FOTO LAJM: Çfarë bën një Papë në të vërtetë?

29 Mars 2012, 11:34Politika TEMA
FOTO LAJM: Çfarë bën një Papë në të

“Kërkoj vetëm pak minuta nga koha juaj e çmuar”. Kështu kishte shkruar Fidel Kastro, udhëheqësi i revolucionit kubanez, duke kërkuar nga Papa Benedikti XVI një takim gjatë vizitës që ai po zhvillonte në Kubë. 30 minuta zgjati takimi mes kreut të Kishës Katolike dhe njeriut të edukuar fillimisht si jezuit, por që më pas e luftoi kishën për dekada e madje futi ateizmin në Kushtetutë.

Bija e Kastros thotë se tani në fund të jetës ai ka zbuluar sërish besimin.

Në takimin mes tyre Kastro bëri shumë pyetje dhe një prej tyre ishte se çfarë bën në të vërtetë një Papë. Udhëheqësi i revolucionit kishte marrë me vete në takim gruan dhe dy nga djemtë e tij. Kastro e pyeti Papën edhe për disa nga pyetjet filozofike që trazojnë shumë mendje njerëzore sot dhe iu lut t’i dërgonte disa libra që mund t’i jepnin përgjigje dilemave që e mundojnë.

Kastro i tha Papës se duhet të shenjtërohen Nënë Tereza dhe Papa Gjon Pali II.

Papa mbush 85 vjeç në prill, Kastro do bëhet 86 në gusht.

16 komente në “FOTO LAJM: Çfarë bën një Papë në të vërtetë?”

  1. kosta says:

    I bjene karadyzenit

    1. hasan says:

      Takim mes te rjedhurish e te pjerdhurish.Pergjigjia qe i ka dhene zoteria pyetjes se çfere ben nje Pape eshte shume e sakte.

  2. deisti says:

    Diktatoret i ze tmeri para se te hyjne nen dhe,ndaj duan purifikim per te perballuar gjyqin dhe denimet ne boten per tej varit.

    1. fatmiri says:

      Ti ja fut pordhes kot. Ne kete dynja po vdiqe behesh humus per krimbat dhe pleh per pemet. Ngelet dhe pak fosfor per te ndriçuar shpirtine e atyre qe u duket sikur do jetojne akoma. Kush eshte takuar me vdekjen? Kush vdiq , e shkoi atje ku thua ti dhe erdhi e na tregoi dhe neve te gjalleve. Mos dilni jashte realitetit se ju besojne vetem budallenjte. Dhe çudia eshte se ne kete bote ka me shume budallenj nga sa mendohet, ndersa politikanet jane hipokrit te rrezikshem.

  3. Kastro I ka thene ene kta: – ti Jesuit – une Jesuit,
    po mas te tanAve qe bame,
    a po takohena me Jezusin a Jo, po atje nalt?!
    Te matemi kush mashtron mo fort, Jo per gjo!

    1. Edison says:

      Edhe Kastro qenka drejt pendimit ??!! Hmm, ndonjehere njeriu qe ka bere shume krime /si Kastro/ jeton gjate, vec per t’u penduar ne fund…

  4. olti says:

    po te keputet qafa nga kryqi i florinjte> mer ndonje me te vogel o prift..

    1. Leonard says:

      Pikerisht Olti…! Iu keput qafa nga kryqi prej floriri qe paraqet Krishtin e varfer qe vishej me zhele, hante 1 here ne 3 dite dhe nuk kishte asnje pasuri e jo me flori. Sa shume qe “e misheron” ky njeri i vrazhde ate Krishtin e madh, pyes veten si ka mundesi qe nje katolik nuk ia ben vetes keto pyetje perpara se t’i besoje kesaj Papuçes 24 karatshe???!!! Jo me kot thone: BESIMTARET JANE SI DELET, GJEJNE NJE COBAN QE U THOTE: E NJOH UNE RRUGEN; DHE I BESOJNE DUKE I VARUR SHPRESAT PER SHPETIM TEK AI. ZOT I MADH, po pse nuk i shkarkon nga nje rrufe te gjitha feve mbi dhe, qe te digjen e te behen shkrum bashke me çobanet e tyre mashtrues???

    2. Marin says:

      po te mos e kishte te florinjte, do thonin-c’eshte ky pape varfanjak?

    1. Lil Toronto says:

      Lajm i mire, Papa mbron familjen.

  5. Papusho says:

    Fideli ushqen popullin. Papushku e mjel

  6. Fetahu says:

    Ne kohet e lashta ishin kater vellezer. Njeri bujk. Tjetri blektor, tjetri zejtar dhe I fundit dembel qe rrinte gjithe diten e naten shtrire e numeronte yjet. Pas shume kohesh filloi te kuptoje levizje. E yjeve, tokes, henes, diellit. Nje dite pasi lishte parashikuar eklipsin e diellit I thote vellezerve punetore. Po nuke dhate 25 perqind te prodhimit do ta zhdul djellin dhe nuk do tua kthej me. Ata refuzian. Kur filloi eklipsi u tremben shume da u ulen ne tole dhe I luteshin qe tua kthe.te diellin brapsht. Mire I tha ai po do tee jepni ate 25% sa te jeye jeta.

  7. edi says:

    Papa dhe kisha ka manipuluar popullin per shekuj tere. cdo Fideli me kete …………….?!

  8. Epirioti says:

    Ah more Fidel, po nga ky rafjani i Vatiqenit do t’i marresh pergjigjet mbi Perendine ti? Po ky RRaci eshte ne hall per vete se aq shume ka vjedhur e mashtruar ne jete, saqe procesi perpara Perendise ne te pertejmen mund t’i zgjase 1 shekull! Zoti dhe Papa jane po aq te ngjashem sa e bardha me te zezen!

  9. olti says:

    Tema nuk eshte mire kur nxihet urrrejtje mes grupimeve fetare apo figurave fetare si me siper.
    REspect

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje