Ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Pajtim Bello, një njohës i mirë i privatizimeve strategjike në Shqipëri shprehet se privatizimi i Albpetrolit është i pajustifikuar ekonomikisht, por dhe ligjërisht.
“Ligjërisht hidhet një hap i gabuar sepse fushat e dhëna në marrëveshjet koncensionare të Albpetrolit, quhen të privatizuara, pra quhen të privatizuara si asete, që janë dhënë në përdorim edhe fushat, por nuk janë shitur fushat, siç shiten në këtë rast. E parë në tërësi është e pajustifikuar dhe nuk ka asnjë lloj arsye që të bëhet ky privatizim, përveçse le të mendojmë që në këtë privatizim ka disa lloj prapaskenash që shqiptarët do t’i shohin gradualisht në procesin e privatizimit, kjo sepse të gjithë e morën vesh që është i vetmi rast ku do të shiten 100 për qind të aksionit, pra nuk janë shitur në asnjë rast tjetër në sektorin strategjik”, tha Bello.
Por pak dite e pare, ministri i Ekonomisë, Nasip Naço deklaroi se shitja e Albetrolit, po behet edhe pasi shteti nuk mund të kontrollojë marrëveshjet ekzistuese koncesionare, të dhënat për vendburimet e naftës.
Pajtim Bello thote se pas kësaj deklarate, ministrit dhe qeverise nuk i mbetet veçse të japë dorëheqjen, duke shpjeguar edhe arsyet.
“Të deklarosh një gjë të tillë, duhet të pranosh se ke humbur kontrollin në fushën që drejton, pra vetë ministri e ka humbur, por e ka humbur edhe qeveria. Kontrolli humbet në dy raste, ose kur ministri është i paaftë, ose kur trysnia politike dhe interesat që rrinë pas politikës janë shumë të forta, ose të kompletuara,të koordinuara të dy bashkë këta faktorë, dhe mesa duket në këtë rast janë të dyja edhe paaftësia edhe trysnia politike”, tha Bello.
Sipas zotit Bello, shitja e Albpetrolit, pa specifikuar vendburimet, është një rast i paprecedentë, qe lidhet sipas tij me prapaskena politike apo përfitime të dyshimta.
“Siç u pa në Parlament ishte edhe kulmi i asaj që u quajt skandal, fakti që po votohej një aneks, në një letër të bardhë, pra një aneks i pashkruar, por vetëm që shkruhej në ligj, aneksi C. Këtu kulmon një degjenerim politik institucional i maxhorancës dhe i vetë Parlamentit, sepse është si t’i japësh një çek të bardhë dikujt që ta përdorë, pra ai aneksi C është një çek i bardhë për ministrin, për Qeverinë apo për dikë që pret të marrë 100 për qind aksionet e Albpetrolit”, tha Bello.
Javën e kaluar maxhoranca e djathtë në Parlament votoi pro privatizimit të 100 për qind të aksioneve të Albpetrolit. Sipas ligjit, me blerjen e Albpetrolit, kompania private fiton pronësinë totale jo vetëm të pasurive fizike, por edhe mbi të drejtat e posaçme, përfitimet e veçanta që merr shteti nga kompanitë e huaja, që kanë marrëveshje koncesioni ekzistuese./TCH
Kjo eshte vjedhje e paster, Zoterinje.
http://mdcal.blogspot.com/2012/03/bello-privatizimi-i-albpetrol-me.html
Kafshet dhe zvarraniket qe na qeverisin nuk njohin turp dhe ngopje nga vjedhja e pasurise kombetare.Turpi na mbetet ne si shqiptare,dhe prokurorise qe hesht perballe masakrimit te pasurise kombetare qe po i behet vendit tone cdo dite.
normalisht qe,do te beje korraku Sali,per korraket e Azerit…..pune korrakesh!!
Ne burg qe ne burg e kam vendin (thote berisha), te pakten te vjedh sa te mos mbetet asnje gje. Vetem ashtu mund te kem shans te shpetoj. te korruptoj sa me shume politikane.
http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/
Pajtim Bello me tregon se si po ecen,dr.dhjeramani, ne rrugen e shtruar
nga qeverisja e gangsterit fatos nano,pjese e se ciles ishte edhe vete Bello.,,,,Do te ishte lajm,nese Bello do te fliste per hapat ligjore te domosdoshem,qe duhen marre urgjentisht per te shmangur kete katastrofe mbi pasurite e financat e shqiptareve.
Konstatim i sakte, por vetem kaq, kaq keni detyre si Opozite!
Duhen ndalur te gjitha veprimet joligjore dhe te paqarta-(sic shkruani ju me prapaskena te pastra qe rendojne ekonomine kombetare dhe pasurojne nje grusht njerezish), duke perdorur te gjitha mjetet ligjore dhe kushtetuese. PS-ja ketyre 20 vjeteve, ka qene dakort me menyren si po degdisej vepra me rentabel strategjike e Popullit, qe ju ngeli ne dore pas permbysjes se sistemit qe e krijoi kete veper. Ju keni qene ne pushtet dhe vazhduat “rrugen” e nisur nga PD ne peridhen 92-97.
Per te vendosur ne vend demin e madh te shkaktuar mbi Naften Shqiptare, juve duhet te ktheni mbrapsht gjithcka negative nga ku edhe burojne veprimet per shitje dhe shkaterrim te Saj. Juve, si Opozite ne Parlament, me qenien tuaj ne Parlament jeni bere pjese e plotesimit te kuorumit te nevojshem te deputeteve per te miratuar ligje te cilat shkaktojne DEM KOMBETAR, duke u bere perseri bashkefajtor per shkaterrimin qe peson EKONOMIA KOMBETARE.
As qe e vleresoni fatkeqsine e mijera naftetareve qe jane hedhur ne rruge dhe te 3500 qe presin te hidhen ne rruge se fundmi. Edhe sikur te kerkoni falje nuk cfajesoheni percka eshte cbere keto 20 vjet. “Rilindja” e propoganduar eshte nje farse e rradhes. Reagimet e Braces dhe tuajat plotesojne “kuadrin demokratik” te ligjit loligjor te miratuar se fundmi: Shitja e Pasurise Strategjike Kombetare te shqiptareve – Nafta Shqiptare, duke plotesuar Oponencen e ketij “ligji”.