin e individeve drejtues, kjo edhe mund te kaperdihet disi, por te thuash se shoku i lavdishem Nano na qenkesh me i mire se 66 deputetet e PD, nje lajthitje te tille nuk mund ta pranoj kush.
    Sot nuk besojme se ka njeri ne kete vend qe nuk e di,se e vetmja merite e zotit Nano ne politike gjate ketyre 20 vjeteve, eshte fakti se ai “deformoi ne menyren me skandaloze qellimin se perse vihet ne pushtet”. Ai ngriti ne sistem korrupsionin, por sidomos “merita” me e madhe e tij qendron ne faktin se kontribuoi me te gjithe vlerat e tij intelektuale per zhdukjen e moralit ne politiken e ketij vendi.Anglezet me te drejte thone se politika me e mire eshte ndershmeria, nje thenie kjo me te cilen shokun Nano identifikon ata qe i konsideron budallenj dhe qe e bene te gajaset se qeshuri.

  9. Sara says:

    Ne fakt Blushi jo vetem shprehu keqardhje per perjashtimin e Islamit,por tha tekstualisht se ishte “i padrejte” dhe se ndoshta ai e meritonte me shume se Islami perjashtimin…Blushi eshte i forte politikisht brenda partise prandaj Rama i lejon me shume,se te mos ishin keto eikuilibra qe rrezikojne te lekunden edhe ky me Islamin do kishte perfunduar.Fytyra aktuale e Ps sot eshte Rama,Ruci,Doshi,Sterkaj…ah po dhe zonja Leskaj.Mjafton te mendosh qe kjo kupole eshte alternativa qe na serviret…te kujtosh keto emra,leri pastaj te besh edhe lidhjen me fytyrat…ti imagjinosh ministra keta…Deshperim eshte pak te thuash!

  10. sherifi says:

    Per mendimin tim Blushi kte radhe ka thene gjene me te sakte.
    -eshte teper e sakte thenia se pa LSI-ne fitohet me mire,ajo eshte nje parti perfundimisht e djegur ne opinionin vendas dhe ate nderkombetare.
    -edhe mendimi qe nano eshte me i miri se te 66 deputetet e PD-se prape qendron sepse ata do jene direkt vegel e saliut ndersa nanua ka tjeter mentalitet per politiken.
    -edhe koalicionet pas zgjedhore jane te pranushme ne te gjithe boten pamvaresisht nga krahet te majta apo te djathta,ne koalicion zbatohet programi i partise me te madhe, vetem me ilir meten jo koalicion as para dhe as pas zgjedhjeve.”krushqi me Jovan Bregun ! pu,pu,pu,pu “

  11. bushi says:

    Ky diversant i Berishes dhe kelysh i Nanos, ka shkuar te rrefehet te miku i tij i vjeter Fevziu (kelysh i bindur i Berishes)dhe kerkon t’u sherbeje dy padroneve te tij, kur thote se do te beje koalicion me partine e pritshme te Topit, e cila ka paralajmeruar pozicionin e saj ne te Djathten shqiptare.
    Megjithate, nipi i Shuteriqit famekeq, vazhdon t’i bjere muzikes me partiturat qe i ka vene perpara Berisha, per te prishur imazhin e forces se re politike te shpreses se ardhshme te shqiptareve. Por ai & Co e kane te kote. Shqiptaret tani po ndjejne ardhjen me ne fund te demokracise se vertete aq te pritur e deshiruar…

  12. T.Ylli says:

    Myslimanet fanatike edhe zheni te jete nje kristian,nuk e pelqejne ne drejtim,jane gati edhe Gjergj Kastriotit ti vene nje flamur me gjysme hene ne vend te shpates.

    O mjerane or shqiptare
    Deri kur do ngeli te percare?

  13. Roland says:

    Dakort me Blushin . Mendoj se formula me e mire per zgjedhjen e presidentit do te ishte kjo :
    Ne votimin per zgjedhjen e tij te marin pjese
    1. deputetet e Kuvendit
    2. Kryetaret e bashkive qender Qarhu ( Prefekture )
    3.Te gjithe shtetasit shqiptare , qe me dekret presidencial jane shpallu ” Nder i Kombit ”
    4. Votimi te jete i detyrueshem dhe me nje raund
    Kushtetuta nuk e pranon nje gje te ille , por vullneti politik e rregullon brenda disa minutave edhe nenin perkates ne Kushtetute

  14. Tropojani says:

    Tani thote zgjedhje pa LSI-ine, ndersa mbas zgjedhjeve do te thote, se Rama beri gabim qe nuk beri koalicion me Meten!!!
    Blushi eshte nje politikan mashtrues. Deklaratat e tij te herepas hershme tingellojne cinizem dhe karrierizem. Do te ishte mire t’i shkonte nga pas Islamit, sepse eshte thjesht nje çiban ne gjirin e PS-se.

  15. LORA says:

    Blushi eshte koka e deformimit e trafikimit te votes se deputeteve,ne zgjedhjen e Bamir Topit president,me 2007-en.E vetmja gje qe di te beje blushi(dhe e vetmja menyre e kapjes se tij me thonj pas politikes) eshte “kolona e peste”.Me kete aftesi,kapardiset si kokoshi ne maje te plehut.Ky medioker me shkaton neveri dhe mosbesim per opoziten qe zvarritet nga nje plere e ketille.
    I katapultuar,ne PS, nga gangsteri f.nano synon ta perdore opoziten(sic beri me katershen e famshme ne 2007-en,ne cilesine e kreut te grupit parlamentar te PS) per sigurine e tij te metejshme.

  16. mark zaho says:

    Blushi eshte nje delirant qe duket qe nuk ben asnje gje ne PS se nuk i kemi pare asgje deri me sit. E vetmja gje qe ben eshte llogaria se kur do ti vije momenti qe te marri partine socialiste. Kjo eshte aresyeja qe beri trafik votash ne 2009 ne Korce, kjo eshte aresyeja pse beri LMN menjehere pas 2009 se i doli huq plani i fushates qe Rama te humbte dhe ky ti zinte vendin, dhe tani po del qe te thote ja ku jam une, por eshte aty vetem per axhenden personale te tij. Blushi eshte njeriu qe duhet ti kerkoi falje kombit per pasaportat biometrike qe nuk i beri kur ishte minister i pushtetit lokal vetem se donte te vidhte me tenderin, Blushi duhet te kerkoje falje qe shqiperia eshte ende sot pa nje liste normale zgjedhesish, Blushi duhet ti kerkoi falje shqiptareve qe i la ne kurriz qindra komuna, plot qarqe dhe plot bashki.Asnje reforme nuk beri ky pijanec i pa afte. Edhe politiken tani e sheh si faqe romani.

    Ky ben mire ta mbylli gojen, te shkoje te punoje per te fituar PS se e ka mjel mire PS, dhe as mos ta coje neper mend qe do te jete ndonjehere prijes se nuk i shkon njeri nga mbrapa.

    Imoral i pandreqshem, njeri me cen!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje