Zbardh financimet e gruas tënde, pastaj fol për autizmin

28 Mars 2012, 12:48Politika TEMA

Vjet në dhjetor, Liri Berisha, u shfaq para mediave në një godinë luksoze. Tha se ishte qendra më e madhe e autizmit në Europën Juglindore. Nuk ka të sosur kjo marria për të bërë gjërat më të mëdha e për të qenë të parët në Europë. Nuk e kanë shtete disa herë më të madha se Shqipëria, e kemi ne. Dhe mirë që e kemi. Autizmi është një problem vërtet i madh i shoqërive.

Sot kryeministri Sali Berisha foli gjerë e gjatë për këtë problem në mbledhjen e qeverisë. Foli për autizmin edhe pse nuk mori asnjë vendim për këtë çështje. Foli se kështu i duhet gruas. Edhe një qendër të madhe shtetërore për këtë çështje e ka çuar drejt rrënimit. Pse? Për t’i hapur rrugë biznesit të gruas.

Por ndërsa foli gjatë e gjatë për këtë çështje, si nuk e tha asnjë fjalë se si i gjeti paratë e shoqja e tij për të bërë qendrën më të madhe në Europën Juglindore? Ah, po, pagoi biznesi shqiptar për të bërë Liri Berisha qendrën më të madhe në Europë. Se çfarë mori në këmbim biznesi, këtë nuk e sqaron askush, veçse emrat që spikasin në hyre të godinës luksoze janë të atyre që e kanë kapur shtetin.

Në një intervistë që u transmetua për Vitin e Ri, shqiptarët panë Liri Berishën tek shëtiste në këtë qendër luksi, por ajo nuk mori asnjëherë guximin t’u thoshte shqiptarëve se sa ka kushtuar qendra. Nuk u tha as edhe diçka tjetër, sa kushton që të shkosh të trajtosh fëmijën aty. Nga zyra e saj gjigande ajo foli e foli për problemin e autizmit dhe nuk zbardhi ato që duan të dëgjojnë shqiptarët. Sepse shumëkush në shëndetësi tani të thotë se autizmi është kthyer në një biznes fitimprurës.

Ndaj në vend që të flasë e të bëjë si i përvuajtur, Berisha do bënte mirë të bënte transparancë për këto gjëra. Transparencë. Sa e do këtë fjalë ky njeri.

18 komente në “Zbardh financimet e gruas tënde, pastaj fol për autizmin”

  1. spiro says:

    Amani more se kam merakun e djalit te Edmond Tupes,se edhe ai vete eshte nje autik i pandreqshem,te cilin vetem Liria e Saliu mund ta rregullojne duke i drejtuar hunden e fytyren e tij

    1. noemi says:

      Ju lutem mos u tallni me femijet autike, nuk e kam me shkrimin, e kam me ironite qe mund te krijoni per ata qe e kane ne trup, mendje e familje kete semundje. Mos permendni emra se vetem ata jane te pafajshme, edhe nga sjellja e tyre, edhe nga sjellja e prinderve te tyre.

  2. agbi says:

    Zakonisht ne boten perendimore , dhe eshte llogjike deri ne nje fare mase , me bamiresi , me qendra apo spitale, sidomos per femije , merren ato zonja qe kane pare , bisnese , ose kane burrat miliarder dhe duke perdorur paret e veta dhe nga detonator te tjere te rangut te tyre kryejne veprime bamiresie ne sfera te ndryshme . A munde te me thote dikush se ku e gjeti pasurine kjo turikinezja qe po na u marrka me veprime te tilla dhe del e na i ben dhe reklam vetes .

    1. aqifi says:

      Qendra e Autizmit eshte nje qender qe nderon Shqiperine sepse tregon se nuk kemi mbetur njerezit me bisht qe i etiketonin autistet “budallenj” dhe aq. Autori i shkrimit dhe komentuesit thone se paret jane paguar nga biznese te lidhur me pushtetin. Fatkeqesisht kjo eshte e drejte. Ne Shqiperi nuk ben dot biznes po nuk je i lidhur me mafien dhe familjen mafioze ne pushtet.

      Nga ana tjeter, me mire qe keto pare jane paguar per te ngritur nje qender autizmi moderne, se sa te ishin transferuar ne ndonje banke zvicerane per llogari te Saliut apo Argites. Familjet me femije autike sot mund te gjejne nje qender ku te trajtojne me profesionalizem problemin e femijes se tyre. Nuk jane pak! Cdo vit lindin ne Shqiperi 30-40 femije autike. Mendoni shpenzimet qe kane patur familjet deri tani per t’i kuruar jashte shtetit…

      1. Njeriu i Djegur says:

        Oooo aqifi! Paret kan vajtur ke qendra autizmit sepse nuk ka pasur me vend banka zviceriane per florinjte e kesaj familje… e kane arritur limitin.

  3. autisti says:

    Imelda Markos(paste fundin e saj)tall bythen me shqiptaret,blloku qe thone keta plehra ka qene lule para atyre qe po bejne keta.Pago p popull fukara per keta shushunja .

  4. DHELPRA says:

    LIRI BERISHA: “FONDET I KEMI NGA “DONATOR” QE I FALENDEROJM JASHTEZAKONISHT SHUM, CDO DONATOR QE KONTRIBUON I SHKRUHET EMRI KETU NE TABELAT KU TE GJITHE MUND TI SHIKOJN…” REZART TACI, AI QE ME RA NE SY MUA, 10.000€.

    EDHE DISA TJER ME 500€ 1000$…. SUPOZOJM QE DONATORET KONTRIBUAN RRETH 40.000€, ME AQ CASH, SMUND TE FILLOSH VETEM NDERTIMIN E GODINES E JO ME TE NGRESH GJITH AT NDERTIM, (LLUKSOZ)…

    TO BE…

  5. SADIU says:

    Shushunja e familjes qe nuk fryhet me gjak njeriu eshte serbia Liri e cila ndane edhe detyrat per zaptimin e pasurise te ketij populli fukara.

  6. lom deliu says:

    Ne mos me paçin genjyer, ajo prone e blere nga te zotet e vertete, sidhe godina, jane hipotekuar ne emrin e nje bodiguardi ta Saliut .

    Kerkojeni Po keshtu ai dueht kontrolluar nga shteti ku i gjeti paret dhe sa eshte vlera.

    Keto jane investigimet qe duhet te beje opozita ne se e ka me te vertete, kundershtar Saliun.,

  7. Nuk e ka fajin Sllobodanka & sali, e ka fajin Prokuroria qe fle mbi dosje,
    po edhe Opozita, pra Edvini qe di vetem: – cici!!!
    Po edhe mileti qe vete ne Ate qender e paguan qimet e kokes,
    qe t’i behet fresk sllobythes!!

    1. DHELPRA says:

      KU KA PROKURORI? A E KEMI PAR E KUJT ESHT PROKURORIJA? SKA “PROKURORI” HARROJE KETE, SE PO TE KISHTE, SHKELZEN, ARGITA, SALI BERISHA DO ISHIN MBRAPA HEKURAVE, ILIR META, LULI….
      OPOZITA DUHET TE ANGAZHOHET ME SHUM, MOS TE SHKRUAJN NE FACEBOOKERA E TWITTERA, SE NUK NXJERR GJE NE DRIT. TE INVESTIGOJN TE BEJN DEMONSTRATA TE TJERA… KJO ESHT RRUGA PER TI “LARGUAR” MASKARENJT, OPOZITA TE PERDORI POPULLIN SI ARME.

      TO BE…

  8. Landi- Sverige says:

    Qe te talleni me kete popull mund te justifikohet me ate qe ky popull nuk eshte i zoti tju zhduki familjarisht, por te talleni me femijet me autizem, duke thene se eshte qendra me e madhe dhe me e specializuarne Europe!!!!!, kjo i kalon te gjith kufijte e llogjikes njerezore. Dikush do thot qe me cfar problemi nuk jan tallur keto fytyra te ndyrra ne keto 22 vjet?! Po eshte e vertet, por tek femijet eshte shume me prekese dhe aq me keq kur dalin tribunave me niprat dhe mbesat e tyre dhe detyrojne shkollat te mbyllen per te mbushur sheshet e mitingjeve dhe per te pershendetur “sukseset” e ketij donkishoti, kur shume moshatar te tyre jan me probleme shendetesore dhe nuk ka as me te voglin kusht per ti perballuar keto semundje, kur shume prej tyre jan jetimer sepse ky “gjysh i dashur” dhe ky shtet u ka vrar baballaret, kur shume prej tyre nuk kan per te ngrene sepse prinderit e tyre ky kreminister i ka lene pa pune, kur shume prej tyre jan te ngujuar ne kater murret e shtepise dhe nuk mund te kalojne as gardhin nga frika e gjakmarrjes, kur shume prej tyre nderpresin shkollen per te punuar e ndihmuar familjet e tyre ose marrin rruget e kurbetit se nuk shikojne asnje te ardhme ne ate vend, kur analfabetizmi po merr permasa tragjike….. Dhe ky sharlatan del cdo dite para kamerave dhe na flet “per vepra nga me te medhate ne rajon apo ne bote, per zhvillimin me te larte dhe ekonomine me te forte ne bote” te cilat cuditerisht mbas disa ditesh harrohen dhe zevendesohen me genjeshtren e rradhes. Dicka tjeter, nuk mund te flasesh per vepra gjigande kur ato jan te ndertuara me korupsion, me parane e zeze qe shplahet ne Shqiperi nga mafia vendase dhe e huaj, kur kurimi i cdo femije paguhet, kur nuk ka sistem social te ngjashem as me gjitonet dhe jo me me vendet e tjera europiane ku sherbimi per femijet deri 18 vjec eshte falas dhe jo vetem, me shkolla speciale per femije me probleme shendetesore ne cdo qytet apo komune si dhe me nje asistence te shkelqyer. Pa e zgjatur me idiotizmat e atij sharlatini, dua te them se; ndryshimi per sherbimin, kurimin dhe shkollimin e femijve, si dhe per cdo ceshtje tjeter, ne Shqiperi me Europen eshte si nata me diten dhe Saliu propagandon naten e zeze akoma. Deri kur?!

  9. daku says:

    Pyetja e parë që më bëri përshtypje, por që zoti Rama për mendimin tim nuk e vlerësoi siç duhej, ishte nga një studente kosovare. Ajo pyeti: Zoti Rama, po erdhe në pushtet a do të na premtosh (premtim të cilin nuk e dha kurrë), që nuk do të mbyllësh kufirin me Kosovën dhe të lejosh lëvizjen e lirë mes dy shteteve meqenëse jemi i njëjti popull. Së dyti, vazhdoi e reja nga Kosova, çfarë mendon ti për bashkimin e një Shqipërie të madhe?
    Rama me një buzëqeshje ironike ju përgjigj: kufijtë do të jenë të hapur dhe bashkimi me Shqipërinë do të ishte shumë mirë po e arritët dot. Arritët?! A nuk jemi të gjithë të bashkuar në këtë mendim?! A thua që aleati më ri i tij, Kreshnik Spahiu është në dijeni të këtij qëndrimi nga zoti Rama?
    Këtë gjë e vuri në pah një djalosh, që tanimë kishte mbi 30 minuta që mbante dorën lart dhe dukej paksa i acaruar. Mbase ishte mbikëqyrur nga Gjonçaj, sepse kishte veshur një kollare blu – thjesht një hipotezë. Duke falënderuar me ironi për të drejtën e fjalës, ai iu drejtua zotit Rama: Zoti Rama, ka një orë që të dëgjojmë dhe në këto 60 minuta ke fyer dhe ulur shqiptarët të paktën në 5 raste. ”Nëse ju nuk keni besim te shqiptarët, përse të kenë shqiptarët besim tek ty?” dhe ”Kur flisni për ryshfete në pozita të larta qeveritare, ju jeni një nga më të akuzuarit për ryshfete, si keni vepruar të shuani këto akuza?”.

  10. Njeriu i Djegur says:

    O zot na e shpifi ky antishqiptar i qelbur qe pas 50 vitesh akoma ska mesuar gjuhen e atdheut te tij, pale ato te huajat qe i flet rrjedhshem fare, duke na turperuar kudo qe shkon. Ama jam i sigurt qe serbishten duhet ta flasi shkelqyer!
    E tmerrshme! Cdo gje shkon vaj ne Shqiperi dhe vetem autistet kan ngelur pa ndihma… shko shiko njehere spitalet dhe pensionistet qe iu shty pensioni per 1 muaj se do “dixhitalizoje” zyrat ky palaco diktator… posi pra se nuk e dime ne qe arka eshte afer zeros.

  11. lindita says:

    gjith meseleja te fjala E kryeministrit eshte qe te prishi qendren e zhvillimit ne kombinat e cila shyqyr qe eshte se ndihmon gjithe shqiperine pa pagese e per shume probleme te zhvillimit te femijve si dhe per Autizmin.Aty ka mjeke e personel shume te trainuar edhe per Autizmin.Sa per Dignozen e Au ajo behet klinikisht dhe sigurisht qe do kualifikim e eksperience po ka nje limit moshe kur mund te dyshohet e duhet ndjekur e nderhyre me terapite e njohura qe na i diktojne te tjeret ne bote qe merren me kete problem,por kursesi nuk pritet sherim.
    Mbase do zoti dhe na zbulon “me studimet e veta” Z Berisha ndonje gje te qarte per shkaqet e sherimin e AU dhe te marri cmimin Nobel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje