Vdes viktima e përdhunimit, që nxiti një fushatë kundër korrupsionit

29 Mars 2012, 12:43Politika TEMA
Vdes viktima e përdhunimit, që nxiti një fushatë kundër

Një 18 vjeçare nga Ukraina ka vdekur në spital disa javë pas sulmit brutal seksual ndaj saj. Sulmi nxiti edhe një fushatë kundër korrupsionit politik.

Siç njofton BBC, Oksana Makar u sulmua më 8 mars në qytetin jugor të Mykolayiv nga tre persona, që e përdhunuan dhe tentuan ta mbysin përpara se t’i vinin flakën.

Tre persona u arrestuan, por dy prej tyre, që kishin lidhje politike, u liruan pa asnjë akuzë.

Ata u riarrestuan për shkak se çështje zemëroi gjithë vendin. Dy janë akuzuar për përdhunim dhe një tjetër për përdhunim dhe tentativë vrasje.

55 përqind e lëkurës së saj ishte djegur. Ajo u dërgua në spital ku zemra i pushoi për shkak se mushkëritë i ishin dëmtuar shumë rëndë.

Mamaja e 18 vjeçares postoi një video online, ku vajza e saj fliste me shumë vështirësi. Mediat ukrainase thonë se ky është një nga krimet më të tmerrshme në Ukrainë vitet e fundit.

Mësohet se njëri prej prindërve, që mbrojti fillimisht fëmijën e tij, ishte prokuror dhe tjetri administrator rajonal. Disa deputetë kërkuan që të rikthehet dënimi me vdekje pas këtij rasti.

 

12 komente në “Vdes viktima e përdhunimit, që nxiti një fushatë kundër korrupsionit”

  1. Iliri says:

    Nuk jemi shume larg nga Ukraina.Ketu do perdhunojne edhe burrat ,po nuk protestuan njerezit…me gen skllavi.

  2. Ah moj vajze martire, I le nder emrit tend e prinderve,
    shikojeni miq kete fytyre te Lirise, a mund ta mundin surreterit e Mostrave kete DRITE?!
    Kurre!
    Drite I paste shpirti! E, Mostrat nxijne…nuk gezojne asnje sekonde te jetes se tyre prej kermash Zombi,
    kjo eshte e sigurte.
    E sigurte eshte qe kjo vashe do mbetet Drite ne altarin e Lirise se atdheut;
    me thoni kush eshte I fituari, miq!
    Mostrat Jo me siguri .
    E keni parasysh (ne gjithe filmat e mafias), si rrojne ne pallate por me frike ne bark a vrimave,
    edhe se i thone vetes dhe botes se ‘ligji jane ata’; ne fakt ligji eshte qe ata jane vec kerma zombi
    Ushtria vrastare e Kupoles se Mostrave!
    Kur e kuptojne, pendohen, por eshte vone! Jane me fatkeqet e fatkeqeve!!
    E lumja Ukraina, edhe ne na jep drite e force, I lehte I qofte Dheu dhe ngushellime familjes!!

    1. Fukara says:

      Çfare vdekje e kot, asnje gje nuk do pesonin te korruptuarit prej saj. Ndoshta nuk kane ata gisht asfare, dikush njeri i ulet ndoshta mes miqve ambicioze e ka ndermarre kete akt shtazarak. Nuk eshte mire qe publikohet ne kete faqe ku ne fakt misioni eshte nxitja e jo stepja e njerezve antikorrupsion

  3. net says:

    jo me kot Allahu na udhezon neve muslimanve qe perdhunuesi te denohet me vdekje…

    prinderit e kesaj vajza e kuptojn se denimi me vdekje eshte me i miri.

    1. Belisarius says:

      O Neni denimi me vdekje eshte i mire por jo sepse e thote ajo gjeja qe ti quan allah. Nje gje qe nuk ekziston s’ka se si te udhezoje.

      1. net says:

        Ne nje mesim mesuesi pyet nxenesin ne lidhje me krij
        imin e tokes dhe nxenesi i pergjigjet se toka eshte krijuar prej Allahut.
        Mesuesi nuk pranoi pasi ishte ateist dhe ju tha nxenesve te tjere: a e shihni gjekundi ju Allahun
        ? jo, tha nxensit. Atehere nuk ka Allah thote mesuesi.
        Nxensi besimtar pa u merzitur fare nga injorimi qe beri mesuesi, ju drejtohet nxenesve: a e shihni turin e mesuesit ju? Ata thane jo. Atehere mesuesi nuk ka tru.

        1. ateisti says:

          Une bej nje pyetje fare te thjeshte per ata qe besojne ne zot: nese ka zot ateher kush e lindi zotin?

          1. ani says:

            ceshtja e lindjes apo e krijimit eshte cilesi e krijesave.
            ndersa Krijuesi nuk ka cilesi te krijesave, atehere ceshtja e lindjes nuk ka te beje fare me Krijuesin por me krijesat e Tij.

          2. net says:

            Ata që pyesin ku është Allahu?

            Një grup ateistësh i kishin thënë Imam Ebu Hanifes:

            Cilin vit është zbuluar Zoti yt ?

            Ebu Hanifja: Allahu ekziston para historisë dhe para kohës, ai nuk ka fillim .

            Ateistët : Po kemi dëshirë të na e sqarosh me shembuj, si është kjo e mundur?

            Ebu Hanifja: Çka ka para katërshit ? Thanë: treshi. Po para treshit ? Thanë: dyshi. Po para dyshit? Thanë: njëshi. Po para njëshit? Asgjë s’ka para njëshit.

            Ebu Hanifja tha: Atëherë nëse para njëshit matematikor, nuk ka asgjë, atëherë si do të ishte e mundur para njëshit të vërtetë që është Allahu të ketë diçka. Ai është i përhershëm, pa fillim dhe pa mbarim.

            Ateistët: Në cilën anë gjendet Zoti yt?

            Ebu Hanifja: Nëse e sillni një llambë dhe e ndizni në errësirë, në cilën anë do të gjendet drita e saj?

            Ateistët: Në të gjitha anët.

            Ebu Hanifja: Nëse kështu është drita e llambës elektrike, atëherë si do të ishte drita e qiejve dhe e tokës !?

            Ateistët: Na e defino qenien e Zotit tënd, a është i fortë si hekuri, apo i lëngshëm si uji, apo ndonjë materie tjetër?

            Ebu Hanifja: A keni ndenjur ndonjëherë pran ndonjë të sëmuri, i cili ka vdekur para syve tuaj?

            Ateistët: Po, u përgjigjën.

            Ebu Hanifja: A foli më i sëmuri pasi që vdiq ?

            Ateistët: Jo, thanë.

            Ebu Hanifja: Para se të vdiste a fliste?

            Ateistët: Po, i thanë.

            Ebu Hanifja: Çka e bëri që të ndryshojë ?

            Ateistët: Dalja e shpirtit.

            Ebu Hanifja: A i doli shpirti?

            Ateistët: Po, i doli.

            Ebu Hanifja: Pra më tregoni si ishte shpirti i tij, a ishte ngurtë si hekuri, apo i lëngët si uji ?

            Ateistët: Nuk dimë gjë për të !!!

            Ebu Hanifja: Atëherë nëse për shpirtin që është krijesë e Allahut nuk arritët ta njihni qenien e tij, si dëshironi të njihni qenien e të madhit Allah që është Krijues?

    2. Hik o pirdhuni ju me gjithe Hallahun tuaj . Po te jete per fene tuaj ju mbani nga 7 deri ne 13 gra , dhe keto i ligjeroni me ligj . Ktheheni ne te kundert ligjin , po ja u mbajti , ku 1 grua te flere me 7- deri ne 13 bura . Jo more , keshtu nuk ju pelqen . Mallkuar qofte kjo bote qe sa vjen dhe shthuret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje