“Berisha do paguajë tetë vite qeverisje”

28 Mars 2012, 10:22Politika TEMA

Intervistë për “JAVA” me kreun e LZHK-së, z.Dashamir Shehi. Si e shikon ai qeverinë e sotme të z. Berisha; pse mendon se kjo duhet të ndryshojë; si i sheh formacionet e reja që po krijohen Djathtas dhe respektivisht formacionin e z.Topi dhe Kuqezinjtë. Pse e shikon të mbaruar misionin e kësaj qeverie dhe vështirësitë e sotme të së të Djathtës; pronarët dhe të persekutuarit…

 

Nga Ben Andoni

Revista JAVA

 

A jeni penduar që s’kandiduat në zgjedhjet e Majit të shkuar?

“Aspak. Po ta kisha pasur këtë lloj ideje do kisha kandiduar, si herët e tjera.  Kam kandiduar njëherë për Tiranën dhe mora rezultat relativisht pozitiv. Them ngaqë mora 7.000-8.000 vota. Do merrja dyfishin se ka ndryshuar dhe numri i votuesve, por kjo ishte një betejë e humbur qysh në princip. Duke qenë e tillë, them se erdhi koha të mos bëjë më beteja. Kam kandiduar mbi 5-6 herë në Tiranë dhe gjithnjë në zona elektorale kam marrë mbi 10%. Për bashkinë jam votuar një herë dhe iu afrova 5%. Janë shifra të larta për një individ të vetëm, e të vogla për një individ të fitojë një betejë elektorale. E them me keqardhje sepse gjithnjë kam pretenduar se ky qytet do kishte më shumë arsye të votonte ide dhe personazhe të ndryshme. Fatkeqësisht s’ndodhi kështu. Maksimumi edhe kësaj kacavjerrje të vazhdueshme për lavdinë e vogël duket se i erdhi fundi…”.

 

A është e vërtetë se ishit kandidat për kreun e Kontrollit të Lartë dhe presidenti Topi s’ju kandidoi?

“Kjo është e vërtetë edhe pse zyrtarisht s’u shpall asnjëherë. Ideja, propozimi dhe  dëshira ka qenë dhe pas kaq vitesh për herë të parë ishte dhe nga ana ime, sepse doja të bëja një pune të tillë kushtetuese. Asnjëherë si kam pasur qejf ndonjë nga qeveritë që na drejtuan në këto 20 vjet (dhe jo aq mirë në vitet e fundit), po ky do ishte vërtetë një lloj posti që më përshtatej, sepse është një lloj dinjitari shteti. Aq më tepër është në linjën e profesionit tim. Ironia është se jam kandiduar dhe dy herë të tjera, por e refuzova ndërsa këtë herë Z. Topi nuk më kandidoi. S’ia vlen të diskutojmë për arsyet por duket se Presidenti s’ishte dakord dhe s’ishte vetëm ai besoj, por dhe kjo maxhorancë, sepse po të donte i kish mjetet e duhura. Realiteti është se jam një personazh jo komod për ta. Dihet se kam ngritur një profil të njeriut autoritar me letrat e shtetit dhe një grup njerëzish nuk duan që individë si unë tu afrohen institucioneve të tilla. Është më mirë me oportunistët që i japin zgjidhje. Dhe, dimë se sot njerëzit janë pragmatistë dhe oportunistë, që japin zgjidhje në favor të grupeve politike ndërsa unë do bëja zgjidhje në favor të shtetit shqiptar. Ky institucion është një lloj konflikti ashtu si të gjithë institucionet e shtetit shqiptar që e kanë këtë vuajtje”.

 

Ka shfaqje të disa projekteve njëherësh politike që po rreshtohen djathtas. Si e shihni Ju këtë fenomen?

“Unë gjykoj se s’është e lidhur me ndonjë evolucion të së Djathtës në vetvete, por është një lloj kadence elektorale. Kjo ka lidhje me ciklin elektoral dhe jo me evolucionin normal në vetvete. Do ishte më e natyrshme të kishim një evoluim djathtas si dialektikë të brendshme, që do të prodhonte forca të reja që i duhen normalisht këtij vendi. Në fakt, ndodh që këto ndodhin vetëm kur vjen koha elektorale. Megjithatë, e quaj pozitive. Këtu po krijohet një zhurmë e madhe  se kushedi se çfarë po ndodh, në fakt është ajo që ndodh gjithmonë. Kemi dalë më ‘96 dhe ‘97 bashkë si e Djathta e Bashkuar. Ka ndodhur që ka pasur dy grupime të ndryshme të Djathta, do jenë dhe në këtë rast dhe s’shikoj asgjë negative. Do t’ju thosha sesa më shumë aktorë në fushë aq më shumë do zgjerohet hapësira . Do zgjerohet dimensioni dhe do bëhet loja më interesante dhe njerëzit do kenë më shumë alternativa për të zgjidhur. Vetëm se kur ti marrim veç e veç do shikojmë si zakonisht se jo të gjitha do kenë të njëjtën konsistencë apo besueshmëri”.

 

Çfarë mendoni për peshën që mund të ketë në të ardhmen partia e pritshme e Topit?

“Kur fola pak më lart, këto kisha parasysh. Të gjitha do kenë peshën e tyre si alternativat e Djathta se tek e fundit këtë kam bërë dhe vetë në 15 vitet e fundit rresht. Por megjithatë akoma jemi në nivelin e hipotezave ndërsa për këtë parti ka “një lloj mister” që nuk koinçidon me politikën reale. Politika është publike dhe ka nevojë për transparencë. Ajo bëhet e hapur. Në këtë rast kemi një lloj ilegaliteti: Kush janë? Kush është programi i tyre? Do dalim sot apo do dalim nesër? E gjitha kjo është një lloj problemi që këta lloj zotërinjsh duhet ti zgjidhin tashmë. Kuptohet se mbase jo haptazi por kjo më duket si absurd, njësoj sikur do presim Godonë…”.

 

Çfarë peshe mendoni se ka partia e Topit, në spektrin e  djathtë?

“Nuk e di. Do isha kurioz tu shihnim programim kur të dalin në fushë. Unë them se kjo e gjitha do fillojë të sqarohet nga vjeshta. Pse? Ngaqë këta janë njerëz që akoma janë duke punuar nëpër institucione. Kanë me këtë rast edhe një lloj vetëbllokimi në atë që bëjnë. Po e ripërsëris: Do më pëlqente të rinovohej e Djathta, të riformohej. Kështu kam bërë dhe do vazhdoj të bëj në këto 15 vjet. Por, më çudit fakti se asnjë nga këta zotërinjtë nuk më janë përgjigjur deri më tani me entuziazëm. Janë fshehur pas pushtetit dhe institucioneve, këta që po na dalin tamam sot. Gjykoj dhe ne që jemi këtu të LZHK do i presim: Do rrjedhë pak ujë Lana, do kaloj pak kohë (sepse Tirana një lum ka), derisa të marrim vesh se çdo bëhet në zgjedhjet e ‘13 me kaq shumë formacione Djathtas. Dhe ky nivel skepticizmi nuk më buron nga niveli i protagonistëve por nga historia 15 vjeçare e disidencës brenda të Djathtës. Kam parë shpesh herë zigzage individësh, grupimesh, partish, të cilat të nesërmen e zgjedhjeve i bashkohen me të njëjtën dëshirë pushtetit. Kjo më bën të vetë frenohem pas kaq vjetësh sepse jam njeri që kalova mes eksperiencave: nga e Djathta e bashkuar; partisë së rinovuar LZHK, me disa elementë monarkikë; Polin e Lirisë dhe kam vërë re se koherenca politike mes shqiptarëve është shumë e radhë”.

 

Si është LZHK-ja e sotme pa pretendentin e fronit, Leka I?

“Këta kanë mbaruar te LZHK. Ky formacion lëvizi pa mbështetjen e mbretit dhe grupit të monarkistëve që i janë bashkangjitur pushtetit dhe kjo është një histori e mbyllur.  LZHK është një strukturë e të Djathtës, e cila u mundua të ruajë pjesën më konservatore të së Djathtës që shpeshherë s’ka asnjë vlerë për realitetin politik shqiptar. Por, te LZHK te program i saj ka shumë gjëra për nacionalizmin. Këto që thuhen sot, i kemi thënë ne 8 vjet më parë dhe shumë qartësisht dhe fatkeqësia është se s’kanë pasur shumë pasues mes njerëzve. Tani mbase edhe nuk kemi ditur të imponohemi si duhet me programin tonë apo shkalla e patriotizmit në Shqipëri  s’është e madhe, por gjithsesi këtë më mirë t’ia lëmë të ardhmes”.

 

Është rikthyer tema e të përndjekurve dhe pronarëve. Pse ndodh kjo kur janë harxhuar dy dekada me premtime për këto dy shtresa  sociale pa rezultate të prekshme?

“Unë e gjykoj se edhe kjo është pjesë e skenarit elektoral. Çfarë ka ndryshuar? Njëherë e një kohë me problemet elektorale merreshim 2-3 muajt e fundit dhe në fakt zgjedhjet ishin më të mira, ndërsa sot, nën presionin e pushteteve, puna fillon që 2.5 vjet më parë. Këto që bëhen sot, them se janë të dëmshme dhe e bllokojnë shtetin në Shqipëri. Nëse do themi realisht se do merren seriozisht me pronat: unë them se çështja  e pronave kurrë s’ka qenë më poshtë se këtë herë dhe asnjëherë më keq. E them me keqardhje se: Në këto tetë vjet që u tha se do të kompensohen  nuk di të jetë kompensuar, pothuaj asgjë. Asnjë metër nuk është kompensuar përveç ndonjë akrobacie për ndonjë lloj interesi, që kanë pasur individë të caktuar.

Kompensimi i sotëm financiar është gati 1% e asaj që duhet kompensuar realisht. Praktikisht nga kjo pikëpamje dhe Ligjin e fundit të Pronave, e konsiderohej si negativ se vë afate: për shembull në fund të prillit. Kjo është tamam elektorale. Pse prilli dhe jo fund dhjetori? Por, kuptohet, prilli është para zgjedhjeve. Gjykoj se s’janë marrë seriozisht dhe e kanë futur thjesht në axhendat elektorale  dhe jo në zgjidhje definitive dhe kjo do zvarritet ende dhe për më shumë kohë. Ndërsa për të persekutuarit e gjykoj si çdo çështje që është motive: vuajtja e tjetrit është një element ku mund të shkarkosh një pjesë të mëkateve. Këtë herë e ka marrë përsipër dhe Partia Socialiste, që duket sikur shkojnë dhe na blejnë një indulegjencë, pra të dyja palët janë njësoj në kohët moderne. Unë e gjykoj se s’ka asgjë të re nga ajo e mëparshmja. Aq më tepër se tematika është reduktuar që nga ana ajo morale që është më rëndësishme në kompensimin material. Kur flasim për të përndjekurit, që është bërë e kuptueshme, flitet vetëm për kompensim material. Unë gjykoj se do të ishte një temë e zakonshme normale në një shtet ashtu si e drejta e pensionit, pronës, kujdesit shëndetësor që është detyrë dhe shteti s’ka pse të krenohet për këtë punë.  Ndërsa tema reale duhet të ishte integrimi i tyre në shoqëri; rindërtimi i historisë së trishtueshme të tyre në 50 viteve fundit; dhe gjykimi i të drejtë i bëmave pozitive apo negative, ndërsa kompensimi është pjesa e një skeme materiale që funksionon ashtu si funksionon për të gjitha vendet e tjera”.

 

Si e parashihni fushatën e zgjedhjeve të ardhshme? A do të pësojë Berisha efektet e mandatit të dytë qeverisës si Nano më 2005?

“E gjykoj se Shqipërisë si kudo tjetër do ti vi dita të alternohet pushteti dhe do të alternohet. Gjykoj se kjo qeveri do paguajë kusuret e qeverisjes së tetë viteve. Çdo pushtet konsumohet pas tetë viteve, pavarësisht se Andreoti thoshte se Pushteti lodh ata që se kanë. Megjithatë në Shqipëri të lodh. A kemi përballë një opozitë që do sillte shkëlqim në këtë mjedis të realitetit? Dhe, këtu kemi mundësi të madhe. Ndaj, po krijohet një rebus për zgjedhjet e 2013. Si një njeri i qendrës së Djathtë dëshira është dhe uroja që e Djathta të kishte një aset të vetin të brendshëm që i duhet për të ruajtur pushtetin. Jo të kësaj  formule që është sot, se nuk do ishte e drejtë. Koha pastaj do tregojë. Jemi shumë kohë përpara dhe e quaj si konsum energjish për një vend kaq të vogël që dy vjet të merremi me zgjedhje dhe dy të tjera me punë. Raporti duhej të ishte ndryshe dhe uroj që fushata të mos ishte kaq e kushtueshme kaq butaforike, kaq megalomane për një vend kaq të varfër e të vogël. Një shteti me kaq shumë letra, televizione dhe zhurmë   për kaq pak ide dhe personazhe është e tepruar”.

 

A ka ardhur koha që Berisha të dalë nga politika? Po që PD-ja të kalojë në Opozitë?

“Unë gjykoj se përtej personazhit të Berishës, ka ardhur koha jo të ketë ndryshim, por madje ka kaluar koha. D.m.th. kam qenë i mendimit dhe vazhdoj se ne duhet të rithemelojmë Republikën e Dytë se kaq kemi pasur, në fakt (Të dytën se përmend). Duhet të ndryshojmë raportet konstitucionale dhe të ndryshojmë komplet ligjin zgjedhor. Unë për 2013 kam tre teza: Shqipëria duhet të mbushë problemet kushtetuese që u krijuan në këto vite; ka nevojë për një Kod të ri zgjedhor që ta bashkojë dhe jo ta ndajë në 12 provinca; ka nevojë për një reformë të pushtetit lokale dhe të administratës publike që ta unifikojë dhe të mos kemi 430 principatat, siç kemi ndërtuar sot me komuna e bashki”.

 

A mendoni se kjo qeveri ka nevojë për ndryshim? Po për hipotezën e zgjedhjeve të parakohshme?

”Për zgjedhjet e parakohshme: Jo. Nuk është e kuptueshme dhe s’është produktive. Do zgjedhësh në rrëmujë e sipër. Do ishte zgjatim i kësaj formule pushteti. Do ndryshoheshin njerëzit por formula e pushtetit do të ishte po e njëjta. Prandaj kemi akoma kohë nëse do duam të vendosim gjërat në vend, pra kemi akoma edhe 16 muaj. Muaj që mund të bëjmë këto reforma, të cilat i quaj të mëdha. Nëse do shkojmë të votojmë me këtë kod elektoral dhe këtë kushtetutë që kemi nëpërkëmbë sepse kjo realisht na pengon, dhe me këtë administratë, them se produkti është njësoj por forma është e ndryshme”.

 

A duhet një president partiak në verë apo një figurë e negociueshme mbi palët?

“E zorshme të ketë president mbipartiak në këtë vend. Jam të jetë një personazh politik dhe me dinjitet të mjaftueshëm që ta administrojë këtë karrige të lartë të shtetit. Them se duhet të jetë një personazh politik sepse dëshira pas dëshirës gjoja për të vendosur ndonjë intelektual më duket thjesht si për një pupac që duan me e rrotullu”.

 

Çfarë mendoni për qeverisjen sot? Sa po e përballon ajo sindromin e krizës që rrethon rajonin tonë?

“Nuk shikoj ndonjë gjë speciale që po bën kjo qeveri në lidhje me krizën në krahasim me qeveritë e tjera. Problemi është se Shqipëria preket më pak ngaqë ka një ekonomi më informale se vendet e tjera; ka nivel më të madh reminetancash se vendet e tjera; dhe nuk është e integruar brenda sistemit financiar të Evropës apo globales që ka filluar si krizë financiare pastaj është kthyer në krizë ekonomike. Nga kjo pikëpamje, Shqipëria ka pasur një ekonomi më rustike, ndaj i ka rezistuar këtyre sëmundjeve. Vetëm se kjo është sa pozitive aq edhe negative, sepse kur të vi periudha e rimëkëmbjes për Evropën, Shqipëria do ta ketë më të ngadaltë përmirësimin, ngaqë nuk ka elementët strukturalë për të absorbuar dhe të vazhduar. Nuk shikoj asgjë nga kjo qeveri, në marrjen e disa masave. Qeveritarët rrinë me shpresë se kriza ishte e importuar dhe do eksportohet me të keqen. Kriza ashtu e ngadaltë si ka ardhur dhe me të njëjtën ngadalësi do ikë”.

 

Cili është mendimi juaj për Aleancën kuqezi?. Sa e gjetur është formula nacionaliste, për një forcë politike në sistemin e sotëm politik të Shqipërisë?

“Ne e kemi pasur të shkruar te programi këtu e tetë vjet më parë: Duam një abetare, një libër historie nga Tetova në Durrës edhe nga Konispoli deri në Mitrovicë. Kemi kërkuar një hapësirë komunikative, mediatike, financiare, një sistem financiar të përbashkët me sisteme sigurimi, dhe kontributi të përbashkët dhe s’ka asgjë të re në këtë drejtim. Nga kjo pikëpamje themi se nga programi këta janë më vonë. Por, nga ana tjetër, në shoqërinë shqiptare ka ndodhur një ndryshim në këto 7-8 vjet. Ka një brez të ri që duan të jenë më krenar dhe nacionalizmi bën efekt. Vetëm se leva politike për një strukturë vetëm nacionaliste s’është aspak e mjaftueshme dhe bëhet dhe problematike dhe instrumentalizohet. Do gjykoja se na duhet patriotizmi por na duhet dhe mençuri që shteti shqiptar të jetë më i organizuar; ai i Kosovës më i rregullt me problematikën e vet; shqiptarët e tjerë që janë element shtetformues në Maqedoni; dhe minorancat në Mal të Zi dhe Serbi; diasporat e shpërndara në Amerikë, të gjitha duhet të jenë me unitetin e vet në Bruksel. Ditën që do bëjmë integrimin çështja panshqiptare ka më shumë shanse. Nëse do tentojmë të bëjmë shtetin nacional përpara, gjykoj se do futemi në konflikt me pjesën tjetër komunikative sepse e gjithë Evropa është e mbushur sot me shtete ndërnacionale, duke filluar nga Hungaria, Vendet e Ulëta e me rradhë, që kuptohet se në raport me ta ne jemi më të penalizuar. Por ta vendosim përpara çështjen tonë përveç pasionit kuq e zi na duhet dhe pak qetësi dhe pak ekuilibër. Kam idenë se kemi pasur një fund shekulli shumë të mirë dhe asnjëherë s’jemi përkëdhelur kaq shumë kur janë marrë me pakicën tonë”.

 

Si do jetë LZHK në këto zgjedhje?

“Ne do ruajmë indipendencën tonë, si forcë e Qendrës së Djathtë. Nga këtu e deri në kohën e zgjedhjeve do shikojmë mundësitë dhe komunikimin… ”.

7 komente në ““Berisha do paguajë tetë vite qeverisje””

  1. R.Kosta says:

    NJE MREKULLI.
    Nga te paktit burra
    Qe thone te verteten
    Dashamir Shehi
    E realizoi te veten
    I qete pa frike
    Me ndershmeri
    Ne c’do debat
    Nje mrekulli
    Burre me kulture
    Dif i pa lekundur
    Palo mercenaret
    Per toke i ka shkundur
    Pas kaqe vitesh
    Me shume drejtesi
    Gjithemon ka mbrojtur
    Idete e tij
    Palolapangjozet
    Bejne sikur s’kuptojne
    Perballe Dashmirit
    Veten shkaterojne.

  2. Teta says:

    Kujdes o Dashamir se mos Berisha merzitet me ty dhe te heq gruan nga puna si drejtore e AMF, po pastaj cdo te besh.Mos lef shume se sahanet nga te gjitha anet ke lepire.

    1. DHELPRA says:

      KJO ESHT PRAAAAAA, JU KENI FRIK NGA KRIMINELI, JUA KA FUTUR FRIKEN NE ZEMER, KENI FRIK TE FLISNI SE JU HEQ NGA PUNA, I KAM …. MU NE PUN, KUR KAM TE DREJT KAM PRA EDHE SE LEVIZ AS “TOPI”.

      NUK ESHT ZOT, ESHT KRIMINEL ORDINER…

      TO BE…

    2. Besa says:

      Ke shume te drejte, ky Dashi qe e mban veten per te ndershem shiti elektoratin e vet dhe ja bashkoi votat Berishes, rregulloi gruan ne pune te mire ose me post si i thone dhe tani ben gam gam se nuk i mjafton puna e gruas dhe privilegjet qe ajo ka…..drejtore e AMF nuk eshte pak, apo jo o Dashi. Po lere ate ndershmerine tende, por kenaqu me postin e gruas, rroge e majme, makine, fonde, rruge jashte shtetit, etj etj. Boll na flet si i ndershem, po ik o plakush dil ne pension se gruan e ke akoma te re

  3. NE KETE VEND TE QENIT VEGEL ESHTE KULTURE,PATRIOTIZEM, ATDHEDASHURI, NDERSHMERI,BURRERI . A S’ISHTE VEGEL QORRE BERISHA, PO TE GJITHE SPIUNET QE QEVERISIN, PO GJYSMA E TE PERNDJEKURVE BOLSHEVIKE QE PASI VRANE E PRENE U KTHYEN TE SHQYEJNE VETEN? PO SOCIALISTET ISHKOMUNISTE? KESHTU QE EDHE UNE PO TE ISHA PRESIDENT,NUK DO TE KISHA SAKRIFIKUAR NJE NJERI ME DINJITETIN SHEHIT,PER KONTROLLIN E LARTE TE SHTETIT.PO PRESIDENT TE ARDHSHEM KE DO BEJME; NJE VEGEL QORRE SI ZHOZEFINA? PA KULTURE, PA DINJITET,PA MORAL. NESE FIGURA TE TILLA SI SHEHI I SAKRIFIKOJME DYERVE TE GJYKATAVE TE KORRUPTUARA DHE I PERDHOSIM ME BLENDAT E FEVZIVE, KUR DENONCOJNE TE VERTETEN, THJESHT I SHKATERROJME. NE FUND TE FUNDIT TE GJITHE E DIME QE BERISHA, META, ZHOZI E TE GJITHE CAKENJTE E TYRE, VJEDHIN E ZHVASIN E ASKUSH SI BEN DOT DERMAN. PERSONALITETI I ZOTIT SHEHI SKA NEVOJE PER KONTROLLIN E LARTE TE SHTETIT. KARRIERA E TIJ E SHKELQYER, NE OPOZITE ME TE DJATHTEN E TIJ, ESHTE MIJERA HERE ME BRILANTE,KURAJOZE,DINJTOZE SE KARRIEERA E ZHOZIT SI VEGEL. PRANDAJ ZOTI SHEHI, JU NUK I DETYROHENI ASKUJT ASGJE,
    NE JUVE ,PO!
    JEMI LODHUR ,QE QEVERISEMI NGA SHERBETORE,SPIUNE,ZHVATES,KRIMINELE. DUAM TE RILINDIM DHE KETE DO TA BEJME ME ATO FIGURA QE NE KETO VITE TE VESHTIRA SE SHITEN SHPIRTIN, AS VENDIN. QE SU PASURUAN ME PUNEN E FEMIJEVE MINORENE ,DEPOVE TE VJEDHURE TE USHTRISE, QE NUK LEPINE MENDEREN E FELLIQUR TE NJE RRJEPACAKU QE I DUKET VETJA SULLTAN, QE NUK LEVIZEN NGA LLOGORJA E BESIMIT TE TYRE … JU JENI NJE NGA ATA. DHE PER VENDIN TONE TE VOGEL, GJITHE METAKSTAZA KANCERI, ESHTE NJE NDER,QE PASARDHESIT E HAVZI NELES, MUSINE KOKALARIT, E TE GJITHE ATYRE BIJVE TE MREKULLUESHEM QE DHANE JETEN PER LIRINE, JETOJNE SOT E KESAJ DITE

  4. Arturi says:

    Shume i ndershem je o Dashi, po ik ore lepij bythen berishes sic bere me zgjedhjet e kalume, nuk je më i besueshem as per ne tironcit, mos fol më në emrin tone se qekur na the do i bashkojm votat me berishen na e ke shpif. Gruan e paske rregullu mire, bravo te qofte edhe ty…interesi personal mbi te gjitha. Paske dash me u be edhe kryetar i KLSH, ti kryetar, gruaja Drejtore e madhe, ou po cfar kokash qenkeni ju burr e gru!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Eni says:

    i bie qe berisha te paguaje edhe emerimin e gruas tende, po ik ore se na bone me qesh…ja se po vijne zgjedhjet e tjera prit edhe pak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje